(Shënime për librin e Pëllumb Kullës: “Vdekja e Enver Hoxhës”)
Arben Kallamata
Nëse perversiteti i shoqërisë shqiptare në gjysmën e dytë të shekullit të njëzetë do të mund të paraqitej me një kurbe grafike, pika kulmore do të binte padyshim në 11 Prill të vitit 1985. Deri në atë pikë çdo përsosje e perversitetit ka ardhur në rritje. Pas saj, pavarësisht nga përpjekjet, gjeneruesit e maskarallëkut duket se s’e patën më forcën e ideatorit dhe frymëzuesit të tyre për ta shtuar, ose të paktën, ruajtur intensitetin.
Pikërisht rreth kësaj pike, rreth ndodhjes, ose shpalljes së vdekjes së kryepervertit ka gjetur Pëllumb Kulla t’i vendosë ngjarjet e romanit të tij të fundit “Vdekja e Enver Hoxhës” (Shtëpia Botuese “Arbëria”, Tiranë, çmimi 650 Lekë).
Te “Vdekja e Enver Hoxhës” Kulla tregohet analitik, i pamëshirshëm, i mprehtë dhe thuajse i paarritshëm në shkallën e humorit. Libri hapet me një grimjer kinostudioje që, krejt papritur, thirret për një shërbim të pazakontë: makjimin e fytyrës së udhëheqësit të vdekur, vdekja e të cilit nuk është shpallur ende dhe s’dihet se kur, ose nëse do të shpallet (ndonjeherë). Nga kinostudioja, në periferi të Tiranës, bashkë me grimierin, lexuesi dërgohet drejt e në qendrën e thurrjes së intrigës kombëtare, në vilën e Hoxhave, pranë një kufome që s’duan ta lënë të dekompozohet. Këtu fillon loja. Betimi, grimier, ndodhet në një situatë sa të frikshme, aq edhe komike. Ai përpiqet të marrë vesh se kush e luan topin, kush është komandant dhe kush është ushtar. Njerëz që, deri pak çaste më parë kanë qënë gati t’i bijen me shkelm, tani i servilosen. Dikush tjetër i sillet me njerëzillëk, gati edhe i lutet, por edhe e kërcënon se do ta zhdukë me soj e sorrollop. Por, mbi të gjithë, në atë bodrum kallkan intrigash mbretëron padiskutim ajo, shtriga me rroba të zeza – kalkuluese, gjakftohtë, e prerë, e qartë në atë që do të arrijë. Udhëheqësi ka vdekur, por s’duhet të vdekur. Të gjithë duhet të përgatiten, asnjeri s’duhet ta marrë vesh. Duhet organizuar me dinjitet varrimi, ndërkohë që duhet t’i mbyllen shtigjet thashethemeve për vdekjen dhe, sidomos, ndonjë rrëmuje apo, largqoftë, trazire që mund të ndodhë nga hutimi. Në veprim është vënë e gjithë makineria propagandistike e një shteti supergënjeshtar, që nga lajmet e rreme, deri te përdorimi i sozisë. Nuk ka asnjë shenjë ndershmëri, asnjë gjurmë skrupulli, asnjë hije ndërgjegjeje.
Më tutje Kulla e hap lojën jashtë kryeqytetit, në një rreth të jugut, ku duhet përgatitur vajtimi për vdekjen e mundshme të udhëheqësit, për të cilin është thënë se s’ka vdekje, por që në fakt ka vdekur dhe që asnjeri nuk duhet ta dijë se ka vdekur, derisa t’i shpallet zyrtarisht vdekja, gjë që do të bëhet vetëm kur të jenë marrë masat e sigurisë e të jetë përgatitur nderimi si duhet i vdekjes nga njerëz që nuk duhet ta dijnë se ajo ka ndodhur.... Eshtë një terren ku Pëllumb Kulla ndjehet më mirë se kudo dhe pena e tij rrjedh lirshëm, duke të ngacmuar humorin, ndezur fantazinë dhe, njëkohësisht duke të bërë të mendohesh e, ndoshta edhe t’i bijesh kokës me grushte. Por mbi të gjitha, eshtë një operim mbi realen, mbi diçka që ka ndodhur, ose mund të ketë ndodhur vërtet, mbi ngjarje të cilat, për ata që e kanë jetuar vitin 1985 nuk kanë asgjë të tepruar. Njerëzit në rrethin jugor nuk marrin vesh ç’bëhet: Sekretari i Parë i Partisë për rrethin iu thotë të përgatiten për vdekjen e Enver Hoxhës që sipas tij nuk ka vdekur, ndërkohë që ata që duhet të përgatiten janë të bindur që Hoxha nuk vdes kurrë. Ta dëgjojnë sekretarin, apo të dyshojnë se është ndonjë komplot armiqësor kundër udhëheqësit? Dyshues, të trembur, i drejtohen Degës së Punëve të Brendëshme, ku kryetari i Degës del se mbështet Sekretarin. A i qetëson njerëzit kjo? Në asnjë mënyrë. Sepse, s’është fare çudi që si Sekretari i Parë, ashtu edhe kryetari i Degës të jenë pjesë e Komplotit. Këta njerëz kanë parë Ministra të Brendshëm, Kreministra, e çfarëdolloj rangu që të dalë komplotist, jo më një Sekretar Partije, apo një Kryetar Dege rrethi. Puna arrin deri atje sa Partia detyrohet të lëshojë zërin e Nexhmijes të regjistruar për të bindur njerëzit që të fillojnë përgatitjen për vajin. Mirë, po sipas mësimeve të Enverit, kushdo mund të jetë komplotist. Dilema këtu arrin në caqet e dhimbjes. Në përfytyrimet e njerëzve të vitit 1985 ishte më e mundshme, të qe komplotiste Nexhmija, se sa të kish vdekur Enveri!
Çoroditja me hierarkinë e pushtetit në një shtet që nuk respekton as ligje dhe as rregulla vazhdon në pjesën e dytë, pasi është shpallur vdekja dhe eunukët e Byrosë Politikë i nënshtrohen grimimit për t’u paraqitur sa më të lodhur e të dërrmuar nga goditja e rëndë. Aty grimieri mëson se të gjithë, duke përfshirë edhe atë që do të bëhet Sekretar i Parë i KQ të Partisë, janë kukulla në duart e Nexhmije Hoxhës dhe kamzhikmbajtësit të saj, të cilin nuk e di përse, po Kulla e ka paraqitur me pseudonim. Në fakt, Pellumbi përdor vetëm dy emra realë në roman, Enver dhe Nexhmije Hoxha. Kjo është bërë ndoshta me qëllim për të thënë se ata të dy janë gjeneruesit e çorbës së perversitetit, të tjerët janë thjesht pjesë përbërëse të saj.
Meritë të veçantë për Pëllumb Kullën në romanin “Vdekja e Enver Hoxhës” përbën edhe fakti që ai nuk bën asnjë përpjekje për të nxjerrë heronj. Një situatë aq perverte nuk ka pasur dhe nuk kishte mundësi të kishte heronj. As libri i Kullës, pra nuk ka heronj. Nuk ka asnjë që përpiqet të kundërshtojë apo t’i përballë atij absurditeti malinj që ka përfshirë shoqërinë. Me përjashtim, ndoshta, të Kujtimit, një djaloshi që po kalbet birucave të burgut, dhe që e mban kokën lart e moralin të pacënuar jo ngaqë arrin të kuptojë thellë se ç’ndodh rreth tij, jo ngaqë kërkon të ndryshojë ndonjë gjë, jo ngaqë shpreson te e ardhmja, por thjesht ngaqë është rritur dhe edukuar me norma morale të shëndosha, të cilat, për arsye të rrethanave, s’ka arritur t’ia shtrembërojë kush. Veç tij, i madh e i vogël, nga qendra deri në rrethe, nga maja deri në bythë, nga blloku deri te birucat e burgjeve, të gjithë vërtiten në vorbullën e qelbësirllëkut të madh, të cilin Nexhmije Hoxha bën ç’është e mundur ta mbajë në vlim gjatë gjithë kohës, edhe pas vdekjes së kryekuzhinjerit.
Lufta për konformizëm, përpjekja për të qënë brenda sido që të vijë puna, frika se mos dikush po përpiqet të të godasë kur s’e ke mendjen, syçeltësia hipokrite e një turme njerëzish të verbër, të gjitha këto krijojnë situata komike e tragjike përgjatë romanit. Edhe pasi është shpallur vdekja e Enver Hoxhës njerëzit kanë frikë të flasin, madje kanë frikë edhe të dëgjojnë. Ata shohin me dyshim çdo veprim të të tjerëve përreth. Nëse unë e dëgjoj diçka që s’duhet të ishte thënë, atëherë duhet ta raportoj, sepse ajo mund të jetë thënë me qëllim provokimi. Po ta raportoj, dhe të mos jetë thënë me qëllim provokimi, marr në qafë atë që e ka thënë. Po të jetë thënë me qëllim provokimi dhe të mos e raportoj, atëherë marr më qafë veten time. Më mirë ta raportoj dhe të shpëtoj bythën time. Qarqe të tillë arsyetimi vërtiten e mpleksen në të gjithë librin e Kullës, duke shpalosur një sistem të ndyrë, pervers, shoqëror që nxit parreshtur spiunimin, kallëzimin për vetëmbrojtje ose përfitime të vogla, dyshimin për këdo dhe për gjithçka, humbjen e çdo vlere njerëzore.
Aq në ekstrem shkon ky maskarallëk kolektiv i dirigjuar nga të vetmit personazhe me emra të vërtetë në roman, saqë, në shenjë zije për vdekjen e Enver Hoxhës, një qytet i tërë vendos të heqë dorë për një afat pa fund nga gazi dhe hareja. Njerëzit kanë frikë të thyejnë akullin të parët, dhe rrijnë squkur, duke pritur atë që do të guxojë të lëvizë i pari. Edhe në këtë rast, Kulla ka kurajon intelektuale dhe qytetare të shohë se si ai që ngrihet për të thyer akullin nuk është ndonjë i persekutuar politik, as ndonjë ish-pronar apo tregëtar, por një nga njerëzit më të devotshëm të regjimit.
Çdo qytetar shqiptar që e ka jetuar komunizmin e ka për detyrë morale ndaj brezave pasardhës që të dëshmojë ndershmërisht për natyrën e atij sistemi. Secili prej nesh e ka për detyrë morale të pranojë se kemi jetuar mes një pisllëku të skajshëm kolektiv, prej të cilit askush nuk mund të dalë i panjollosur. Vetëm duke pranuar perversitetin e asaj kohe, mund të jemi në gjendje të kuptojmë se ç’ndodh me ne sot dhe të shpresojmë se dikur do të jemi në gjendje të ndryshojmë diçka. Me librin “Vdekja e Enver Hoxhës” Pëllumb Kulla e kryen në mënyrë të përsosur detyrën e tij morale si qytetar, intelektual e shkrimtar. Por, më tepër se kaq, ai realizon këtë nëpërmjet një arti të mirëfilltë, përmes një romani që lexohet gjithë qef dhe që mund të përpihet i tëri pa e lëshuar nga dora. Dhe, të mos harrojmë, është një libër që të bën të qeshësh në çdo faqe dhe, shpesh herë, edhe të mbash brinjët me dorë.
Do t’ua rekomandoja pa ngurrim të gjithëve, duke përfshirë edhe ish-anëtarëve të Byrosë Politike.
10 Porosite nga George Carlin
Saturday, October 25, 2008
Sunday, October 19, 2008
Gjyq Historik kunder enver hoxhes. Akuza 1.
Dhjete pikat e Akuzes 1 (nga vargu pafund i akuzave) ne gjyqin historik te enver hoxhes:
Arben Kallamata
Nese do t'i behej nje gjyq historik enver hoxhes, ne vargun pafund te akuzave, mendoj se e para, me e renda dhe me e rendesishmja do te ishte: Ka vepruar me ndergjegje te plote kunder kombit shqiptar, kunder njesimit te tij dhe per izolimin e shqiptareve te Shqiperise nga shqiptaret e Kosoves, Malit te Zi, Maqedonise dhe Greqise.
1. Ne vitin 1941 dy emisare te Titos, Miladin Popovici dhe Dushan Mugosha krijuan Partine Komuniste Shqiptare, si nje dege te Partise Komuniste Jugosllave. Ne krye te kesaj dege partije ata nuk vune ndonje komunist te regjur e me pervoje, por nje njeri qe as ia kishte idene c'ishte komunizmi - enver hoxhen. Arsyeja ishte e thjeshte, ata donin nje njeri pa baze ne parti, por qe te ishte i bindur ndaj udhezimeve te Beogradit. Koha do ta tregonte se, nga pikpamja e tyre, ata kishin bere nje zgjedhje te persosur.
2. Sipas udhezimeve te Beogradit, enver hoxha e ktheu luften nacional-clirimtare ne lufte civile vellavrases, ku ne qender u vune nacionalistet shqiptare qe enderronin bashkimin e Kosoves me Shqiperine. Shembull tipik per kete ishte prishja e marreveshjes se Mukjes, vrasja e Mustafa Gjinishtit. Ishte gjithashtu vrasja dhe denimi (me pas) i te gjithe nacionalisteve shqiptare.
3. Ne 1945, me kerkesen e Titos, enver hoxha dergoi trupa shqiptare ne Kosove per te shuar levizjen kombetare te shqiptareve qe nuk pajtoheshin me komunizmin jugosllav.
4. Pas luftes, enver hoxha ia nenshtroi gjithe ekonomine shqiptare Jugosllavise. Nje pjese e mire e pasurise se paket qe iu kishte mbetur shqiptareve nga lufta dhe pjesa me e madhe e ndihmave te ardhura nga perendimi, perfunduan ne Beograd, nderkohe qe populli shqiptar vuante urie.
5. Prishja me Titon. Gjate dhe pas luftes Tito enderronte krijimin e nje konfederate ballkanike me Beogradin si qender. Ne kete kuader, ai pergatiti edhe hoxhen si mbeshtetes te kesaj ideje. Pjese e ketij plani ishte perfshirja e Shqiperise ne federaten jugosllave. Interesat e Titos perputheshin me interesat e hoxhes. Mirepo plani i Titos per konfederaten ballkanike nuk u mbeshtet nga Stalini. Stalini nuk mund te sakrifikonte Bullgarine per Titon qe tregonte shenja te dukshme mosbindje ndaj Moskes. Per me teper, Greqia ishte shkeputur dhe kishte kaluar plotesisht ne perendim. Tito e gjeti veten ne nje situate ku duhej te kujdesej vetem per Jugosllavine. Pyetja per te ishte: Ta perfshinte Shqiperine ne Jugosllavi apo jo? Per kete pyetje Stalini dha pergjigjen: Gelltite. Por Tito nuk e gelltiti. Ai ishte mjeshter i balancave. Ai e dinte se nje Shqiperi e bashkuar brenda Jugosllavise do te ishte shkaterrim per federaten.
Sipas llogarive te Titos, Jugosllavise i leverdiste nje Shqiperi e ndare, me njeren pjese ne Jugosllavi dhe tjetren jashte saj. Gjithashtu, Jugosllavise i leverdiste qe pjesa e Shqiperise jashte Jugosllavise te ishte e izoluar, e dobet ekonomikisht, e varfer, diktatorjale dhe te perbente nje shembull te keq per shqiptaret qe jetonin ne Jugosllavi.
6. E gjithe veprimtaria e Hoxhes pas "prishjes" me Titon ishte nje perpjekje e ndergjegjshme, e kalkuluar per te krijuar nje Shqiperi te izoluar, te dobet ekonomikisht, te varfer, diktatorjale, qe perbente shembullin me te keq te mundshem per shqiptaret qe jetonin ne Jugosllavi. Faktet treguan se ai ia arriti me se miri ketij qellimi.
7. Me dhjetra shqiptare qe kalonin kufirin nga Kosova ne Shqiperi duke shpresuar se do t'i shpetonin roberise sllave, perfundonin drejt e ne burgjet dhe kampet e punes se enver hoxhes.
8. Per 46 vjet te regjimit komunist, kufiri i panatyrshem midis dy pjeseve te Shqiperise ishte nje kufi i pakapercyeshem. Ai ndau familjet nga familjet, vellezerit nga vellezerit, krushqit nga krushqit. Kufiri ruhej me fanatizem nga forcat e hoxhes dhe me liberalizem nga forcat e Titos. Ne vend qe te ndertonte nje rruge midis Tiranes dhe Morines, qe do te ndihmonte integrimin e dy pjeseve te Shqiperise, hoxha ndertonte rrathe koncentrike bunkeresh. Shqiptaret ne te dy anet e kufirit filluan te humbnin lidhjet e gjakut, lidhjet kulturore, lidhjet gjuhesore, lidhjet me te natyrshme midis njerezve qe jane te pakten fqinj me njeri-tjetrin, e jo me vellezer te nje gjaku.
9. Ne Shqiperine e enver hoxhes perdoreshin lirisht shprehjet "vellezerit kineze" dhe "miqte kosovare".
10. Tito vdiq ne 1980. Vetem ne 1981 enver hoxha "u kujtua" t'i jepte nje shenje gjoja simbolike gjysmes se kombit jashte kufijve te shtetit, duke ngjitur karafila te kuq ne tribunen e nje majit. Too little, too late. Gjesti behej per interesa te konjuktures politike nderkombetare te hoxhes ne ate kohe, dhe s'kishte fare te bente me interesat e hoxhes.
Nuk ka asnje arsye per asnje shqiptar, ne cdo cep te globit qofte, qe te krenohet apo te ndihet mire me permendjen e enver hoxhes.

Monday, October 13, 2008
“Çfarë feje kanë shqiptarët?”
Si rregull të gjithë përgjigjemi pa u menduar: “70 përqind muslimanë; 20 përqind ortodoksë dhe 10 përqind katolikë“
Një përgjigje për pyetjen: Ç’fe kanë shqiptarët?
Nga Arben Kallamata
Në një takim gazetarësh europianë në vitin 1994 me ra rasti të takoj një gazetar të ftuar nga Mongolia. Të gjithë ishin kureshtrë dhe, gjatë pushimeve, e mbytën në pyetje. Ai mundohej të mos prishte qef. Ajo që bëri më tepër përshtypje ishte se, kur e pyetën se sa kamilje kishte në Mongoli, ai dha një shifër të saktë: 1,245,143. Ndërsa pyetjes se cila ishte popullsia iu përgjegj: mbi 2 milion e gjysëm.
Pyetja që i bëhet pothuajse çdo shqiptari nga të huajt është “Ç’fe kanë shqiptarët?” Si rregull të gjithë përgjigjemi pa u menduar: “70 përqind muslimanë; 20 përqind ortodoksë dhe 10 përqind katolikë“. Pakkush e vret mendjen të gjejë nga kanë dalë këto numra, sa të sakta janë, a pasqyrojnë realitetin dhe përse vazhdojnë të përdoren me aq siguri. Të mësuar siç jemi t’i pranojmë disa gjëra pa i vënë në dyshim, ne vazhdojmë të përsërisim e të përsërisim me siguri absolute të njëjtat përqindje, aq sa ua kemi mbushur mendjen edhe të huajve se janë të padiskutueshme. Shifrat 70-20-10 përdoren pa dogane nga shqiptarë dhe të huaj, hyjnë nëpër shkrime e enciklopedi, mbushin faqet e Internetit e referencave në të katër anët, dhe merren si të mirëqëna.
Nga një kërkim i shpejtë në Internet del se përqindjet citohen kudo – në Enciklopedinë Britanike, në Librin e Fakteve të CIAs, fjalorin Webster e, natyrisht, në të gjitha faqet e Internetit ku bëhet fjalë për Shqipërinë. Megjithatë, sado të kërkosh, është e pamundur të gjesh burimin origjinal zyrtar.
Feja është një pikë ku shqiptarët janë treguar të përparuar.
Personalisht këto shifra në vetvete nuk më shkaktojnë asnjë shqetësim. I shoh shqiptarët si shqiptarë dhe jam krenar që kështu e shohin njëri-tjetrin edhe shumica dërrmuese e bashkëkombësve të mij. Nuk do të uroja kurrë t’i ktheheshim njeri-tjetrit dhe ta numëronim si musliman, ortodoks, apo katolik. Këtë nuk e kemi bërë ndonjëherë dhe s’kemi përse ta bëjmë tani. Pavarësisht nga trajtimi që i bën ndarjeve fetare bota, qoftë edhe ajo Perëndimore, feja është një pikë ku shqiptarët janë treguar më të përparuar.
Por imazhi i Shqipërisë si vend ku mbizotëron popullsia muslimane nuk kalon pa u vënë re nga të tjerët, përfshirë edhe Perëndimin. Qarqe të caktuara s’harrojnë ta theksojnë dhe ta ritheksojnë këtë fakt, madje edhe ta zmadhojnë atë duke e paraqitur Shqipërinë si vend krejtësisht musliman. Disa intelektualë shqiptarë i shqetëson ky fakt dhe mundohen të japin shpjegime historike për rrethanat që kanë ndikuar në kthimin e shqiptarëve në fenë muslimane; për prirjet tradicionale pro-Perëndimore të tyre, pavarësisht nga feja; për prejardhjen e lashtë të krishterë e të tjera. Të tjerë nxjerrin teori ekstreme, që shkojnë deri në çmenduri, me propozime për ri-konvertime masive në interes të ardhmërisë së kombit.
Ka vend për t’i vënë në dyshim shifrat dhe riparë (pa)saktësinë e tyre.
Nëqoftëse në Shqipëri jetojnë 70 përqind muslimanë, 20 përqind ortodoksë dhe 10 përqind katolikë, le ta shohim në sy këtë fakt the të mendojmë se ç’mund të bëjmë përballë tij. Por përpara se ta bëjmë kët, ka vend për t’i vënë në dyshim këto shifra dhe për të riparë (pa)saktësinë e tyre.
Vetë rrumbullakosja e shifrave (70-20-10) të bën të mendosh se diçka nuk është në rregull. Libri i fakteve i CIAs (padyshim një nga burimet më të besueshme dhe shkencore për statistikat e vendeve të ndryshme të botës) e jep popullsinë e Shqipërisë në vitin 2001 të vlerësuar 3,510,484. Një shifër e saktë, e pa rrumbullakosur. Merrni një makinë llogaritëse dhe gjeni 70 përqind të 3,510,484. Mua më del 2,457,338.8 – numri i muslimanëve. Çdo të thotë 0.8 njeriu? Llogaris numrin e ortodoksëve – 702,096.8. Katolikët dalin 351,048.4.
Kjo thjesht nuk ka kuptim. E njëjta gjë ndodh edhe me shifrat që jep Enciklopedia Britanike: 3,413,904 – përkatësisht 2,389,732.8 muslimanë; 682,780.8 ortodoksë dhe 341,390.4 katolikë.
Përbërja e popullsisë shqiptare që nga koha e Zogut e deri sot ka ndryshuar disa herë.
Përafrimet 70-20-10 e kanë zanafillën në statistikat e para Luftës së Dytë. Se sa të sakta kanë qënë ato dhe cilave qëllime politike i kanë shërbyer në atë kohë, nuk ia vlen t’i diskutosh. Përbërja e popullsisë shqiptare që nga koha e Zogut e deri sot ka ndryshuar disa herë, siç ka ndryshuar ndjeshëm edhe drejtimi fetar. Pra, edhe nëse kanë qënë të sakta në atë kohë (gjë që ka shumë pak të ngjarë me atë administratë gjysmake dhe thuajse analfabete), përpjestimet nuk mund të jenë ruajtur deri sot. Ato janë përmbysur në kohën e Komunizmit. Nuk mund të mos merret parasysh fakti që në vitin 1967 Hoxha mprehu shpatën dhe krasiti të gjitha fetë në Shqipëri. Një brez i tërë u rrit jo vetëm pa lidhje me fenë, por edhe me ndjenja armiqësie ndaj saj. Për mirë apo për keq, pjesa më e madhe e shqiptarëve sot nuk besojnë dhe nuk e lidhin veten me asnjë formë besimi fetar.
Lidhur ngushtë me këtë janë martesat ndërfetare. Si mund ta presësh me thikë dhe ta rrumbullakosësh përkatësinë e popullsisë në fe të ndryshme pa llogaritur përzjerjen e saj? Kjo përzjerje ka filluar shumë më herët se viti 1967, shumë kohë para se ta mprehte shpatën ai që përmendëm më lart. Ajo ka sjellë ndryshime të papërfytyrueshme në përbërjen e popullsisë. Unë nuk besoj te feja. Prindërit e mi nuk besonin. Gjyshërit e mij kanë qënë ortodoksë. Gjyshërit e gruas sime, e cila së bashku me prindërit e saj nuk beson, kanë qënë muslimanë e bektashinj. Çfarë janë dy fëmijët e mi? Në çfarë 0.8 përqindëshi përllogaritës do numërohen ata? Dhe sa mijëra e mijëra çifte të tjerë të ndërthurur midis tre ose katër feve jetojnë të qetë dhe në harmoni në të gjithë Shqipërinë, pa e vrarë mendjen ta ndajnë familjen në 70-20-10?
Përzjerja fetare me anë të martesave tashmë ka kaluar deri në brezin e tretë. Në Librin e Fakteve të CIAs dhe në burime të tjera, kur përmendet ndarja fetare 70-20-10, jepet edhe shënimi sqarues: “në vitin 1967 u mbyllën të gjitha xhamitë dhe kishat dhe u ndalua ushtrimi i fesë. Në nëntor të vitit 1990 Shqipëria lejoji ushtrimin privat të fesë.”
Shënimi është i përpiktë, por të krijon përshtypjen sikur shqiptarët u rikthyen aty ku kishin qënë në 1967. Kjo s’është e vërtetë. Interesi për fenë në fillim të viteve 90të ishte kryesisht shprehje kundërshtimi ndaj komunizmit. Më pas ai filloi të bjerë thuajse në nivelet e para 1990tës. Nga ana tjetër, hapja e Shqipërisë, misionet fetare nga të katër anët, kanë sjellë konvertime nga më të çuditshmet, në fe e sekte fetare për të cilat shqiptarët as që kishin dëgjuar më parë. Pa llogaritur këtu mijëra emigrantë ekonomikë që e kanë kthyer veten nga Ali në Vasil dhe kanë pagëzuar me kuç e me maç për të qënë në gjendje të punojnë pa iu rënë njeri në qafë.
Jo pak shqiptarë sot vazhdojnë të votojnë me qef për komunistët, dhe do të falnin edhe jetën për të parë edhe një herë fotografinëe atij shpatarit sipër kutisë së votimeve. A mund të thuash se ata i përkasin ndonjë feje tjetër vec Komunizmit? S’duhet harruar se mosha mesatare e tyre është diku afër të 70tave, pjesë e kontigjenit më të mundshëm për t’u llogaritur si të përkushtuar ndaj fesë. Me gjithë këto llogaritje, është vështirë të besohet se shqiptarët vazhdojnë të ndahen në 70 përqind muslimanë, 20 përqind ortodoksë dhe 10 përqind katolikë.
Ç’përqindje e shqiptarëve shkojnë rregullisht në xhami dhe kisha? Sa shqiptarë falen pesë herë në ditë? Sa shqiptarë nuk e venë në gojë mishin e derrit dhe alkoolin? Sa prej tyre agjërojnë? Sa janë pagëzuar? Sa janë bërë synet? Cilat janë përpjestimet midis grupeve?
Historikisht shqiptarët kanë kryer disa konvertime spektakulare. Fillimisht, nuk ngurruan të bëheshin kombi i dytë në botë që pranonte krishterimin, pavarësisht se ende ruan elementë të paganizmit. Pastaj u ndodhën pikërisht në pikën e ndarjes së Bizantit nga Roma dhe pranuan dyzimin përkatës të krishtërimit në ortodoksë dhe katolikë. Më vonë përqafuan në mënyrë masive muslimanizmin. Për t’i braktisur pastaj të gjitha këto, me të parë që kishte mprehur shpatën ai qoftëlargu. Dhe tani së fundi, konvertime në të katër anët: nga muslimanë në ortodoksë, nga ortodoksë në katolikë, nga ateistë në evangjelistë, nga komunistë në ateistë.
Pavarësisht nga mënyra si i përjetojmë emocionalisht këto dukuri ne shqiptarët, ato janë fakte. Dhe duhen parë e llogaritur si fakte. Duhet pranuar se 70-20-10 përqindëshi nuk ekziston më. Dhe duhet pranuar se shumica e shqiptarëve janë ateistë dhe nuk kanë asnjë lidhje me asnjë fe.
Regjistrimi i popullsisë bëhet nga qeveria
Çdo qeveri moderne organizon rregullisht, të paktën një herë në 4-5 vjet atë që quhet Census (fjalë që s’ekziston në shqip) – regjistrimin e popullsisë. Në pyetësorë të detajuar qytetarët japin të dhëna të hollësishme për veten e tyre. Ky regjistrim është tepër i fshehtë dhe iu shërben, në rradhë të parë, vetë qytetarëve. Të dhënat përpunohen nga qeveria qendrore dhe pushtetet lokale për të përcaktuar përparësitë e politikës – çfarë ndryshime duhen bërë në infrastrukturë, në urbanistikë në investime. Kjo bëhet pa vështirësi në vende me popullsi qindramilionëshe. Është detyrë e qeverisë. Nuk është votim partiak, as referendum mbarëpopullor. Nuk ka karakter politik, por praktik, administrativ. Dhe nuk ka nevojë t’iu sugjerohet për debat forcave politike, që të japin mendime nëse duhet bërë apo nuk duhet bërë.
A nuk ka ardhur koha të llogaritet si duhet popullsia shqiptare? Të numërohen sa shqiptarë janë, ku jetojnë, me se merren, ku punojnë dhe, në fund të fundit, çfarë janë? Ose, si e ndjejnë veten që janë? Në këtë kornizë, nuk do të ishte e vështirë të shtrohej edhe pyetja se cilës fe i përkasin, nëse i përkasin ndonjë feje. Sa janë muslimanë, ortodoksë, katolikë, paganë, evangjelistë, protestantë, bahai, jehovai, budistë apo nuk ushtrojnë asnjë nga këto fe? Dhe, që këtu, nga ky regjistrim, të nxirren shifra të sakta, jo hamendësime të rrumbullakosura. Është gjëja më e thjeshtë, më normale dhe më e domosdoshme që mund dhe duhet të bëjmë. Dhe më patriotike.
Qarqeve antishqiptare iu leverdis ta paraqesin Shqipërinë si vend musliman.
Po t’ia lemë këtë punë politikës, s’kemi për ta zgjidhur kurrë. Politika nuk mungoi të fuste hundët në përpjekjen e fundit (1999) për të regjistruar popullsinë edhe sipas përkatësisë fetare. Pati nga ata që shprehën frikën se do të regjistroheshin si ortodoksë shumë nga ata që e kishin ndërruar fenë për arsye utilitare dhe se një regjistrim i tillë do t’iu shërbente grekëve. Të mundohesh të fshehësh, ose të mos e nxjerrësh të vërtetën në një rast si ky është njëlloj si të fshehësh kokën në rërë, si struci. Frika nga regjistrimi i popullsisë tregon edhe një herë fobinë e një pjese të mirë të politikanëve shqiptarë ndaj gjërave të sakta. Nga ana tjetër, politikanët shqiptarë duhet ta kenë të qartë se atyre qarqeve greke që nuk e duan Shqipërinë, më tepër se ç’do gjë iu leverdis ta paraqesin atë si vend musliman. Çdo politikan që gërricet me çështjen e feve dhe të përkatësive etnike duhet ta ketë të qartë se ortodoks nuk do të thotë grek. Ortodoks shqiptar do të thotë SHQIPTAR. Dhe, së fundi, edhe nëqoftëse dikush është konvertuar në Ortodoks për përfitime ekonomike, a s’është ky një rikthim i procesit të para dy shekujve, kur shqiptarët u konvertuan në msulimanë për përfitime ekonomike? Dhe, megjithëse u konvertuan në masë, vazhdojnë të numërohen si muslimanë? Përse të mos numorohen të konvertuarit rishtaz si ortodoksë apo katolikë apo protestantë? Në fund të fundit, feja ka të bëjë me zgjedhjen e lirë të njeriut. Shteti dhe politikanë nuk mund t’i diktojnë popullsisë çfarë të besojë. E shumta që mund të bëjë shteti, është të numërojë. Pasi të kenë marrë nga shteti shifrat e sakta, politikanët, diplomatët dhe propagandistët mund të englendisen me rezultatin – t’i mbushin mendjen vetes dhe botës për orjentimin e vërtetë të shqiptarëve. Por le ta bëjnë këtë duke filluar nga baza të vërteta, dhe jo nga hamendje e futjakote.

Dialekte dhe Standarde
Arben Kallamata
Ndryshimet dialektore janë pasojë e veçimit, e mungesës së shkëmbimeve midis grupeve të ndryshëm njerëzish. Popullsi të caktuara, kur veçohen nga njëra - tjetra, pa marrëdhënie të mjaftueshme, pavarësisht se dikur mund të kenë pasur një gjuhë të përbashkët, të njësuar, fillojnë të zhvillojnë forma të ndryshme të përdorimit të të njëjtës gjuhë. Gjuha është si një qenie e gjallë që zhvillohet në drejtime të ndryshme, sipas mjedisit ku jeton, sipas përdoruesve dhe rrethanave natyrore.
Kushdo që di Anglisht e njeh mirë dallimin midis Anglishtes Britanike, asaj të SHBA-ve, apo asaj të Australisë. Afro 400 vjet më parë, në kohën e Shakespeare-it, ishin vetëm 3 milion njerëz që flisnin Anglisht. Duke u shpërndarë dhe veçuar (të paktën deri në shekullin e kaluar) nga njëri tjetri, ata zhvilluan dialekte fare mirë të dallueshme.
Me kalimin e kohës, veçimi dhe zhvillimi i dialekteve pavarësisht nga njëri-tjetri mund të çojë në krijimin e gjuhëve pothuaj krejtësisht të ndryshme. Jo më kot, ideja e klasifikimit të gjuhëve të botës nëpërmjet Familjeve, si dhe e përcaktimit të disave prej tyre si degë të një trungu të përbashkët, pranohet sot përgjithësisht nga gjuhëtarët dhe historianët në të gjithë botën. Nga Latinishtja e Romakëve kanë rrjedhur Italishtja, Spanjishtja, Portugalishtja, Rumanishtja, Frëngjishtja etj. Rusishtja, Bullgarishtja, Polonishtja, Cekishtja, Sllovenishtja etj., kanë një burim të përbashkët, sllav. Nga Gjermanishtja ka ardhur Anglishtja, Danishtja, Hollandishtja, Suedishtja.
Shqipja ka dy dialekte kryesore – Gegërishten dhe Toskërishten. Ndarja midis tyre është gjeografike – një përrua i madh, ose lumë i vogël, merreni si të doni, që quhet Shkumbin. Por, hollë hollë, Shkumbini nuk ndan por bashkon dy brigje!
Theksimi i të vërtetës së pranuar, shkencore, se dialektet janë pasojë e veçimit, është tepër i rëndësishëm kur flasim për dialektet e shqipes. Ende qarkullojnë teori të çuditshme sipas të cilave dialektet e shqipes (dhe ky duhet të përbëjë një përjashtim vërtet i papërsëritshëm) janë shprehje e pranisë së dy etnive krejtësisht të ndryshme. Nicholas Gage, për shembull, vërtitet nëpër qarqet akademike të SHBA-se duke trumbetuar se ndarja midis gegnishtes dhe toskërishtes është thjesht ndarje midis popullsive me prejardhje epiriote dhe ilire, dhe se epiriotët janë grekë, prandaj flasin toskërisht(!?).
Teori të tilla mbështesin pastaj pretendimet greke mbi Epirin në përgjithësi dhe, në veçanti mbi Epirin e Veriut, ose Shqipërinë e Jugut. Natyrisht, kjo teori është e pakuptimtë, si nga ana gjuhësore ashtu edhe nga ajo historike. Megjithatë, theksimi i dallimit midis Gegërishtes dhe Toskërishtes ka arritur të hyjë edhe në enciklopedi e udhëzues gjeografikë, ku vazhdimisht dy dialektet e Shqipes paraqiten si “të pakuptueshëm nga popullsitë përkatëse.” Gjë që ç’do shqiptar e ka të qartë se nuk është e vërtetë. Pavarësisht nga vështirësitë, një shqiptar nga Jugu e ka po aq të lehtë ose po aq të vështirë të kuptojë një shqiptar nga Veriu, sa ç’e ka, për shembull, një anglishtfolës nga Bostoni të kuptojë një tjetër nga Sidney apo nga New Delhi.
Fatkeqsisht, në kurthin e përpjekjeve për të dramatizuar dallimet ndërdialektore në shqip, bjen jo rrallë edhe vetë shqiptarët. Dhe më së shumti mollë sherri bëhet gjuha Standarde dhe origjina e saj.
Por përpara se të vazhdoj me këtë sherr desha të sqaroj pak se si e shoh unë Shqipen Standarde dhe rolin që ka ajo në kuadrin e Shqipes në përgjithësi.
Siç e vura në dukje më lart, brenda dy ndarjeve të mëdha të shqipes, Gegërishtes dhe Toskërishtes, gëlojnë me dhjetra nëndialekte. Një vesh i mësuar dhe i vëmendshëm nuk e ka fare të vështirë të dallojë midisdikujt që vjen nga Korça e dikujt tjetër që vjen nga zona e Devollit; nga Vithkuqi, apo nga Moglica, nga Dardha apo nga Vakëfet. Nëse ke jetuar gjatë në Korçë, për shembull, nuk e ke të vështirë të dallosh se dikush është pogradecar, kolonjar, beratas, fierak, gjirokastrit, lushnjar apo vlonjat. Eshtë e mahnitshme, por në Shqipëri mund t’ia gjesh prejardhjen dikujt brenda një rrezeje prej jo më shumë se 5 ose 10 km. vetëm duke e dëgjuar të flasë. Të gjithë bashkë, dialekte dhe nëndialekte, përbëjnë atë që konceptohet si Gjuha Shqipe. Nënvleftësimi, injorimi apo mohimi i secilës pjesë s’bën gjë tjetër veçse dëmton dhe sakaton gjuhën, pasurinë e saj.
Sipas gjuhëtarëve, pasuria leksikore e një gjuhe vërtitet rreth 200,000 fjalëve (me përjashtim të Anglishtes që numëron trefishin). Në vartësi të aftësive, prejardhjes, shkallës së arsimit, profesionit etj., njerëz të zakonshëm kanë në përdorim të përditshëm një fjalor aktiv me rreth 7,000 deri në 8,000 fjalë. Brenda këtij inventari fjalësh, një mjek do të ketë më të përdorshme terma të mjekësisë; një kritik letrar do të ndjehet më rehat me figura dhe togfjalësha letrarë; një politikan do të flasë me zhargonin e politikës (që, me që ra fjala, është edhe pjesa më e ndotur e gjuhës), ndërsa një fshatar do të përdorë më tepër fjalë që kanë lidhje me tokën, bagëtinë dhe veprimtarinë e tij të përditshme. Gjithashtu, sipas krahinave prej nga vijnë, njerëz të ndryshëm do të përdorin më shumë fjalë apo shprehje gramatikore që përkojnë me ato anë - dialektin. Megjithatë, përdorimi që i bën secili nuk ka përse të dëmtojë të tërën. Nga ana tjetër, asnjë njeri i veçantë nuk mund të jetë në gjendje të përdorë aktivisht të gjitha fjalët që përmban leksiku i Gjuhës Shqipe. Kjo është praktikisht e pamundur.
Duke qënë se njerëz të ndryshëm përdorin pjesëza të ndryshme të kësaj pasurie gjigande që quhet gjuhë, lind nevoja e krijimit të një marrëveshjeje sipas të cilës përdoruesit bijen dakort që, në rrethana të caktuara, të përdorin njësi të përbashkëta. Dhe që këto njësi të përbashkëta t’i përdorin sipas disa rregullave të përcaktuara.
Në fillim të Shekullit të Njëzetë shqiptarët u vunë të krijojnë shtet. Pa kaluar shumë kohë, ata e panë se ky shtet kishte nevojë për një variant të njësuar të gjuhës . Për një Shqipe Standarde, ose Zyrtare – një dialekt, apo zhargon që do ta njihnin, ta pranonin dhe ta përdornin të gjithë. Një gjuhë me të cilën shkresat që shkruheshin në komunat e Kukësit e të Sarandës të lexoheshin pa vështirësi në Ministritë përkatëse, në Tiranë. Sepse, nuk mund të vije përballë një mjek, që fliste me terma mjekësie, të diskutonte me një fshatar nga Progri i Devollit dhe të prisje që ai malësori i Nikaj Mërturit të hynte në muhabet pa u ngatërruar. Aq më tepër, t’ua regjistroje bisedën dhe të lejoje një jurist nga Vlora që të vendoste kush kishte të drejtë. Për këtë arsye lindi nevoja e Gjuhës Zyrtare.
Ajo nuk u bë në kohën e Zogut. Nuk u bë (dhe s’kishte s’i të bëhej) në “kohën e Italisë”. Nuk u bë (dhe s’kishte si të bëhej) as në “kohën e Gjermanit”. U bë në kohën e komunizmit.
Si çdo gjë që bëhej në komunizëm, do të mbante damkën e komunizmit.
Damka që i dha komunizmi ishte animi i dukshëm nga dialektet jugore. Kjo damkë vazhdon ta ndjekë edhe sot. Por a është ajo e mjaftueshme që ta bëjë Shqipen Standarde ilegjitime dhe të justifikojë kërkesën për rishikimin e saj? Ose, a janë të justifikuara mëritë dhe inatet që shpërthejnë herë pas herë midis shqiptarëve kur diskutojnë këtë temë?
Argumentet që përdoren edhe sot, për të mbajtur ndezur debatin për legjitimitetin e Shqipes Standarde, janë dy llojesh – politikë dhe gjuhësorë/kulturorë.
Parësor është pa dyshim argumenti politik. Sipas tij përcaktimi i Toskërishtes si mbizotëruese u bë për t’i bërë qefin Enver Hoxhës. Mua kjo më duket pak e vështirë për t’u kapërdirë. Jo sepse shumë shqiptarë, duke përfshirë edhe gjuhëtarët në atë kohë nuk përpiqeshin t’i bënin qefin Enver Hoxhës. Por thjesht sepse Enver Hoxha fliste dialekt Gjirokastrit të theksuar, që ishte larg asaj që u miratua si Gjuhës Standarde. Të folurën e Hoxhës mund ta gjeje më kollaj te gjuha e Ramiz Alisë se sa te Shqipja Standarde. Ndoshta, për një verior, të gjithë dialektet e Jugut tingëllojnë pothuajse njëlloj. Por, le të vemë re: nëse përshkrojmë duke folur, një rrugëtim përgjatë gjithë vendit, nga veriu në jug dhe anasjelltas, fshat pas fshati, krahinë pas krahine, bindemi se diferencat janë pothuaj të papërfillshme! Askund nuk gjen dot vijë ndarje gjuhësore! Kjo, më duket se na shërben si provë e qartë se shqipja është një gjuhë e vetme, qartësisht e pasur, deri në atë shkallë sa pikërisht për shkak të kësaj larmishmërie, shfaqet si një ylber gjigand. Praktikisht, e folura e Gjirokastrës ka po aq dallim nga e Shqipja Standarde sa ç’mund të ketë e folura e Kukësit nga ajo e Shkodrës. Nëse Kongresi i Drejtshkrimit do të kishte pasur si synim kryesor t’iu servirte gjithë shqiptarëve të folurën e Enver Hoxhës, ne tani do të ishim të gjithë duke folur e shkruar gjirokastritçe.
Sidoqoftë duhet pranuar se animi nga Toskërishtja ka pasur një farë shtytjeje politike. Ose të paktën ishte pasqyrim i mbizotërimit të pjesës jugore në jetën politike, akademike dhe kulturore të vendit, në një periudhë kur pjesa veriore (veçanërisht Shkodra) ishin goditur më rëndë nga komunizmi.
Pavarësisht prapaskenave që mund të kenë ndikuar në përcaktimin e standardit, shqiptarët u bënë me një gjuhë zyrtare. Zyrat e shtetit filluan të komunikojnë me gjuhë të njësuar. Fëmijët e shkollave në klasën e parë në të gjithë territoret e banuar me shqiptarë filluan të mësojnë të lexojnë dhe të shkruajnë gjuhë të njësuar. Mjetet e medias dhe të komunikimit filluan të përdorin gjuhë të njësuar. Librat shkollorë dhe, më vonë, edhe ata artistikë, filluan të shkruhen me gjuhë të njësuar. Mua më duket se kjo nuk është e pakët, dhe pavarësisht nga motivet e përzgjedhjes, gjuha e njësuar ka luajtur një rol të shkëlqyer në njësimin e kombit.
Meqë jemi në planin politik, ia vlen të përmenden dy reagime politike që janë tepër të rëndësishme, pavarsisht se diametralisht të kundërta.
• Nuk besoj të ketë pjesë tjetër të Shqipërisë ku njësimi i Gjuhës Standarde Shqipe të jetë pritur me më tepër armiqësi se sa në Shkodër. Djep i një kulture tepër të lashtë, krenarë për një ndihmesë të pazëvendësueshme në letërsinë dhe kulturën e vendit, përdorues të një dialekti qytetar të përpunuar dhe të sofistikuar, qendër e anti-komunizmit, Shkodra dhe shkodranët nuk kishin se si të mos e shihnin hapin e vënies së Toskërishtes në bazë të Gjuhës Zyrtare si një sulm të drejtpërdrejtë kundër tyre. Aq më tepër që ky hap kryhej krahas raprezaljeve të tjera ndaj kulturës dhe qytetërimit shkodran – shkatërrimit të kishës, nëpërkëmbjes së dinjitetit, mohimit të figurave të shquara, rrënimit ekonomik, dënimit të intelektualëve. Reagimi i tyre ishte i hapur dhe i vendosur. Shkodranët, më shumë se gegët e tjerë, nuk e pranuan Shqipen Zyrtare. Ky reagim ishte thjesht politik dhe ishte shenjë qëndrese ndaj komunizmit. Edhe sot e kësaj dite, shkodranët e kanë më të vështirë se kushdo tjetër të flasin Shqipen Standarde. Kjo ndodh sepse, me ndërgjegje apo jo, ata e konsiderojnë si një gjuhë jo të tyren, por jo për ndonjë arsye biologjike.
• Gjithashtu politik, por me një drejtim të kundërt ishte reagimi i shqiptarëve të trevave të Kosovës. Ata panë te Shqipja e Njësuar një rast të përsosur për të deklaruar identitetin e tyre. Prej kohësh shovinizmi serb bënte përpjekje për të përhapur idenë e dallimit midis shqiptarëve të Kosovës dhe shqiptarëve të Shqipërisë. Madje edhe emërtimet e përdorura për t’iu drejtuar atyre janë të ndryshme. Kjo bëhet me qëllim. Është i njëjti qëllim që i bën shovinistët grekë të thonë se shqiptarët toskë janë të ndryshëm nga ata gegë. Dhe një nga argumentet që përdoret është dialekti i ndryshëm, duke pretenduar se dialekti flet për popullsi të ndryshme, dhe jo, siç është e vërteta historike dhe shkencore, që dialektet rrjedhin nga njerëz me origjinë të përbashkët të cilët, si rezultat i izolimit dhe jetesës në rrethana të ndryshme e kanë përdorur gjuhën në mënyra të ndryshme.
Shqiptarët e Kosovës e përqafuan Shqipen Standarde me një pasion të admirueshëm. Duke jetuar jashtë kufijve të vendit, për ta dallimet e brendshme politike në Shqipëri (komunistë - antikomunistë) nuk kishin nuk kishin më shumë rëndësi afatgjatë se sa dallimet etnike. Të kërcënuar nga asimilimi sllav, ata kërkonin mjete për të forcuar identitetin kombëtar shqiptar. Kjo shpjegon edhe popullaritetin që pati dhe vazhdon të ketë Shqipja Standarde edhe sot e kësaj dite në Kosovë. Për shqiptarët e Kosovës, të flasësh Shqipen Standarde ishte gati shenjë patriotizmi dhe atdhedashurie. Pak rëndësi kishte nëse kjo gjuhë ishte bazuar te dialekti verior apo jugor. Madje pak rëndësi kishte që për ata vetë, dialekti i Veriut do të ishte më i kapshëm dhe më i lehtë për t’u pranuar si Standard. Rëndësi kishte dhe ka që gjithë shqiptarët përdorin një gjuhë të përbashkët.
Argumentët e tjerë që përdoren për të sulmuar Shqipen Standarde janë gjuhësorë, dhe kulturorë. Sillen shembuj të pasurisë së fjalëve në Veri, dhe kjo ia vlen e duhet përshëndetur, por bëhen përpjekje për të argumentuar se dialektet e Jugut nuk e kanë një pasuri të tillë, gjë që më duket investim i pakuptueshëm. Nëse merr qëndrim përjashtues midis dy dialekteve, ky është nga ato lloj argumente që hapin debate pafund. Të gjithë dialektet janë të pasura dhe të afta të shprehin vetveten. Mbrojtja e njërit në kurriz të tjetrit nuk të çon kërkund. Është e vërtetë që gegërishtja ka pasuri të rralla leksikore, po aq sa është e vërtetë që shqipja e Jugut ka qënë në gjendje të shprehë shkëlqyeshëm vlera të mirëfillta letrare. E keqja ka qëndruar dhe qëndron pikërisht te pozicioni përjashtues. Siç e shpreha edhe më lart, prania e një Gjuhe Standarde nuk ka përse të përjashtojë dialektet. Përkundrazi, ato janë pjesë dhe pasuri e gjuhës shqipe.
Përjashtimi çohet pastaj më tej, në planin kulturor. Përmenden shkrimtarë dhe figura të shquara me prejardhje nga trevat e Veriut dhe bëhen përpjekje për t’ua kundërvënë ata shkrimtarëve me prejardhje nga trevat e Jugut. Kjo është vërtet e shëmtuar dhe e pafrytshme. Asnjë shkodran nuk ka të drejtë ta pretendojë Fishtën ose Mjedën si poetin e vet dhe t’ia mohojë atë vlonjatëve apo korçarëve. Kadareja nuk është shkrimtar gjirokastrit, ashtu si as Naimi nuk është poet frashërlli apo nga Stambolli, dhe as Fan Noli nuk i përket Ibrik Tepesë apo Bostonit. Të gjithë këta i përkasin Shqipërisë dhe Shqiptarëve kudo që janë, nga Preveza në Preshevë, madje, në kushtet moderne, nga Pekini në Vancouver.
Si përfundim dua të përsëris se Standardi i Shqipes as duhet t’i përjashtojë dhe as t’i mohojë dialektet. Përkundrazi, ai duhet të jetë një mjet njësimi, mjet bashkimi për kombin. Pavarësisht rrethanave në të cilat u vendos, ai ka luajtur dhe luan një rol që në përgjithësi është provuar se është pozitiv.
Të kërkosh ta zëvendësosh atë në këtë kohë është humbje e kotë energjish. Të vihemi në lëvizje për ta ndryshuar, përmirësuar, plotësuar, po. Por kjo nuk është mision vetëm i veriorëve. Mungesat janë të gjuhës shqipe, jo të banorëve të njerës apo tjetrës trevë. Për më tepër, përpjekja si revansh, mund të kthehet në një aventurë të rrezikshme dhe me pasoja. Argumentët politikë për ta kundërshtuar atë - urrejtja për komunizmin dhe komunistët – pothuajse nuk ekzistojnë më, së paku zyrtarisht. Argumenti politik për ta ruajtur gjuhën e njësuar – në kuadër të njësimit të kombit, vazhdon të jetë jo më pak i mprehtë se më parë. Sa për argumentat gjuhësorë - shqipja do të vazhdojë të mbetet pasuri për aq kohë sa të gjithë dialektet, pavarësisht nga Standardi, do të vazhdojnë t’i sjellin asaj vlera. Dhe këtu kam parasysh të gjitha dialektet, ato të Kosovës, të Shkodrës, të gjithë Veriut, por edhe dialektet e Shqipërisë së Mesme dhe të Jugut.

Tërheqje apo Tolerancë - 4. Feja dhe morali i shoqërisë – disa argumenta për moralin e ateistit
4. Feja dhe morali i shoqërisë – disa argumenta për moralin e ateistit
Nga Arben Kallamata
Rënia e Komunizmit në Shqipëri iu krijoji shumë njerëzve përshtypjen se po përballeshim me një zbraztësi vlerash. Të ashtuquajturat vlera të Komunizmit u përmbysën bashkë me sistemin. Tani nuk ishte më mëkat të vidhje sepse mungonte Partia e Punës që e dënonte vjedhjen. Por nuk ishte mëkat të vidhje edhe sepse ende nuk kishte zënë vend si duhet Feja, që gjithashtu e ndëshkont vjedhjen. Prandaj i madh e i vogël u lëshuan të vjedhin. Apo jo? Natyrisht jo. Njerëzit e ndalonin veten që të mos vidhnin sepse vjedhja nuk është moralisht e pranueshme nga një shoqëri e shëndetshme. Kishte edhe nga ata që vidhnin dhe këta ishin ateistë, fetare dhe komunistë. Është tepër e vështirë të provohet se vitet e para të zbraztësisë ideologjike (periudha pas rënies së komunizmit dhe para sulmit frontal të fesë) patën rritje të kriminalitetit apo veprave anti-shoqërore pikërisht për shkak të mungesës së besimit fetar. Përkundrazi, çmenduria e 1997-tës dhe babëzia që e pasoi e goditën vendin në kohën kur gjeje më tepër kisha e xhami se sa banka; kur kreministrat kishin mundësi të rimartoheshin të dielave në kisha, pasi i kishin kaluar të shtunat në kazino.
Pyetja është: A ka moral nëqoftëse nuk ekziston Zoti? A ka moral në kushtet kur shëmbet komunizmi, apo çdo lloj tutele tjetër ideologjike e politike? A mund të jenë ateistët dhe njerëzit pa besim te feja të moralshëm, apo ata janë thjesht “njerëz me shumë fytyra, por pa sy” (si thotë Nexhit Yvejsi); mjeranë që kërkojnë “arratisje nga mendime tmerruese dhe dërmuese, kështu që fillojnë të kërkojnë strehim duke u dëfryer, duke u kënaqur me gjëra të kota dhe që sjellin largim nga realiteti siç janë barërat, alkooli, drogat dhe mjetet tjera shkatëruese si për individin ashtu edhe për shoqërinë në tërësi,” sipas Arlind Gusinjës dhe që, për të gjitha këto mëkate meritojnë që, dashtë zoti e ua bëftë jetën e shkurtë, sipas Zef Simonit?
Ndërsa fetarët përmbahen për të mos kryer veprime të pamoralshme nga frika e ndëshkimit hyjnor, ateistët e frenojnë veten duke u bazuar te arsyetimi. “Një i krishterë që beson se po nuk pate zot s’ka kuptim ti duash fëmijët, ka baza shumë më të dobëta se sa ai ateisti që beson se njeriu duhet t’i dojë fëmijët e vet jashtë dhe pavarësisht nga ekzistenca e zotit,” thotë filozofi Mark Vuletic, te Bazat Morale të Ateizmit dhe Kristianizmit. Në këtë kuptim, ata që janë dyshues e mosbesues e kanë më të vështirë, sepse nuk gjejnë zgjidhje të gatëshme, por e kërkojnë të vërtetën dhe moralen me anë të arsyetimit. Pra, kjo jo vetëm që s’do të thotë se ata s’kanë moral, por tregon se morali i tyre mbështetet në baza logjike. Ateizmi ia çliron mendjen njeriut nga shumë kufizime; i krijon mundësi të gërmojë dhe të gjejë arsyet se përse ndodhin gjërat dhe i jep rastin t’i mbrojë parimet e vet duke vënë në përdorim arsyen. Për shembull, kur ateisti mendon se tradhëtia bashkëshortore është e gabuar si veprim, ai e arrin këtë përfundim vetëm pasi kanë arsyetuar dhe është bindur se ajo dëmton marrëdhëniet midis çiftit dhe rrezikon të ardhmen e fëmijëve. Ndërsa fetari thjesht e sheh këtë gabim për shkak të fesë, sepse kështu është shkruar dhe sepse, po veprove në të kundërt, do të ndëshkohesh nga Zoti. Jo rrallëherë, ata mendojnë se mund të ketë edhe mënyra për ta anashkaluar ndëshkimin, siç janë blerja e ndonjë falje mëkatesh në kishë, shtimi i numrit të faljeve apo dhënia e ndonjë dhurate. Nëse dikush bën plane për të vrarë dikë, atëherë është më mirë të gjejë arsye të forta logjike për ta frenuar veten, sepse jeta ka treguar se shumë pak vetë ndalen nga frika e ndëshkimit me Ferr. Në fund të fundit, po të ishte e mjaftueshme vetëm frika e ndëshkimit me Ferr, njerëzit dhe shtetet nuk do të ngritur burgje dhe sisteme të ndërlikuara ligjore laike.
Shumica e njerëzve kanë norma morale që pak a shumë përputhen me kërkesat që ka shoqëria ndaj tyre. Këto norma morale nuk i ka shpikur feja. Feja dhe librat e shenjtë s’kanë bërë gjë tjetër veçse janë përpjekur t’i përshtasin dhe paraqesin ato si të tyret. Kjo shpjegon edhe ngjashmëritë dhe përputhjet midis feve kryesore monoteiste dhe librave të tyre të shenjtë (kujto përbashkësitë e Judaizmit, Krishtërimit dhe Islamizmit). Zoti, Perëndia, Fuqija Hyjnore s’është gjë tjetër veçse mishërim i sistemit moral. Ky lloj Zoti – sistem moral, është tepër i brishtë. Ai mund të thërrmohet kollaj sa herë që njerëzit ndodhen nën presione të skajshme. Nuk janë të rrallë ata që e spërdredhin atë sipas interesave të tyre, duke e kthyer “Vullnetin e Zotit” në justifikim për veprimet që bëjnë. Kur cinizmit të Zef Simonit i pëlqen që Migjeni të ketë vdekur herët, ai thotë “Kështu deshte Zoti, sepse ai ishte ateist.” Do të ishte me interes të dihej se si e shpjegon me këtë logjikë Zef Simoni faktin qe ai Zoti i tij i Mirë dhe i Gjithëpushtetshëm la monstra si Enver Hoxha të rrojnë në mes të të mirave ndërsa shqiptarëve dhe shërbëtorëve të Zotit u dilte shpirti për hundësh. Përse Zoti i Zef Simonit deshte të merrte herët Migjenin, dhe nuk pranoi ta bënte të njëjtën gjë për Enver Hoxhën? Mos vallë Migjeni ishte më i keq?
Politikanët i drejtohen zotit sa herë iu duhet të marrin vendime ekstreme, si për shembull hyrjen në një luftë. Ata i drejtohen Zotit për të bindur veten dhe të tjerët se e kanë me vete atë (Zotin, domethënë moralin e drejtë). Thirrje të tilla për ateistët nuk kanë kurrfarë kuptimi. Ateisti e ka mendjen të lirë të gjykojë në bazë të parimeve të veta morale nëse një veprim politik, qoftë edhe një vendim për të hyrë në luftë, është i drejtë dhe i pranueshëm apo jo.
Përgjithësisht, mirëqënia dhe shkalla e arsimit të një vendi janë në përpjestim të zhdrejtë me përhapjen e besimit fetar. Siç e tregon edhe një studim i Qendrës Studimore Pew në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përqindja e popullsisë që e mendon fenë si të rëndësishme luhatet nga 97% në Senegal, në 11 % në Francë dhe në Republikën Çeke.
Tabela 1. Anketimi i mëposhtëm i botuar në 19 Dhjetor 2002 tregon se sa të rëndësishme e shohin fenë për jetën e tyre vetjake njerëzit në vende të ndryshme të botës. Sipas Qendrës Studimore Pew, anketimi nuk u lejua të zhvillohej në Kinë, Egjipt, Jordani dhe Liban.
Vendi Përqindja e të rriturve që mendojnë se feja është e rëndësishme
Senegali 97
Indonezia 95
Nigeria 92
India 92
Pakistani 91
Bregu i Fildishtë 91
Mali 90
Filippinet 88
Bangladeshi 88
Afrika e Jugut 87
Kenia 85
Uganda 85
Gana 84
Tanzania 83
Angola 80
Guatemala 80
Brazili 77
Hondurasi 72
Peruja 69
Bolivia 66
Turqia 65
Venezuela 61
SHBA 59
Meksika 57
Argjentina 39
Polonia 36
Ukraina 35
Uzbekistani 35
Britania e Madhe 33
Kanadaja 30
Slovakia 29
Italia 27
Koreja a Jugut 25
Vietnami 24
Gjermania 21
Rusia 14
Bullgaria 13
Japonia 12
Franca 11
Republika Çeke 11
Me përjashtim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përqindja e atyre që i japin rëndësi fesë është dukshëm më e ulët në vendet më të zhvilluara se sa në ato të pazhvilluara.
Nga pesë shtetet e para ku feja konsiderohet si e rëndësishme, katër kanë qënë të përfshira në konflikte të armatosura me bazë feje, domethënë në konflikte ku njerëz të një feje kanë qënë të angazhuar në vrasje massive të njerëzve të një feje tjetër. Ndërsa vendet ku më pak se 60% e popullsisë e sheh fenë si të rëndësishme, kanë qëndruar përgjithësisht larg konflikteve fetare, me përjashtim të trazirave Protestanto-Katolike në Irlandën e Veriut.
Një pjesë mjaft interesante e studimit është krahasimi i vartësisë midis feve dhe përqindjes së divorceve në Shtetet e Bashkuara.
Tabela 2. Shkalla e divorceve sipas feve:
Feja Përqindja e çifteve të divorcuar
Çifutë 30%
Të Krishterë Baptist 27%
Të Krishterë të tjerë 24%
Ateistë, Mohues të Fesë 21%
Duke komentuar këto të dhëna, zëdhënësi i Ateistëve Amerikanë, Ron BarrierRon Barrier, thekson: "Përfundimet vërtetojnë edhe një herë atë që kam përsëritur këto pesë vjetët e fundit. Dukeqënë se Ateistët kanë një kalibër më të lartë moral se sa morali fetar, është e logjikshme të mendohet se pjestarët e familjeve tona do të jenë më të përkushtuar ndaj njëri-tjetrit se sa ndaj ndonjë kontrolluesi të padukshëm në qiell. Me ateizmin, burrra e gra bëhen më të përgjegjshëm për një familje të shëndoshë.”
Nuk ka të dhëna që të provojë se njerëzit besimtarë janë më të moralshëm se sa ata që nuk besojnë në fe. Pretendimet se ateizmi dhe mungesa e besimit e çoroditin shoqërinë dhe krijojnë kushte për anarki janë krejtësisht të pabaza dhe hamendësore. Shqiptarët janë në gjendje të krijojnë një shoqëri të shëndoshë, me norma morale dhe me ligje duke iu përmbajtur parimeve laike, duke e ruajtur të shkëputur fenë nga shteti, ashtu siç kanë bërë fatmirësisht që në fillimet e shtetit të tyre, dhe duke i dhënë liri të plotë individit që të vendosë për parapëlqimet dhe besimet e veta. Ndërsa krerët e feve bëjnë mirë të ruajnë pozicionin e tyre, të mos shpifin të paqëna dhe të sajojnë përralla me gogolë për të trembur dhe gënjyer njerëzit.

Tërheqje apo Tolerancë - 3. Ateizmin nuk e kanë shpikur shqiptarët.
3. Ateizmin nuk e kanë shpikur shqiptarët.
Nga Arben Kallamata
Ky shkrim nuk pretendon aspak që t’i paraqesë shqiptarët si popull ateist apo të pa fe. Një përpjekje e tillë do të ishte në kundërshtim të plotë me bindjem time se karakterizimi dhe etiketimi i popujve apo i individëve në bazë të (mos)përkatësive fetare është i papranueshëm në një shoqëri të përparuar. Njerëzit janë njerëz, ndërsa bindjet e tyre fetare janë thjesht çështje vetjake. Megjithatë, unë do të përpiqem të mbroj idenë se shqiptarët janë një popull që ka dëshmuar historikisht lidhje të dobëta me fenë.
Për lidhjet e dobëta të shqiptarëve me fenë përmenden shumë argumenta faktikë dhe episodikë, të dokumentuara dhe të padokumentuara. Që në lashtësi ilirët kanë qënë ndoshta po aq pranë besimeve perse, Zoroastrianizmit sa edhe perëndive greke të Olimpit. Më vonë thuhet se ata ishin ndër të parët që e lanë këtë besim dhe iu kthyen krishtërimit. Ja si e përshkruan Peshkopi Fan Noli “përkushtimin” e Gjon Kastriotit, atit të heroit tonë kombëtar ndaj fesë: “Përsa i përket fesë Gjon Kastrioti ishte shqiptar tipik. Nuk ishte pasues fanatik i asnjë feje dhe i ndërronte besimet sipas drejtimit që i jepte lëvizjeve të veta politike. Si aleat i Venecies në 1407, ai ishte Katolik; pastaj si aleat i Stefan Lazareviçit të Serbisë, nga 1419 – 1426 u kthye në Ortodoks; dhe më pas u kthye në Musliman kur lidhi aleancë me Muratin e II, nga 1430 – 1438; e përsëri në Katolik në 1438 kur e gjeti veten aleat dhe qytetar nderi i Venecies dhe i Raguzës. Në fund vdiq i krishterë i mirë në 1443.” (Peshkopi Fan Noli, Gjergj Kastrioti Skëndërbeu.)
Të ndarë në dy degët mbizotëruese të krishtërimit mesjetar, shqiptarët i hapën rrugën pa ndonjë keqardhje të madhe muslimanizmit. Duke shëtitur cep më cep Shqipërinë e fundit të shekullit 19-të dhe fillimit të shekullit të 20-të, Edith Durham vëren se “Shqiptari është i paditur e i pamësuar, por nuk është budalla…Muslimanizmin dhe krishterimin ai i përcakton në një mënyrë të veçantë dhe shqiptare. Në zemrën e tij ai është i ndikuar kryesisht nga besimet e paragjykimet tradicionale, të cilat janë shumë më të vjetra se sa të dy feve të reja.” (Edith Durham, Brenga e Ballkanit - Në vendin e Shqiponjës, faqe 543)
Ndikimi dytësor i fesë në qenien e shqiptarëve u ka rënë në sy të gjithë studiuesve të historisë së Ballkanit dhe të Shqipërisë. Ai është element tipik shqiptar dhe përcaktohet nga rrethana historike, gjeografike, demografike dhe ekonomike krejtësisht shqiptare. “Çelësi i unitetit të shqiptarëve ishte gjuha. Feja, gjeografia dhe klasat për ta kishin qënë faktorë ndarjeje, prandaj në periudhën e reformave të mëdha Otomane Njerëzit e Tanzimatit ngulën këmbë që shqiptarët të vazhdonin me lidhjet e tyre të ‘miletit,’” thotë Misha Glenny (Ballkani, 1804-1999, f. 153.)
Lidhja e dobët e shqiptarëve me fenë (përkatësisht me krishtërimin) u shfaq më hapur në periudhën e përqafimit të muslimanizmit. Ky hap ende i pashpjeguar plotësisht u krye me vullnet të plotë dhe pa kurrfarë detyrimi. “…Nuk ka asnjë arsye për të menduar se ishte frika e persekutimit ajo që i detyroi shqiptarët të ndërronin besimin në muslimanizëm dhe të përqafonin besim të dyfishtë. Përkundrazi, ata u shtynë nga dëshira për të shmangur taksat për kokë dhe për të përfituar nga ndërrimi i fesë, kryesisht duke marrë ndonjë post në hierarkinë ushtarake të shtetit Otoman ... Nëqoftëse taksat e vëna për të krishterët në komunitetet shqiptare në shekullin e 16-të shkonte deri në 45 akçi, në mes të shekullit të 17-të ajo ishte ngritur deri në 780 akçi në vit. Për t’i shpëtuar fiset e tyre nga uria dhe rënimi, pleqëria e komuniteteve shqiptare e këshilloi popullin e fshatrave që të përqafonte Islamin.” Antonina Zhelyazkova, Identitete Shqiptare.
Sikur hapi i përqafimit të fesë Islame të ishte mbështetur në motive shpirtërore, atëherë do të kishte vend për të menduar se ky popull la një fe për t’u kapur pas një tjetre që iu duk më tërheqëse. Por ajo që ndodhi në Shqipëri në shekujt 17 – 19 dhe në vazhdim ishte e rrallë. Një pjesë e mirë e shqiptarëve, për arsye utilitare parapëlqyen të ruajnë dy fe. Ja si i është shpjeguar ky dyzim nga Edith Durham në fillim të shekullit të 20të: “Pjestari i një fisi në Shqipërinë e Veriut në rradhë të parë është shqiptar. Ai kurrë s’i ka përvetësuar mësimet e kristianizmit, as ato të islamizmit (flas vetëm për masat). Krishti dhe Muhameti janë dy “gomarë magjikë“ mbinjerëzorë, çdonjeri nga të cilët, po ta zbutësh, mund të bëjë çudira. (Brenga e Ballkanit, faqe 203.)
Edith Durham nuk mungon të verë në dukje se përpara kthimit të tyre në Islamizëm, ose përpara aventurës interesante të pranimit njëkohësisht të dy feve, shqiptarët janë ndjerë të braktisur, madje edhe të shfrytëzuar nga emisarët e feve të krishtere. Pra shkaqet e ftohtësisë së shqiptarëve ndaj fesë nuk duhen parë vetëm te karakteri i tyre, por edhe te sjellja e përfaqësuesve të feve kundrejt tyre. “Nuk ka pasur fare shkolla për priftërinj të vendit. Priftërinjtë e huaj shpesh nuk dinin as gjuhën dhe as zakonet e vendit. Peshkopët, shumica të huaj, përpiqeshin kush e kush të fuqizohej më shumë për vete.” (po aty, f. 105.)
Për shqiptarët feja ishte fe dhe asgjë më tepër. Ndonëse ajo ndikonte në marrëdhëniet me shtetin, ajo nuk mund përcaktonte marrëdhëniet e tyre me njeri-tjetrin dhe, mbi të gjitha, ajo nuk përcaktonte identitetin e njerëzve. Pra ajo ishte ashtu siç edhe duhet të ishte – një element vetjak besimi apo mungese besimi. Prandaj edhe vargu i Vaso Pashës “Feja e shqyptarit është shqyptaria”, ngjiti aq mirë te shqiptarët dhe u kthye në moto përfaqësuese të Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Ky varg nuk ishte thirrje patetike për të arritur diçka të paqënë, siç përpiqen ta paraqesin sot disa pena që i janë vënë me zell dëmtimit të çdo simboli të Rilindjes Kombëtare; nuk ishte kushtrim lufte apo bori sulmi. Ishte thjesht ritheksimi i një të vërtete të vyer, të cilën ia vlente ta mbaje si udhërrëfyese për të mbijetuar si komb. Vetëm si i tillë, ai gjeti mbështetje të gjerë dhe u pranua nga breza të tërë shqiptarësh.
Ata që luftuan për Rilindjen Kombëtare e pranuan Vaso Pashën. Ata që pasuan më vonë e ngritën edhe më lart. Megjithëse zyrtarisht musliman, duke e parë se një mbret i krishterë do të ishte më i qëndrueshëm në një vend me prirje europiane, Ahmet Zogu ngulmoi të martohej me një katolike. Përpara kësaj martese, nën shembullin e Ataturkut, ai kishte ndaluar me ligj mbulimin e grave me ferexhe, një hap që Franca po e gjen shumë të vështirë ta realizojë 70 vjet më vonë. Këto veprime nuk ia ulën aspak popullaritetin Zogut midis shqiptarëve. Edhe kundërshtarët e tij politikë të atëhershëm e të sotëm e sulmojnë për gjithçka tjetër, por jo për qëndrimin ndaj feve. Në këtë pikë ai gjeti mirëkuptim dhe miratim te bashkëkombësit.
Ky ishte pikërisht terreni që gjetën dhe shfrytëzuan komunistët e Enver Hoxhës për ta shpallur ateist shtetin e tyre komunist. Goditja që ata i dhanë fesë frymëzohej nga mësimet e Stalinit të cilat çoheshin në ekstrem duke marrë parasysh vendin ku po zbatoheshin, kushtet e një populli që nuk mund t’i përqasej verbërisë fetare dhe adhurimit të rusëve për Kishën e tyre. Goditja ishte pjesë e luftës për pushtet absolut dhe llogariste mirë lidhjet e dobëta të shqiptarëve me fenë. Ajo nuk u krye thjesht ngaqë Enver Hoxha ishte ateist. (Njerëz që e kanë njohur nga afër tregojnë e djalli i Hoxhave falej përpara se të hante bukë. Nuk është aspak çudi që thellë-thellë ai të besonte, ose të paktën të ishte supersticioz.) Goditja u bë sepse ai, Hoxha, nuk donte ta ndante me kërkënd pushtetin, njëlloj si mësuesi dhe ati i tij shpirtëror, Stalini. Në fund të fundit, ideologjia është vegël për të ushtruar pushtetin politik.
Të mos harrojmë se edhe krerët e feve në Shqipërinë e pasluftës së dytë botërore ishin në pozicion jo fort të favorshëm në lëmin e marrëdhënieve publike. Më pak se gjysmë shekulli nga shpallja e Pavarësisë kushdo, por sidomos komunistët që ishin mjeshtra të propagandës, nuk e kishin fare të vështirë ta përqasnin muslimanizmin me pushtuesin turk, që e kishte mbajtur vendin për 500 vjet në errësirë. Po ashtu komunistët nuk hasën vështirësi për të bërë një lidhje midis Italisë fashiste, shkaktaren e një pushtimi të turpshëm dhe një lufte ende të freskët, me krerët e kishës katolike. Nuk kishin qënë të paktët priftërinjtë që kishin mbështetur pushtuesin. Ndërsa fqinji ortodoks jugor Greqia, kishte kohë që vinte peshkopë e priftërinj në ballë të taborreve shoviniste që jo vetëm ulërinin për copëtimin e Shqipërisë dhe Vorio Epirin, por edhe i shoqëronin pëllitjet e tyre me veprime të drejtpërdrejta agresioni. Nga pikpamja propagandistike, në vitet gjashtëdhjetë komunistët e kishin shumë të volitshme ta godisnin gogolin Fe. Nga ana shpirtërore, shqiptarët s’e kishin pasur shumë për merak atë. Nga vështrimi ekonomik, kjo ishte koha kur komunistët po përqëndronin gjithë pasuritë e vendit në duart e tyre, dhe atij fshatarit që po i shtetëzohej apo kooperativizohej toka dhe bagëtia, as i bëhej vonë se bashkë me to shkonte edhe pasuria e kishës dhe e xhamisë. Ndonëse nuk mund të thuhet se ndalimi me ligj i fesë në Shqipëri u bë me miratimin e plotë të popullsisë, ai u prit pa ndonjë ndjenjë të theksuar keqardhje apo dëshpërimi dhe, praktikisht, me përjashtim të disa enklavave (Shkodrës, Malsisë së Madhe e, deri diku, Korçës) zuri rrënjë shpejt.
Ndalimi i fesë u pasua me njësimin dhe zëvendësimin e vlerave shpirtërore. Vendin e Zotit e zunë krijuesit e Marksizëm-Leninizmit, Perëndia me katër koka e “klasikëve” fotografitë e të cilëve i gjeje kudo që hidhje sytë. Ata u bënë po aq të paprekshëm dhe të padiskutueshëm sa çdo krijesë hyjnore. Vendin e Mesias, Krishtit apo Muhametit, e zuri Enver Hoxha. Njerëzit nuk betoheshin më “Për Perëndi!” por “Për ideal të Partisë”. Kishat u shembën dhe u zëvendësuan me vatra kulture. Vendin e priftit e zuri Sekretari i Partisë. Vendin e meshave e zunë format e edukimit. Vendin e Ferrit e zuri Spaçi. Vendin e Parajsës e zuri përralla e bukur e “komunizmit ideal” ku të gjithë do të punonin sipas aftësive (domethënë s’punonin fare) dhe do të paguheshin sipas nevojave (sa të donin). Mungonin vetëm harpat dhe pendët krahëve. Vitrina e Parajsës në tokë, kopështi i Idenit, ishte Blloku i Udhëheqësve në Tiranë. Prej tij mund të përjashtoheshe sa herë që haje ndonjë mollë të ndaluar ose sa herë i donte qefi Mesias, Zeusit, Zotit.
Po të mëkatoje, duhej t’i hapje zemrën partisë, sekretarit të saj. Po te mëkatoje rëndë, përfundoje në Ferr – Spaç. Mëkatet e lehta faleshin. Edhe vjedhjet ishin kalimtare. Herezitë kundër Fesë Komuniste ishin të pafalshme. Ato dënoheshin me Ferr. Mallkimi ndiqte edhe të afërmit.
Frika nga ndëshkimi i zotit u zëvendësua me frikën nga ndëshkimi i Partisë-Shtet, ose Perëndisë-Enver. Jo rastësisht, Enver Hoxha krahasohej me Zeusin – Kryeperëndinë.
Komunizmi shqiptar shpalli diçka që e quajti “ateizëm”, por në të vërtetë shkatërrimi i pushtetit të feve të deriatëhershme nuk kishte të bënte fare me Ateizmin, domethënë me mosbesimin në ekzistencën e një qenieje hyjnore të gjithëpushtetshme. Ai ishte vetëm zëvendësimi i një apo disa feve me një të re, me fenë Komuniste.
Në Shqipëri pati shumë njerëz që hoqën dorë nga besimet tradicionale – Muslimanizmi, Ortodoksia, Katolicizmi. Pati gjithashtu shumë që, për shkak se u lindën dhe u rritën në atë klimë, por edhe për shkak se u detyruan dhe u bindën, përqafuan fenë e re, Komunizmin. Por gjithmonë pati nga ata (dhe numri i tyre erdhi në rritje) që nuk besonin as te njëra dhe as te tjetra. Madje edhe shumë nga ata që kishin besuar te Komunizmi, hoqën dorë prej tij kur e kuptuan se në ç’humnerë po e çonte vendin.
Këta njerëz, që s’besonin dhe s’besojnë as te fetë tradicionale dhe as te komunizmi nuk ishin dhe nuk janë as të pamoralshëm, as të droguar, as të çmendur, as të dhënë pas pijeve. Ata janë njerëz si gjithë njerëzit e tjerë, me vlerat dhe mangësitë e tyre.

Tërheqje apo Tolerancë - 2. Ateizmin nuk e kanë shpikur komunistët
2. Ateizmin nuk e kanë shpikur komunistët
Arben Kallamata
Ateizmi është mungesë e besimit te prania e perëndive dhe krijesave hyjnore. Kjo mungesë besimi nuk vjen nga pamundësia për të ushtruar një fe apo nga pamundësia e lidhjeve me të, por nga bindje të qëndrueshme dhe arsyetime të vetëdijshme.
Foshnjet e porsalindura nuk kanë fe. Fetë iu injektohen në kokë më vonë, nga familja dhe shoqëria. Kjo shpjegon edhe faktin se përse më së shumti një njeri i lindur në një familje të krishterë përqafon fenë e krishterë, ndërsa dikush tjetër i lindur në një shoqëri muslimane, budiste apo çifute ndjek fetë përkatëse. Mungesa e besimit te perënditë është shumë më i vjetër se të gjitha llojet e besimeve fetare. Qeniet njerëzore fillimisht nuk kanë ditur të besojnë. Më vonë kanë mësuar, kanë krijuar dhe ndërlikuar perënditë.
Ateizmin, si mungesë e ndërgjegjshme e besimit nuk e kanë shpikur as komunistët shqiptarë dhe as çdo lloj komunizmi tjetër, pavarësisht përpjekjeve që bëhen për t’i njësuar ata. Ronald Bruce Meyer thotë se Ateizmi të çon në Komunizëm po aq sa të shtyn bindja se Santa Klausi është përrallë në agresivitet ndaj fëmijëve. Ateizmi nuk ka lidhje me besimin. Ai ka të bëjë me dyshimin, mosbesimin.
Ateistë ka pasur gjatë gjithë historisë së njerëzimit. Megjithëse dëshmitë e para të shkruara të ateizmit mund të gjenden në shkrimet e Rig-Veda-s në Indi (rreth 1000 vjet p.e.s.), një ndër filozofët e parë të ateizmit mbahet greku i lashtë Epikurus i cili zhvilloi argumentin kundër të keqes:
“Nëse Perëndia dëshiron ta ndalojë të keqen, por nuk ka fuqi, ajo nuk është e gjithëpushtetshme.
Nëse ka fuqi, por nuk do që ta ndalojë të keqen, atëherë është keqdashëse.
Nëse edhe ka fuqi ta ndalojë edhe dëshiron ta ndalojë të keqen, si shpjegohet që e keqja vazhdon të ekzistojë?
Dhe, nëse as nuk do që ta ndalojë dhe as është në gjendje ta ndalojë, atëherë përse u dashka quajtur Perëndi?”
E nisur nga thellësitë e errësirës së Mesjetës, Rilindja europiane njohu zhvillimin e vrullshëm të ateizmit të përfaqësuar nga mendimtarë mosbesues ndaj qenieve hyjnore. Emrat e Leonardo da Vinçit, Erazmusit, Galileos, Keplerit e Giordano Brunos janë të lidhur me ateizmin. Më vonë atyre iu shtuan iluministët Dekart, John Toland, David Hume e Thomas Paine; enciklopedistët francezë Didero, Volter, d’Holbach për të ardhur në shekullin e 19-të te Fojerbah, Holyoke dhe, natyrisht, Charles Darwin. Më vonë, mendje të ndritura si Mark Twain, Thomas Edison, Albert Einstein, e shumë të tjerë kanë qënë dhe vazhdojnë të mbeten ateistë. Asnjë prej tyre nuk ka pasur qoftë edhe lidhjen më të vogël me komunizmin. Sot llogaritet se mbi 90 përqind e Fizikantëve të botës dhe mbi 65 përqind e Matematikanëve janë ateistë.
Përpjekjet për ta lidhur Ateizmin me Komunizmin e kanë burimin te përpëlitjet e një pjese të krerëve fetarë për të ndalura dobësimin e shpejtë dhe të pandalshëm të pushtetit të Kishës dhe institucioneve fetare në gjysmën e dytë të shekullit të njëzetë. Veçanërisht ato morën përkrahje zyrtare në periudhën famëkeqe të histerisë së Senatorit Joseph McCarthy në Shtetet e Bashkuara. Argumenti bazë që sillej për të provuar këtë tezë ishte njësimi i kryekomunistit Stalin me Ateizmin.
E vërteta qëndron se, pavarësisht se u shkollua në një seminar kishtar, Stalini ishte ateist. Megjithatë, ka shumë arsye të besohet se ai nuk ishte ateist për arsye filozofike apo sepse komunizmi ose mendësia e tij totalitare nuk përputhej me fenë. Stalini ishte ateist sepse pushtetit të tij sovjetik nuk i shkonte pas oreksit rivaliteti i pushtetit të madh të Kishës Ortodokse Ruse, ashtu siç nuk i pëlqente rivaliteti për pushtet i kujtdo fuqie tjetër. Në esenë “Ateizmi përballë Komunizmit” Jon Nelson vë në dukje se “Stalini nuk donte ta ndante pushtetin e vet me asnjë tjetër. Ai e sulmoi Kishën vetëm kur e pa se ajo ishte rivali i vetëm me peshë i supremacisë së tij. Por sulmet nuk kishin të bënin fare me mospajtimet ideologjike. Ishte thjesht çështje e zhdukjes së një rreziku të mundshëm.” Gjatë Luftës së Dytë Botërore, kur e pa se i nevojitej mbështetja e fesë për të siguruar një bashkim më të plotë të rusëve në luftë, vetë Stalini nxiti rimëkëmbjen dhe fuqizimin e Kishës Ortodokse Ruse.
Ateizmi nuk është ideologji. Ai është mungesë besimi në ideologji. Mungesa e besimit në ideologji s’ka se si dhe s’mund të bëhet bazë ideologjie, aq më pak për një ideologji totalitare si komunizmi. Përkundrazi, fe të ndryshme, sidomos format fondamentaliste të tyre, janë bërë jo rrallë baza për ideologji totalitare. Mjafton të përmendim luftrat e Kryqëzatave apo Inkuizicionin katolik, Ku-Klus-Klanin, Al Qaedën etj.
Komunistët e panë fenë thjesht si ideologji konkuruese dhe jo si ideologji që binte ndesh me ideologjinë e tyre. Duke u munduar të arrinin mbizotërimin e besimit të tyre, ata u përpoqën të fshinin ndikimin e çdo lloj ideologjie tjetër – ideologjinë fetare, ideologjinë e pronës private, ideologjitë perëndimore, gjithçka. Në Shqipëri kjo përpjekje u çua në ekstrem me shpalljen e vendit shtet ateist. Në fakt, Shqipëria u shpall edhe Republikë Popullore Socialiste, në një kohë kur nuk ishte as republikë (sepse ishte autokraci); as Popullore (sepse ishte kundër popullit), dhe as Socialiste (sepse ishte monopolizëm i skajshëm shtetëror). Ajo paraqitej “Demokraci Popullore” në në kohë që ishte një nga format më të egra të diktaturës. Ajo u quajt vend ateist, kur popullit iu imponua besimi i verbër dhe pa kushte te një ideologji (marksizmi) dhe te një perëndi me pesë koka: Marksi-Engelsi-Lenini-Stalini-Enveri (i ati - i vëllai - i biri - shpirti i shenjtë- dhe satani).

Tërheqje apo tolerancë? - 1. “Xhihad” multi-fetar kundër ateizmit
Tërheqje apo tolerancë?
Arben Kallamata
Quajeni Xhihad. Quajeni Kryqëzatë. Quajeni si të doni. Ashtu si pa u ndjerë, në fillim me ndrojtje dhe me butësi, më vonë më me egërsi, falangjet e luftës fetare i janë përveshur pa mëshirë çdo shenje të mendimit ateist apo të shkëputur nga feja në Shqipëri. Duke mos lëshuar për asnjë çast nga dora mburojën e të persekutuarit nga Komunizmi, ata kanë ngritur shpatën dhe po godasin vlera dhe figura të mirëfillta të kulturës kombëtare. Gjithçka që shihet si e pafe, konsiderohet e padenjë, pavarësisht se mund të jetë pjesë e trashëgimisë shpirtërore të një populli që s’e ka pasur fenë përparësi. E, ndërsa çoroditja nga vorbulla e misionarëve fetarë të të gjitha ngjyrave po sjell pasoja të hidhura, deri në jetë fëmijësh, pak kush guxon të ngrerë zërin dhe të thotë: ku po na çon ky vrull fetar? Sa hapa prapa po bëjmë? A ka ardhur koha të ndalemi dhe të mendojmë? A kemi dot guximin ta shprehim hapur mendimin kur ai bije ndesh me vijën e kishës apo te xhamisë te sheshi përballë?
Këtë seri shkrimesh mbi marrëdhëniet ose mungesën e marrëdhënieve të shqiptarëve me fene kam ndarë në katër pjesë: 1. “Xhihad” multifetar kundër ateizmit; 2. Ateizmin nuk e kanë shpikur komunistët; 3. Ateizmin nuk e kanë shpikur shqiptarët.; 4. Feja dhe morali i shoqërisë – Disa argumenta për moralin e ateistit.
1. “Xhihad” multi-fetar kundër ateizmit
Kur në shtyp, në diskutime politike, por edhe në biseda të lira trajtohen fetë, raportet dhe marrëdhëniet midis tyre, mungesa e besimit dhe ateizmi anashkalohen. Të krijohet përshtypja sikur njerëzit nuk janë të lirë të diskutojnë për to. Ateizmi apo mungesa e besimit fetar janë kthyer gati në tabu të reja të një shoqërie që praktikisht përbëhet nga një shumicë që nuk ndjejnë afërsi me fenë në përgjithësi dhe praktikat e ritet fetare në veçanti. Shumë njerëz që nuk besojnë e ndjejnë veten në vështirësi që ta pranojnë hapur një gjë të tillë dhe, ose heshtin, ose i bijen shkurt duke u deklaruar mjegullt si pjestarë të njërit nga grupimet fetare.
Praktikisht, në Shqipëri veçanërisht pas viteve 1960të, por edhe qysh më herët janë rritur dhe vazhdojnë të rriten breza tek të cilët, për arsye të ndryshme ndikimi i fesë ka qënë pothuajse i pandjeshëm. Madje edhe një pjesë e mirë e atyre shqiptarëve që shprehen se i përkasin komuniteteve të caktuar fetarë vazhdojnë të jenë po aq (ndoshta edhe më tepër) indiferentë ndaj feve sa kanë qënë historikisht. Vështirë të dallosh në sjelljet shoqërore të shumicës së shqiptarëve gjurmë të drejtpërdrejta të përkushtimit fetar, të zakoneve, të mendësive dhe sidomos, të ndalimeve e kufizimeve që sjell feja. Mjaft të përfytyrojmë se sa mund të jetë te ne numri i “muslimanëve“ shqiptarë që agjërojnë gjatë muajit të Ramazanit, apo që s’fusin në gojë alkool e mish e derri gjatë gjithë pjesës tjetër vitit. Ose të kërkojmë se ku janë të krishterët shqiptarë që nuk ulen të hanë bukë pa bërë lutjen e që veshin rrobat më të mira çdo të djelë për të shkuar në kishë. Më shpesh do të gjejmë nga ata që s’para e lodhin mendjen shumë me arsyetime teologjike; njerëz që përdorin pa u menduar gjatë fjalën “Zot”, por që festojnë gjithë qef ditët e festave fetare të çdo feje. Si mund të shpjegohet, atëherë pozicioni i tërhequr, gati si prej fajtori i jo-fetarëve, në një kohë kur njerëzit e fesë duket se janë vënë në garë sulmi kundër tyre dhe gjithçka ata përfaqësojnë?
Së pari ateistët janë përpjekur të tregojnë tolerancë dhe t’i hapin rrugë shprehjes së besimit fetar deri vonë të mohuar nga komunizmi. Duke pasur parasysh pasojat e ekstremizmit anti-fetar të komunizmit, traumat që solli dhuna kunder institucioneve fetare, ateistët e sotëm në Shqipëri përgjithësisht e kanë kuptuar se fesë dhe lirisë së besimit i duhej dhënë një shans, se në kushtet e një shoqërie demokratike duheshin respektuar të drejtat dhe parapëlqimet e individëve për të zgjedhur (mos)besimin e tyre. Pra, tërheqja është së pari shenjë tolerance. Së dyti, në Shqipëri, ashtu si edhe në shumë vende të tjerë të botës, ateizmi gabimisht ose qëllimisht u barazua me komunizmin. Shenja e barazimit i ve shumë njerëz jo fort të qartë për natyrën e bindjeve të tyre në pozicion të pafavorshëm, në një kohë kur pranohet nga pjesa dërrmuese se komunizmi ishte një sëmundje e keqe. Në këtë rast tërheqja është mungesë dije dhe ndërgjegjësimin për (mos)bindjet.
Duke e rreshtuar veten në kategorinë e parë, domethënë të atyre që me ndërgjegje kanë parapëlqyer t’iu hapin rrugë dhe t’i krijojnë mundësi zgjedhjeje të gjithë atyre që duan të besojnë, unë përkrah idenë se zgjedhja e lirë e besimit (përkatësisht mosbesimit) përbën një nga elementët më thelbësorë të lirisë dhe demokracisë. Me këtë bindje, besoj dhe pres që të shoh shenja të ngjashme tolerancë nga ata që besojnë te Krishti katolik, ortodoks, jehova, protestant, baptist etj.; te Muhameti suni apo sufi.
Me këtë bindje pres të pranohet përgjithësisht fakti që shumica e shqiptarëve janë jo-besimtarë; se numri i atyre që nuk shkelin as në xhami, as në teqe dhe as në kishë është shumë më i lartë se numri i besimtarëve dhe se breza të tërë të lindur nga martesat ndërfetare është vështirë të përcaktohen si popullsi që i përkasin një feje të caktuar. Kam qënë dhe jam i mendimit se e vërteta e pamohueshme (ndonëse ende e paprovuar me regjistrim real të popullsisë) që shqiptarët janë më së shumti jo-fetarë i bën shumë më tepër nder dhe iu leverdis shqiptarëve më shumë si strategji politike kombëtare se sa gënjeshtra e madhe që vazhdon të qarkullojë sipas së cilës popullsia në Shqipëri ndahet me thikë në 70 përqind muslimane, 20 përqind Ortodokse dhe 10 përqind Katolike.
Me sa duket këtë të vërtetë nuk janë gati ta pranojnë as klerikët dhe as politikanët, që ende nuk po e gjejnë veten të aftë të regjistrojnë një popullsi prej vetëm 3.2 milionë frymësh dhe ta pyesin thjesht: a besoni në ndonjë fe dhe, nëse po, në cilën? Por më e keqja është që kjo pjesë e rëndësishme e popullsisë shqiptare (qoftë shumicë apo pakicë) po trajtohet pa respekt e, më së shumti me urrejtje nga ana e disa përfaqësuesve fetarë. Po trajtohen pa respekt edhe ato zona të kulturës shqiptare që nuk i përkasin asnjë feje, apo i përkasin një feje kundërshtare.
Toleranca dhe tërheqja e kulturuar e ateistëve në fillim të viteve 1990 u keqkuptua nga sipërmarrës fetarë që nxituan të derdhin fonde dhe të shpërdorojnë burime në një garë të çuditshme për të mbjellë kisha e xhami në çdo cep të vendit. Misionarë e rekrutues të të gjitha përkatësive, që nga fetë që kishin lëshuar tradicionalisht rrënjë në vend e deri te Dëshmitarët e Jehovait, që nga varjantet arabe të muslimanizmit e deri te budistët, që nga bahajt e deri te hinduistët hapën sulmin e tyre të gjerë për të plotësuar boshllëkun ideologjik që po linte pas komunizmi e për t’ia kaluar njeri-tjetrit në mbushjen me rekrutë të rradheve të besimtarëve. Armë efektive të kësaj fushate u bënë bateritë e thasëve me plaçka të përdorura; breshëritë e vizave për jashtë shtetit apo silurët e bursave të studimit në shkolla e seminare fetare që nga Italia e Greqia e deri në Malajzi. Rekrutë me prejardhje tradicionale Katolike apo Ortodokse përfunduan nëpër medrese, ndërsa Fatmir-ët, Ali-njtë dhe Resul-ët shkëlqyen në lëndët teologjike të seminareve të krishtera. S’kishte rëndësi feja që zgjidhje. Kishte rëndësi bursa e studimit jashtë shtetit. Silurët e bursave u pasuan nga qitjet me ferexhe, roba e veladone, këmisha të bardha e kollare të zeza e botime librash të shkruara me një shqipe për të qarë hallin. Nuk munguan në këtë pamje groteska shëtitjet terren-zhbiruese të misionarëve që hidhnin me dhjetra mijëra dollarë pëpër helikat e helikopterëve që fluturonin grupe kryqtarësh nëpër katunde të humbur të Malcisë së Madhe. Por asgjë nuk mund të krahasohej me artilerinë e rëndë: ndërtimin pa fre të objekteve të kultit në çdo fshat, në çdo lagje, në çdo cep, në çdo shesh qëndror qyteti, ndërkohë që shqiptarët e shkretë thyenin dyert e dyqaneve të bukës dhe përshtatnin bunkerët e Enver Hoxhës për apartamente banimi.
Nuk ka asnjë dëshmi që të na bindë se këta përhapës të zellshëm të fjalës së Zotit ta kenë vranë mendjen se ndërtimi i një kishe këtu, përballë asaj xhamisë atje, mund të ngjallte konflikte të panevojshme. (Mjafton të kujtojmë mëritë që plasën në Shkodër, në të cilat u përfshinë, për turpin e tyre, edhe qarqe “intelektualësh fetarë“ që i dërgonin letra Papës dhe Këshillit të Europës për t’u qarë se feja konkuruese po e ngrinte objektin e kultit më të madh, ndërkohë që qyteti i tyre i bukur zhytej sistematikisht në errësirë, baltë, zhul, papunësi dhe mjerim.) Nuk ka asnjë shënjë që të na bëjë të mendojmë se pjesmarrësve të garës “Ti e bëre xhaminë e madhe, unë do ta bëj kishën edhe më të madhe” t’u ketë shkuar ndonjëherë ndërmend se popullit do t’i kishte leverdisur më shumë që ato para të ishin derdhur për ndonjë spital, gjenerator elektrik, ujësjellës apo rrugë.
E ndërsa shumë intelektualë janë shushatur dhe nuk guxojnë të reagojnë, nga frika se mos etiketohen si komunistë, ekstremistët fetarë kanë marrë vrrull dhe përpiqen të përfitojnë terren, pavarësisht se nganjëherë ky vrrull “hyjnor” merr përpara edhe simbole të kulturës shqiptare. Një farë Monsinjor Zef Simoni, Ipeshkv ndihmës ne Arqipeshkvinë e Shkodrës ngre mallkimin me keqdashje kundër një prej idhujve të letrave shqipe, Migjenit (Migjeni, përkrahës i një bote pa Zot e i një shoqnie pa religjion). “Mbi të gjithë poetët e brezit të quejtun të vjetëve 1930,” shkruan Simoni, “do të ishte jo i patalent Millosh Gjergj Nikolla…Migjeni pati jetën e shkurtë. Në kohën tonë të lirisë së besimit, mund të shprehemi: Kështu desh Zoti për atë.” Cinizmi dhe mungesa e ndjenjës në fjalinë e fundit të ngjeth mishin. Urrejtja dhe hidhnia e këtij prifti ndaj jetës së një qenieje njerëzore e ka burimin thjesht te mungesa e besimit të Migjenit te feja. Migjeni dhe Kadareja goditen nga anatema fetare e Zef Simonit jo për vlerat letrare artistike, jo për atdhetarinë e tyre, jo për qëndrimin ndaj problemeve shoqërore, por për mungesën e besimit, për ateizmin. Mallkimi është llogaritur t’i drejtohet të gjithë shqiptarëve që nuk besojnë te zoti katolik i Monsinjor Simonit. Fatmirësisht, shkrimi i Simonit u prit me një reagim tepër të fortë nga të rinj dhe njerëz të ndjeshëm për vlerat e letërsisë dhe kulturës shqiptare.
Qëndrim pothuajse të njëjtë mbajnë edhe kolegët e Zef Simonit në kampin musliman. “Ateizmi shkakton ikje nga vetvetja, duke bërë që individi të kërkojë arratisje nga mendime tmerruese dhe dërmuese, kështu që fillon të kërkojë strehim duke u dëfryer, duke u kënaqur me gjëra të kota dhe që sjellin largim nga realiteti siç janë barërat, alkooli, drogat dhe mjetet tjera shkatëruese si për individin ashtu edhe për shoqërinë në tërësi. Ateizmi paraqet degradim të dinjitetit njerëzor,” shkruan Arlind Gusinja te Jeta pa fe është projekt pa garanci ( Albislam.Com). Siç shihet në këto bashkim të përçartur fjalësh, ateistët paraqiten si njerëz pa ekujlibër, gjysëm të çmendur dhe burim vesesh. Ndërsa Mexhit Yvejsi nga Bashkësia Islame e Kosovës është i bindur se ajo “...pjesë e intelektualëve (shqiptarë) që përqafoi ateizmin jetoi me shumë fytyra, por pa sy! (Feja në fjalorin e sotmë të gjuhës shqipe). Shprehje të tilla nuk kanë nevojë për koment.
Nuk mbetet pas as prifti pa grigjë e pa kishe Foti Cici që e kalon pjesën më të madhe të kohës duke mbushur me një sintaksë të çuditshme faqe interneti. Cici iu përvishet pa hezitim dhe i barazon në një “etërit e kombit-shtet” që “dështuan të na trashëgojnë fenë mbarëshqiptare të premtuar prej tyre,” me “komunistët (që) u gënjyen edhe më” dhe arrin në përfundimin se “mbetjet e ateizmit të institucionalizuar janë sot çastet më vendimtare në trazirat shpirtërore të shqiptarëve prej Shqipërie.” (Atë Foti Cici, Korrieri 28 Prill 2004). Për Foti Cicin nuk kanë pikë rëndësie as pavarësia kombëtare, as rilindja e kombit, as vetëdija shqiptare. Për të ka rëndësi vetëm besimi i verbër te feja e tij ortodokse. Për të gjithë këta udhëheqës fetarë, mungesa e besimit te ato që predikojnë ata të çon në gjithfarë aktesh të çmendura dhe është burim i gjithë të këqijave që e kanë kapur sot kombin.
Ky “xhihad” i koordinuar i feve kundër një armiku të përbashkët, ateizmit, jo vetëm që nuk ka asnjë bazë logjike e shkencore, jo vetëm që nuk mbështeten në rezultate studimesh e anketimesh, por nuk merr fare parasysh ndjenjat, bindjet dhe parimet e një pjese të madhe të shoqërisë së sotme shqiptare. Ligjërisht ai shpërfill edhe të drejtën elementare kushtetuese që ka çdo individ në një shtet laik si Shqipëria që të besojë apo të mos besojë në çfarë të dojë.
Në vijim të shkrimit do të përpiqem të argumentoj se ateizmin nuk e kanë shpikur as komunistët, as shqiptarët. Është e vërtetë që komunistët e shfrytëzuan ateizmin si mjet për t’i hapur rrugë zëvendësimit të feve (ideologjive) ekzistuese me ideologjinë (fenë) e tyre (komunizmin), por ata gjetën te shqiptarët terren tepër të përshtatshëm. Ndonëse jo ateistë në kuptimin e vërtetë të fjalës, shqiptarët ishin një popull që historikisht kishte treguar lidhje të dobëta me fenë. Gjithashtu, dëshiroj të sjell argumenta se ateizëm nuk do të thotë mungesë morali, se ateistët janë njerëz si gjithë njerëzit e tjerë; se ata janë qenie të vetëdijshme shoqërore për të cilët normat e të mirës dhe të keqes nuk kanë lidhje me besimin te ndonjë fe e caktuar.

Subscribe to:
Posts (Atom)