
Ndërkohë, për të kursyer fondet, Kryeministria po diskuton
nxjerrjen e një urdhëresë që bustet e personaliteteve botërore në qendër të
qyteteve shqiptare të bëhen prej plasteline. Në këtë mënyrë, materjali i përdorur
nuk shkon dëm. Me plastelinën e bustit të Betsy DeVos në të ardhmen mund të bëhet
busti i George Sorosit, mjafton që t’i ntrashet ca koka dhe t’i shkurtohen pak
flokët. E njëjta sasi plasteline mund të përdoret për bustin e Erdoganit,
Mugabes dhe personaliteteve të tjerë botërorë, sipas rastit.
Një debat i ngjashëm është hapur edhe në Prishtinë, veçanërisht
në lidhje me të ardhmen e statujës gjigande të Presidentit Clinton. Për këtë është
ngritur një grup studimor nga qeveria e Kosovës, i cili ka arritur në përfundimin
se në rastin e një vizite iminente nga Presidenti Trump nuk është fare e
nevojshme që të zhvendoset statuja. Mjafton t’i mbulohet koka me ndonjë qese
plastmasi dhe të zëvendësohet emri poshtë.
Qeveritë e Kosovës dhe të Shqipërisë po diskutojnë edhe për
hapjen e një varreze të përbashkët bustesh e monumentesh diku në rrethinat e
Kukësit.
No comments:
Post a Comment