Arben Kallamata dhe “ Un mort”
Nga Vjollca Spaho
Por u kenaqa shume, bashke me Yllken, ku takuam shume shqiptare, degjuam per librin, per jeten dhe vepren e shkrimtarit, Arben Kallamata!
Organizimi ishte nje tjeter kenaqesi!
Pse “Un mort”?
Ne cdo rast, gjate leximit te nje libri dhe perceptimit te vlerave, apo mesazheve nga lexuesi, nje rol mjaft domethenes luajne edhe titujt, te cilet sherbejne, jo vetem si elemente paraqites, pergjithesues apo orientues, por ata lehtesojne lexuesin te kuptoje e te jape konsiderata qe nga titulli i tij.
Dhe ne kete rast, eshte kaq bukur, kur me tej, leximi mund te rezonoje me te.
Keshtu ndodhi qe ne kapitullin e pare te romanit:
“ Parada” 1 maj 1975.
Dhe m’u kujtua ajo dite.
Une maturante, jo ne Tirane.
Por sa prova, sa ore mesimit te lena, sa lodhje neper bulevard , sa frike, si ta mbaje koken, librin e kuq te PP Sh, syte, duart, kembet…
Sa kam qare per nje pale corape te bardha qe mami per t’i thare me hekur, mi dogji fare?!!
O Zot!
Kujdes!!
Do vij shoku X nga lart!
Ku ishte kjo “ nga lart” ?
Nje popull i gjendur ne rruge, me syte nga lart!?!!
Sigurisht qe ky kapitull rezonon mrekullisht me kapitujt e tjere te romanit brenda nje mesazhi te qarte qe synon te sjelli jo vetem atmosferen e pergjithshme te asaj kohe, por me se shumti te futet ne thellesi te tuneleve e nentuneleve, te parades, edhe pas parades, ne pallatin e Brigadave, ne Radio Tirana, ne Plepa e Kakavije, ne Kine e Kanada, ne malet e Skraparit dhe te Vidhkuqit, ne kohen e Luftes dhe te Paqes, me komandantin ne krye, ne podiume e tavolinen e pokerit, me Dullo e Sulo, Dushan e Milan, spiun jugosllave, ruse, kineze e kanadeze…
Pra, romani trajton temen e kohes se diktatures, por me nje stil, gjuhe e kompozicion qe te sjell ne mendje figurat qe formon tallashi metalik ne nje fushe magnetike, kapitujt e romanit jane bashkuar per te afirmuar me vendosmeri , por me kaq vertetesi , ate kohe, ate kohemort, per nje vend e nje popull, fatet e te cilit vendosen ne tavolinen e pokerit…
Romani, edhe pse eshte historik, lexohet me shume kenaqesi edhe nga Ne qe e jetuam ate kohe, lexohet dhe te krijon shume ndjenja, larg ftohtesise se dijes se dukshme( njohjes se historise) te emocionon dhe te ben jo vetem te mbash qendrim per te kaluaren, por te gjesh kenaqesi per te tashmen dhe te ardhmen.
Sepse libri eshte kujtesa jone. Dhe jo vetem.
Eshte kultura dhe dija, imagjinata dhe emocioni!
Ngjarjet zhvillohen ne tri vende, ne tri kohe me tri lojtare pokeri, jo me kater.
I katerti eshte vdekja, eshte “ Un mort”!
Romani mbyllet me kapitullin aq domethenes
“ Bardhesi dhe Paqe” i cili i kundervihet kapitullit te pare, edhe per nga kuptimi stilstik i togut te fjaleve; (bardhesi dhe paqe)dhe qe plotesohet si nje gjetje stilistike dhe shume artistike e autorit, si pjese e mozaikut te vepres, e cila merr formen e plote, edhe nga prologu dhe epilogu i romanit
Pa hyre ne detaje te tjera aristike, figuracionin, vecanti groteskun, pershkrimin e personazheve, stilin terheqes , me duhet te them qe romani duhet lexuar nga te gjithe.
Edhe nga femijet tane! Sidomos nga Ata!
Edhe per gjuhen e bukur dhe te paster shqipe!
Sepse gjuha e romanit eshte nje force e fuqishme, ajo e tregon historine duke i I radhitur ngjarjet, fjalet, personazhet historike e artistike me nje rrjedhshmeri si ne nje parajse fjale!
Ne fakt romani perfaqeson nje tekst te arrire, me plot vlera jo vetem historike por edhe artistike, ku secili nga keta godet ne shenje!
Dhe se fundi, mendoj qe per te dhene konsiderata te plota per nje liber te lexuar , duhen te kalojne disa vite dhe pas nje rileximi te tij!
Suksese shkrimtarit Arben Kallamata!
No comments:
Post a Comment