Arkiduka
Franz Ferdinand, i njohur në histori si viktima e atentatit në Sarajevë që
shkaktoi fillimin e Luftës së Parë Botërore, në të cilën gjetën vdekjen 9
milionë ushtarë dhe 7 milionë civilë, mbante edhe vetë një record gjakderdhje
sa ishte gjallë. Gjatë jetës së tij ai ka vrarë jo pak por 274,899 kafshë.
Arkiduka me taborrin e ndihmësve në gjah |
Nga dihet
shifra e saktë? Mesa duket, Arkiduka nuk ishte vetëm vrasës i apasionuar
kafshësh, por edhe regjistrues i pëpiktë i të gjitha krimeve të tij. Natyrisht,
shumica e kafshëve të vrara ishin shpendë gjahu – fazanë, fushnja etj., që ia lëshonin
para çiftes taborri i njerëzve që e shoqëronin në gjah, ndërkohë që një numër
shërbëtorësh i rimbushnin pa pushim dyfekët. Megjithatë, ai ka vrarë edhe kafshë
katërkëmbëshe – rreth 5000 të tilla, duke përfshirë elefantë, kangurë, koala,
majmunë, tigra dhe arinj. Makutërisë së tij për të vrarë nuk i kanë shpëtuar as
iriqët e ketrat.
Salla e trofeve të Arkidukës në Pallatin Konopiste, Ceki |
Këtë katil pa ndjenja shkrimtari austriak Karl Kraus e përshkruan
si njeri “që s’merte mundimin të të përshëndeste … që nuk ndjente asnjë lloj
detyrimi për të kërkuar diku në thellësitë e asaj zone të paeksploruar për të që
vienezët e quajnë zemër.” Ndërsa historian gjerman Michael Freund e cilëson si “njeri
me energji të pafrymëzuar, me pamje dhe emocione të errëta, që rezatonte një
frymë të çuditshme dhe lëshonte një hije dhune dhe papërgjegjësie … një
personalitet krejt i veçantë mes butësisë miqësore që karakterizonte shoqërinë
austriake të kohës.”
Ndonëse egërsia e Franz Ferdinandit duket e pashoqe, duket
se ai ka pasur edhe konkurentë të tjerë në kënaqësinë për të marrë sa më shumë
jetë krijesash të pafajshme. Lordi britanik Ripon mban rekordin e turpshëm me
556813 kafshë të vrara nga viti 1867 në 1923.
Përshtatur nga një shkrim i Paul Ratner në Bigthink.com
1 comment:
Liljana Balaj Unë e kam ndjekur këtë blog për ca kohë tani dhe sot u ndjeva sikur duhej të tregoja historinë time sepse edhe unë isha viktimë. Pasi isha me të për shtatë vjet, ai u nda me mua, unë bëra gjithçka të mundshme për ta rikthyer atë, por ishte gjithçka e kotë, e dëshiroja aq shumë për shkak të dashurisë që kam për të, e luta me të gjitha, Unë premtova, por ai nuk pranoi. Unë ia sqarova problemin nënës sime dhe ajo sugjeroj më tepër të kontaktoj një magji të quajtur Drigbinovia që do të më ndihmonte të hedh një magji për ta rikthyer atë, por kurrë nuk besoja në magji, nuk kisha zgjidhje tjetër përveçse të provoja magji, dhe ai i tha mua të mos shqetësohem më se gjithçka do të ishte mirë që ish-imi të kthehej, ai hodhi një magji në emrin tim për çudi në ditën e dytë, ishte rreth orës 4:00 pasdite. Ish më thirri, u çudita aq shumë, unë iu përgjigja thirrjes dhe gjithçka që ai thoshte ishte keqardhje për çdo gjë që ndodhi, që ai donte të më kthehej, se më donte shumë. Unë isha aq e lumtur që punoi për mua, kështu që filluam të jetojmë përsëri për fat të mirë. Që nga ajo kohë kam premtuar se të gjithë ata që unë njoh kanë një problem marrëdhënieje, unë do të ndihmoj një person të tillë duke iu referuar të vetmit magjistar të vërtetë dhe të fuqishëm që më ka ndihmuar për problemin tim dhe është i ndryshëm nga të gjithë atë të rremë. Dokush ka nevojë për ndihmë këtu e-mailin e tij: doctorigbinovia93@gmail.com mund të telefononi whatsapp përmes numrit të tij celular +2348144480786...
Post a Comment