Tuesday, August 29, 2017

Tërmeti i Lisbonës

Igreja do Carmo
Kjo është Igreja do Carmo (Kisha e Karmos), pjesë e Convento do Carmo në Lisbonë, Portugali. Ngrehina që e ka humbur çatinë para 250 vjetësh shërben sot si Muze Arkeologjik. Siç e tregon edhe emri, dikur ka qënë kisha e një manastiri. Deri në 1 Nëntor të vitit 1755 kur Lisbonën e goditi një nga tërmetet më të mëdha në historinë e Europës.
1 Nëntori në kalendarin e Kishës Katolike është Dita e Shpirtrave. Atë mëngjes të Ditës së Shpirtrave në vitin 1755 thuajse të gjithë qytetarët e Lisbonës kremtonin meshë në kisha. Është shekulli i 18 dhe për një popullsi krejtësisht katolike vajtja në kishë ishte jo vetëm ritual, por edhe detyrim të cilit nuk mund t’i shpëtoje pa u ndëshkuar.
Tërmeti, që mendohet të ketë qënë 8.5 ose 9.0 ballë lëkundi qytetin për 6 minuta, ndoshta edhe dhjetë minuta. Por jo vetëm Lisbonën. Ai solli shkatërrim në gjithë Portugalinë dhe, sipas të dhënave, është ndjerë në Itali, Britani e madje deri në Finlandë.
Mbulesat e Kishave ranë duke zënë brenda me mijëra njerëz. Qirinjtë dhe vaji bënë të vetën për të ndezur zjarret që përfshinë gjithë qytetin. Ata që shpëtuan vrapuan drejt lumit Tagu i cili pranë Lisbonës derdhet në oqeanin Atlantik. Të çuditur, njerëzit e mbijetuar panë që lumi ishte larguar dhe shumë anije ndodheshin në të thatë. Pa e marrë vesh çfarë kuptimi kishte kjo, ata u lëshuan në shtratin e lumit, duke e parë si vend të sigurt nga gurët e ndërtesave. Fatkeqsisht, largimi i ujit ishte thjesht shenja e parë e një sunami që përfshiu edhe një pjesë të madhe të atyre që kishin mbijetuar.
Mendohet që tërmeti i Lisbonës i vitit 1755 të ketë shfarosur të paktën 60 përqind të popullsisë së qytetit. Shifrat shkojnë nga disa dhjetra mijëra deri në njëqind mijë vetë.
Ndër ata që mbijetuan ishte edhe familja mbretërore, duke përfshirë Mbretin Jozef I i Portugalisë, si edhe kryeministrin, Markezin e Pombalit, të cilët kishin shkuar për gjah jashtë qytetit. Mbreti u trondit aq shumë, saqë për sa kohë ishte gjallë nuk u kthye në Lisbonë, por jetoi në një kompleks çadrash në afërsi të saj. Ai autorizoi kryeministrin që të merrej me pastrimin dhe rindërtimin e qytetit.
Markezi i Pombalit mbahet një nga figurat më interesante të historisë së Portugalisë. Njeri me vullnet të hekurt dhe me shumë inisiativë., i pyetur se nga t’ia nisnin, ai u përgjegj shkurt: « Varrosim të vdekurit, ndihmojmë të gjallët. »
Ndërtesat në stilin pombalesk janë të parat në botë
për të cilat është përdorur teknologji anti-sizmike.
Praktikisht, në qytet kishte më shumë të vdekur se sa të gjallë dhe kryeministrit i duhej të vepronte me shpejtësi përpara se kufomat të qelbeshin e të përhapnin sëmundje. Ai urdhëroi që të gjithë të vdekurit të hidheshin në lumë, duke dalë në kundërshtim të hapur me Kishën Katolike e cila ngulte këmbë për varrime ritual. Markezi i Pombalit nuk pyeti njeri. Spastroi qytetin dhe filloi rindërtimin. Një nga lagjet më të bukura të Lisbonës sot, Baisha. është trashëgimi e tij – rrugë të drejta dhe të gjera, ndërtesa dinjitoze dhe jo shumë të larta. I pyetur se përse duheshin këto rrugë kaq të gjera, ai u prëgjigj: « Nuk duhen sot por do duhen nesër për ata që vijnë. » 
Sot Alfama është lagja më e
vjetër e Lisbonës dhe
mbetet magnet për turistët.
Kur mblodhën disi veten nga shoku i tërmetit banorët e Lisbonës filluan të pyesin: « Përse na e dërgoi Zoti këtë gjëmë. Ç’faj kemi bërë? Ne ishim të gjithë besimtarë të devotshëm? Përse na e dërgoi tërmetin pikërisht në ditën e Shenjtëve dhe pikërisht kur ishim të gjithë në kishë?
Përgjigja e pyetjes ndërlikohej edhe më shumë kur shihje një nga lagjet e Lisbonës të quajtur Alfama që ishte thuajse e paprekur. Alfama ishte lagja e klubeve dhe pijetoreve për marinarët që ndaleshin në Lisbonë, ishte lagja e prostitutave dhe njerëzve jo shumë të përkushtuar ndaj fesë. Kodra në të cilën ishte ndërtuar si duket e kishte absorbuar më mirë efektin goditës të tërmetit. Pjesa më e madhe e të mbijetuarve ishin nga ajo lagje.   
Pyetja e banorëve të Lisbonës pati jehonë në të gjithë Europën dhe mendohet se ka ndikuar edhe në filosofinë e inteligjencës dhe iluministëve. Volteri e ka vënë tërmetin e Lisbonës në qendër të Kandidit dhe Poemës mbi Fatkeqsinë e Lisbonës. Te Kandidi Volteri kundërshton idenë që gjithçka që ndodh ka një arsye të mistershme dhe është për të mirën e një bote të përsosur të mbikqyrur nga një perëndi dashamirëse. Zhan Zhak Ruso e përdori tërmetin e Lisbonës si argument kundër krijimit të qyteteve të mëdha dhe për të përhapur idenë e tij të një jete sa më pranë natyrës.
Emanuel Kant ka botuar tre tekste mbi tërmetin e Lisbonës. I mahnitur nga shkalla e papërfytyrueshme e shkatërrimit, ai iu vu studimit të shkaqeve të tërmeteve, duke arritur në përfundimin se ato shkaktoheshin nga lëvizja e hapësirave të mëdha nëntokësore të mbushura me gaze të nxehtë. Pavarësisht se jo i saktë, studimi është një nga përpjekjet e para për të shpjeguar se tërmetet vijnë nga shkaqe natyrore dhe jo hyjnore.
Tërmeti pati ndikimi edhe në jetën politike të Portugalisë. Kryeministri ishte njeri i afërt me mbretin, por urrehej nga aristokracia portugeze sepse vinte nga shtresë më e ulët (titulli Markez atij iu dha 15 vjet pas tërmetit). Por edhe kryeministri i urrente aristokratët, që i shihte si njerëz të korruptuar dhe të paaftë për t’u marrë me punë konkrete. Forca politike e Markezit të Pombalit, veçanërisht pas tërmetit, ia uli ndjeshëm ndikimin aristokratëve në jetën politike të Portugalisë.

Me emrin e Markezit të Pombalit lidhen edhe hapat e para të studimit të sizmologjisë. Ai dha urdhër që të grumbulloheshin të dhëna për t’i dhënë përgjigje një morie pyetjesh si ora e saktë kur goditi tërmeti, kohëzgjatja e lëkundjeve, drejtimi i goditjes, çfarë ndodhi me nivelin e detit dhe sa më lart u ngrit ai se zakonisht, nëse u ndezën zjarre, sa kohë zgjatën dhe çfarë dëmesh shkaktuan? 

1 comment:

Anonymous said...

ËSHTË E MREKULLUESHME TË FLASË TË MREKULLUESHME PËR DR DAWN. Unë jam Vanessa Canga. Kam pasur një bashkim të bukur me burrin tim dhe kam ndarë lumturinë, ngrohtësinë dhe dashurinë e vërtetë. Ne jetuam së bashku për 10 vjet dhe patëm dy fëmijë. Pak muaj më parë filluam të kishim probleme pafund dhe zënka të vazhdueshme. Shtëpia ishte plot me pakënaqësi dhe fëmijët e mi gjithmonë qanin duke na parë të ziheshim gjatë gjithë kohës. Më në fund, ai u largua dhe na ndërpreu të gjitha mjetet për të komunikuar me të. Bëra gjithçka që munda për ta rikthyer për shkak të asaj që e doja, por pa dobi. DR DAWN më erdhi në ndihmë kur e kontaktova dhe më zbuloi se një grua qëndronte pas problemeve që kisha dhe ai më premtoi se do të më ndihmonte, gjë që e bëri kur ndoqa procedurat e tij të punës. Burri im u kthye në shtëpi tek ne dhe ne shpikëm gjëra. Ne jetojmë përsëri të lumtur së bashku. DR DAWN mund t'ju ndihmojë gjithashtu. kontakto me të përmes WhatsApp: +2349046229159
Email: dawnacuna314@gmail.com
*Nëse dëshironi të ribashkoheni me burrin/gruan tuaj.
*Nëse dëshironi të keni një martesë/marrëdhënie paqësore.
*Nëse keni nevojë për magji për të mbetur shtatzënë/shtatzënë.
*Nëse dëshironi të trajtoni infertilitetin.
*Nëse doni të hakmerreni/marrëni pronën tuaj.
*Nëse dëshironi magji promovimi.