(Lexojeni,
se mbyllet me një këngë)
Para disa
ditësh postova në fb një parodi të shkurtër të bazuar në vargjet hapëse të poemës
së Naimit “Bagëti e Bujqësi”. Nuk ishte as përpjekje për t’u shquar si poet
(pasi nuk jam) dhe as ngasje për t’u dukur origjinal, pasi parodi të tilla kanë
bërë të tjerë me më shumë sukses përpara meje. Ishte thjesht një impuls për të
bërë pak humor dhe për të lehtësuar pak ngarkesën e ditës, që u mirëkuptua nga
shumë miq të mij.
Por, për
çudi (ose aspak për çudi) u gjend dhe dikush që u nervozua dhe me dergoi
këtë koment : ‘Pasi i late penden Shqiperise prisni te behet me e nderuar
!!!’ Po, me tre pika çuditëse.
Si rregull
unë nuk ia përtoj debateve në fb, por këtij komenti iu përgjigja me adresimin
te një shkrim i imi i mëparshëm i titulluar ‘Llum’, ideja kryesore e të cilit është
që askush nuk ka të drejtë të më diktojë mua se çfarë të them duke u bazuar te vendi
ku jetoj.
Do ta kisha
harruar fare këtë shkëmbim sikur të mos më kishte rënë në sy gjatë kësaj jave që
edhe në shtyp edhe në rrjetet sociale vazhdon të mbizotërojë përçmimi ndaj
emigrantëve dhe dëshira për të na e mbyllur gojën ne që jetojmë përtej kufijve
gjeografikë të Shqipërisë. Gjë që më bëri të mendoj :
A mund t’i thuhet ‘i le pendët Shqipërisë‘ Naimit, Samiut,
Abdylit? A mund t’i thuhet i
le pendët Shqipërisë Asdrenit, Pashko Vasës, Konicës, Nolit, Eqerem Vlorës, Martin
Camajt, Arshi Pipës, Sami Repishtit, Sejfi Protopapës, Isabela Çoçolit? A mund t’iu thuhet ‘i latë pendët Shqipërisë‘ të gjithë atyre që
çanë muret e ambasadave dhe mbushën anijet në 1990, pa të cilët s’do të kishim
sot as grafikat e mrekullueshme të Avni Delvinës dhe as rrëfimet njerëzore të
Arben Imerit?
Pastaj, a
mund t’i thuhet ‘i latë pendët Anglisë‘ çiftit Persi dhe Meri Shelli dhe mikut
të tyre të afërt Xhorxh Gordon Bajron? A mund t’i thuhet ‘i latë pendët
Gjermanisë‘ Mozartit dhe Ajnshtainit? ‘I latë pendët Polonisë Marie Kurisë dhe
Shopenit? Austrisë - Frojdit dhe Shvarcenegerit? Rumanisë - Joneskos dhe
Nadia Komaneshit; Serbise – Nikolla Teslës; Greqisë - Demis Rusos; Italisë -
Toskaninit apo Al Pacinos, Rusisë - Solzenisinit, Egjiptit – Omar Sharifit?
Kolumbisë - Markezit?...I vura tre pikat jo për të neutralizuar ato tre pikë
çuditëset, por për të thënë që kjo listë mund të shkojë pa fund.
Ka qënë një kohë kur nga Shqipëria nuk lejohej të largohej
asnjeri. Kjo kohë ishte nga
viti 1945 në vitin 1990. A ju kujtohet si quhej? Koha e komunizmit, koha e
diktaturës, koha e enverit. Për 45 vjet monstra që drejtonte vendin shpenzonte
një pjesë të madhe të buxhetit për të ruajtur kufirin. Jo që të mos i hynte kush
brenda, por që të mos i dilte njeri jashtë. Monstra shkonte dëm burime të panumërta
materjale dhe njerëzore, rrezikonte kapital politik të pallogaritshëm për të
vrarë, torturuar e burgosur ata që donin të largoheshin dhe për të syrgjynosur
e keqtrajtuar gjithë familjet e tyre. Shumë njerëz janë përpjekur të gjejnë arsyen
përse e bënte monstra këtë marrëzi. Disa mendojnë se ai kishte frikë se mos i
iknin të gjithë. Disa të tjerë arsyetojnë se e bënte ngaqë ishte xheloz dhe nuk
donte që skllevërit e tij të siguronin diku gjetkë një jetë më të mirë. Të
tjerë i bijen shkurt duke thënë se ishte paranoik. Pa hedhur poshtë asnjë prej
tyre, unë them që arsyeja kryesore përse monstra nuk i linte njerëzit të iknin
ishte se nuk duronte dot që dikush, kushdo që kishte jetuar ferrin e tij, të
dilte jashtë dhe të fliste hapur, serbes, pa i bërë syri tërr për ato që kishte
parë. Nuk duronte dot që njerëz që e njihnin nga pranë realitetin e tij të
ishin të lirë të shprehnin mendimin e tyre për atë realitet.
Sindroma e monstrës vazhdon të mbijetojë në forma të
ndryshme te shumë njerëz në atë vend edhe sot e kësaj dite. Ajo shfaqet me
bezdinë e madhe dhe nervozitetin e hapur ndaj çdo shprehje kritike që vjen nga
përtej kufirit. Ashtu si monstra, këta njerës nervozë dhe të bezdisur nuk e
kuptojnë që kushdo që merr mundimin dhe ndjek lajmet nga Shqipëria; kushdo që
merr mundimin dhe shpreh një mendim për Shqipërinë - të saktë apo të gabuar –
niset thjesht nga dashuria dhe nga dëshira për ta parë atë vend sa më mirë.
Sindroma e monstrës i ka rrënjët e thella dhe do të duhet kohë
që t’i gjendet ilaçi. Përderisa të gjendet, ne që jemi përjashta do të vazhdojmë
të mbetemi në shënjestër. Po ç’faj kemi ne? Fajin e kanë ata që na lanë të
dalim jashtë. Kush na la ne të dilnim jashtë?! Kjo, sipas të famshmëve Baha
Men, është nga ato pyetjet 1 milion dollarëshe. Meqë interneti na i jep mundësitë,
mund ta dëgjoni. Titullohet ‘Who let the dogs out?’Baha Men - Who Let the Dogs Out?
1 comment:
ËSHTË E MREKULLUESHME TË FLASË TË MREKULLUESHME PËR DR DAWN. Unë jam Vanessa Canga. Kam pasur një bashkim të bukur me burrin tim dhe kam ndarë lumturinë, ngrohtësinë dhe dashurinë e vërtetë. Ne jetuam së bashku për 10 vjet dhe patëm dy fëmijë. Pak muaj më parë filluam të kishim probleme pafund dhe zënka të vazhdueshme. Shtëpia ishte plot me pakënaqësi dhe fëmijët e mi gjithmonë qanin duke na parë të ziheshim gjatë gjithë kohës. Më në fund, ai u largua dhe na ndërpreu të gjitha mjetet për të komunikuar me të. Bëra gjithçka që munda për ta rikthyer për shkak të asaj që e doja, por pa dobi. DR DAWN më erdhi në ndihmë kur e kontaktova dhe më zbuloi se një grua qëndronte pas problemeve që kisha dhe ai më premtoi se do të më ndihmonte, gjë që e bëri kur ndoqa procedurat e tij të punës. Burri im u kthye në shtëpi tek ne dhe ne shpikëm gjëra. Ne jetojmë përsëri të lumtur së bashku. DR DAWN mund t'ju ndihmojë gjithashtu. kontakto me të përmes WhatsApp: +2349046229159
Email: dawnacuna314@gmail.com
*Nëse dëshironi të ribashkoheni me burrin/gruan tuaj.
*Nëse dëshironi të keni një martesë/marrëdhënie paqësore.
*Nëse keni nevojë për magji për të mbetur shtatzënë/shtatzënë.
*Nëse dëshironi të trajtoni infertilitetin.
*Nëse doni të hakmerreni/marrëni pronën tuaj.
*Nëse dëshironi magji promovimi.
Post a Comment