Në të gdhirë të datës 4 dhjetor 2024, përpara njërës prej
hyrjeve të Hilton në Manhatan një person që u përshkrua si “mashkull, i bardhë,
me maskë” shtiu tre herë me një pistoletë duke vrarë 50 vjeçarin Brajën
Tompson, kreun e kompanisë amerikane të siguracioneve UnitedHealthcare. Vrasësi
u largua nga vendi i krimit duke lënë pas vetëm imazhin e një njeriu të maskuar
dhe tre gëzhoja plumbash në të cilat ishin gdhendur fjalët “delay”, “deny”, “depose”
– “vono”, “moho”, “elimino”, që i bënin jehonë motos famëkeqe të kompanive të
sigurimeve (delay-deny-defend, d.m.th. vono, moho, mbrohu) si përpjekje për të
mos paguar kërkesat e klientëve për shpërblim siguracioni. Shtangia nga akti i dhunshëm
ia la shpejt vendin një vale të gjerë zemërimi të shprehur përgjithësisht në
median shoqërore ndaj kompanive të sigurimeve që njihen si grumbulluese
gjigande fitimesh, përgjithësisht duke u përpjekur për të paguar një numër sa
më të vogël kërkesash dhe duke lënë shpesh herë në baltë klientët e tyre.
Ndjenjat publikut të gjerë nuk kishin si të mos nxiteshin edhe nga fakti që
Brajën Tompson, kreu i kompanisë që tërheq të ardhura nga sigurimi i 46 milionë
amerikanëve merrte një rrogë vjetore prej 10 milionë dollarësh, ndërkohë që
atentatori i tij ishte një djalosh simpatik 26 vjeçar, që kishte kryer si “valedictorian”
një shkollë private në Baltimore dhe përfunduar cum laude shkollën Inxhinjerike
të Universitetit të Pensilvanisë, i cili e bënte fare të qartë se motivi për
veprimin e tij eksterm ishte mosaprovimi i politikave të vonimit, mohimit dhe eliminimit
të kërkesave të qytetarëve për të marrë nga kompania e sigurimeve shëndetsore atë
çka iu takonte.
Për pesë ditë njerëzit prisnin me kurreshtje se si do të
shkonte fati i atentatorit. Më së fundi, ai u identifikua dhe arrestua në një
restorant McDonald’s në Altuna, Pensilvani, pas telefonatës së një punonjësi të
atjeshëm. Manxhone akuzohet për një serë krimesh, ndër të cilat bije në sy Vrasje
e shkallës së pare (vrasje në vijim të një akti terrorizmi sipas përcaktimit të
Ligjit të Anti-Terrorizmit të vitit 2001). Nëse merren parasysh nga juria ato
mund të çojnë deri në dënim me vdekje.
Kapja dhe akuzat për terrorizëm i dhanë edhe një shtytje
tjetër diskutimit të ngjarjes dhe personazheve nga kanalet konvencionale të
medias, rrjetet e mëdha televizive dhe gazetat. Por shtytjen më të madhe ia dhanë
medias shoqërore, tik-tokut, fejsbukut, instagramit, etj. ku Luixhi Manxhone ka
marrë statusin e Robin Hudit.
Shpërndarja e pabarabartë e pasurisë është sot një nga problemet
më të mprehta të shoqërisë. Në vitin 2024 në Shtetet e Bashkuara dhjetë përqind
të popullsisë kontrollojnë mbi dy të tretat e pasurisë kombëtare, ndërkohë që
gjysma, pesëdhjetë përqind, kanë në duar vetëm 2.5 përqind të pasurisë së
përgjithshme. E ndërsa të pasurit gjejnë mënyra për të kontrolluar politikën në
favor të tyre dhe për t’u pasuruar edhe më tej, pjesa më e madhe e popullsisë e
sheh çdo ditë e më shumë veten të pafuqishëm dhe pa rrugëdalje. Gjendja, sipas fjalëve
të Manxhones kur po transportohej nga policia është: “…krejtësisht fyese për
inteligjencën e popullit amerikan dhe për përvojën e jetës së tyre.”
A është Luixhi Manxhone rrugëdalje, apo thjesht shfryrje
kolektive inati?!
1 comment:
Pershendetje miq, me profesion jam mjek. Unë kurrë nuk kam besuar në superfeshier për shkak të përvojës sime profesionale derisa takova Dr Gideon, një magjistar i fuqishëm që është i mrekullueshëm me punën e tij. Unë kisha probleme në martesën time prej 12 vitesh kur zbulova se burri im kishte një lidhje me kolegen e tij, kështu që u përballa me të, gjithçka që ai mund të më thoshte është se duhet të jem gati për një divorc sepse ai është i lodhur nga unë, kjo ishte vërtet e habitshme. sepse pas dy ditësh marr certifikatën e divorcit prej tij, i lutem të ndalojë por ai u soll në mënyrë të çuditshme, as që mendon se si do të ndikojë tek fëmijët tanë, pastaj fola me një shoqe për problemin tim dhe ajo më tha se si ishte në një situatë të ngjashme, por Dr. Situata, më thanë se çfarë të bëja dhe sot burri im është përsëri në paqe me mua dhe ka ndaluar të gjitha veprimet e tij të këqija ndaj meje. Nëse keni një problem në marrëdhënien tuaj, doktor Gideon është ndalesa juaj e fundit për një zgjidhje. Mund ta kontaktoni në WhatsApp:. +2347042191323
Email:drgideon611@gmail.com
Post a Comment