Nuk di përse disa nga bashkëkombasit tanë i kanë kaq bezdi
burrat me fustan. Më saktë duhet thënë burrat me fustan që këndojnë nëpër festivale,
jo të gjithë burrat me fustan. Për shembull, nuk kam dëgjuar njeri të shprehet i
alarmuar për ndonjë nga burrat me fustan në këtë përzjerjen që përgatita unë
shpejt e shpejt për të ilustruar këtë shënim.
“Sepse këta që këndojnë në festivale me fustan kanë si synim
të na prishin gjënë më të shenjtë që kemi, familjen,” lexova dike të jepte
shpjegim.
burrat me fustan në këtë kolazh. Padyshim shumë më pak se sa ai pari lart, që ia mbajnë fustanin e larë në flori dy burra të tjerë, dhe që qëndron në krye të një organizate beqarësh me përqindje të frikshme pedofilësh. Por edhe më pak se i dyti, Luigji i 14të, të cilin minifundi dhe këpucët me taka nuk e penguan të ishte ndër tiranët më të egër që ka njohur njerëzimi dhe të mbante një numër rekord dashnoresh. As i treti, Henriku i 8të, nuk besoj se është frymëzim për familjen e shëndoshë shqiptare – veç dashnoreve, ai mori gjashtë gra, dy prej të cilave iu preu kokën. Për të justifikuar ndarjen nga grate, ai u shkëput nga Kisha katolike, shpalli kishën e tij, dhe i hapi rrugën kasaphanave pa fund. I katërti, ai me fustan të bardhë, duket krejt i pafajshëm. Ai thjesht gëzon frytet e naftës në tokën e vet, bashkë me katër gra që i mban paralel njëra-tjetrës. Ndërsa ata që vallzojnë vërtet nuk i bëjnë keq njeriu. Thjesht gëzojnë duke luajtur bashkë. Ata dhe të tjerët më pas i vura vetëm për të thënë që ka edhe burra me fustan që nuk i prishin punë asnjë njeriu.
1 comment:
Pershendetje miq, me profesion jam mjek. Unë kurrë nuk kam besuar në superfeshier për shkak të përvojës sime profesionale derisa takova Dr Gideon, një magjistar i fuqishëm që është i mrekullueshëm me punën e tij. Unë kisha probleme në martesën time prej 12 vitesh kur zbulova se burri im kishte një lidhje me kolegen e tij, kështu që u përballa me të, gjithçka që ai mund të më thoshte është se duhet të jem gati për një divorc sepse ai është i lodhur nga unë, kjo ishte vërtet e habitshme. sepse pas dy ditësh marr certifikatën e divorcit prej tij, i lutem të ndalojë por ai u soll në mënyrë të çuditshme, as që mendon se si do të ndikojë tek fëmijët tanë, pastaj fola me një shoqe për problemin tim dhe ajo më tha se si ishte në një situatë të ngjashme, por Dr. Situata, më thanë se çfarë të bëja dhe sot burri im është përsëri në paqe me mua dhe ka ndaluar të gjitha veprimet e tij të këqija ndaj meje. Nëse keni një problem në marrëdhënien tuaj, doktor Gideon është ndalesa juaj e fundit për një zgjidhje. Mund ta kontaktoni në WhatsApp:. +2347042191323
Email:drgideon611@gmail.com
Post a Comment