Fjalë të urta hollandeze (Nederlandse Spreekwoorde) titullohet tabloja në vaj e piktorit Pieter Bruegel (Ati) në të cilën njerëzit dhe, deri në një farë mase kafshët dhe sendet shërbejnë për të ilustruar idioma gjuhësore dhe fjalë të urta hollandeze. Në pikturën e tij – një në vargun e disa serive me të njëjtën temë - Bruegel duket se ka dashur të përfshijë gjithë budallallëkun dhe mendjelehtësinë njerëzore. Djali i tij, Pieter Bruegel i Riu u specializua në riprodhimin e kopjeve të piktuarave të të atit, duke pikturuar të paktën 16 varjante të Fjalë të urta hollandeze. Të gjitha varjantet e pikturuara nga të dy Bruegelët, atë e bir, janë në një farë mase të ndryshme nga njëra-tjetra dhe ilustrojnë proverba dhe idioma të ndryshme gjuhësore.
Është
interesante të vihet re se shumë nga fjalët e urta dhe shprehjet popullore
hollandeze kanë të barazvlefshmet e tyre në shqip. Por edhe ato që nuk e kanë
mund të kuptohen lehtë. Më poshtë janë dhënë disa nga detajet me fjalën e urtë
ose idiomën gjuhësore të përkthyer fjalë për fjalë nga hollandishtja, si edhe
me shpjegimin përkatës. Disa prej tyre që janë njëlloj si në shqip nuk janë
shpjeguar.