Igreja do Carmo |
Kjo është Igreja do
Carmo (Kisha e Karmos), pjesë e Convento do Carmo në Lisbonë, Portugali. Ngrehina
që e ka humbur çatinë para 250 vjetësh shërben sot si Muze Arkeologjik. Siç e
tregon edhe emri, dikur ka qënë kisha e një manastiri. Deri në 1 Nëntor të
vitit 1755 kur Lisbonën e goditi një nga tërmetet më të mëdha në historinë e
Europës.
1 Nëntori në kalendarin e Kishës Katolike është Dita e
Shpirtrave. Atë mëngjes të Ditës së Shpirtrave në vitin 1755 thuajse të gjithë
qytetarët e Lisbonës kremtonin meshë në kisha. Është shekulli i 18 dhe për një
popullsi krejtësisht katolike vajtja në kishë ishte jo vetëm ritual, por edhe
detyrim të cilit nuk mund t’i shpëtoje pa u ndëshkuar.
Tërmeti, që mendohet të ketë qënë 8.5 ose 9.0 ballë lëkundi
qytetin për 6 minuta, ndoshta edhe dhjetë minuta. Por jo vetëm Lisbonën. Ai
solli shkatërrim në gjithë Portugalinë dhe, sipas të dhënave, është ndjerë në
Itali, Britani e madje deri në Finlandë.
Mbulesat e Kishave ranë duke zënë brenda me mijëra njerëz.
Qirinjtë dhe vaji bënë të vetën për të ndezur zjarret që përfshinë gjithë
qytetin. Ata që shpëtuan vrapuan drejt lumit Tagu i cili pranë Lisbonës derdhet
në oqeanin Atlantik. Të çuditur, njerëzit e mbijetuar panë që lumi ishte
larguar dhe shumë anije ndodheshin në të thatë. Pa e marrë vesh çfarë kuptimi
kishte kjo, ata u lëshuan në shtratin e lumit, duke e parë si vend të sigurt
nga gurët e ndërtesave. Fatkeqsisht, largimi i ujit ishte thjesht shenja e parë
e një sunami që përfshiu edhe një pjesë të madhe të atyre që kishin mbijetuar.
Mendohet që tërmeti i Lisbonës i vitit 1755 të ketë
shfarosur të paktën 60 përqind të popullsisë së qytetit. Shifrat shkojnë nga
disa dhjetra mijëra deri në njëqind mijë vetë.
Ndër ata që mbijetuan ishte edhe familja mbretërore, duke përfshirë
Mbretin Jozef I i Portugalisë, si edhe kryeministrin, Markezin e Pombalit, të
cilët kishin shkuar për gjah jashtë qytetit. Mbreti u trondit aq shumë, saqë për
sa kohë ishte gjallë nuk u kthye në Lisbonë, por jetoi në një kompleks çadrash
në afërsi të saj. Ai autorizoi
kryeministrin që të merrej me pastrimin dhe rindërtimin e qytetit.
Markezi i
Pombalit mbahet një nga figurat më interesante të historisë së Portugalisë.
Njeri me vullnet të hekurt dhe me shumë inisiativë., i pyetur se nga t’ia
nisnin, ai u përgjegj shkurt: « Varrosim të vdekurit, ndihmojmë të gjallët. »
Ndërtesat në stilin pombalesk janë të parat në botë për të cilat është përdorur teknologji anti-sizmike. |
Praktikisht,
në qytet kishte më shumë të vdekur se sa të gjallë dhe kryeministrit i duhej të
vepronte me shpejtësi përpara se kufomat të qelbeshin e të përhapnin sëmundje.
Ai urdhëroi që të gjithë të vdekurit të hidheshin në lumë, duke dalë në kundërshtim
të hapur me Kishën Katolike e cila ngulte këmbë për varrime ritual. Markezi i
Pombalit nuk pyeti njeri. Spastroi qytetin dhe filloi rindërtimin. Një nga
lagjet më të bukura të Lisbonës sot, Baisha. është trashëgimi e tij – rrugë të
drejta dhe të gjera, ndërtesa dinjitoze dhe jo shumë të larta. I pyetur se përse
duheshin këto rrugë kaq të gjera, ai u prëgjigj: « Nuk duhen sot por do
duhen nesër për ata që vijnë. »
Sot Alfama është lagja më e vjetër e Lisbonës dhe mbetet magnet për turistët. |
Kur mblodhën
disi veten nga shoku i tërmetit banorët e Lisbonës filluan të pyesin: « Përse
na e dërgoi Zoti këtë gjëmë. Ç’faj kemi bërë? Ne ishim të gjithë besimtarë të
devotshëm? Përse na e dërgoi tërmetin pikërisht në ditën e Shenjtëve dhe pikërisht
kur ishim të gjithë në kishë?
Përgjigja e
pyetjes ndërlikohej edhe më shumë kur shihje një nga lagjet e Lisbonës të
quajtur Alfama që ishte thuajse e paprekur. Alfama ishte lagja e klubeve dhe
pijetoreve për marinarët që ndaleshin në Lisbonë, ishte lagja e prostitutave
dhe njerëzve jo shumë të përkushtuar ndaj fesë. Kodra në të cilën ishte ndërtuar
si duket e kishte absorbuar më mirë efektin goditës të tërmetit. Pjesa më e
madhe e të mbijetuarve ishin nga ajo lagje.
Pyetja e
banorëve të Lisbonës pati jehonë në të gjithë Europën dhe mendohet se ka
ndikuar edhe në filosofinë e inteligjencës dhe iluministëve. Volteri e ka vënë
tërmetin e Lisbonës në qendër të Kandidit
dhe Poemës mbi Fatkeqsinë e Lisbonës.
Te Kandidi Volteri kundërshton idenë
që gjithçka që ndodh ka një arsye të mistershme dhe është për të mirën e një
bote të përsosur të mbikqyrur nga një perëndi dashamirëse. Zhan Zhak Ruso e përdori
tërmetin e Lisbonës si argument kundër krijimit të qyteteve të mëdha dhe për të
përhapur idenë e tij të një jete sa më pranë natyrës.
Emanuel
Kant ka botuar tre tekste mbi tërmetin e Lisbonës. I mahnitur nga shkalla e papërfytyrueshme
e shkatërrimit, ai iu vu studimit të shkaqeve të tërmeteve, duke arritur në përfundimin
se ato shkaktoheshin nga lëvizja e hapësirave të mëdha nëntokësore të mbushura
me gaze të nxehtë. Pavarësisht se jo i saktë, studimi është një nga përpjekjet
e para për të shpjeguar se tërmetet vijnë nga shkaqe natyrore dhe jo hyjnore.
Tërmeti
pati ndikimi edhe në jetën politike të Portugalisë. Kryeministri ishte njeri i
afërt me mbretin, por urrehej nga aristokracia portugeze sepse vinte nga shtresë
më e ulët (titulli Markez atij iu dha 15 vjet pas tërmetit). Por edhe
kryeministri i urrente aristokratët, që i shihte si njerëz të korruptuar dhe të
paaftë për t’u marrë me punë konkrete. Forca politike e Markezit të Pombalit,
veçanërisht pas tërmetit, ia uli ndjeshëm ndikimin aristokratëve në jetën
politike të Portugalisë.
Me emrin e
Markezit të Pombalit lidhen edhe hapat e para të studimit të sizmologjisë. Ai
dha urdhër që të grumbulloheshin të dhëna për t’i dhënë përgjigje një morie
pyetjesh si ora e saktë kur goditi tërmeti, kohëzgjatja e lëkundjeve, drejtimi
i goditjes, çfarë ndodhi me nivelin e detit dhe sa më lart u ngrit ai se
zakonisht, nëse u ndezën zjarre, sa kohë zgjatën dhe çfarë dëmesh shkaktuan?
1 comment:
ËSHTË E MREKULLUESHME TË FLASË TË MREKULLUESHME PËR DR DAWN. Unë jam Vanessa Canga. Kam pasur një bashkim të bukur me burrin tim dhe kam ndarë lumturinë, ngrohtësinë dhe dashurinë e vërtetë. Ne jetuam së bashku për 10 vjet dhe patëm dy fëmijë. Pak muaj më parë filluam të kishim probleme pafund dhe zënka të vazhdueshme. Shtëpia ishte plot me pakënaqësi dhe fëmijët e mi gjithmonë qanin duke na parë të ziheshim gjatë gjithë kohës. Më në fund, ai u largua dhe na ndërpreu të gjitha mjetet për të komunikuar me të. Bëra gjithçka që munda për ta rikthyer për shkak të asaj që e doja, por pa dobi. DR DAWN më erdhi në ndihmë kur e kontaktova dhe më zbuloi se një grua qëndronte pas problemeve që kisha dhe ai më premtoi se do të më ndihmonte, gjë që e bëri kur ndoqa procedurat e tij të punës. Burri im u kthye në shtëpi tek ne dhe ne shpikëm gjëra. Ne jetojmë përsëri të lumtur së bashku. DR DAWN mund t'ju ndihmojë gjithashtu. kontakto me të përmes WhatsApp: +2349046229159
Email: dawnacuna314@gmail.com
*Nëse dëshironi të ribashkoheni me burrin/gruan tuaj.
*Nëse dëshironi të keni një martesë/marrëdhënie paqësore.
*Nëse keni nevojë për magji për të mbetur shtatzënë/shtatzënë.
*Nëse dëshironi të trajtoni infertilitetin.
*Nëse doni të hakmerreni/marrëni pronën tuaj.
*Nëse dëshironi magji promovimi.
Post a Comment