Identitetin tim, përkatësinë time nuk mund ta përcaktojë
askush veç meje. Askush nuk ka të drejtë të më tregojë ose të më thotë mua sa
shqiptar jam apo nuk jam, cilit grup i përkas apo nuk i përkas. Se kush jam unë
atë e di unë. Atë ma kanë përcaktuar rrethanat e jetës që nga dita kur kam
lindur. E ka përcaktuar familja që më ka rritur, njerëzit që më kanë rethuar në
çdo hap të jetës. Se si dhe çfarë ndjehem unë, atë e di unë dhe jo ti me ato statuset mjerane që marrin pëlqime
nga njerëz që i klikojnë lajkat duke u menduar po aq pak sa edhe ti që ke
shkruar.
Pasi të kesh kuptuar këtë, ndoshta do ta kesh më lehtë të
kuptosh që duke qënë ai që jam, duke u ndjerë ai që ndihem, jashtë dhe pavarësisht
përfytyrimeve të tua, kam të drejtë të shkruaj dhe të jap mendimin tim të lirë
për gjërat ashtu siç i shoh dhe i ndjej unë. Kam të drejtë të shprehem si të
dua për atë vend që e ndjej si timin, siç kam të drejtë të shkruaj si të dua
edhe për vende për të cilat s’kam kurrfarë ndjenje. Kjo quhet liri, liri e
shprehjes. Kam të drejtë të jap mend e të shes mend; kam të drejtë të them gjëra
të sakta, por edhe të gaboj. Ndërsa ti do bënje mirë që të diskutoje vlerën
(ose mungesën e) e atyre që them unë. Do bëje mirë të shpreheshe nëse kam të
drejtë apo gaboj. Kjo është e logjikshme. Ndërkohë që është e palogjikshme t’i
shtosh vetes sikletin për të më përcaktuar mua kufirin se për çfarë të flas e për
çfarë të mos flas nisur nga vendi ku jetoj.
Dy herë brenda pesëvjetësh u ktheva nga SHBA. Të dyja herët kisha
vajtur për shkollë. Të dyja herët kisha lënë pas një Shqipëri që ndodhej në pikën
e saj më të ulët ekonome. Kur u largova herën e parë ishte vjeshta e vitit
1992. Janarin e atij viti, me dy fëmijë të vegjël që ushqeheshin me qumësht
pluhur të skaduar, e kishim kaluar pa energji elektrike në një apartament të
ftohtë betoni parafabrikat. E megjithatë, në verën e vitit 1993 mezi prisnim të
linim një prej vendeve më të mrekullueshme në botë, për t’u kthyer te i njëjti
apartament. Pse? Sepse kishim shpresë. Dhe ndoshta sepse ti në atë kohë nuk e dije
ende ç’ishte kompjuteri dhe s’kishe mundësi t’i shprehje përçartjet e tua as në
Facebook dhe as në Tweeter.
E njëjta shpresë më ktheu edhe dy vjet më vonë. Mendoja që
tani që ajo diktaturë e fëlliqur ishte hequr qafe, diçka do të bëhej. Ne nuk na trembte varfëria. Na gëzonte
dhe na jepte shpresë liria. E drejta për të qënë të lirë dhe të pakushtëzuar
nga askush ishte gjëja më e çmuar për ne. (Ti s’e di, por ka ca gjëra si liria,
marrëdhëniet midis njerëzve, atmosfera shoqërore, që janë shumë më të rëndësishme
për jetën e njeriut se sa shkalla e pasurisë apo tufat e eurove.)
Por pastaj
u ndesha me ty, sepse erdhi koha jote e quajtur 1997. Erdhi koha kur ti dole në
plan të parë, kur shpërtheje depot e armëve në të katër anët, kur vidhje dhe
grabisje pa pikë turpi magazinat shtetërore e private; kur shqyeje dyert e
universiteteve jo për të marrë dije por për të vjedhur ca pajisje të çuditshme
që quheshin kompjutera të cilat nuk i dije fare si përdoreshin dhe prandaj ua shkatërroje
Hard Drive-in si të panevojshëm dhe iu mbaje monitorët që shpresoje t’i shisje
si televizorë. Ishte koha kur ti dilje rrugëve i palarë, i pakrehur, i pluhrosur,
me kallashnikov në sup, me sy të skuqur dhe fytyrë pa shprehje (pa shprehje
pasi as vetë nuk e dije ç’bënje dhe përse po e bënje).
U ndesha me
ty që rrije natën zgjuar duke hedhur plumba në ajër dhe duke iu prishur ëndrrat
fëmijëve. U ndesha me ty që shkrepje kallashnikovin për të hyrë pa rradhë te
furri i bukës, për të trembur tridhjetë burra e gra që kishin dy orë që prisnin
aty dhe që s’ua bënte syri tërr nga hekurishtja që mbaje në dorë. U ndesha me
ty që grabite atë makinën përpara ballkonit tim, në mes të ditës, në mes të
rrugës së mbushur me fëmijë që luanin. Po, po, ishe pikërisht ti, pavarësisht
se fytyrën i kishe të mbuluar me maskë. Ishe ti që ia zbraze të gjithë
karikatorin atij rojes që të kishte informuar se ajo makinë transportonte para.
U ndesha me ty që dogje Vlorën, Përmetin, Fierin, Beratin, Cërrikun...Me ty që
i vurre zjarrin gjithë vendit pa t’u dridhur fare qerpiku.
Pastaj të pashë kur hyre në zyrat e shtetit. Si vazhdoje të
shikoje i çuditur kompjuterat dhe të pyesje si përdoren. Se si u bëre ministër,
drejtor, shef kuadri. Dhe se si pastaj i hoqe të gjithë ata që punonin aty për
t’i zëvendësuar me shokët e tu, të cilët më vonë i hoqe, sepse fillove t’i
shisje vendet e punës me Euro.
E di ti cila është pyetja që më ka munduar më shumë në vitin
1997? Si ka mundësi që ai vend aq i vogël, aq i bukur, me lumenj të rrjedhshëm
dhe të pastër, të jetë në gjendje të prodhojë aq shumë llum? (Nëqoftëse nuk e kupton figurën letrare, llumi je ti.)
Disa duruan dhe vazhduan të shpresonin. Ishte e drejta e
tyre. Unë isha ndër ata të cilëve iu tha shpresa. Është e drejta ime.
Ti kujton se ikja ime ishte vendim i marrë lehtë. Nuk ishte.
Lija pas, veç njerëzve të mij të dashur, edhe gjithë jetën time – shkollimin,
kulturimin, përvojën, karrierën.
Ti kujton se hedhja rrënjë këtu ku jam ka qënë e lehtë dhe
pa emocion. Nuk ka qënë. Ka qënë shumë e vështirë, me të papritura dhe zhgënjime,
me sakrifica dhe stërmundime, me punë dhe me studim. Jam përballur me
indeferntizëm, me përbuzjen, me ftohtësinë, me përçmimin, me cmirën, madje edhe
me përpjekje të vullnetshme për të më penguar. Por këtu ka një ndryshim thelbësor
nga atje. Këtu po pate dëshirë për të punuar, i gjen mundësitë për të punuar.
Dhe po punove, je i fituar (është ky nocioni “punë“ me të cilin ti s’para ndihesh
shumë mirë.)
Por, ta thashë edhe më lart. Për mua liria është gjëja më e
shtrenjtë. Dhe këtu ka liri. Duhet vetëm punë që ta gëzosh atë. Unë nuk kam
frikë të punoj.
Unë jam bërë ai që jam sepse kam jetuar atje, e njoh mirë atë
vendin atje – e njoh shumë mirë atë vendin atje – por kam punuar dhe jetuar
edhe këtu ku jam dhe e njoh shumë mirë edhe këtë vendin këtu. I dua të dy
vendet.
Para disa vitesh m’u dha rasti të shoqëroja si përkthyes një
grup parlamentar që vinte këtu për vizitë zyrtare. (Natyrisht, në përbërje të
grupit ishe edhe ti që ishe bërë ministër dhe që kur hyje nëpër shitore kishe
qef të nxirrje nga xhepi dhe të shfletoje një tufë të madhe letrash jeshile
njëqind dollarëshe.) Ndër njerëzit që iu pritën, ishte edhe kryeministri i
vendit këtu. Në zyrën e tij ai gjeti një çast dhe m’u drejtua mua, përkthyesit:
‘Ti nga je?’ Unë iu përgjigja pa u menduar: ‘Shqipëria’. Dhe në çast e
kuptova që ai nuk pyeste ngaqë ishte kurreshtar për identitetin tim, por sepse
donte të dinte se cila palë më kishte pajtuar si përkthyes. Prandaj, i skuqur, nxitova ta sqaroj se isha
nga pala kanadeze.
Duke qënë këtu
unë ndoqa se si ti e le kallashnikovin dhe u fute zyrave. Se si mësove
kompjuterin. Se si i more ata që gjuanin në ajër e në mish gjatë atij viti të
mbrapshtë 1997 dhe i vure në poste. Pashë ata dhe soj e sorrollopin tënd të
vijnë këtu si diplomatë e të na shesin dëngla për zhvillimin e kombit dhe se si
duhet ta duam ne atë vend. Të gjitha këto unë i shihja dhe i ndiqja me shumë vëmendje, sepse kishin
të bënin me vendin tim. Pashë si ti kalove nga kallashnikovi te IPhone 7 dhe
mezi pret të dalë teta.
Tani ti ke hyrë edhe në facebook, ku ndihesh si në shtëpinë
tënde. T’i përdor smartphone ose kompjuter me atë gishtin që përdorje për të tërhequr
këmbëzën e kallashnikovit. Mendësia e të shkrepurit nuk të ka ndryshuar.
Prandaj del e më thua mua që s’kam të drejtë të flas për atë vend sepse nuk i përkas
atij vendi ngaqë jam larguar prej tij. Ti shkruan ca statuse qesharakë, me një
shqipe të shkatërruar që të ngre qimet e kokës përpjetë dhe entuziasmohesh kur
sheh se dalin dyqind vetë që ta pëlqejnë dhe të bëjnë komplimenta për mendjen tënde
të zgjuar. Përkrahja e tyre të bind se ke të drejtë dhe ti harron që ata janë
po ti. Prandaj vazhdon shkruan edhe një status tjetër, edhe një artikull, edhe
një pamflet që të kënaqësh veten tënde dhe të kënaqesh nga vetja jote. Nuk është
çudi që të propozosh dhe të miratosh edhe ndonjë ligj për të më përcaktuar mua
se kush jam, si duhet të ndihem, çfarë duhet të them e të mos them. Dhe po e
propozove, do ta miratosh, sepse ti e ke mbushur parlamentin plot. Për fat të
mirë, unë s’varem fare nga ligjet e tua.
Ti që voton rrugaçët sa herë që të jepet rasti; ti që i vure
zjarrin atij vendi dhe iu trembe ëndrrat fëmijëve më akuzon mua se nuk e dua sa
duhet atdheun.
Unë vazhdoj të pyes veten – si ka mundësi që ai vend aq i
vogël të ketë mundësi të nxjerrë aq shumë llum?
2 comments:
ËSHTË E MREKULLUESHME TË FLASË TË MREKULLUESHME PËR DR DAWN. Unë jam Vanessa Canga. Kam pasur një bashkim të bukur me burrin tim dhe kam ndarë lumturinë, ngrohtësinë dhe dashurinë e vërtetë. Ne jetuam së bashku për 10 vjet dhe patëm dy fëmijë. Pak muaj më parë filluam të kishim probleme pafund dhe zënka të vazhdueshme. Shtëpia ishte plot me pakënaqësi dhe fëmijët e mi gjithmonë qanin duke na parë të ziheshim gjatë gjithë kohës. Më në fund, ai u largua dhe na ndërpreu të gjitha mjetet për të komunikuar me të. Bëra gjithçka që munda për ta rikthyer për shkak të asaj që e doja, por pa dobi. DR DAWN më erdhi në ndihmë kur e kontaktova dhe më zbuloi se një grua qëndronte pas problemeve që kisha dhe ai më premtoi se do të më ndihmonte, gjë që e bëri kur ndoqa procedurat e tij të punës. Burri im u kthye në shtëpi tek ne dhe ne shpikëm gjëra. Ne jetojmë përsëri të lumtur së bashku. DR DAWN mund t'ju ndihmojë gjithashtu. kontakto me të përmes WhatsApp: +2349046229159
Email: dawnacuna314@gmail.com
*Nëse dëshironi të ribashkoheni me burrin/gruan tuaj.
*Nëse dëshironi të keni një martesë/marrëdhënie paqësore.
*Nëse keni nevojë për magji për të mbetur shtatzënë/shtatzënë.
*Nëse dëshironi të trajtoni infertilitetin.
*Nëse doni të hakmerreni/marrëni pronën tuaj.
*Nëse dëshironi magji promovimi.
isha aq i dëshpëruar dhe i stresuar sa kisha frikë se do të përfundoja në spital për shkak të gjithë stresit dhe depresionit, derisa një ditë po kërkoja në internet këshilla për të rikthyer të dashurin tim sepse e dua dhe kujdesem shumë për të dhe Unë thjesht dua që ne të jemi bashkë si çift dhe dua që ne të zgjasim përgjithmonë, Pastaj gjeta një magjistar të fuqishëm të quajtur LORD DAWN se si ai zgjidhi kaq shumë probleme marrëdhëniesh dhe shëroi kaq shumë sëmundje, pastaj kontaktova me të në Whatsapp, LORD DAWN më tha se i fejuari im do të kthehet tek unë midis 24 orësh pasi ai magjepsi atë, nuk e besova kurrë derisa i fejuari im më thirri në telefon dhe më tha se ai dëshiron që ne të kthehemi dhe të jetojmë të lumtur së bashku përgjithmonë dhe tani jemi së bashku në paqe dhe në lumturi, jam kaq i lumtur tani që Zoti AGI më ndihmoi t'i ktheja financat e mia. Faleminderit shumë LORD DAWN gjithashtu mund t'ju ndihmojë nëse keni ndonjë problem marrëdhënieje ose sëmundje, kontaktoni atë në Whatsapp: +2349046229159
Email: dawnacuna314@gmail.com
Post a Comment