Taqka i
Lenkës, ose siç e quanin doçëria Taqkë Cingaridhka, i kërkoi të gjyshes,
Olimbisë, që në mëhallë njihej si Maqovica ndihmë për të veshur gurkashkën. Maqovica,
që sapo kishte marë shpirton në dorë për të ndezur fufuçkën, fshiu duart në mësallë
dhe rrëmbeu griben t’i ujdiste leshkat që i kishte lëmsh.
-
Nuk
shkohet në shkollë si i handakosur, - i tha.
-
Po
lemë me rehat se do mbodhisem, - u qurravit Cingaridhka.
-
E
dembelhanë, prit se dukesh si lugat i fandaksur. E mbushe kallamarin me mellan? Po molidhen e
vure në çantë?
-
I
vura të gjitha – rezervën, rigën, perigjelin.
-
Po
kanonkën? Do të të duhet për të hequr perithorin. Se pastaj s’di ku ti fillosh galavizhdat.
-
Të
thashë rigën, kanonkën, rulemanin. Mos u bëj humbamenkë fare.
-
Të
rashë kokës që të të çuknavit mirë, - u hakërrye Maqovica. – I ke bërë mathimat
apo do të të zënë gafil edhe sot? Se ngelesh përpara klasës si torobell pastaj
dhe të shtijen ata xerxevulët me tebeshir. Të ngulin edhe ndonjë pineskë tjetër
nga prapa.
-
Unë
s’jam humbameno, de. Atë gallofin që më shturi me tebeshir e bëra terbjet vetë.
I kërcyen sytë si
bumbrekë.
-
Edhe
vish shoshonkat se është llapavec jashtë. Do marrësh ndonjë plevit që të
çuditesh.
-
Shoshonkat nuk i vesh se dukem si dudum. Këpuckës
sapo ia sheshova një peronë që më vriste gishtin.
-
Epo dil me lepitka e me benevrekë atëherë.
-
Jo po si ti që gajase dynjanë duke gjezdisur me
penuar dhe fëshfëshe në mes të dimrit.
-
Pika
që s’të bije. Unë më mirë dal gollomesh se të ve fëshfëshkën.
-
Iiii,
- ia bëri Cingaridhka që mënd u mek kur iu pataks e gjyshja gollomesh në
mendje.
-
Lëviz,
tani. Mos më rri si gur pe shtufi.
-
Prit
se s’kam marrë patumkat. Kemi fiskulturë në palestër sot.
-
Ja ku i ke gjurmashkat. Po bollkat e fiskulturës
ku i ke?
-
Varur në kremastar.
-
Ua, bollkat në kremastar, si të jenë dolloma. More
ndonjë gjë për të ngrënë në pushim, apo do mbllaçitësh mastikë tërë ditën?
-
Do ble hallvëkoskë me.
-
Bli ushqim pe tamami, mos m’i harxho paratë për
fuga dhe ashikë, hallvëkoska dhe pisuska akulloreje se je tharë si cironkë dhe
je bërë si pe pe rotke më dyzaj. S’të thonë kot cingaridhe.
Taqkë
Cingaridhja u kujtua që s’kishte futur në çantë as fugën vëndkë pëndkë, as
onomain patik. Po pastaj e la atë muhabet se atë ditë kishte dëborë dhe e
kishin lënë të shkonin te kolovajzja e madhe në Shëndëllia. Hekurishtat i
kishte me vete.
-
E mos shko të shkasësh andej nga kukumalja se
thyen ndonjë gollganë, - ia bleu mendjen Maqovica.
-
Jo po do luaj si çupkat me posta biz dhe me
ngrika-shkrika, - i tha të gjyshes. – Shiko të na bësh ndonjë lakror ti, atë bëj.
-
Ja
gati pecin, si t’i duash petët, të holla, me kulaçka.
-
Ose
na bëj ndonjë petanik me fasule.
-
Mos do edhe kërnacka me ndonjë çiçkë raki?
-
Jo se rakia e babit është shollomotkë.
-
Prandaj e doje trebishonin ti, të hapje shishkën
e rakisë?
-
Epo s’është shishkë pe birre që ta hap me
bishtin e furkulicës.
-
Pika ty, di ti malukat nga rakia. Ti je si
ligavec gollash. S’ke ndërruar
akoma pizhamatë.
-
Po
çfarë do ti me, të bëhem si kade pe vere që të më thërrasin gollozdrum?
-
Ah
po ti i mer të gjitha llafet jangllësh. Vetëm yt atë të bën terbjet.
-
Po
sikur të na bësh ndonjë paçe pe kormine? Na zuri barku lakër armè gjithë muajin.
Ose na tiganis ato mëlçiçkat që blemë dje në Gjela Italani.
-
Ikë
tani se të mora okllainë. Na bëre me dhimbje koke.
-
Po
mer me ndonjë apkë. Ose pi ca ujë me
limua.
-
Ja
sa të mbaroj kortinkat se kam për t’iu bërë azhuret, do pastroj ca pezhishkat,
t’i mbledh ne farashkë e ti çoj në
ashefkë. Pastaj do mbulohem me levenxkë të ngrohem ca se u plevitosa. Mos m’u
mbështet mbi priftul se e theve.
-
Epo
ku është lugashka të mbath këpucët?
-
Ikë
tani xerxevul se na rokanise kokën. Kur të mbarosh ktheu në shtëpi, mos m’u
mbodhis rrugëve. Se atë bëni ti, argalisesh me mangot nëpër ulica.
-
Se mos ke punë tjetër ti, si ngjelkë i merr të
gjithë nëpër gojë.
Plaka i vuri reskën portës dhe ku kthye në
kuzhinë të bënte pak mëmëligje për mëngjes. Do
ta hante me ca peksimadhe që i kish mbetur që prëmë. S’kishte këllqe për t’u
marrë me atë djalë. Pastaj u kujtua që djali kishte ditëlindjen dhe filloi të
vrasë mendjen ti bënte ndonjë ëmbëlsirë. Kishte kohë që s’ishte bërë mukaet të
gatuante ndonjë trishkë. Djalka kishte qef karidhaton, po nuk ia kishte ngenë.
Le që atë e kishte bërë në kollozhek, para gjashtë muajsh. E mbante mend mirë
se e kishin ngrënë me imonik, pasi kishin pasur edhe një sallatë të mirë me
domate sërëke. Po
afronte viti i ri dhe duhej blerë edhe ndonjë miskë.
No comments:
Post a Comment