Zbardhet letra që Sekretari i Parë i KQ të Bashkimit
Sovietik, Mikail Gorbaçov i ka drejtuar
Sekretarit të Parë të KQ të PPSH-së Ramiz Alia.*
Shtator 1989
I dashur tavarish Ramiz,
Po ju dërgoj këtë letër dhe materialin përcjellës, megjithëse
Partia Komuniste e Bashkimit Sovietik dhe Partia e Punës së Shqipërisë nuk kanë
marrëdhënie. Kjo nuk na pengon ne, komunistët rusë, që të ruajmë respekt, nderim
dhe dashuri të veçantë për komunistët shqiptarë dhe të shqetësohemi seriozisht
për fatin e tyre. Në fakt, e ardhmja e komunistëve shqiptarë është preokupimi
kryesor për ne në këto ditë kur komunizmit në përgjithësi duket se po i vjen
fundi dhe kur unë, personalisht, po ndikoj më tepër se kushdo për shpejtimin e
këtij fundi.
Megjithëse ju nuk pranoni të vini në mbledhjet tona (pavarësisht
nga lutjet e vazhdueshme), ne e ndjejmë për detyrë t’iu njoftojmë, pasi e kemi
të qartë që ju jeni fanar ndriçues i komunizmit staliniano-enverist në Europë
dhe në Botë, ideale për të cilat, siç dihet, unë s’kam pikë konsiderate.
Prandaj, më lejoni t’iu informoj për marrëveshjen e Katovicës,
Poloni, ku ne, udhëheqësit e vendeve komuniste diskutuam në fshehtësinë më të
madhe dhe vendosëm për të ardhmen e secilit vend.
Kuptohet, qëllimi i këtij plani është që të lemë në pushtet
komunistët. Për këtë, vendosëm pranimin e sistemit shumëpartiak në të gjithë
vendet ish-komuniste, me kusht që ne t’i organizojme vetë partitë e ndryshme
duke vënë njerëz të caktuar në krye të tyre. Këta njerëz s’ka nevojë të jemi
ne. S’ka nevojë të jenë as fëmijët apo farefisi yne. Po cilët do të jenë ata? Këtë
do ta shpjegojmë më poshtë.
Duhet sqaruar që në fillim se ne bëmë disa përjashtime nga përpjekjet
tona. Për shembull, menduam ta të mos e çajmë fare kokën për Gjermaninë
Lindore, pasi nuk kemi ndonjë dashuri të veçantë për komunistët gjermanë dhe
s’kemi përse i ndihmojmë ata të rrijnë në pushtet. Megjithëse gjermanolindorët kanë
qënë shumë afër Moskës, ne duam më shumë komunistët shqiptarë dhe element të
caktuar në Partinë tuaj. Po kështu, nuk kemi ndonjë dashuri të veçantë as për
komunistët polakë, çekosllovakë, dhe hungarezë. Vullnetarisht kemi hequr dorë edhe
nga ndihma për komunistët e vendeve Balltike, pavarësisht se këto vende janë
ende pjesë e BS dhe shumë anëtarë partie atje janë rusë etnikë. Të gjithë këta do t’i lëmë në dorë të borgjezisë
europiane, SHBA-ve dhe imperializmit në përgjithësi. Ndërsa komunistët
Jugosllavë i kemi bezdi, prandaj kemi vendosur t’i vemë në sherr me njëri-tjetrin,
që të vriten e të sakatohen, dhe që pastaj nga Jugosllavia të dalin gjashtë-shtatë
shtete me të cilat nuk kemi vendosur ende çdo të bëhet. Sa për Rumaninë, vendosëm të dënojmë me
vdekje Çausheskun dhe të shoqen, dhe të ndihmojmë komunistët Romunë që nuk janë
në pushtet tani.
Të gjitha këto masa i morëm megjithëse shkojnë në kundërshtim
të drejtpërdrejtë me interesat gjeopolitike të Rusisë dhe Bashkimit Sovietik. Por
për ne, hë për hë, kanë më shumë rëndësi disa komunistë ose elementë të caktuar
me prirje të veçanta, të cilët kemi vendosur t’i bëjmë trashëgimtarë të
pushteteve në Rusi, Ukrainë, Bullgari, Rumani, Moldova, Azerbajxhan, Armeni,
Turkmenistan, Kazakistan dhe, veçanërisht, në Shqipëri. Ekspozenë e mëposhtme
po e përqëndroj te Shqipëria, pasi kjo lidhet drejtpërdrejt me ju. Dua t’iu
siguroj se mbledhja e fshehtë e Katovicës, nga gjashtë ditë punimesh, katër ia
kushtoi Shqipërisë dhe atyre shqiptarëve që do të trashëgojnë pushtetin aty.
Ja çfarë vendosëm:
Shokët shqiptarë, për të ruajtur pushtetin duhet të pranojnë
respektimin e të drejtave të njeriut dhe pluralizmin politik. Ne e dimë se sa e
vështirë është të pranoni respektimin e të drejtave të njeriut, pasi kjo bije
kryekëput në kundërshtim me idetë bazë të marksizëm-leninizmit dhe me të gjithë
instiktet tuaja, por jemi të bindur që ju do të gjeni forca ta pranoni këtë formalisht,
ndërkohë që realisht do të vazhdoni të mos i respektoni ato.
Pika më e nxehtë është pluralizmi politik. Ne ju udhëzojmë që
të jeni të fundit në Europë që ta pranoni pluralizmin politik. Kjo do t’iu japë
përparësi të mëdha. Gjithashtu, ju udhëzojmë t’i organizoni vetë partitë
politike, të ndara në dy kampe të mëdha – të majtë dhe të djathtë. Këtu duhet të
luani me kujdes. Në partitë e majta duhet të fusni elementë anti-komunistë (për
shembull, ish-ministra të brendshëm, ish-bij komunistësh, mbështetës të flaktë
të Enver Hoxhës, etj). Në krye të tyre mund të zgjidhni ndonjë anti-komunist të
thekur nga Fakulteti i Ekonomisë, apo Shkolla e Partisë Vladimir Iliç Lenin. Duhet
një njeri inteligjent që të ketë qef të prishë para, që luan kumar, dhe që s’ka
skrupuj, Për shembull Fatos Nano, për të cilin pjesmarrësit e mbledhje së
Katovicës kanë adhurim të veçantë. Ky do të jetë i përkohshëm/i përhershëm,
pasi do të luajë vetëm një rol kalimtar në shndërrimin e partisë tuaj nga Parti
e Punës së Shqipërisë, në Parti Socialist të Shqipërisë, por edhe do të
aktivizohet më vonë duke u rikthyer në pushtet. Nano dhe gjithë të tjerët do të
zëvendësohen përfundimisht me njeriun për të cilin ne jemi vërtet të shqetësuar
dhe për të cilin kemi vendosur që ta trashëgojë realisht pushtetin dhe pasurinë në Shqipëri.
Rreth Partisë kryesore të Majtë, do të krijoni parti të
tjera të majta satelite, në krye të të cilave mund të jenë ish-Ministra
Kulture, apo eksponentë të tjerë anti-komunistë të Partisë tuaj. Partitë e
majta do të jenë anti-komuniste.
Nga ana tjetër, partitë e djathta do të jenë pro-komuniste. Për
këtë do të duhet të dërgoni një numër të pakufizuar agjentësh të fshehur në këto
parti. Në krye të partisë më të madhe të djathtë, të cilën mendoj ta quani
Partia Demokratike kemi menduar të jetë mjeku dhe kryeagjenti komunist rus,
kardiologu Sali Berisha. Pjesmarrësit e Katovicës janë shumë të impresionuar
nga mundësitë dhe ambiciet e tij politike dhe shumë të shqetësuar që ai të
arrijë të trashëgojë një pjesë të pushtetit në Shqipëri. Krahas tij në atë
parti mund të fusni arkitektë, ish-të burgosur politikë, mjekë me shumicë,
matematicienë dhe pedagogë nga fakultetet e tjera. Por duhet që të gjithë të
jenë komunistë të vendosur.
Pra, pamja do të jetë kjo – nga njëra anë partitë
komuniste/antikomuniste dhe nga ana tjetër partitë antikomuniste/komuniste. Në
krye të këtyre partive do të jenë gjithmonë njerëzit tanë.
Po me ju, njerëzit që sot për sot keni pushtetin në Shqipëri,
me anëtarët e byrosë politike, me shoqen Nexhmie Hoxha dhe familjen e tyre, me
ju personalisht, çdo të bëhet? Juve kemi vendosur t’iu sakrifikojmë pjesërisht.
Nuk do t’iu lemë në duart e turmave, që t’iu shqyejnë fare, por do t’iu mbrojmë.
Ju mund të hani nga një ose dy vjet burg secili, por kjo është lule po ta
krahasosh me krimet që keni kryer gjatë dyzetepesë vjetëve në pushtet.
A do ta pranoni ju një zgjidhje të tillë? Natyrisht që do ta
pranoni, pasi iu sugjerohet nga Bashkimi Sovietik, që ju keni që në 1960tën që
e dëgjoni me vëmendje, sidomos kur iu thotë që të lini pushtetin. Gjithashtu,
ne e dijmë shpirtin tuaj vetmohues. Kur të merrni vesh se në interes të kujt do
të organizohet e gjithë kjo, do të hidheni përpjetë dhe do t’i thoni të gjithë
burgut “Hapu!”
Ja si do veproni. Hapi i parë do të jetë organizimi i hyrjes
në ambasada të disa mijëra njerëzve. Me këtë, do të largoni nga Shqipëria
elementët më të rrezikshëm. Në krye të tyre do të vini Syçin e Kinostudios.
Pas kësaj, do të organizoni lëvizjen studentore. Gjeni dikë nga
krahina e Doktorit që ta vini në krye të saj. Ti, shoku Ramiz, do të bësh një
mbledhje me përfaqësuesit e studentëve dhe pastaj do të pranosh pluralizmin. Këtu
fillon loja, pasi do futësh në veprim Berishën, që të dalë në krye të studentëve.
Ndërkohë, do fillosh të ngresh Nanon që të dalë në krye të PPSH-së. Me të dalë
në skenë partitë kryesore, vazhdo me ato anësore. Organizoni sa më shumë parti
që të jetë e mundur.
Filloni të lironi pak e nga pak nga burgu të dënuarit
politikë. Fillimisht ata do të shkojnë me partinë e antikomuniste/komuniste, ndërsa
më vonë do kalojnë me partinë komuniste/antikomuniste. Kuptoni?
Nanon, pasi ta ketë kthyer Partinë e Punës në Parti
Socialiste do ta sillni për nja një vit në pushtet. Lereni të vjedhë ca nga
ndihmat, pastaj, hiqeni, dhe vini Berishën. Këtij do t’i mbushni mendjen që ta
fusë Nanon në burg. Bindeni që t’iu rrasë edhe ju nga pak në burg.
Berishën lereni nja pesë vjet në pushtet, pastaj rrëzoheni.
Rrrëzimin do t’ia bëni në mënyrë sa më spektakolare, mundësisht me fishekziare
ose me të shtëna kallashnikovësh në ajër. Zhurma duhet të jetë sa më e madhe,
pasi këtu fillon përgatitja e ardhjes së Mesias, të dërguarit të Kominternit, në
pushtet. Ardhja Mesias do të jetë graduale, e natyrshme. Në fillim do të zëvendësoni
Berishën me ndonjë njeri të panjohur nga Gjirokastra. Pastaj ktheni në pushtet
Nanon, të cilin do ta keni nxjerrë nga burgu gjatë kohës së fishekziarëve.
Nano di vetë si të veprojë. Do t’ua sjellë njerëzve në majë
të hundës, duke hedhur para nëpër kazino, duke
ndërruar gratë, duke bredhur sa andej këndej dhe duke mos bërë asnjë kokërr
pune. Ndërkohë, Mesia do të fillojë të grumbullojë gjithmonë e më shumë pushtet.
Tani erdhi koha t’iu zbulojmë kush do të jetë Mesia e
komunizmit kapitalist. Mbledhja e Katovicës është e mendimit që, për Shqipërinë
ky njeri të jetë Ilir Meta (me të shoqen). Të gjitha lëvizjet do të bëhen në mënyrë
që të përfitojë sa më shumë pushtet dhe para Ilir Meta. Në fakt, ky është edhe
thelbi i Katovicës – lënia trashëgim e pushtetit komunist Ilir Metës.
Ilir Metës i duhen nja dy vjet si kryeministër, sa t’iu
mbushë mendjen njerëzve që mund ta bëjë atë punë dhe sa të krijojë mbështetje.
T’i jepet ndihmë e pakursyer këtij komunisti internacionalist të talentuar i cili,
më mirë se kushdo do të dijë t’i nxjerrë bojën të ashtuquajturës demokraci perëndimore.
Pas Ilir Metës, vini Majkon nja dy vjet të tjerë dhe pastaj sillni përsëri
Nanon. Ky do ta bëjë aq baltë, saqë do të hapë dy shtigje të rëndësishme:
nostalgjinë e njerëzve për Berishën, dhe përçarjen brenda Partisë Socialiste.
Kështu do të krijohet mundësia që PS të ndahet në dysh dhe në
krahun e vogël të saj të dalë Ilir Meta, tashmë i fuqizuar ekonomikisht si
milioner dhe bos. Në krahun tjetër do të vihet dikush që duket sikur s’ka asnjë
lidhej me Partinë Socialiste dhe me politikën, Edi Rama. Po, po, Edi Rama, basketbollisti,
piktori, ai djali i gjatë. Mos u çudisni, Katovica ka shumë konsideratë për të.
Berishën lëreni nja tetë vjet në pushtet, por jo në pushtet
të pakufizuar. Lëreni në pushtet të kushtëzuar. Të kushtëzuar nga aleanca me
Ilir Metën. Ky do të dijë ta kthejë administratën në korrupsion të kulluar dhe
ta vërë në shërbim të tij. Korrupsioni do t’i rrisë atij pushtetin dhe paranë
dhe, nga ana tjetër, do t’i nxjerrë bojën sistemit demokratik, duke i bërë njerëzit
që ta shohin me nostalgji komunizmin. Më vonë Metën do ta ndani nga Berisha dhe
do t’ia bashkoni Ramës. Në këtë mënyrë, Berisha do të humbasë zgjedhjet, por do
të krijohet situata ideale, të cilën e kemi planifikuar me aq hollësi ne në
Katovicë. Do të krijohet gjendja kur asnjë nga partitë e mëdha, as partia
komuniste/antikomuniste dhe as partia antikomuniste/komuniste nuk do të jenë në
gjendje të krijojnë qeveri pa përkrahjen e Ilir Metës – Mesias së Marksizëm
Leninizmit në Shqipëri. Vetëm ky do të jetë në gjendje t’ua zvjerrdhë
demokracinë shqiptarëve dhe t’i bëjë ata të qajnë për Enver Hoxhën. Natyrisht,
do të kenë kaluar njëzeteca vjet; ca nga ju do të kenë vdekur; por kujtimi i shokut
Enver, që ne Rusët e duam aq shumë, do të bëhet gjithmonë e më i dashur.
Shkurt, për Katovicën ka rëndësi jetike që në Shqipëri të
mbretërojë Mesia Ilir Meta.
Ne kemi besim se shokët shqiptarë, Byroja Politike e Partisë
së Punës së Shqipërisë, Ju personalisht shoku Ramiz dhe vetë Shoqja Nexhmije do
ta përqafoni planin tonë dhe do të dini se si të veproni për t’ia trashëguar
pushtetin në Shqipëri Ilir Metës. Ju urojmë punë të mbarë dhe suksese.
Rroftë Internacionalizmi Proletar! Lavdi Marksizëm
Leninizmit fitimtar! Rroftë Partia e Punës e Shqipërisë! I përjetshëm qoftë
kujtimi i shokut Enver Hoxha! Poshtë imperializmi Amerikan dhe social
imperializmi Sovietik! Uuups! Rroftë shoku Ilir Meta! Rroftë shoqja Monika
Kryemadhi! Rroftë Zamir Mane!
Shënim:
Origjinali në rusisht i kësaj letre gjendet në arkivin personal të zotit Mikail
Gorbaçov
Arben Kallamata
5 comments:
Kush është duke e lexuar këtë dëshmi sot duhet të festojë me mua dhe familjen time, sepse të gjitha filluan si shaka për disa njerëz dhe të tjerë thanë se ishte e pamundur. Emri im është DHIMITËR ALEKSANDËR dhe unë jam nga Korçë, por unë shkoj në Çikago SHBA me gruan time. Unë jam i martuar për fat të mirë me dy fëmijë dhe një grua të bukur. Diçka e tmerrshme ka ndodhur me familjen time, kur humbi punën dhe gruaja ime u largua nga shtëpia sepse nuk mund të kujdesesha mirë për veten dhe nevojat e familjes. e saj dhe fëmijët e mi në atë moment të veçantë. Kam arritur për nëntë vjet, nuk ka grua që të më mbështesë për t'u kujdesur mirë për fëmijët. Unë të përpiqet të dërgojë një mesazh provë për gruan time, por ajo bllokuar mua nga të folur me të unë të përpiqet të bisedojë me mikun e saj dhe anëtarët e familjes së saj, por ende e di se dikush mund të më ndihmoni dhe unë kam qenë aplikuar më vonë për të aq shumë kompani, por ende ata e bënë mos më thirr, derisa të vijë një ditë besnike që kurrë nuk do ta harroj në jetën time. kur takova një mik të vjetër të të cilit i shpjegova të gjitha vështirësitë e mia dhe ai më tregoi për një njeri të madh që e ndihmonte atë të merrte një punë të mirë në coca cola kompani dhe ai më tha se një magji e tij magji, por unë jam një person i cili kurrë nuk besojnë në magji spell, por i vendosur për të dhënë atë një provoni dhe Drigbinovia më udhëzoi dhe më tregoi se çfarë të bëni në këto shtatë ditë të drekës spell. Unë ndjek të gjitha udhëzimet dhe bëj atë që ai më kërkoi të bëj mirë.Drigbinovia sigurohuni që gjithçka ka shkuar mirë dhe gruaja ime do të më shohë përsëri pas punës së mrekullueshme të Drigbonovia. Gruaja ime më thirri me një numër të panjohur dhe kërkoi falje dhe ajo më tha se ajo me të vërtetë më mungon mua dhe fëmijët tanë dhe gruaja ime të kthehen në Home.and pas dy ditësh Një kompani që unë kam qenë duke dërguar letërnjoftimin tim të quajtur, tani unë jam menaxheri i kompani në SHBA. Unë ju këshilloj nëse keni ndonjë problem të dërgoni një mesazh në këtë email: doctorigbinovia93@gmail.com ose WhatsApp në atë në +2348144480786 dhe do të merrni rezultatin më të mirë. Merrni gjërat si të mirëqena dhe do t'ju merren. Unë ju uroj më të mirë.
Kam lexuar disa dëshmi për një magjistar dashurie të quajtur DR DAWN se si ai ka ndihmuar shumë njerëz për të rikthyer ish të dashuruarit e tyre brenda 48 orëve, Sinqerisht, thjesht po mendoja nëse kjo ishte e vërtetë dhe nëse ky njeri mund të ndihmonte vërtet të kthente të dashurin tim të cilin Unë dua shumë. Vendosa të kontaktoj sepse e dua shumë të dashurin tim dhe kemi nja dy muaj që jemi ndarë. Më ka marrë shumë malli për të, kam provuar të gjitha mënyrat e tjera për ta rikthyer, por nuk kam mundur. Unë kontaktova me DR DAWN dhe ai më tha se ish-i im do të kthehet tek unë në 48 orët e ardhshme.
Për habinë time, ish i dashuri im u kthye pikërisht pas 48 orësh, e gjitha kjo falë Dr DAWN,
Ai gjithashtu mund t'ju ndihmojë me
*Spell për të mbetur shtatzënë.
*Magji për t'u ribashkuar.
*Shëroni çdo sëmundje.
* magji për fat të mirë.
*Magji për pasuri.
Dhe të tjerët.
Kontaktoni me të përmes: dawnacuna314@gmail.com
Whatsapp: +2349046229159
KJO ËSHTË NJË EKSPERIENCE IMJA REAL JETËSORE.
Burri im më la mua dhe djalin për një grua tjetër. Depresioni im filloi dhe jeta ishte e vështirë për mua dhe djalin tim, Muajin e kaluar gjeta kontaktet e DR.OBA në gazetë, pashë një postim ku dikush po vlerësonte punën e tij të mirë gjithashtu, kontaktova me të për ndihmë për të sjellë burrin tim mbrapa. Pas 24 orësh burri im që u largua 3 vite më parë u kthye tek unë dhe tani jemi bashkë me më shumë dashuri çdo ditë. Kontaktoni DR. OBA në numrin e tij WhatsApp: +27 73 714 4115. Dhe Email: obaasolutiontemple@gmail.com.
Rosa Harrison
Nga Belgjika
Është një ditë e lumtur në jetën time. Unë jam Anna Santex nga Kolumbia. Burri im më la mua dhe fëmijën tim për një vajzë tjetër tre vjet më parë, që atëherë jeta ime është mbushur me dhimbje, pikëllim dhe trauma sepse ai ishte dashuria ime e parë dhe ne ishim bashkë prej vitesh dhe nuk mund ta imagjinoja jetën time pa të. . Pashë disa dëshmi për një magjistar të shkëlqyeshëm DR GIDEON dhe se si ai i ndihmon njerëzit në të gjithë botën që mund të rikthejë të dashurin e tij brenda disa ditësh, fillimisht qesha dhe thashë se nuk jam i interesuar por për shkak të dashurisë që kam për burrin tim. U konsultova me magjistarin e madh dhe për habinë time më të madhe dy ditë më vonë bashkëshorti im më thirri për herë të parë në tre vjet se po i mungoj dhe se i vjen shumë keq për gjithçka që më vuri sa që do që unë të kthehem. ne do ta kalojmë jetën tonë së bashku dhe do të premtojmë se nuk do të më lëmë kurrë më mua dhe fëmijën tim. Ende nuk mund t'u besoj syve, sepse është kaq e pabesueshme, është shumë e mirë për të qenë e vërtetë. Gjithçka që mund të them është faleminderit DR GIDEON që më ktheve burrin tim tek unë, kontaktoni atë për çdo lloj ndihme që ju nevojitet
(zhgënjim nga puna)
(Përparim martesor)
(Çdo lloj trashësie) (kthimi i pronës suaj)
magji për të marrë mbrapsht atë që keni humbur ose keni nevojë, kushdo që mund të ketë nevojë për ndihmën e këtij drejtuesi të shkëlqyeshëm të magjisë, ju lutemi këtu është numri i tij WhatsApp: +2347042191323
Email: drgideon611@gmail.com
Po lexoja disa artikuj kur hasa në një koment për një magjistar të fuqishëm të quajtur DR WALE, po kaloja dhimbje të forta emocionale sepse im shoq nuk kishte më kohë për mua, duke kërkuar gjithmonë mënyra për të marrë një grindje me mua. se ai mund të dalë nga shtëpia për të shkuar të shohë të dashurën e tij, sjellja e tij ndaj meje gjithmonë më trishton shumë dhe e dua vërtet burrin tim. me dhimbje në zemër dhe hidhërim shkova në internet për të kërkuar ndihmë, kështu e gjeta DR WALE. DR WALE bëri një magji dashurie për mua dhe që atëherë burri im nuk mund të bëjë pa përdorur gjithmonë çdo mundësi që ka për t'u provuar të tjerëve se ai më do, unë jam mirënjohës për DR WALE magjinë e fuqishme për magjinë e dashurisë që bëri. për mua, nëse jeni duke kaluar një periudhë të vështirë në marrëdhënien tuaj dhe dëshironi një zgjidhje të qëndrueshme, ju rekomandoj DR WALE sepse kam përfituar prej tij. Mos kini turp sepse ai është shumë konfidencial dhe çdo gjë që diskutoni me të është e sigurt. Mund të kontaktoni DR WALE në WhatsApp/Viber: +2347054019402 ose në emailin tuaj: drwalespellhome@gmail.com
Post a Comment