Kur të festohet 150 ose 200 vjetori i Pavarësisë njerëzit do
jenë krejt ndryshe nga këta të sotmit - të paktën po aq ndryshe sa jemi ne nga
njerëzit e 100 viteve më parë. Me sa duken bathët, edhe vlerat morale do kenë
ndryshuar ca, ndërkohë që nuk ka asnjë shenjë që të na bindë se do të ndryshojnë
për mirë. Prandaj, po të na duhet të parashikojmë ç'do të ndodhë aty rrotull
150 vjetorit të Pavarësisë, mund të nisemi themi me bindje se Facebook nuk do
ekzistojë më - me siguri që do të jetë zëvendësuar me Assbook. Në Assbook do të
gjesh statuse të tilla (të shoqëruara ose jo me video apo fotografi dhe video
tri-dimensionale):
- Ky është gjyshi im që ka qënë Ministër në inicie të viteve
2000. Manipulonte tendera. Ka fituar aq shumë euro, saqë ka lënë për ne dhe për
fëmijët tanë. Auguri Indipendencën!
- Daja. Një nga xhornalistët më brilante televizivë të
tranzicionit. Kur inicuan televizionet private, u bë nga më të paguarit në
Shqipëri. E dini ç'iu punonte njerëzve të korruptuar? Ua gjente pikën e dobët,
i filmonte (zakonisht me ndonje zuskë) dhe pastaj iu kërkonte para per të mos e
publikuar videon. Vuri pare me thes. Happy 150 Compleanon!
- Kjo këtu, djathtas,
me legen në dorë, është gjyshja ime patrimoniale. Ai bambinoja i vogël në krah është
babai im. Ditën që është marrë fotoja ishte 100 aniversari i Indipendencës. E
mbushën legenin me tortë dhe hëngrën gjithë fisi. Babai, kur u rrit, lavoravi në
doganë.
- E shikoni këtë femrën kuazi nudo këtu? Eshtë sorrela e
gjyshes. Për guston aktuale s'duket gjë, po në tempon e vet ka qënë seks bomba.
Pioniere e operacioneve plastike për implantet e gjoksit. Sa ishte e re punoi
si sekretare për pesë a gjashtë ministra. Pastaj, u matrimonua me një biznesmen
dhe e la punën. U divorcua shpejt. Nuk pati fëmijë, por ama kur vdiq ishte
mjaft e pasur. Na ka lënë gjithë ato para. Njerëz si ajo e kanë bërë Shqipërinë
kjo që është sot.
- E shikoni këtë mashkullin këtu? Vëllai i gjyshit. Sa ishte
ministër - nja dhjetë-pesëmbëdhjetë vjet - mund të ketë ndërroi mbi tridhjetepesë
sekretare. Gjashtë muaj maksimumi dhe hë - tjetra.
- Ja edhe gjyshi im. Politikan me nam. Në kohë të komunizmit
ishte anëtar i Partisë së Punës. Pastaj u bë Social-demokrat. Më vonë kaloi me
Aleancën Demokratike, me Ballin, me Republikanen, me Partinë e Mbretit, me
Kristian Demokratët, me Aleancën Kuq e Zi, me aleancën Blu-Jeshil, me Aleancën...Nuk
numërohet sa parti ka ndërruar. Gjashtë herë deputet. Mjeshtër i vërtetë.
Gjyshi vuri themelet e demokracisë dhe shtetit ligjor në Shqipëri.
- Kjo është teze-madhja. I thomi "teze", pavarësisht
nga brezat. Ja, kjo ishte ajo që i piu gjakun atij shikasit mu në mes të
sheshit në Vlorë në 1997tën. Më vonë u bë deputete. Hajde fis, hajde! Na
nderojnë të gjithë. Nipërit dhe mbesat e saj të gjithë ambasadorë e drejtorë
drejtorie u bënë.
Ndërkohë, të gjitha statuset e Assbook-ut do të jenë të shoqëruara
nga komente si:
- Uau! E papame!
- Të puç fort! Puç-puç!
- Të jeni krenar për gjyshin! I papam!
- Normal! I papam!......
Lum kush të rrojë, ta shohë Zonjë!
No comments:
Post a Comment