Në përgjigje të ftesës së mikut tim Nador Bakalli për diskutim, po postoj tre pjesëza të shkurtra që në fakt i përkasin një shkrimi. Pavarësisht formës debatuese, u vura të shkruaj sepse problemet e trajtuara janë të gjera dhe të rëndësishme.
Më 12 janar, Nadori postoi pjesë nga intervista
që ai ka dhënë televizionit Syri, të shoqëruar me një paraqitje të shkurtër të
cilit unë i vura këtë koment: “Mbase duhet të marrësh frymë thellë dhe të
shkosh edhe mundësinë që je gabim këtë rradhë.”
Nadori u përgjigj duke më ftuar të sqaroja se çfarë
mendoj unë se është gabim dhe se është i hapur për debat. Po përgjigjem.
1.
Gabime dhe kundërthënie në status
Në statusin statusin e shkurtër të Nadorit ka
disa thënie që kundërshtojnë njëra tjetrën.
Për shembull, deklarata e tij e prerë “Jam
njeri thellësisht tolerant” bije në kundërshtim me titullin e statusit “zero
kompromis në caktimin e zotit”. Pa hyrë në diskutim për të gjetur se cilin zot
kërkon të caktojë Nadori, në çfarë kapaciteti kërkon ta caktojë dhe përse nuk i
lejon të tjerët që të ndërhyjnë në caktim, shprehja “zero kompromis” tregon
mungesë të plotë tolerance.
Një tjetër thënie që bije në kundërshtim me
deklaratën “Jam njeri thellësisht tolerant” është “Familja dhe shoqëria ndërtohen mbi realitetin e
burrit dhe gruas. Nuk ka asgjë të ndërmjetme apo përtej këtij realiteti!”
Nëse hiqet në mënyrë absolute mundësia e diskutimit të asaj që thuhet, atëherë nuk
bëhet fjalë për tolerancë.
Nga
ana tjetër deklarimi “…imponimi i ideologjive mbi shoqërinë nuk është
diçka që mund ta pranoj”, bije drejtpërdrejt ndesh me thelbin e asaj që Nadori
po bën vetë. Si aleat i Koalicionit
Shqiptar Pro Familjes dhe Jetës[ii],
Nadori është pjesë e një fushate për të imponuar ideologjinë fetare mbi legjislacionin
e shtetit laik shqiptar. Këtë e shpall qartë në pasazhin e shkurtër të intervistës
që ka postuar: Sipas besimit tim, unë besoj se ka burrë dhe ka grua…”Pra, qëndrimi
rrjedh nga ideologjia, feja në të cilën ai beson verbërisht. Duket e çuditshme të
thuash në këtë rast: “…imponimi i ideologjive mbi shoqërinë nuk është
diçka që mund ta pranoj”. Është njëlloj si të thuash: Unë nuk mund ta
pranoj atë që bëj unë.
2.
Gabimi në konceptimin e familjes
ose Për cilën familje e ka fjalën Nadori?!
Nadori flet për familjen e përcaktuar nga Zoti.
Edhe pastori ungjillor i koalicionit flet për familjen e përcaktuar nga Zoti.
Asnjëri nuk jep hollësi se ku dhe në çformë e kanë gjetur ata përkufizimin e familjes
sipas Zotit. Nadori i përkasin dy besimeve të ndryshme, pasuesit e të cilave
janë therrur historikisht me njëri-tjetrin, por që, gjithsesi, e kanë një pike takimi.
Të dyja janë fe Abrahamike. Pra, me të gjitha gjasat, pika e takimit të modelit
të familjes që kërkojnë edhe Nadori edhe Pastori i bije të jetë diku te Abrahami.
Sipas të vetmit burim për ekzistencën e Abrahamit
(Dhiatës së Vjetër), themeluesi i feve monoteiste (Judaizmit, Krishterimit dhe
Islamit), u martua me të motrën, Sarën. Hmm, nisje nuk duket shumë tërheqëse
për të krijuar modelin e një familje ideale në shekullin 21. Më vonë, kur vajti
në Egjipt, Abrahami ia la të shoqen ose të motrën në përdorim (prostituim)
Faraonit. Nuk ka rëndësi të përpiqemi të kuptojmë se si ra aq keq në dashuri
Faraoni i gjithpushtetshëm Egjiptit me Sarën 69 vjeçare sa ti paguante të
shoqit/vëllait të saj si shpërblim bagëti, mall dhe skllevër, ndër të cilën
edhe Hagarin. Mjafton të dijmë se sipas librit të shenjtë rreth çerek shekulli
më vonë Abrahami (99 vjeç) bëri një fëmijë me skllaven, Ismailin, dhe një
tjetër me Sarën (96 vjeç), Isakun. A thua Koalicioni për Familjen po kërkon të ndërhyjë
në legjislacionin shqiptar për të na imponuar këtë model familjeje me inceste,
prostitucion dhe skllavëri brenda familjes?
Apo duhet të ndjekim modelin e çiftit të parë,
Adamit dhe Evës, që linden tre djem? Familja duket shumë e bukur, pavarësisht
se njëri vëlla vrau tjetrin. Megjithatë, ka një pyetje të vogël: si u shumuan? Kush
u martua me kë që të popullohej planeti? Incesti është e vetmja rrugëdalje.
![]() |
| Joachim Wtewael, Loti dhe të bijat, 1600 |
Nga Dhiata e Vjetër mund të merret si model
edhe familja e mbretit të konsideruar të mençur Solomon, që kishte 700 gra dhe 300
konkubina.
Natyrisht, Nadori mund të thotë që e merr
frymëzimin nga të tjera burime fetare, pavarësisht se libri që ai e konsideron
të shenjtë e pranon edhe Lotin (Lutin) edhe Abrahamin (Ibrahimin). Mbase ai
kërkon t’i referohet Profetit të tij, që kishte 13 gra të cilat varionin nga 56
vjeç deri në…9 vjeç. Ose librit të tij të shenjtë sipas të cilit një burrë mund
të martohet me katër gra.
Ngado që ta kthesh, librat e shenjtë, fjala e
Zotit në caktimin e të cilit Nadori nuk bën kompromis, nuk afrojnë ndonjë model
të shëndetshëm në lëmin e familjes. Nëse Nadori nuk bën asnjë kompromis me atë
që i meson feja e vet, atëherë ai po i kërkon legjislacionit shqiptar që të
pasqyrojë një mendësi shoqërore të cilës i ka kaluar koha të paktën 14 shekuj të
shkuara.
I vetmi shembull që mund të përputhet pak a
shumë me atë “familjen e shëndoshë” që predikojnë Nadori dhe pastori ungjillor
them se gjindet te familja socialiste. Në kohën e diktaturës komuniste familja konceptohej
shenjtërisht midis burrit dhe gruas; nuk lejohej incesti; seksi para martese nuk
dënohej, por po të të kapnin me presh në dorë, të detyronin të martoheshe; njerëzit
banonin në turmë, disa kurorë brenda një banese të vogël; divorci shihej
shtrembër dhe këshillat e lagjeve bënin çmos që ta dekurajonin; ndërsa
homoseksualizmi dënohej me burg.
Në vija të përgjithshme Familja Socialiste
është shumë më pranë asaj që koalicioni për familjen paraqet si ideal të besimit
të tyre.
3.
Gabimi mbi gjinitë
“Simbas besimit tim,” thotë Nadori, “unë besoj
që ka burrë, ka grua dhe nuk ka asgjë tjetër.” Kur moderator i emisionit i ndërhyn
butë dhe me mirësjellje, dhe i thotë: “Prit, çështje besimi është kjo? Unë e
dija që është çështje biologjie” (domethënë shkence), Nadori përgjigjet se ai
po shpreh mendimin e tij. Të tjerët le ta kenë biologji.
Pikërisht për këtë i kërkoj Nadorit unë të
ndalet pak dhe të mendohet se mbase ai besimi i tij i verbër që bije në
kundërshtim me mendimin shkencor mund të jetë gabim. Feja i është kundërvënë
historikisht shkencës, por edhe është tërhequr vazhdimisht sa herë është
provuar katërcipërisht se shkenca ka pasur të drejtë dhe kur feja ka rrezikuar
të tingëllojë haptazi qesharake.
“Të gjithë ata që nuk e gjejnë veten mrena
binaritetit burrë edhe grua janë absolutisht subjekte të ndihmës së specilizuar
për shkak të vështirësive të theksuara që kanë me shëndetin mendor,” deklaron Nadori
disa sekonda më vonë në intervistë. Megjithëse prej kohësh i tejkaluar, trajtimi
i njerëzve ndryshe si njerëz me të meta mendore është praktikë e përhapur në
qarqet ultrakonservatore fetare. Edhe homoseksualizmi është trajtuar si
sëmundje mendore nga shumë shoqëri, megjithëse të paktën 4% e popullsisë janë homoseksualë
dhe parapëlqimi i tyre për seksin nuk ka të bëjë fare me shëndetin mendor.
Gjinia ka lidhje por nuk është identike me
seksin. Gjinia nuk është klasifikim biologjik, si seksi, por identitet shoqëror
dhe vetjak. Shoqëri të ndryshme në të katër anët e botës njohin role gjinorë që
kalojnë përtej përcaktimit të thjeshtë burrë-grua. Vendasit e Amerikës së
Veriut përdornin termin Dy-Shpirtra për individët që mishëronin tiparet e të dy
gjinive dhe që luanin rolin e udhëheqësve shpirtërorë, kurues dhe ndërmjetës në
zgjidhjen e konflikteve. Në Azinë e Jugut (Indi, Pakistan e Bangladesh), Hixhrat
janë njerëz që kryejnë ritual të shenjta në dasma dhe lindje. Ndër vendasit e Meksikës,
Mukset janë individë që ndonëse të përcaktuar si meshkuj në lindje, përqafojnë
identitetin femëror dhe role krejt të veçanta, si kujdesi për të tjerët apo
krijimtari artistike. Në Tailandë gjuhët vendase njohin të paktën 18 role të
ndryshme gjinore, të cilat përshkruajnë marrëdhënie të ndërlikuara midis
shprehjeve gjinore dhe orientimit seksual. Në Shqipëri, Burrneshat njihen edhe
me kanun, por pranohen edhe nga shoqëria si gra të cilat marrin përsipër
kryerjen e rolit të burrit në familje.
Shembujt janë të shumtë, nga historia dhe
aktualë. Hedhja poshtë e tyre duke thënë “Unë them kështu sepse kështu më thotë
besimi im,” nuk përbën argument. Ndërsa përpjekja për t’ia imponuar bindjen pa asnjë
bazë shkencore legjislacionit të një vendi është e rrezikshme.
Përcaktimi i individëve me identitet gjinor të
ndryshëm si me të meta mendore është cinike dhe fyes. Është fyes për një numër
të madh njerëzish, midis të cilëve edhe figura të shquara të artit, politikës,
sportit. Këngëtari Sem Smith, aktorja Ema D’Arsi, politikania Uzoma Asagware që
shërben si Zëvendës Kryeministre e Manitobës në Kanada janë njerëz të
suksesshëm në fushat e tyre që dëshmojnë jo vetëm shkallë të lartë talenti, por
edhe urtësi, mençuri dhe nivel intelektual.
4.
Gabimi thelbësor
Së fundi le të vijmë në thelbin e gabimit të Nadorit dhe përse unë i bëra thirrje që ai të mendohej mirë mbasi edhe mund ta kishte gabim. Nadori (dhe Patori i koaliciont për familjen) kanë ndërmarrë një fushatë për t’i imponuar shtetit laik shqiptar një mendim ligjor të bazuar te besimi i tyre fetar. Që në lindje të tij, në 28 Nëntor 1912 e deri sot, në të gjitha format e tij, shteti shqiptar ka qenë vendosmërisht laik – që do të thotë se punët e shtetit, legjislacioni dhe gjithçka e lidhur me të kanë qënë të ndara nga fetë. Jo vetëm sepse është një vend shumë-besimësh – me që beson të paktën në katër fe, plus popullsinë që nuk beson fare dhe popullsinë që beson në fe të tjera, duke përfshirë edhe ungjilloren që po përpiqet të përhapë pastori – por edhe sepse është projektuar me shpresën që të jetë një shtet modern, Republika e Shqipërisë
