Zbulimi i asaj që do të njihej më vonë me
emrin e njërit prej kërkuesve si Shpella Shovè shkaktoi një tërmet të vërtet në
qarqet akademike, ndërkohë që pjesa tjetër e botës nuk pati shumë rast të njihej
me të. Ngjarja u pasqyrua përciptazi në disa njoftime lajmesh dhe publikut të
gjerë nuk i iu dha shumë rasti të njihej me pikturat sepse shpella u vulos menjëherë
dhe në të lejohet hyrja vetëm për kërkime shkencore.
Sipas studimeve, vizatimet janë krijuar rreth
35,000 vjet më parë dhe kanë natyrë fetare. Shpella, që ndodhet në zonën
Ardeche, në Francën Jugore, nuk duhet të ketë qënë ndonjëherë e banuar nga njerëzit.
Ajo është në fakt një rrjet galerish të errëta nëntokësore, disa prej të cilat
arrinin lartësinë 30 metra dhe gjatësinë 70 metra. Artistëve të Epokës së Gurit
do t’iu jenë dashur me siguri pishtarë për të ndriçuar aty brenda.
Vizatimet flasin për një nivel aftësish
artistike që i befasoi shkencëtarët. Ato janë vërtet kryevepra ku ndërthuren
teknika të lëvizjeve me dritë-hijet dhe këndvështrimi perspektiv. Por shpella
Shovè nuk është thjesht zbulimi më i madh artistic i dhjetëvjeçarit. Ajo mund
të japë përgjigje edhe një prej mistereve më të mëdha të shkencës – evoluimit të
mendjes krijuese të njeriut.
Mendohet që Homo sapiens u zhvilluan fillimisht përpara 150,000 vjetësh në Afrikë. 50,000 vjet më vonë ata filluan të shpërndahen nëpër botë. Megjithatë, nuk ka asnjë të dhënë që të tregojë që arti të ketë ekzistuar më herët se sa 40,000 e fundit. Pikërisht në këtë periudhë, dhe në 12,000 vitet në vazhdim në Australi, në Europë dhe në Afrikë duhet të ketë ndodhur një revolucion intelektual i pashpjegueshëm, gjatë të cilit filloi të prodhohej art. Shkencëtarët e kanë ende të pamundur ta shpjegojnë se si mund të jetë zhvilluar arti thuajse njëkohësisht në tre zona kaq të largëta nga njëra-tjetra. Ndoshta gjurmët e shpellës Shavej do të ndihmojnë që një ditë t’i jepet përgjigje pyetjes se si dhe pse pikërisht në atë periudhë njerëzimi u bë i aftë që të mendonte simbolikisht.
Shënim: Kur hapa kompjuterin në mëngjes,
pashë se Google sot përkujtonte 26 vjetorin e zbulimit të Grotte Chauvet,
Shpellës Shovè. Kam parë një dokumentar dhe kam lexuar dy-tre artikuj në
lidhje me këtë zbulim të mrekullueshëm. M’u kujtua edhe se ndërmjet teksteve të
mësimdhënies kisha edhe një lexim jo të gjatë, të cilit për fat të keq nuk ia
di autorin por që më ka lënë shumë mbresa. E përktheva për ta postuar këtu.
Kush ka interes, do t’i rekomandoja të ndiqte lidhjen e mëposhtme për të mësuar
më shumë rreth këtij zbulimi. Eshtë një bashkëpunim i Google me UNESCO-n.
https://artsandculture.google.com/project/chauvet-cave