Ne këtu në
Toronto jemi me fat që kemi mes nesh një artist si Jani. Ndër violinistët më të
shquar shqiptarë, Maestro Papadhimitri është edhe kompozitor i shkëlqyer, muzikant
me shije të rrallë, dhe pedagog i aftë. Në fakt, aftësitë e tij pedagogjike
pasqyrohen te loja e shkëlqyer e dy vajzave të tij të talentuara, me të cilat ka
krijuar Trio Fammus – Livia Simas Papadhimitri (violinë) dhe Sofia Papadhimitri
(piano).
Jani është
muzikant modern, me shije të hollë dhe me aftësi të veçantë për të kuptuar
ndjenjat dhe kërkesat e artdashësve. Këtë ai e dëshmoi me Mbrëmjen me Muzikë
nga Filma dhe Muzikorë të Preferuar që organizoi mbrëmë në Toronto. Ishin afro
dy orë që kaluan si të ishin dy minuta për spektatorëve të shumtë që kishin
mbushur sallën.
Audienca e
Trio Fammus shtohet nga viti në – shtohet numri i shqiptarëve që tërhiqen nga
arti i Janit, Livias dhe Sofias; shtohet edhe numri i të jo-shqiptarëve. Kjo
flet për virtuozitetin e lojës së trios, flet për shijen e hollë të Janit në
zgjedhjen e repertorit, flet edhe për punën pasionantëve të këtyre artistëve.
Nuk është aspak e lehtë të shtosh audiencën e një koncerti me dy violina dhe një
piano në një kohë dhe në një qytet me jetë artistike nga më të larmishmet në
botë, në një vend ku gumëzhijnë lloj-lloj zhanresh muzikore. Jani e arrin këtë
me përkushtim dhe dashuri, si edhe me një punë të trefishtë.
Sepse atij
jo vetëm i duhet të zgjedhë dhe të praktikojë muzikën për një koncert, por edhe
të përshtasë pjesët muzikore që luan për trion e tij. Shumë nga pjesët muzikore
që u luajtën në Mbrëmjen me Muzikë nga Filma dhe Muzikorë të Preferuar as që
nuk ishin shkruar për piano dhe dy violina. Janit i është dashur të bëjë
trefishin e punës.
Jani është
njeri modest, me pak fjalë. Ka një buzëqeshje të lehtë, dashamirëse që s’i
ndahet nga fytyra. Është nga ata njerëz që punon dhe iu jep të tjerëve shumë më
tepër se ç’mund të marrë dhe është i lumtur që ka rast të na falë aq shumë kënaqësi
me artin e tij.
Ne këtu në
Toronto i jemi mirënjohës.
1 comment:
ËSHTË E MREKULLUESHME TË FLASË TË MREKULLUESHME PËR DR DAWN. Unë jam Vanessa Canga. Kam pasur një bashkim të bukur me burrin tim dhe kam ndarë lumturinë, ngrohtësinë dhe dashurinë e vërtetë. Ne jetuam së bashku për 10 vjet dhe patëm dy fëmijë. Pak muaj më parë filluam të kishim probleme pafund dhe zënka të vazhdueshme. Shtëpia ishte plot me pakënaqësi dhe fëmijët e mi gjithmonë qanin duke na parë të ziheshim gjatë gjithë kohës. Më në fund, ai u largua dhe na ndërpreu të gjitha mjetet për të komunikuar me të. Bëra gjithçka që munda për ta rikthyer për shkak të asaj që e doja, por pa dobi. DR DAWN më erdhi në ndihmë kur e kontaktova dhe më zbuloi se një grua qëndronte pas problemeve që kisha dhe ai më premtoi se do të më ndihmonte, gjë që e bëri kur ndoqa procedurat e tij të punës. Burri im u kthye në shtëpi tek ne dhe ne shpikëm gjëra. Ne jetojmë përsëri të lumtur së bashku. DR DAWN mund t'ju ndihmojë gjithashtu. kontakto me të përmes WhatsApp: +2349046229159
Email: dawnacuna314@gmail.com
*Nëse dëshironi të ribashkoheni me burrin/gruan tuaj.
*Nëse dëshironi të keni një martesë/marrëdhënie paqësore.
*Nëse keni nevojë për magji për të mbetur shtatzënë/shtatzënë.
*Nëse dëshironi të trajtoni infertilitetin.
*Nëse doni të hakmerreni/marrëni pronën tuaj.
*Nëse dëshironi magji promovimi.
Post a Comment