Kur në 2016 Gareth Southgate u emërua
drejtues i ekipit përfaqësues të Anglisë mua nuk më bëri kurrfarë përshtypje. E
mbaja mend si lojtar, por pa ndonjë mbresë të veçantë. Ndërkohë ai vinte pas një
sërë emërimesh mediokre në krye të një ekipi nga i cili pritej jashtëzakonisht
shumë.
Gjëja e parë që i pëlqeva ishte
prirja e tij për të zgjedhur lojtarë të rinj, për të mos u ndikuar nga emrat e
mëdhej me histori transfertash të shtrenjta. Por ajo çka më bëri ta vlerësoj më
shumë ishte filosofia e tij drejtuese, ose më saktë, bashkëdrejtuese.
Dihet mirëfilli se çdo drejtues ekipi
ka edhe një ekip të dytë, ekipin e bashkëdrejtuesve – ndihmësin e
drejtpërdrejtë dhe një sërë specialistësh këshilltarë.
Logjikisht pritet që këshilltarët e drejtuesit
të një ekipi futbollit të jenë specialistë futbolli. Këtë bëjnë shumica e
drejtuesve në çdo fushë. Në psikologji kjo njihet si prirja e njerëzve për të qënë
të rrethuar nga të tjerë që mendojnë pak a shumë si ata vetë. Grekët e lashtë e
quanin këtë dukuri “homofili’, domethënë ‘të duash të njëjtën gjë‘. Një skuadër
futbolli do të drejtohet nga një specialist futbolli, i cili këshillohet me të
tjerë specialistë futbolli, apo jo?
Jo në rastin e Gareth Southgate. Ai
ndjek një praktikë krejt të ndryshme, në përpjekje për të qënë i hapur ndaj
ideve të reja. Pjestarët e ekipit të tij këshillues (që të gjithë vullnetarë pa
pagesë) janë Sir Dave Brailsford, trainer ciklizmi, Kolonelja Lucy Giles,
komandante kolegji në Akademinë Ushtarake të Sandhurstit, vozitësi olimpik Kath
Grainger, Manoj Badale, që është biznesmen teknologjie, një drejtues ekipi
rugby, Stuart Lancaster dhe David
Sheepshanks që është ideatori krijues i qendrës sportive kombëtare St. George’s
Park.
Nuk është aspak për t’u çuditur që përzgjedhja
e këtij grupi u prit me reagime negative në shtypin britanik. Ishin të gjithë të
jashtëm në futboll. Por pikërisht te ky fakt Gareth Southgate gjente vlera. Ata
të gjithë janë në gjendje të japin rrugëzgjidhje të ndryshme për përgatitjen e
lojtarëve, dietën e tyre, të dhënat fizike, forcën mendore dhe morale e shumë të
tjera.
“Mua më pëlqen të mësoj nga njerëz që
dijnë gjëra që unë vetë nuk i di,” thotë Southgate. “Vetëm kështu mëson.”
Natyrisht, në ekipin e tij Southgate
ka edhe trainerë specialistë futbolli. Por edhe ata vijnë nga përvoja krejt të
veçanta me lojën. Ata nuk janë rebelë në kuptimin që kërkojnë ta kthejnë përmbys
ekipin. Përkundrazi, ata janë rebelë me idetë e reja që sjellin.
1. Ky shkrim është bazuar në shënimet e Matthew Syed, autor i librit
“Ide Rebele: Forca e të Menduarit Ndryshe, dhe ish-përfaqësues i Britanisë në
pingpong në dy Olimpiada.)
2. Në Kampionatin Europian të këtij viti, krahas Gareth Sauthgate unë
veçoj edhe Roberto Mancinin, i pari drejtues italian që vërtetoi se ekipi i vendit
të tij mund të fitojë kupën edhe duke luajtur bukur.
3. Nga lojtarët mbështes pa rezerva Marcus Rashford, Bukayo Saka, Jadon
Sancho dhe Rahim Sterling.
2 comments:
Unë jam me burrin tim për 7 vite pa fëmijë, unë dhe burri im provuam gjithçka që ishte e mundur por nuk pati rezultat, derisa takova një mike timen shumë të mirë e cila më tregoi për Dr. Dawn acuna dhe si e ndihmoi ajo, i shpjegova. gjithçka për Dr dawn acuna pasi e kontaktova në Whatsapp, ajo më premtoi të më ndihmonte, më dha disa udhëzime të cilat i bëra të gjitha në mënyrë perfekte, për habinë time mbeta shtatzënë 2 javë pasi ajo më ndihmoi dhe tani kam një fëmijë të bukur tani. faleminderit Dr dawn acuna, kontaktoni me të për një zgjidhje të shpejtë të problemit tuaj,
*Nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë.
*Nëse doni të ktheni të dashurin tuaj.
*Nëse dëshironi të kuroni ndonjë sëmundje.
*Nëse dëshironi fat të mirë në jetën tuaj.
*Nëse doni të ndaloni abortin dhe të tjerët,
: email { dawnacuna314@gmail.com}
Whatsapp: +2348032246310
Kam lexuar disa dëshmi për një magjistar dashurie të quajtur DR DAWN se si ai ka ndihmuar shumë njerëz për të rikthyer ish të dashuruarit e tyre brenda 48 orëve, Sinqerisht, thjesht po mendoja nëse kjo ishte e vërtetë dhe nëse ky njeri mund të ndihmonte vërtet të kthente të dashurin tim të cilin Unë dua shumë. Vendosa të kontaktoj sepse e dua shumë të dashurin tim dhe kemi nja dy muaj që jemi ndarë. Më ka marrë shumë malli për të, kam provuar të gjitha mënyrat e tjera për ta rikthyer, por nuk kam mundur. Unë kontaktova me DR DAWN dhe ai më tha se ish-i im do të kthehet tek unë në 48 orët e ardhshme.
Për habinë time, ish i dashuri im u kthye pikërisht pas 48 orësh, e gjitha kjo falë Dr DAWN,
Ai gjithashtu mund t'ju ndihmojë me
*Spell për të mbetur shtatzënë.
*Magji për t'u ribashkuar.
*Shëroni çdo sëmundje.
* magji për fat të mirë.
*Magji për pasuri.
Dhe të tjerët.
Kontaktoni me të përmes: dawnacuna314@gmail.com
Whatsapp: +2349046229159
Post a Comment