Thursday, September 7, 2017

Ku tregohen muskujt

Si në shumë raste të tjerë, edhe në debatin për mbulimin e monumentit të Gjergj Kastriotit ne shpalosëm në mënyrën më spektakulare paaftësinë për të parë thelbim e problemit dhe dëshirën për t’u kufizuar në anë periferike, veçanërisht në në ato pika me të cilat kemi më shumë rast t’i vërsulemi njeri-tjetrit.
Nuk ka rëndësi nëse monumenti u mbulua pjesërisht apo plotësisht, nëse ai mund të shihej nga disa cepa të sheshit dhe të mëshihej nga disa të tjerë. Nuk ia vlen të diskutosh nëse mbulimi ishte thjesht gabim teknik, mosnjohje e detajeve të elektronikës nga ana e hoxhës, apo ishte lëvizje e paramenduar. As ka bazë të diskutosh dhe të justifikosh mbulimin e monumentit me arsyetimin se besimtarët nuk mund të falen përpara një imazhi të rikrijuar të fytyrës (Gjergj Kastriotit) dhe që për këtë arsye e mbuluan atë me një ekran stërmadh televiziv ku çfaqen vetëm imazhe të rikrijuara të fytyrës së njeriut (hoxhës).
Është gabim dhe e rrezikshme t’i japësh debatit karakterin e përplasjeve ndërfetare, siç ia dha (me dashje apo pa dashje) hoxha i Tiranës duke u përpjekur të sqaronte “vëllezërit katolikë“ se mbulimi nuk kishte pasur asnjë qëllim që të fyente ata. Gjergj Kastrioti është heroi kombëtar i gjithë shqiptarëve, me apo pa fe; muslimanë, katolikë, ortodoksë, evangjelistë, budistë, apo zoroastrianë. Është e shëmtuar, keqdashëse dhe e papërgjegjshme të deklarohesh ndryshe. Siç është edhe e vërtetë që ka shqipfolës, me ose pa fe, që nuk e duan Kastriotin sepse kanë prioritete të tjera, në kundërshtim me interesat e Shqipërisë.
Po a mund të thuash që i gjithë ky debat u ndez kot së koti dhe njerëzit filluan të acarohen pa asnjë arsye? Jo. Sepse pati një shkëndijë, pati një shkrepje që rrezikon t’i ngrejë flakët lart. Flakë që rrezikojnë të shkrumbosin një nga shtyllat themelore të ngrehinës së shtetit shqiptar – laicitetin.
Që në origjinë shteti shqiptar është bazuar te laiciteti, te ndarja e tij prej feve. Të gjithë drejtuesit e tij që nga viti 1912 e deri sot, të mirë apo të këqinj kanë ndjekur me hir apo me pahir këtë parim të vendosur nga ideatorët e kombit, Rilindasit. Pa shkëputjen e plotë nga feja shteti shqiptar dhe koncepti i kombit shqiptar nuk mund të ekzistojnë. Shqipëria dhe shqiptarët nuk mund të jenë shtet apo komb që bazohen te feja. Nuk mund të jenë as komb dhe as shtet që flirton me një fè në kurriz të të tjerave. Të qënit shqiptar në vetvete e ka çuar gjithmonë fenë në planë të dytë dhe atje, në planin e dytë, iu ka dhënë të gjitha besimeve peshë të barabartë. Kështu ka qënë dhe kështu do të vazhdojë të jetë përderisa të ketë shtet dhe komb shqiptar. Këtë të vërtetë e kanë pas kuptuar historikisht jo vetëm politikanët, por edhe krerët e komuniteteve fetare në Shqipëri, të cilët kanë qënë më së shumti patriotë.
Mirëpo sot ka ardhur koha e krerëve të paaftë dhe të papërgjegjshëm që, në rastin më të mirë, as e kanë idenë se ç’bëjnë (në rastin më të keq, veprojnë me ndërgjegje kundër idesë së kombit shqiptar). Sot ka ardhur koha kur krerët e komuniteteve ose s’janë fare shqiptarë, ose paguhen drejtpërdrejt nga burime jo-shqiptare, ose pranojnë ndihma dhe subvencione financiare kolosale nga të huajt, ose s’marrin veshë duvanë e kujt po bëjnë. Po të ndjekësh rrugën e parave për ndërtimin e objekteve të kultit dhe veprimtaritë e përditshme të kryesive të komuniteteve, nuk e ke të vështirë ta vësh në dyshim integritetin dhe pavarësinë e tyre. Ndërkohë, shteti shqiptar qëndron çuditërisht pasiv, madje në disa raste edhe e duartroket ndërhyrjen e të huajve. Shembulli më i mirë është qendrimi i fëlliqur i shtetit në garën e shëmtuar për ndërtimin e objekteve të kultit në Tiranë.
Kjo papërgjeshmëri dhe këto motive të dyshimta s’kanë se si të mos e shqetësojnë qytetarin shqiptar dhe të mos e bëjnë të ndjeshëm. Instiktivisht të gjithë acarohemi sa herë që kapërcehet kufiri dhe njëri apo tjetri organizim fetar futet në zonat e “ndaluara”, në sferat e shtetit dhe shoqërisë laike.
Shteti shqiptar është laik në të gjithë nivelet e tij – pushteti ligjvënës dhe pushteti ekzekutiv janë laikë. Edhe pushteti lokal është laik. Bashkia e Tiranës është pushtet i ndarë nga feja dhe si e tillë ajo s’ka punë të favorizojë një fè apo një tjetër, siç nuk ka punë as të favorizojë të gjitha fetë njëlloj në kurriz të laicitetit. Sheshet dhe rrugët e Tiranës iu takojnë qytetarëve të Tiranës dhe të gjithë shqiptarëve, pa dallim besimi apo mosbesimi. Kjo, dhe vetëm kjo është arsyeja që kur bulevardi “Dëshmorët e Kombit” i jepet një grupimi të caktuar fetar për të demonstruar forcën e tyre numerike njerëzit bëhen nervozë. Kjo dhe vetëm kjo është arsyeja që kur Sheshi Skënderbe i jepet një grupimi të caktuar fetar për të kryer ritualet e tyre publikisht dhe për t’iu bërë karshillëk të tjerëve, të tjerët – të gjithë të tjerët, duke përfshirë fetarët dhe jo fetarët, duke përfshirë edhe një pjesë të madhe të muslimanëve shqiptarë që mendojnë në mënyrë të përgjegjshme për vendin e tyre – ndihen të provokuar.
Historikisht Sheshi Skënderbe dhe Bulevardi Dëshmorët e Kombit janë përdorur nga grupimet politike për të demonstruar forcën e tyre, kryesisht forcën numerike, pra për të treguar muskujt. Në Bulevard enver hoxha organizonte paradat e tij, ndërsa mitingjet e mëdha organizoheshin përpara Pallatit të Kulturës. Pas 1990tës sheshi u bë simboli i luftës politike me mitingje e kundra mitingje. Por partitë politike janë pjesë e shtetit laik dhe, pavarësisht natyrës së konfliktit, demonstrimi në shesh dhe në bulevard ka qënë gjithmonë diçka e pranueshme.
Ndryshe qëndron puna kur kërkohet te demonstrohet identiteti fetar. Veçanërisht krerët e komunitetit musliman shqiptar me pretekstin se nuk kanë hapësirë ku të falen duken sikur duan t’i shfrytëzojnë sheshin kryesor dhe bulevardin kryesor të kryeqytetit për të demonstruar ata forcën e tyre – numrat, mënyrën e veshjes, mënyrën e faljes. E theksoj, nuk flitet për muslimanët shqiptare. Flitet për krerët e komunitetit musliman, për njerëzit që drejtojnë politikën e komunitetit.
Le ta pranojmë për një çast se mbi 700 xhami (sipas shifrave të dhëna nga vetë komuniteti musliman shqiptar) nuk janë të mjaftueshme për të mbajtur të gjithë ata që duan të falen ditën e Kurban Bajramit. Përse duhet këmbëngulur për të shfrytëzuar pikërisht Sheshin Skënderbe dhe Bulevardin Dëshmorët e Kombit? Çfarë motivi tjetër veç eksibicionizmit dhe dëshirës për të treguar forcë mund të të shtyjë të kërkosh të kryesh një rit aq intim sa falja pikërisht në vendin më të dukshëm?

Cilatdo qofshin motivet e krerëve të komunitetit musliman për të kërkuar kryerjen e ritualeve në vende publike, ato s’kanë përse t’i diktohen shtetit laik, pushtetit qendror dhe atij lokal laik. Bashkia e Tiranës dhe qeveria e Shqipërise nuk kanë përse lejojnë që një komunitet i caktuar të demonstrojë në vende ku i bën të tjerët të ndihen jo mirë. Zgjidhja më e drejtë dhe ligjore do të ishte që atyre t’iu jepej një hapësirë tjetër – ta zemë një fushë apo stadium futbolli, një park i madh, një shesh jashtë qytetit, për të kryer të njëjtin funksion. Gjithmonë mund të gjenden zgjidhjet, nëqoftëse ekziston vullneti i mirë dhe dëshira për të qënë sa më të paanshëm dhe më të drejtë. Komunitetet fetare bëjnë është mirë të jenë më të kujdsesshëm kur duan te tregojnë muskujt.   

2 comments:

Anonymous said...

ËSHTË E MREKULLUESHME TË FLASË TË MREKULLUESHME PËR DR DAWN. Unë jam Vanessa Canga. Kam pasur një bashkim të bukur me burrin tim dhe kam ndarë lumturinë, ngrohtësinë dhe dashurinë e vërtetë. Ne jetuam së bashku për 10 vjet dhe patëm dy fëmijë. Pak muaj më parë filluam të kishim probleme pafund dhe zënka të vazhdueshme. Shtëpia ishte plot me pakënaqësi dhe fëmijët e mi gjithmonë qanin duke na parë të ziheshim gjatë gjithë kohës. Më në fund, ai u largua dhe na ndërpreu të gjitha mjetet për të komunikuar me të. Bëra gjithçka që munda për ta rikthyer për shkak të asaj që e doja, por pa dobi. DR DAWN më erdhi në ndihmë kur e kontaktova dhe më zbuloi se një grua qëndronte pas problemeve që kisha dhe ai më premtoi se do të më ndihmonte, gjë që e bëri kur ndoqa procedurat e tij të punës. Burri im u kthye në shtëpi tek ne dhe ne shpikëm gjëra. Ne jetojmë përsëri të lumtur së bashku. DR DAWN mund t'ju ndihmojë gjithashtu. kontakto me të përmes WhatsApp: +2349046229159
Email: dawnacuna314@gmail.com
*Nëse dëshironi të ribashkoheni me burrin/gruan tuaj.
*Nëse dëshironi të keni një martesë/marrëdhënie paqësore.
*Nëse keni nevojë për magji për të mbetur shtatzënë/shtatzënë.
*Nëse dëshironi të trajtoni infertilitetin.
*Nëse doni të hakmerreni/marrëni pronën tuaj.
*Nëse dëshironi magji promovimi.

Anonymous said...

isha aq i dëshpëruar dhe i stresuar sa kisha frikë se do të përfundoja në spital për shkak të gjithë stresit dhe depresionit, derisa një ditë po kërkoja në internet këshilla për të rikthyer të dashurin tim sepse e dua dhe kujdesem shumë për të dhe Unë thjesht dua që ne të jemi bashkë si çift dhe dua që ne të zgjasim përgjithmonë, Pastaj gjeta një magjistar të fuqishëm të quajtur LORD DAWN se si ai zgjidhi kaq shumë probleme marrëdhëniesh dhe shëroi kaq shumë sëmundje, pastaj kontaktova me të në Whatsapp, LORD DAWN më tha se i fejuari im do të kthehet tek unë midis 24 orësh pasi ai magjepsi atë, nuk e besova kurrë derisa i fejuari im më thirri në telefon dhe më tha se ai dëshiron që ne të kthehemi dhe të jetojmë të lumtur së bashku përgjithmonë dhe tani jemi së bashku në paqe dhe në lumturi, jam kaq i lumtur tani që Zoti AGI më ndihmoi t'i ktheja financat e mia. Faleminderit shumë LORD DAWN gjithashtu mund t'ju ndihmojë nëse keni ndonjë problem marrëdhënieje ose sëmundje, kontaktoni atë në Whatsapp: +2349046229159
Email:  dawnacuna314@gmail.com