“Po na
mbysin imigrantët” thane ca imigrantë.
“Vijnë këtu
dhe, jo vetëm që nuk punojnë, por edhe marrin asistencë,” thanë nja dy që ishin
në ndihmë sociale.
“Marrin
asistencë dhe pastaj punojnë në të zezë,” u hodhën disa që s’kishin hapur kurrë
llogari bankare dhe jepnin e merrnin vetëm ‘cash’.
“Dembela në
kulm,” e mbështeti njëri që s’i kishte thënë ende punës ‘mirë mëngjes’.
“Që merren
me lloj-lloj krimesh,” tha ai që sapo kishte dalë nga burgu.
“Janë edhe
imoralë,” tundi kokën një prostitutë e dalë në pension.
“Rrijnë gjithë ditën klubeve dhe kafeneve!”
“Do merrni
ndonjë gjë tjetër se keni katër orë me nje late?” ndërhyri kamerierja.
“Po që nuk
të lënë të shash as gejtë, as të zinjtë, as ata që ndërrojnë sekset…”
“Po qe duan
t’iu ulin taksat atyre korporatave që e mbajnë gjallë këtë vend dhe të shtojnë
programet sociale?!”
“Po që
lejojnë abortin?”
“Po që duan
t’i bëjnë universitetet falas që të shkojnë hyrja-byrja kush të mundet?”
“Allah – Allah! Tani duan të sjellin edhe muslimanë me
shumicë.”
“Gjithë fajin e kanë këta të majtët, komunistët,” i vuri pikat
mbi ‘i’ një ish-sekretar partie.
“Tcuk, tcuk, tcuk!” ia bënin të gjithë duke tundur kokat me
inat.
No comments:
Post a Comment