Debati i ditëve të fundit
në Shtetet e Bashkuara është përqëndruar në gjetjen e mënyrës më të efektshme për
të kontrolluar dhe ulur e numrin e masakrave masive. Amerika zë vendin e parë në
botë për vrasjet publike. Një statistikë e botuar sot vërente se që nga vitet
1970të e deri sot Shtetet e Bashkuara kanë pasur më shumë viktima nga vrasjet
masive se sa nga të gjitha luftërat ku ato janë përfshirë gjatë kësaj periudhe
(duke përfshirë edhe ato në Irak e Afganistan.)
Por ajo që të le pa mend është
çfarë debatohet.
Nga njëra anë janë ata që shkaktarin
kryesor për të gjitha këto tragjedi e kërkojnë te numri alarmues i armëve në
qarkullim dhe te ligjet tepër të lira të Shteteve të Bashkuara për mbajtjen e
armëve. Ky grupim kërkon kufizimin e lejeve për armët si edhe kufizimin për
llojet e armëve që mund të mbajnë qytetarët e thjeshtë, me arsyetimin se sa më
pak armë, aq më pak krime do të kryen me to.
Nga ana tjetër është lobi
i prodhimit dhe shitjes së armëve, i përkrahur nga e ashtuquajtura “e djathta e
krishterë”. Këta ngulin këmbë se zgjidhja e problemit të vrasjeve masive gjendet
te “lutjet dhe meditimet për viktimat” (thoughts
and prayers).
Praktikisht lobi i prodhimit
dhe shtimit të armëve dhe ai i prodhimit dhe shtimit të lutjeve dhe meditimeve
në Amerikë është më i fuqishëm. Nga reagimet kundrejt dy masakrave të fundit (në
Las Vegas dhe në Teksas) duket qartë se kjo mënyrë për zgjidhjen e problemit ka
mbështetjen e politikanëve të fuqishëm si Presidenti Trump dhe Kryetari i
Kongresit Paul Ryan. Ky i fundit është vënë dje dhe sot në shënjestër të
kritikave dhe akuzave se po përpiqet të mbysë çdo përpjekje për ndryshime
ligjore me pasivitetin dhe boshësinë e lutjeve dhe meditimeve. Megjithatë, kryekongresmeni
amerikan Paul Ryan ngul këmbë se lutjet dhe meditimet janë mënyra më e
efektshme për të luftuar dhunën, duke anashkaluar, për shembull, faktin që ata
të shkretët që u masakruan në Teksas ishin brenda një kishe duke u lutur.
Për shumë njerëz që jetojnë
larg realitetit amerikan ky debat mund të tingëllojë si një parodi cinike,
gati-gati e pabesueshme. Është vërtet jashtë çdo përfytyrimi të mendosh që njerëzit
më të fuqishëm të shtetit më të fuqishëm të botës arrijnë ta ulin kaq poshtë
nivelin e diskutimit intelektual. Megjithatë, ky është realiteti. Paul Ryan është
i bindur se lutjet dhe meditimet janë më të fuqishme se çdo lloj ligji dhe se
Zoti i tij do t’i dëgjojë lutjet dhe do t’i ndalojë vrasjet. Ndërkohë, fëmijë,
gra, burra, pleq të pafajshëm vazhdojnë të kërdisen thuajse dita ditës duke vërtetuar
edhe një herë se ata që predikojnë zgjidhje përmes lutjeve janë në të njëjtën
llogore me ata që përfitojnë miliarda dollarë nga shitjet e armëve.
1 comment:
ËSHTË E MREKULLUESHME TË FLASË TË MREKULLUESHME PËR DR DAWN. Unë jam Vanessa Canga. Kam pasur një bashkim të bukur me burrin tim dhe kam ndarë lumturinë, ngrohtësinë dhe dashurinë e vërtetë. Ne jetuam së bashku për 10 vjet dhe patëm dy fëmijë. Pak muaj më parë filluam të kishim probleme pafund dhe zënka të vazhdueshme. Shtëpia ishte plot me pakënaqësi dhe fëmijët e mi gjithmonë qanin duke na parë të ziheshim gjatë gjithë kohës. Më në fund, ai u largua dhe na ndërpreu të gjitha mjetet për të komunikuar me të. Bëra gjithçka që munda për ta rikthyer për shkak të asaj që e doja, por pa dobi. DR DAWN më erdhi në ndihmë kur e kontaktova dhe më zbuloi se një grua qëndronte pas problemeve që kisha dhe ai më premtoi se do të më ndihmonte, gjë që e bëri kur ndoqa procedurat e tij të punës. Burri im u kthye në shtëpi tek ne dhe ne shpikëm gjëra. Ne jetojmë përsëri të lumtur së bashku. DR DAWN mund t'ju ndihmojë gjithashtu. kontakto me të përmes WhatsApp: +2349046229159
Email: dawnacuna314@gmail.com
*Nëse dëshironi të ribashkoheni me burrin/gruan tuaj.
*Nëse dëshironi të keni një martesë/marrëdhënie paqësore.
*Nëse keni nevojë për magji për të mbetur shtatzënë/shtatzënë.
*Nëse dëshironi të trajtoni infertilitetin.
*Nëse doni të hakmerreni/marrëni pronën tuaj.
*Nëse dëshironi magji promovimi.
Post a Comment