A mund të më shpjegoni pak se në çfarë universi, ose me çfarë rregull
treshi, apo katërshi, del George Sorosi komunist? Me sa di unë, Soros
është një derr kapitalisti që s’e ka shokun, një nga më të pasurit në
botë, me nja 25 miliardë dollarë nëpër xhepa. Unë e di që ai përdor një
pjesë të vogël të tyre për hobin e tij – futjen e hundës në punët e
brendshme politike të vendeve të ndryshme. Di që ka edhe një fiksim me
shoqëritë e hapura (Open Society) dhe që për shkak të këtij hobi ka bërë
shumë armiq. Por s’di se si t’i bëj llogaritë që ai të më dalë
komunist. Madje edhe ‘stalinist’ siç e përcaktonte një zonjë e nderuar
në një koment. Kam lexuar edhe disa të tjerë që në mbështetje të akuzës për veprimtari komuniste përmendin faktin që ai mbështet Hillary Clinton. Në fakt, duke mbështetur Hillary Clinton Soros provon pikërisht të kundërtën, që është një kapitalist nga ata më të thekurit. Soros nuk hyn në listën e donatorëve më të mëdhenj të fushatës së Clintonit. Atë listë e kryesonjnë organizma me reputacionin më të keq të mundshëm të kapitalizmit si JPMorgan Chase & Co., Goldman Sachs, Citgroup Inc. etj. Në listën e donatorëve të pa shpallur të Clinton flitet se janë edhe ca sheikë nga Arabia Saudite. Por s’ma do mendja se gjendet ndonjë komunist.
Pyetja ime është e thjeshtë: Si del Sorosi komunist? Dhe përpara se të më vërsulet ndonjëri duke më quajtur mua Sorosian komunist, dua të theksoj se s’kam asnjë simpati për Jorgon e Budapestit.
No comments:
Post a Comment