10 Porosite nga George Carlin
Friday, January 30, 2026
Indignity, a Life Reimagined në Toronto
Duhet të ishin të paktën 250 vetë që, pa marrë parasysh -20C dhe trafikun e rënduar, kishin mbushur dje një nga sallat Librarisë Publike të Torontos për të ndjekur bisedën me Lea Ypin, titulluar: “Indignity, a Life Reimagened”, drejtuar nga Sanxhai Ruparelia, Profesor në Universitetin e Torontos. Kishte shqiptarë, por kam përshtypjen se shumica e të pranishmëve ishin nga qarqet akademike të Torontos. Mundësia për të ndjekur bashkëbisedimin me një autore të përkthyer në 35 gjuhë nuk i jepet çdo ditë as lexuesve kanadezë.
Nuk e kam përfunduar ende së lexuari “Indignity”, prandaj nuk do të jap mendim për të. Kam lexuar “Të Lirë” dhe ndoqa veprimtarinë e mbrëmshme që më pëlqeu dhe kam përshtypjen se për këtë jam në një mendje me shumicën e atyre që ishin në sallë.
Lea flet shpejt, saktë, pa rrëshqitur nga tema, pa iu shmangur pyetjeve dhe është bindëse. Duhet ta ndiqje me shumë vëmendje sepse shumë nga ato që thoshte nuk ishin të lehta për t’u procesuar – të paktën flas për veten, me njohuritë sipërfaqësore të filozofisë.
Mund të jem i gabuar, por kam përshtypjen se shumë nga ata që e sulmojnë (në shqip) nuk i kuptojnë mirë ato që thotë dhe shkruan Lea Ypi. Nuk them se duhet të pajtohesh medoemos me idetë apo qëndrimet e saj. Por nuk mund ta mohosh që Lea Ypi operon në një nivel intelektual disi më të lartë (për të qenë sa më i butë) se mediokriteti i turmave që nuk lexojnë dot më shumë se pesë rreshta në ekranin e celularit dhe që i vërsulen për motive që kanë shumë pak lidhje me thelbin e ideve të saj.
Lea është autore dhe bashkautore e librave të tjerë filozofikë, por me “Të lirë” dhe Të poshtëruar” ajo ia ofron vështrimin e saj filozofik një lexuesi më të gjerë. Unë e kuptoj këtë si ftesë që i bën lexuesit të gjerë për t’u futur në një përmasë mendimi paksa më abstrakte, më të thellë se sa ato cic-micet me të djathtë e me të majtë që kanë përmbytur sferën e diskutimit shoqëror në shtypin dhe rrjetet sociale shqip.
Lea është profesoreshë filozofie në London School of Economics, një nga institucionet akademike më prestigjioze në botë. Le të përfitojmë nga dëshira e saj për të edukuar dhe, veçanërisht nga fakti që ajo mund ta kryejë këtë mision edhe në shqip.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)

1 comment:
Për gati një vit, im shoq më la mua dhe dy fëmijët tanë. Ai pushoi së kujdesuri, pushoi së telefonuari dhe u zhduk plotësisht. Isha e thyer, e hutuar dhe pothuajse e humbur shpresën. Pastaj një ditë, një mik më tregoi për Dr. Dawn, një njeri shpirtëror i dhuruar nga universi për të ndihmuar njerëzit të rivendosin dashurinë dhe paqen.
Në fillim, dyshoja, por diçka në fjalët e tij më dha paqe. Ai më tregoi saktësisht se çfarë nuk shkonte dhe se dikush kishte hedhur një magji të fortë për të na ndarë. Ai përgatiti një vepër të veçantë shpirtërore dhe një magji ribashkimi për mua - dhe brenda pak ditësh, im shoq më telefonoi nga askund, duke qarë dhe duke kërkuar falje.
Që nga ai moment, jeta ime nuk ka qenë kurrë e njëjtë. Martesa jonë tani është më e ëmbël dhe më e lumtura në tokë. Ne e duam njëri-tjetrin më shumë se kurrë, dhe shtëpia jonë është e mbushur me të qeshura dhe bekime.
Por kjo nuk është e gjitha - Dr. Dawn gjithashtu ndihmoi për të pastruar fatin e keq dhe energjinë negative që rrethonte familjen tonë. Që atëherë, gjithçka ka qenë e qetë: paqe në shtëpinë tonë, përparim financiar, shëndet i mirë dhe gëzim i pastër.
E falënderoj universin çdo ditë që më çoi te Dr. Dawn. Ai është vërtet një njeri me fuqi dhe dritë hyjnore. Nëse po kaloni ndonjë situatë - pikëllim, fat të keq ose konfuzion - mos u dorëzoni. Kontaktoni atë dhe lëreni universin të punojë përmes tij për të ndryshuar historinë tuaj, ashtu siç ai e ndryshoi timen.
Kontaktoni atë në WhatsApp: +2349046229159
Email: dawnacuna314@gmail.co
Post a Comment