Çfarë
ndryshimi ka kthimi që po i bën Erdogani Shën Sofisë në xhami nga kthimi që iu
bëri Enver Hoxha kishave, katedraleve, xhamive në vatra kulture e pallate
sporti? Nuk ka shumë ndryshim. Të dyja janë vandalizma kundër një trashëgimie të
caktuar, krime kulturore. Çfarë ndryshimi kanë këto të dyja nga kthimi që i bëri
Ferdinandi III i Spanjës xhamisë së famshme të kalifit Abu Yaqub Jusufi në
Katedralen e Seviles që njohim ne sot? Pikë ndryshimi.
Lista është
pa fund nga të gjitha anët: të krishterë që prishin faltore dhe monumente të të
tjerëve përpara tyre dhe muslimanë që prishin kisha, faltore të të tjerëve,
diktatore që prishin ose shndërrojnë rrënjët ideologjike të paraardhësve për t’i
përdorur ato për nevojat a tyre ideologjike. Të krishterë që kthejnë xhamitë në
kisha dhe muslimanë që kthejnë kishat në xhami.

Me të
ardhur në pushtet, muslimanë e të krishterë kanë përveshur mëngët për të
shkatërruar apo përshtatur për nevojat e veta atë që kishin ndërtuar të tjerët
para tyre. Muhameti kthehu Mekën dhe gurin e saj të famshëm nga një vend
adhurimi dhe peligrinazhi për besimtarët politeistë në qendër turistike të
besimit të tij, ndërsa pasuesit e islamit kanë kthyer me qindar kisha, tempuj
Hindu, Xhaine dhe Budiste në xhami. Shën Sofia është një dhe më e njohura midis
dhjetra e dhjetra kishave të kthyera në xhami brenda territorit të Turqisë, pa
përmendur të tjerat kudo ku sundonte perandoria Otomane.
Përse
çuditemi me Erdoganin?! Ai s’është gjë tjetër veçse një vandal në rradhën e
gjatë të vandalëve që përpara tij. Të gjithë janë të bindur se miku i tyre
imagjinar është më i mirë se i të tjerëve, ose më saktë është i vetmi që duhet
adhuruar, prandaj askujt nuk i dridhen duart kur prish apo përshtat.
No comments:
Post a Comment