Saturday, May 12, 2012

Zbulohen të Fshehtat e Darkës te Gjiri i Thithkës

Burime të sigurta informative japin më në fund të dhëna të padiskutueshme për darkën e fshehtë që kandidati për president Enver Llapa ka ngrënë me Liderin e Lëvizjes Integrale për Mbarështrim Gëzim Kulufi, në vilën e këtij të fundit te Gjiri i Thithkës. Pasi i kanë rënë nja dy tre herë në gjunjë njëri-tjetrit (nuk dihet përse), Llapa dhe Kulufi më në fund kanë arritur në një marrëveshje të fshehtë sipas të cilës Kulufi do ta mbështesë plotësisht kandidaturën e Lalës, në shkëmbim të përkrahjes që Lala do t'i japë Kulufit dhe Lëvizjes Integrale për Mbarështrim në zgjedhjet e ardhme. Mësohet gjithashtu se Marrëveshja përmban 12 pika të cilat nuk janë shkruar asgjëkundi dhe për detajet e të cilave nuk ka asnjë të dhënë. Të dy politikanët kanë qëndruar të heshtur ndaj interesimit të shumtë të shtypit. I vetmi reagim ka qënë nxjerrja e gjuhës së Llapës para kamerave televizive.

No comments: