Prej vitesh kam kaluar thuajse çdo ditë me biçikletë në këtë rrugë dhe kam parë me kurreshtje këto “mure” druri, 5-6 metra të larta, të vendosura pa ndonjë sistem të përcaktueshëm logjik në largësi të ndryshme nga njëri-tjetri. Duke qënë se janë jo më shumë se njëqind metra larg liqenit të Ontarios, fillimisht mendova se duhet të kishin qënë barriera për të bllokuar depërtimin e ujit. Megjithatë, vendosja e disave prej tyre vertikalisht me bregun ma hidhte poshtë këtë hipotezë. Duken ndërtime të vjetra. Kam pyetur kalimtarë të rastit, por askush nuk më ka dhënë dot përgjigje.
10 Porosite nga George Carlin
Thursday, February 9, 2023
Lavdi parqeve! Poshte armet!
Monday, February 6, 2023
Përmasat e përgjërimeve
Shënime për poemën e Skënder Buçpapës “Vetëm të vdekurit pendohen”
Skënder Buçpapaj është nga ata poetë që
shkruan sepse ka diçka për të thënë, gjen një mënyrë krejt origjinale për ta shprehur
dhe e përcjell me gjuhë të pastër, të kthjellët e të bukur shqipe. Prandaj kur
vihesh të lexosh poemën “Vetëm të vdekurit pendohen” e ke të vështirë ta ndalësh
frymën pa mbërritur në faqen e fundit.
Dikush mund të hidhet të thotë që poemat janë
forma paksa klasike shprehjeje dhe të vështira për t’u ndjekur nga lexuesi
modern. Buçpapaj ta hedh poshtë menjëherë mendimin me zhdërvjelltësinë e të komunikimit,
me bashkëkohësinë e ideve, me modernizmin e formës dhe të përmbajtjes (dhe me
fjalën “modernizëm” nuk nënkuptoj aspak poza të një intelektualizmi artificial,
por risi, origjinalitet).
Vetëm të Vdekurit Pendohen është konceptuar në
thelb si përmbledhje bashkëbisedimesh me nënën, të cilat poeti i quan aq bukur “përgjërata”.
Sikur vetëm këtu të ishte ndalur, libri për mua do të kishte qënë kryevepër për
mënyrën fine dhe jashtëzakonisht prekëse me të cilën shprehet dashuria dhe
dhimbja për nënën. Por poema e Buçpapës zgjerohet pafund në hapësirë për të përfshirë
jo vetëm personazhe, por edhe ngjarje, edhe histori, edhe filosofi, edhe letërsi,
edhe folklor, edhe kulturë. Me një fjalë, për të përfshirë gjerësisht jetë.
Skënderi ka aftësinë ta mbërthejë dhe ta tërheqë
lexuesin në një gjithësi magjepsëse malesh të lartë e pyjesh të dendur, livadhesh
të gjelbra, përrenjsh të vrullshëm që kapërcehen me ura të ngushta mbi të cilat
kalojnë njerëz me përmasa të jashtëzakonshme por gjithsesi reale. Lexuesi
harron krejt që këta janë njerëzit përreth jetës së poetit, nëna, babai, daja,
gjyshi, gjyshja, motrat, nuset e fshatit, sepse ata përzihen krejt natyrshëm në
mënyrë filosofike me Sokratin dhe Niçen, poetikisht me Lorkën, Ginsbergun,
Rembonë, Eluarin; vizualisht me Dalinë që të përshëndet qysh në kopertinën e
librit. Pastaj përzjehen me personazhe biblikë dhe epikë, që nga heronjtë e
Homerit e deri te banorët e përhershëm të eposit të malësisë shqiptare.
Libri ka të vdekurin në titull, por është një
klithmë poetiko-filosofike për jetën, sepse Skënderi di t’i japë edhe jetës,
edhe vdekjes përmasat e duhura hapësinore dhe kohore. Njerëzit që gjallojnë
poemën janë po aq të vdekur sa edhe të gjallë, aq sa të duket sikur kufiri
midis jetës dhe mosjetës nuk ka pikë rëndësie. Ata janë po aq në ëndërr sa edhe
në realitet. Me ose pa vetëdije nga ana e poetit, kjo e bën poemën të tingëllojë
krejtësisht universale, jashtë përmasave kohëzgjatëse të një jete njerëzore.
Dikur, tridhjetë-e-ca vjet të shkuara, kur
punonim bashkë në redaksinë e gazetës “Drita”, kam pasur fatin të dëgjoj drejtpërdrjejt
përshkrimet e Skënderit për vendlindjen tij, kullotat malësisë, bjeshkët,
barinjtë që kaherë kapërcenin malet për t’i dimëruar bagëtitë në fushat e Gjakovës.
Ishin rrëfime fantastike, që më janë ngulitur në mendje. Skënderi kishte aftësinë
që mallin dhe admirimin e tij për malësinë e Tropojës të ta ngjiste edhe ty që
e dëgjoje, por që s’kishe qënë asnjëherë atje. “Vetëm të vdekurit pendohen” është
dëshmia se ai është poet i mirëfilltë, me aftësinë që mallin dhe admirimin e
tij t’ia përçojë, t’ia ngjisë edhe lexuesit.
Uroj që sa më shumë vetë të dijnë të përfitojnë nga kjo aftësi e tij. Jo
vetëm që do të kënaqen, por edhe do të mësojnë shumë.