40 vjet pas rënies së nazizmit një qytetar gjerman filloi të mblidhte atë që do të njihej më vonë si Biblioteka e Librave të Djegur. Georg P. Salzmann (1929-2013) nisi të grumbullonte libra të ndaluar. I ati kishte qënë nazist dhe kishte vrarë veten në vitin 1945, ngjarje kjo që Salzmann, ende adoleshent e kishte përjetuar me shumë dhimbje. Më pas ai u dha pas letërsisë dhe filloi pasionin e tij të vërtetë, mbledhjen e librave të ndaluar prej nazistëve. Salzmann arriti të mbledhë rreth 12000 libra të cilat ia shiti Universitetit të Aubsburgut në 2009.
Sot Biblioteka e Librave të Djegur është
pjesë e Bibliotekës së Studimeve Gjermanike të universitetit. Librat e përmbledhjes
së Salzmannit janë kryesisht botime para vitit 1933, që më vonë, për arsye të
ndryshme, u bënë të padëshirueshëm për Nazistët. Pjesa më e madhe e tyre janë
autorë hebrej. Të tjerë janë autorë socialistë apo komunistë, si edhe autorë
kundër luftës, të cilët kishin kaluar përmes tmerreve të Luftës së Parë Botërore,
pacifistë, si Erich Maria Remark, që kundërshtonin tmerret e luftës duke i përshkruar
realisht ato në romanet e tyre.
Georg P. Salzmann e filloi mbledhjen e
librave të ndaluar në vitin 1976. Libri i parë që bleu ishte “Beteja”, nga Ernst
Weiss, botuar që në 1916. Ernst Weiss ishte mjek hebre, që emigroi në Francë. Në
1940 kur nazistët pushtuan Parisin ai u hodh nga dritarja që të mos e kapnin të
gjallë. Kur filloi djegia e librave në vitet 1930 nga Gjermania ishin larguar
shumë autorë të ndaluar, por jo të gjithë.
Universiteti nuk e pati të lehtë t’i blinte
librat, pasi Salzmann nuk pranonte të ndahej prej tyre. Ai kishte frikë se mos
librat do të viheshin në ndonjë fond të rezervuar për studiuesit dhe nuk do të ishin
të lira për t’u përdorur nga kushdo. Për këtë arsye, biblioteka e universitetit
vendosi që librat të ishin të hapur për të gjithë.
Librat e tradhëtarëve, emigrantëve dhe
autorëve nga vende të huaja që mendoheshin se sulmonin ose denigronin Gjernaminë
e Re (H. G. Wells, Romain Rolland);
Letërsia e Marksizmit, Komunizmit dhe
Bolshevizmit;
Letërsia pacifiste;
Letërsia me prirje dhe qëndrime liberale,
demokratike dhe krijime që përkrahnin Republikën e Weimarit (Walther Rathenau,
Heinrich Mann, Thomas Mann);
Të gjitha shkrimet historike që kishin për
qëllim denigrimin e origjinës, shpirtit dhe kulturës së popullit gjerman, ose që
të dëmtonin strukturën racore dhe idenë e Volk-ut, ose që mohonin rëndësinë e
figurave historike duke mbështetur barazinë e masave, dhe që kërkonin t’i tërhiqnin
masat drejt baltës (Emil Ludwig);
Shkrime të natyrës filosofike dhe shoqërore
përmbajtja e të cilave merrej me ndriçimin shkencor të Darvinizmit dhe Monizmit
modern (Ernst Haeckel);
Libra që propagandonin ‘art’ dekadent, pa
gjak, ose thjesht konstruktivist (George Grosz, Otto Dix, Bauhaus, Felix
Mendelssohn);
Shkrime mbi seksualitetin apo mbi edukatën
seksuale që i shërbenin qëllimeve egocentrike të individit dhe që rrjedhimisht,
shkatërronin krejtësisht parimet e racës dhe Volk-ut (Magnus Hirschfeld);
Shkrimet dekadente, shkatërruese dhe
anti-Volk të liberatëve të ‘Asfalti dhe Qytetërimi” (Oskar Maria Graf, Heinrich
Mann, Stefan Zweig, Jakob Wassermann, Franz Blei);
Letërsia e autorëve hebrej, pavarësisht nga
fusha;
Letërsia argëtuese popullore që e trajton
jetën dhe qëllimet e saj në mënyrë artificiale, jo-realiste dhe të sheqerosura,
bazuar në pikëpamjet e shtresave të pasura dhe borgjezisë për jetën;
Letërsia nacionaliste dhe patriotike e
shkruajtur keq;
Pornografi dhe letërsi erotike nga autorë
hebrej;
Të gjithë librat që ulnin vlerat e
pastërtisë gjermane.
(Shkruar me materjale te mara nga BBC dhe Wikipedia)
No comments:
Post a Comment