Bashkimi
kushtetues i dy Gjermanive
Procesi i
zgjedhur per bashkimin e te dy Gjermanive ishte njëri nga dy të mundshmit që
parashikonte kushtetuta e Gjermanisë Perëndimore (Ligji Bazë) e vitit 1949 për
të lehtësuar një bashkim të mundshëm. Ligji Bazë përcaktohej si një masë e përkohëshme
derisa të miratohej një kushtetutë e përhershme e popullit gjerman në tërësi.
Sipas Nenit 23 të dokumentit që ishte në fuqi në atë kohë, një Land i ri mund
t’i shtohej Ligjit Bazë përmes një votimi të thjeshtë mazhoritar. Të njëmbëdhjetë
shtetet që kishin qënë fillimisht pjesë e Gjermanisë Perëndimore në 1949 përbënin
Trizonën. Berlini Perëndimor kishte qënë propozuar si shteti i 12të, por nuk
ishte lejuar nga forcat aleate me arsyetimin se Berlini, si i tërë, përbënte një
zonë të pushtuar nga katër fuqi të ndryshme. Pavarësisht nga kjo, Berlini Perëndimor
kishte lidhje politike me Gjermaninë Perëndimore dhe, në shumë drejtime
funksiononte de facto si një shtet përbërës
i saj. Në 1957, në bazë të Nenit 23 Gjermanisë Perëndimore i ishte shtuar
Protektorati Saar që u quajt Saarland.
Varjant
tjetër ishte Neni 146 i cili jepte mekanizmat për një kushtetutë të përhershme
të një Gjermanie të bashkuar. Kjo rrugë nënkuptonte një bashkim formal midis dy
shteteve gjermane që pastaj do të duhej, mes shumë të tjerave, të krijonte një
kushtetutë të re për vendin e ri të porsakrijuar. Megjithatë, në pranverën e
vitit 1990 u pa qartë se projektimi i një kushtetute të re do të kërkonte
bisedime të pafund dhe do të hapte shumë probleme në Gjermaninë Perëndimore. Ndërkohë,
edhe pa këto probleme, në fillim të vitit 1990 shteti i Gjermanisë Lindore
ishte në gjendje kolapsi të plotë. Nga ana tjetër, dihej se bashkimi sipas
Nenit 23 do të realizohej brenda gjashtë muajsh.
Përfundimisht,
me t’u nënshkruar traktati i bashkimit monetar, ekonomik dhe shoqëror, u vendos
të vihej në përdorim procesi i shpejtë i Nenit 23. Sipas këtij procesi,
Gjermania Lindore votoi që të shpërbënte vetveten si shtet dhe t’i bashkohej
Gjermanisë Perëndimore si pesë shtete të rinj, si edhe që territori ku ishte
ushtruar deri atëherë Ligji Bazë të shtrihej duke i përfshirë edhe ata. Kështu,
nga ana ligjore, Republikës Federale iu shtuan pesë shtete, dhe jo Gjermania
Lindore. Këto pesë shtete organizuan zgjedhjet e para në 14 Tetor.
Ribashkimi
nuk ishte një shkrirje që krijoji një shtet të tretë nga dy të parat. Përkundrazi,
ishte një process në të cilin Gjermania Perëndimore thjesht e përfshiu brenda
vetvetes Gjermaninë Lindore. Sipas kësaj, në Ditën e Bashkimit, në 3 Tetor 1990
Republika Demokratike e Gjermanisë rreshti së qëni dhe pesë Shtete të rinj
Federalë brenda territorit të saj iu bashkuan Republikës Federale të
Gjermanisë. Berlini Perëndimor dhe ai Lindor u bashkuan dhe iu shtuan
Republikës Federale si një Qytet-Shtet Federal me të drejta të plota. Sipas
këtij modeli, Republika Federale e Gjermanisë, e zgjeruar tashmë me përfshirjen
e pesë shteteve të Republikës Demokratike Gjermane si edhe me Berlinin e
bashkuar, ligjërisht vazhdonte të ekzistonte me të njëjtin personalitet ligjor
me të cilin ishte krijuar në Maj të vitit 1949.
(Marrë nga
Wikipedia)
Një frazë doja
të veçoja nga ky pasazh: Sipas këtij procesi, Gjermania Lindore votoi që të
shpërbënte vetveten si shtet dhe t’i bashkohej Gjermanisë Perëndimore. Politikanët
e Gjermanisë Lindore hoqën dorë vullnetarisht nga çdo mundësi për pushtet në emër
të bashkimit, në emër të diçkaje më të madhe për kombin e tyre. A janë
politikanët shqiptarë në të dy anët e kufirit të gatshëm ta bëjnë një sakrificë
të tillë?
No comments:
Post a Comment