10 Porosite nga George Carlin
Saturday, May 12, 2012
Bajamka pi Kafe me Faktorin te Lavazho
Ndërkohë gazetarët kanë arritur të gjurmojnë edhe një takim tjetër të fshehtë në lidhje me garën e ethshme presidenciale. Bëhet fjalë për një kafe misterioze të pirë nga kandidati për president Peçi Bajamka dhe Faktori Ndërkombëtar. Në lokalin e njohur Lavazho në qendër të kryeqytetit është parë të hyjë Peçi Bajamka disa minuta pasi para tij të jenë parkuar disa makina me targa të huaja që mendohet të jenë të Faktorit Ndërkombëtar (puna për identifikimin e personit të quajtur Faktor Ndërkombëtar vazhdon ende). I pyetur për temën dhe rezultatin e takimit, Peçi Bajamka lëshoi frazën e tij të famshme enigmatike: "Të të gënje unë ty, s'e bë dot; të të bë qefi unë ty, edhe këtë s'e bë dot."
Zbulohen të Fshehtat e Darkës te Gjiri i Thithkës
Burime të sigurta informative japin më në fund të dhëna të padiskutueshme për darkën e fshehtë që kandidati për president Enver Llapa ka ngrënë me Liderin e Lëvizjes Integrale për Mbarështrim Gëzim Kulufi, në vilën e këtij të fundit te Gjiri i Thithkës. Pasi i kanë rënë nja dy tre herë në gjunjë njëri-tjetrit (nuk dihet përse), Llapa dhe Kulufi më në fund kanë arritur në një marrëveshje të fshehtë sipas të cilës Kulufi do ta mbështesë plotësisht kandidaturën e Lalës, në shkëmbim të përkrahjes që Lala do t'i japë Kulufit dhe Lëvizjes Integrale për Mbarështrim në zgjedhjet e ardhme. Mësohet gjithashtu se Marrëveshja përmban 12 pika të cilat nuk janë shkruar asgjëkundi dhe për detajet e të cilave nuk ka asnjë të dhënë. Të dy politikanët kanë qëndruar të heshtur ndaj interesimit të shumtë të shtypit. I vetmi reagim ka qënë nxjerrja e gjuhës së Llapës para kamerave televizive.
Subscribe to:
Posts (Atom)