Historia nuk mund t'iu lihet budallenjve. Në fakt,
budallenjve nuk
iu duhet lënë asgjë. Kohët e fundit më ka rënë në sy qarkullimi nëpër
fb dhe Internet i shkrimit “Ja tezat që mbrojnë prejardhjen ilire të shqiptarëve.”
Duke e pritur të ishte idiotizëm, i rezistova disa herë tundimit për ta hapur,
por kur vura re se e kishin postuar edhe dy-tri miq të mij të cilët i respektoj
për gjykimin, thashë t’i hedh një sy. Dhe bëra mirë, sepse pas titullit
pakuptim fshiheshin xhevahirë të paçmuara të budallallëkut, kotësisë, mendjengushtësisë
dhe ngrefosjes nacionaliste.
Së pari, ai
ose ajo anonim që e ka hartuar dhe postuar këtë paçavure (unë e ndoqa deri në
një portal të quajtur bota.al, i cili citonte një tjetër koha news) duhet të mësojë
kuptimin e fjalës “tezë”, e cila nuk do të thotë as “citim”, as “fjalë të thëna
nga”, as “hamendësime të njerëzve me emra të huaj autoritetin shkencor ose
logjik të të cilëve nuk mund ta vërtetojë askush” dhe as “grumbull fjalish me
saktësi të paverifikueshme, që përndryshe nuk kanë asnjë kuptim.” Me një fjalë,
“teza” kurrsesi nuk ka kuptimin e ca paragrafëve të shkurtër që përmbledhin
gjithë budallallëkun pseudopatriotik të hartuar për të bërë të ndjehen mirë
injorantët dhe entuziastët kokëboshë që fluturojnë me presh sa herë shënon gol
kombëtarja e futbollit.
Nëqoftëse përtoni t’i hidhni një sy lidhjes që unë do ta ve
në fund të këtij komenti, po iu sjell të përmbledhur disa nga “tezat që mbrojnë
prejardhjen ilire të shqiptarëve”.
-
M. Huancunthe Hecquard: “Në asnjë vend të botës femrat nuk janë më të respektuara dhe nuk
ushtrojnë një veprimtari më të fuqishme se shqiptaret dhe disa nëna shqiptare
kanë përzënë prej shtëpisë bijtë e vet pasi ata ishin larguar nga front ii luftës.
Ato i kishin kthyer në fushën e betejës.”
Se si mund të ndihmojë kjo thënie për të vërtetuar prejardhjen ilire të shqiptarëve vetëm një mendje tepër gjeniale, ose tepër e sëmurë mund ta shpjegojë. Plus, që nuk duket as të jetë e vërtetë. Femrat në kulturën tradicionale shqiptare kanë qënë krejtësisht të shtypura dhe të keqtrajtuara. Nëse ka një tipar dallues të kulturës tradicionale shqiptare ky është patriarkalizmi. Ndërsa jo historia e dëbimit të djemve frikacakë nga shtëpia për t’i dërguar në fushën e betejës duket një sajesë fort qesharake – me fushën e betejës që vazhdon të presë sa të shkojnë djemtë frikacakë nëpër shtëpija dhe sa t’i detyrojnë nënat e tyre trimëresha që të kthehen përsëri.
Se si mund të ndihmojë kjo thënie për të vërtetuar prejardhjen ilire të shqiptarëve vetëm një mendje tepër gjeniale, ose tepër e sëmurë mund ta shpjegojë. Plus, që nuk duket as të jetë e vërtetë. Femrat në kulturën tradicionale shqiptare kanë qënë krejtësisht të shtypura dhe të keqtrajtuara. Nëse ka një tipar dallues të kulturës tradicionale shqiptare ky është patriarkalizmi. Ndërsa jo historia e dëbimit të djemve frikacakë nga shtëpia për t’i dërguar në fushën e betejës duket një sajesë fort qesharake – me fushën e betejës që vazhdon të presë sa të shkojnë djemtë frikacakë nëpër shtëpija dhe sa t’i detyrojnë nënat e tyre trimëresha që të kthehen përsëri.
-
Lord Bajroni: “Shqiptarët me kostumet e tyre bëjnë një peizash më të mrekullueshëm në
botë…Shqiptarët janë raca njerëzore më e bukur që ekziston, trima më të fortë
se kështjellat e tyre.” Nuk di ku e ka thënë Bajroni një gjë të tillë. Edhe
po ta ketë thënë, përkthimi është i tmerrshëm. Sidoqoftë, duhet një përfytyrim
i pazakontë për të nxjerrë nga larmija dhe bukuria e kostumeve popullore dhe e
vetë shqiptarëve përfundimin se ata vijnë nga ilirët.
-
Henry Noel Brailsford: “…Shqiptari ‘primitiv’, në fakt është “Mbinjeriu’ për të cilin Nietzche
ëndërronte.” Me këtë unë do heq dorë nga kërkimi i lidhjes logjike mes thënieve
dhe të qënit të shqiptarëve pasardhës të ilirëve. Por do desha të theksoj që
kjo prirja primitive dhe tej mase inferiore për t’i nxjerrë shqiptarët racë
superiore, duke kaluar sa nga “raca më e bukur” e Bajronit, te ‘mbinjeriu’ që ëndërronte
Nietzche është jo vetëm qesharake, por edhe e rrezikshme. Çdo shqiptar me mend
në kokë e ka për detyrë ta ngrerë zërin dhe t’i kundërshtojë me forcë sa herë që
shprehen privatisht apo publikisht budallëqe të tilla. Pavarësisht nga kush janë
shprehur – nga një i udhëtar i panjohur i shekullit të 19të, apo nga ndonjë
mendjendritur i famshëm i shekullit të njëzetë. Sa herë që merren dhe risillen,
këto psikopaci nuk bëjnë gjë tjetër veçse dëmtojnë psikikën kombëtare.
-
Giusepe Katapangu : “Atllantida e cila është zhdukur para 12,000 vjetësh ishte tokë e ilirëve
(pellazgëve), të cilët shpëtuan nga përmbytja e Atlantidës dhe filluan
civilizimet e reja në të gjitha kontinentet, sidomos në Evropë, Afrikë dhe Azi
të vogël!” Ky gomarllëku i Atllantidës (që në të njëjtën paragraf shkruhet
edhe Atlantida – me një ‘l’) është nga ato zbulimet e rralla që vetëm njerëz me
sëmundje mendore mund t’i bëjnë. Fatkeqsisht, ai qarkullon sa në një anë në
tjetrën, duke frymëzuar një atdhedashuri të paparë, ndjenja boshe të një
krenarie prej të menderosuri që të sjell zorrët e barkut te goja.
-
Maks Myle : ‘’Emrat e mjaft popujve të njohur rrjedhin nga fjala e vjetër shqipe
‘Ar’. Kjo vlen edhe për mjaftë vende të botës.’’ Kjo është padushim perla më
e vlefshme e këtij gjerdani broçkullash. Cilët janë emrat e popujve dhe vendeve
të njohur të botës që rrjedhin nga fjala e vjetër shqipe ‘ar’? Argjentinasit, Arubasit,
Armenët? Unë vetëm kaq gjeta. Në fakt, Argjentinasit rrjedhin nga fjala
Argjend, jo Ar – që ka prejardhje latine – ashtu si edhe edhe vetë fjala ar. Po
kush është Maks Myle, meqë ra fjala? Ose kush është Giusepe Katapangu; Agostino
Ribeco, Edvin Pears, Edvin Jasques? Po Haki Pasha?
-
Haki Pasha: ‘Po
doli në shesh historia e shqiptarëve, Perandorinë Osmane e merr lumi.” Puna
është se Perandorinë Osmane e ka marrë lumi me kohë, ndërsa historia e shqiptarëve
s’ka dalë ende sheshit. Dhe s’ka për të dalë kurrë nëqoftëse me këtë punë
merren lloj-lloj budallenjsh të pakualifikuar.
E keqja është që interneti i ka dhënë mundësi çdo njeriu me një tastierë
dhe një ekran në dorë të bëhet specialist në çdo fushë që të dojë. Janë
sheshuar të gjitha vlerat. Dhe, për më tepër, Facebook-ut dhe portaleve iu
mungon butoni “unlike”, ose “idiotizëm”. Prandaj dhe budallallëqet qarkullojnë lirisht.
Ato po kthehen në normë. Dhe kur del
dikush dhe thotë ndonjë gjë me mend, s’ia vë veshin asnjeri, ose i vërsulen
duke e akuzuar si anti-kombëtar, të shitur, tradhëtar.
Dikush ka thënë se sot është koha
e maskarenjve. Mendoj se e ka
gabim. Sot është koha e budallenjve.
http://www.bota.al/2016/01/ja-tezat-qe-mbrojne-prejardhjen-ilire-te-shqiptareve
No comments:
Post a Comment