Dy
profesorë kanadezë William Cross (Carlton University) dhe Andre Blais
(University of Montreal) kanë kryer një studim ku krahasojnë procedurat e
drejtimit të partive në Australi, Kanada, Irlandë, Zelandën e Re dhe Mbetërinë
e Bashkuar. Me interes është fakti që nga këta pesë vende Kanadaja dallohet si i
vetmi ku partitë politike nuk kanë procedura të përcaktuara me anë të të cilave
anëtarët e partive mund të sfidojnë drejtuesit e tyre.
Studimi
fokusohet edhe në mënyrën se si përfundojnë karrierat e drejtuesve të partive.
Kjo ndodh normalisht në tre forma : 1. drejtuesi jep dorëheqjen (ose
vullnetarisht, ose nën presion); 2. ai ose ajo hiqet nga posti; drejtuesi vdes
(ose partia shpërbëhet). Cross the Blais studiuan largimin e 110 drejtuesve
partiakë që nga Janari 1965 deri në janar 2008 dhe arritën në përfundimin se
shumica e tyre (76%, ose 85 nga 110 drejtues) kanë dhënë dorëheqjen, dhe se
shumica e atyre që kanë dhënë dorëheqjen (59, ose 54%) e kanë bërë këtë nën
presion. Është e kuptueshme që shumica e atyre që kanë dhënë dorëheqjen nën
presion e kanë bërë këtë për të shmangur heqjen me forcë.
Bije në sy numri
i drejtuesve që janë hequr nga posti. Gjatë periudhës 43 vjeçare që përfshin
studimi i Cross the Blais, vetëm 17 drejtues në këto pesë vende janë hequr pa dëshirën
e tyre – 5 në Zelandën e Re, 7 në Australi, 3 në Mbretërinë e Bashkuar, 1 në
Irlandë dhe 1 në Kanada. Gjatë të njëjtës periudhë vetëm 3 Kryeministra në pushtet
janë detyruar të largohen nga anëtarët e partive të tyre – Margaret Thatcher
(1979 – 1991) në Mbretërinë e Bashkuar, dhe Bob Hawke (1983 – 1991) e John
Gorton (1968 – 1971) në Australi. Thatcher hipi në pushtet në 1979, por nga
fundi i vitit 1990 Konservatorët anglezë ishin të shqetësuar sepse që prej 18
muajsh ata renditeshin pas Laburistëve në anketime. Të njëjtat anketime
tregonin se ndryshimi i drejtimit të partisë do t’iu jepte Konservatorëve
britanikë përparësi.
Këto
shembuj flasin për dy pika të rëndësishme. Së pari, anëtarësitë e partive që
janë në pushtet nuk janë edhe aq të prirura t’i detyrojnë drejtuesit e tyre
(dhe Kryeministrat) të largohen nga partitë nëse këto ecini mirë në anketime. Të
tre Kryeministrat që kanë dhënë dorëheqjen e kanë bërë këtë të detyruar nga rënia
në anketime dhe rezultatet jo të mira në zgjedhje. Pika e dytë është që më shumë
të prirura për t’i detyruar drejtuesit të tërhiqen janë partitë opozitare.
Shenimi im :
Gjatë periudhës që unë kam jetuar në Kanada dhe kam ndjekur nga pak procesin
politik këtu, mbaj mend këto dorëheqje drejtuesish partish në plan federal :
1. Padi ndejti 11 vjet në pushtet dhe
pasi fitoi zgjedhjet për herë të tretë, Jean Chretien u largua vullnetarisht
nga pozicioni i Kryeministrit dhe drejtuesit të Partisë Liberale.
2. Vendin e tij e zuri Paul Martin i
cili drejtoi partinë dhe vendin si kryeministër për 3 vjet. Në zgjedhjet e
vitit 2006 ai humbi dhe fill pas kësaj kërkoi dorëheqjen si drejtues i partisë.
3.
Procesi
i zgjedhjes së një drejtuesi tjetër partiak pasi është dhënë dorheqja e
drejtuesit ekzistues është i gjatë dhe i ndërlikuar. Ai shkon deri një vit.
Gjetë këtij viti partinë e drejton një drejtues i përkohshëm, i cili, me t’u
zgjedhur drejtuesi i ri jep dorëheqjen. Drejtues i përkohshëm i Partisë
Liberale në Kanada në vitin 2006-2007 ishte Bill Graham. Ai ia la vendin Sephane
Dion.
4.
Pas dështimit të Dion në zgjedhje dhe dorëheqjes
së tij, drejtues i partisë Liberale u bë Michael Ignatieff. Edhe ky nuk pati
sukses në zgjedhje dhe u dorëhoq nga pozicioni për t’u zëvendësuar nga
drejtuesi aktual i Partisë Liberale dhe Kryeministër i Kanadasë, Justin Trudeau
(natyrisht pas një procesi të gjatë zgjedhor).
5.
Ndërkohë, nga Partia Konservatore, drejtuesi Stephen
Harper qëndroi si Kryeministër nga viti 2006 deri në 2015, duke pasur një
karrierë shumë të suksesshme. Megjithatë, ai dha dorëheqjen duke ia lënë vendin
Rona Ambrose, e cila u bë drejtuese e përkohëshme e partisë deri në zgjedhjen e
drejtuesit actual.
6.
Përpara disa muajsh dha dorëheqjen drejtuesi i
Partisë së Re Demokratike (NDP) që është partia e tretë e madhe në Kanada.
Arsyeja – në zgjedhjet e fundit partia humbi disa vende, megjithëse nuk
pretendonte për pushtet.
No comments:
Post a Comment