Saturday, October 1, 2016

Caqet e reja të patetizmit



Përpara shtatë vjetësh kam botuar një shkrim me titullin ‘Hapet Muaji i Sulmeve Kundër Kadaresë‘. E kisha fjalën për një ritual të përvitshëm që përsëritet rregullisht në median shqip në muajin shtator, kur afron koha e Cmimit Nobel. Në kohë të komunizmit na shërbenin rregullisht muajt e sulmit – muajin e sulmit për fushatën korrje-shirje-grumbullim-pa-firo, muajin e sulmit për letërsinë dhe artet, muajin e sulmit për hapjen e taracave, muajin e sulmit kundër konservatorizmit, liberalizmit, etj. Tradita e goditjes së vetvetes me shkelma në kokë, të cilën ne shqiptarët e kemi aq për zemër, vazhdon rregullisht çdo shtator, pa sjellë ndonjë gjë të re veç varjacioneve në shkallën e patetizmit. Këto ditë më kapi syri një shkrim të Romeo Kodrës i hartuar si përpjekje për të ‘shkatërruar’ Kadarenë. Shkrimi hapet fjalë për fjalë kështu :
‘Lidhja, e shumëfishtë, mes këtyre dy veprave dhe autorëve është sa paradigmatike, aq edhe simptomatike për impaktin gjeografik/horizontal dhe historik/vertikal të politikës dhe arti shqiptar në dimensionet më të gjëra të politikës dhe artit rajonal, europian dhe/ose global. Pikësëpari më duhet të pranoj se, personalisht, Kadarenë dhe leteërsinë e tij nuk e honeps dot. Nuk kam mbërritur asnjëherë të përfundoj qoftë edhe një vepër të tij…’
Fjalia e parë është monumentale. Unë e lexova disa herë dhe s’i ngopesha dot ‘paradigmatikës’ dhe ‘simptomatikës’, impaktit gjeografik horizontal dhe atij historik vertikal. Por humori i vërtetë është se Romeo Kodra, autori i kësaj fjali lapidare, më poshtë në shkrim e akuzon Kadarenë për ‘pompozitet’. Ky njeri, që pretendon se s’ka lexuar deri në fund asnjë vepër në prozë të Kadaresë dhe që përdor në të njëjtën fjali shqipe fjalët paradigmatike-simptomatike-gjeografike/horizontale dhe historike/vertikale dhe shprehjen ‘dhe arti shqiptar në dimensionet më të gjera të politikës dhe artit rajonal, europian dhe/ose global’, ky njeri e akuzon Kadarenë për pompozitet.
Me interes është fakti që Romeo Kodra e merr shtytjen e sulmit nga botimi kohët e fundit i ‘Pallati i Endrrave’ në serbisht. Këtu për mua ka dy çudira. Botimi i një romani shqiptar në një gjuhë të huaj, cilado qoftë ajo gjuhë, është padyshim sukses që, normalisht, duhet të gëzonte çdo shqiptar. Por, si duket Kodra niset nga parimi i ideologjik që ‘po të pëlqeu armiku, atëherë duhet të jesh edhe ti armik‘. Nisur nga ky parim ai godet vizionin intelektual të Kadaresë. Mjerane.
Çudia tjetër është që merret shkas pikërisht nga një botim i ‘Pallati i Endrrave’ për të goditur ‘disidencën’ e Kadaresë. Në këtë rast unë e kuptoj dhe e besoj Kodrën kur pretendon që s’ka lexuar deri në fund asnjë vepër të Kadaresë. Sepse, po të kishte lexuar kryeveprën e tij ‘Pallati i Endrrave’ do ta kishte parë se Kadareja ka qënë vërtet disident. Në ka vepër për të provuar disidencën e Kadaresë kjo është pikërisht ‘Pallati i Endrrave’. I shkruar në një nga periudhat më të errëta të regjimit komunist, i botuar në vitin e frikshëm 1981 kur Enver Hoxha nuk kursente as bashkëkriminelin e vet, kryeministrin e vendit ‘Pallati i Endrrave’ është, po aq sa edhe një kryevepër letrare, edhe një sfidë e hapur ndaj regjimit. Është çmenduri të sulmosh disidencën dhe aftësinë profesionale të Kadaresë duke u kapur te ‘Pallati i Endrrave’. Është thjesht shenjë padije, naivitet. Taktikisht është gabim. Logjikisht është dështim.  
‘Fatkeqësia jonë si komb, sot, është që duam të shohim patjetër një filizë disidence te Kadareja, sa për të mos ngelur pa gjë, për t’u kapur pas saj si për të shpëtuar shpirtin prej fajit kolektiv,’ shkruan Romeo Kodra. Hmm! Fatkeqsia jonë si komb mund të kërkohet në shumë drejtime të tjerë - te korrupsioni i shoqërisë, te paaftësia për të parë përtej hundës sonë, te forcat vetëshkatërruese, te prapambetja intelektuale, te pamundësia për të funksionuar si një njësi kompakte të paktën për çështjet me interes të përbashkët, te goditjet që na ka dhënë historia, e te shumë anë të tjera. Fatkeqsinë si komb nuk ka se si na e jep një shkrimtar, asnjë shkrimtar, kushdo qoftë ai. Por aq më pak nuk mund ta na e japë një shkrimtar që është padyshim më i përkthyeri, më i vlerësuari, më i lexuari, më i pëlqyeri në botë. Nuk mund të na e japë njeriu i vetëm për të cilin mund të mburremi te të huajt se është shqiptar dhe se shkruan në origjinal në një gjuhë që ne e njohim dhe e kuptojmë shumë mirë. Ndoshta fatkeqësia jonë si komb është te dëmi që i bëjmë vetvetes, te përpjekja për t’i rënë kokës sonë me shkelma. Ndoshta fatkeqsia jonë është që prodhojmë aq shumë anti-vlera që përpiqen të mbysin me duhmën e tyre edhe ato pak vlera të vyera që kemi.

1 comment:

Anonymous said...

Kam lexuar disa dëshmi për një magjistar dashurie të quajtur DR DAWN se si ai ka ndihmuar shumë njerëz për të rikthyer ish të dashuruarit e tyre brenda 48 orëve, Sinqerisht, thjesht po mendoja nëse kjo ishte e vërtetë dhe nëse ky njeri mund të ndihmonte vërtet të kthente të dashurin tim të cilin Unë dua shumë. Vendosa të kontaktoj sepse e dua shumë të dashurin tim dhe kemi nja dy muaj që jemi ndarë. Më ka marrë shumë malli për të, kam provuar të gjitha mënyrat e tjera për ta rikthyer, por nuk kam mundur. Unë kontaktova me DR DAWN dhe ai më tha se ish-i im do të kthehet tek unë në 48 orët e ardhshme.
Për habinë time, ish i dashuri im u kthye pikërisht pas 48 orësh, e gjitha kjo falë Dr DAWN,
Ai gjithashtu mund t'ju ndihmojë me
*Spell për të mbetur shtatzënë.
*Magji për t'u ribashkuar.
*Shëroni çdo sëmundje.
* magji për fat të mirë.
*Magji për pasuri.
Dhe të tjerët.
Kontaktoni me të përmes: dawnacuna314@gmail.com
Whatsapp: +2349046229159