Wednesday, April 4, 2012

Si t'i kuptojmë Pashkët:


Nja dymijë e ca vjet mbasi nëpërmjet Mojsiut i kishte dërguar racës njerëzore udhëzime të shkruara në do pllaka guri Zoti e kuptoi që mileti s'merrte vesh dhe s'ndërronte rrugë kollaj prandaj vendosi të zbresë vetë në tokë dhe t'i bindë njerëzit të kthehen në udhë të mbarë, megjithëse edhe krejtësisht vetë nuk mund të zbriste, se kishte punë të tjera për të bërë, ndaj e pa të udhës që të dërgonte veten e vet në formën e të birit të mishëruar si njeri, marifet ky për të cilën i duhej edhe një grua dhe për këtë qëllim zgjodhi një virgjëreshë nga Bethlehemi të quajtur Marie, e cila atëkohë duhet të ishte e fejuar,ose e martuar me Josefin por që për një arsye apo një tjetër nuk e kishte konsumuar ende martesën, gjë të cilën Zoti duhe ta ketë ditur dhe që mund ta ketë ndihmuar shumë kandidaturën e Maries, çka të lë të kuptosh që Zoti duhet t'i ketë pasur pikë të dobët virgjëreshat, por ky është tjetër muhabet, pasi rëndësi ka që për këtë qëllim Zoti i dërgoi Maries Shpirtin e Shenjtë, që praktikisht është vetë zoti, por që duhet të jetë pjesa e Zotit e specializuar në mbarsjen e virgjëreshave, pasi ishte pikërisht Shpirti i Shenjtë ai që e la shtatzënë Marien, me ose pa kontakt seksual, kjo s'del shumë e qartë, sepse e qartë është vetëm që Maria mbeti shtatzënë me Shpirtin e Shenjtë, domethënë me Zotin, për të lindur Jezuin, domethënë djalin e Zotit, që në fakt ishte vetë Zoti dhe vetë Shpirti i Shenjtë dhe Maries do t'i jetë dashur të bindë Jozefin që nuk ia kishte dredhur me njeri dhe se fëmijën në bark e kishte me Shpirtin e Shenjtë, domethënë me Zotin dhe fjalët e Maries duhet të kenë qënë vërtet bindëse pasi ajo arriti t'i mbushte mendjen jo vetëm Jozefit, por edhe ca të tjerëve që erdhën në këtë botë shumë kohë pasi Jozefit i qenë tretur kockat dhe që pastaj arritën të bindin dhe vahdojnë të bindin me miliona të tjerë dhe ka dymijë vjet që i madh e vogël në të katër anët s'e vënë fare në dyshim që fëmija që mbante në bark Maria dhe që ajo lindi më pas ishte njëkohësisht edhe biri i Zotit, edhe Zoti vetë edhe Shpirti i Shenjtë, por edhe fëmija i Jozefit dhe Jozefit kjo duhet t'i jetë dukur gjëja më e natyrshme në botë, pasi në atë kohë të të mbetej gruaja me barrë pa bërë ti vetë seks me të duhet të ketë qënë gjë e zakonshme ose diçka që ndodhte rëndom dhe s'përbënte ndonjë lajm të veçantë dhe se shpjegimi duhet të ketë qënë gjithmonë që atësia i përkiste Zotit, pasi Zoti duhet të ketë pasur edhe fëmijë të tjerë në këtë mënyrë por ky është vetëm hamendësim dhe ne s'kemi ndërmend të merremi me hamendësime por t'i përmbahemi fakteve dhe fakti është që Jozefi e pranoi për bukuri shpjegimin e Marijes dhe u bind që ishte i ati i Jezusit, megjithëse nuk e kishte prekur ende me dorë Marijen dhe se kjo ia kishte pranuar vetë që fëmijën e kishte me Zotin nëpërmjet Shpirtit të Shenjtë dhe se fëmija vetë ishte Zoti i lindur nga tre baballarë, Zoti, Shpirti i Shenjtë dhe Jozefi dhe një nënë e virgjër dhe me ta pranuar këtë besoj se Jozefi duhet të ketë qënë i qetë , pavarësisht se nuk dihet nëse ai ka kërkuar të bëjë seks me Marien gjatë shtatzënisë apo jo pasi s'ka asnjë të dhënë të tillë në dokumentat e shenjtë, madje s'ka as të dhëna që Jozefi të ketë qënë dyfek i plasur, por as të dhëna që të vërtetojnë se Jozefi ka bërë ndonjëherë seks me Marijen, pasi ndoshta do të ishte e vështirë të hyje aty ku kishte hyrë vetë Zoti, ose Shpirti i Shenjtë, ose ku kishte hyrë Zoti/Shpirti i shenjtë dhe nga ku kishte dalë Zoti/Shpirti i Shenjtë/i Biri, pra ku ka hyrë e ka dalë Zoti dhe i biri, po s'ka mundur të hyjë vetë Jozefi, pasi edhe Marija, pasi i kishte hapur këmbët për hyrje-daljet e gjithë këtyre personave të shenjtë, që në fakt ishin i njëjti person i shenjtë, duhet të ishte shenjtëruar edhe vetë, prandaj Jozefi, që s'dimë gjë që të ketë qënë i shenjtëruar, nuk mund të hynte dhe të dilte atje ku hynin shenjtëritë megjithëse kjo s'ka shumë lidhje me përfundimin e muhabetit, pasi historia tani duhet të shtyhet më tutje, përtej tunelit të Maries, te lindja e Jezuit, djalit të Zotit dhe të Shpirtit të Shenjtë, por njëkohësisht edhe Zot edhe Shpirt i Shenjtë, i cili u rrit në rrethana që askush s'i mori vesh se si, por që shpejt u bë i famshëm dhe arriti të bindte nja dymbëdhjetë vetë të cilët i quajti dishepuj dhe që e ndiqnin ngado që shkonte duke e ndihmuar të organizonte tubime me popullin ku ai i jepte popullit moral dhe përpiqej ta kthente në rrugë të drejtë megjithëse sipas atyre që shkruhen e thuhen Jezui/Shpirti i Shenjtë/Zoti nuk duket të ketë qënë shumë i zoti fjalës dhe s'ka pasur argumenta shumë bindëse, ose njerëzit në atë kohë duhet të kenë qënë vërtet shumë kokëgdhënj e të padëgjuar, dhe përfundimi është që Atij/Atyre s'para ua vari njeri qesen, pasi megjithëse u mundua(n) të bënte disa mrekullira duke i kthyer shikimin ndonjë të verbëri, duke i shëruar leprozën ndonjë fakir-fukarai, duke ngjallur aty-këtu ndonjë të vdekur, duke tharë degë fiqsh, duke mallkuar cjepër e dhi e duke ushqyer turma të uriturish me dy koqe peshq, përsëri njerëzit nuk dukeshin edhe aq të impresionuar, për vetë faktin se jo shumë vetë u konvertuan në atë kohë dhe s'thuhet kërkund që për sa kohë vërtitej në tokë Jezui/Shpirtit të Shenjtë/Zotit nuk arriti të kthejë njeri në udhën e tij/tyre, veç atyre dymbëdhjetë dishepujve dhe nja dy kurvave, prandaj Jezuit/Shpirt i Shenjtë/Zot duhet t'i jenë ngritur nervat keq dhe do të ketë vendosur ta ndërrojë planin e veprimit dhe se metoda më e logjikshme në këtë rast do t'i jetë dukur vetësakrifikimi për t'i shërbyer këtyre njerëzve që s'po ia varnin fare, por ama duke sakrifikuar vetëm pamjen Jezu-ore të Krishtit/Shpirt i Shenjtë/Zot dhe jo të gjithë Zotin, pasi kjo do të ishte pak si shumë për njerëzit, prandaj edhe planifikoi kryqëzimin që do të paraprihej me një arrestim dhe që të ndodhte ky arrestim duhej që një nga dymbëdhjetë dishepujt ta tradhëtonte, veprim për të cilin u zgjodh Juda Eskariot, të cilit s'dihet përse i ka mbetur damka si tradhëtar, pasi ai në fakt s'bëri gjë tjetër veçse ndihmoi në implementimin e planit paraprak të Zotit/Shpirt i Shenjtë/Jezu Krisht dhe se po të mos kishte dalë Juda Eskariot që ta tradhëtonte, ose ta padiste te romakët, atëherë Zotin/Shpirt i Shenjtë/Jezu Krisht nuk do ta kishin arrestuar edhe sot e kësaj dite dhe atij s'do t'i ishte dhënë kurrë rasti të vetësakrifikohej dhe të vdiste për njerëzimin dhe as të ngrihej nga varri e të fluturonte në qiell duke hequr edhe mundësinë e krijimit të krishterimit, megjithëse nuk dihet se si do t'i kishte vajtur filli kësaj pune dhe se sa do ta vazhdonte Zoti/Shpirt i Shenjtë/Jezu Krisht vizitën e tij të përkohëshme ose të përhershme në Tokë dhe se s'do të ishte hiç çudi që ai të vinte vërdallë edhe sot e kësaj dite duke ngjallur aty-këtu ndonjë të vdekur dhe duke shëruar herë pas herë leprozë e ndriçuar sy të verbërish dhe ka mundësi që në këtë mënyrë të arrinte të bindte më shumë se ata dymbëdhjetë dishepuj dhe ato dy kurvat që t'i vinin pas por vështirë do ta kishte pasur me miliarda të tjerë të cilët dihet që tani i ka me vete ndoshta për meritë të veprimit të vetësakrifikimit i cili del të ketë qënë i vetmi veprim me mend dhe largpamës i Jezuit/Shpirtit të Shenjtë/Zotit, jo si veprimi i gabuar i dërgimit të komandave me gurë të gdhendur për Mojsiun, apo si veprimi i gabuar i mbarsjes së Marijes dhe vërtitjes së birit për tridhjetetre vjet nëpër Palestinë pa mundur të bindte njeri, apo si veprimi i mëvonshëm i diktimit të librit të shenjtë një arabi me kujtesë fenomenale, sepse ky veprimi i vetësakrifikimit sikur ua mbushi mendjen të gjithëve, megjithëse në atë kohë Jezui/Shpirti i Shenjtë/Zoti nuk jepte asnjë shenjë që ta ketë pasur idenë se do të vinte një ditë dhe atij/atyre do t'i shkonin gjithë ata njerëz nga pas në të gjithë Amerikën Veriore dhe Jugore, pasi në atë kohë Amerikat nuk ishin zbuluar ende dhe Zoti/Shpirti i Shenjtë/Jezu Krisht megjithë diturinë e pakufijshme që kishte në atë kohë nuk çfaq asnjë shenjë se kishte dijeni për ekzistencën e kontinentit Amerikan, as për Kepin e Shpresës së Mirë, as për Australinë, Zelandën e Re apo ca zona të thella të Afrikës, as për pataten, domaten, duhanin dhe, veçanërisht gjelin e detit, megjithëse padija gjeografike apo gastronomike nuk provon mungesë zhvillimi, pasi amerikanët megjithëse populli më injorant në gjeografi dhe gastronomi, janë njëkohësisht edhe nga më të zhvilluarit, pikë në të cilën ata përqasen shumë me Zotin/Shpirt i Shenjtë/Jezu Krisht, i cili gjithsesi vendosi të vetësakrifikohet dhe për këtë zgjodhi metodën më interesante, atë të kryqëzimit, dënim të cilin ia dhanë ushtarët Romakë, të cilët duhet të kenë qënë në atë kohë nën urdhërat, ose të paktën nën ndikimin frymëzues të vetë Zotit/Shpirti i Shenjtë/Jezu Krisht, pasi bënë pikërisht atë që donte ky/ata dhe i/e mbërthyen pas kryqit dhe e lanë të terrej në diell, kohë në të cilën ndodhi diçka tepër e çuditshme, pasi Zoti/Shpirti i Shenjtë/Jezu Krisht është dëgjuar të ankohet e të thotë "O Ba', përse më le të vuaj në këtë mënyrë?!" dhe "A je aty, apo s'je aty?!", pyetje këto të çuditshme po të kihet parasysh se bëhen nga një person që është njëkohësisht edhe biri por edhe ati, prandaj ai duhet ta kishte ditur përgjigjen e pyetjes së parë dhe s'duhet të kishte pasur pikë dyshimi për të dytën, pasi të dyja pyetjet i drejtoheshin vetvetes (edhe Shpirtit të Shenjtë, që ishte gjithashtu vetvetja), por kjo nuk ka shumë rëndësi pasi mund të ketë qënë pasojë e vapës së madhe dhe e plagëve të marra në kryq ndërkohë që dihet mirëfilli se kur njeriu është nën ndikimin e plagëve dhe të vapës mund të thotë edhe gjëra të çuditshme, megjithëse kjo mund të thuhet për njeriun, por vështirë se besohet që të jetë e vërtetë për një Zot/Shpirti i Shenjtë/Jezu Krisht, por që sidoqoftë, për mungesë shpjegimi tjetër dhe duke pasur parasysh parimin që në çështje të fesë duhet të nisesh nga besimi dhe jo nga logjika, atëherë është mirë t'i kapërcesh do hollësi të pashpjegueshme dhe të merresh me thelbin e aktit të sakrifikimit që bëri Zoti/Shpirti i Shenjtë/Jezu Krisht, që në fakt, del se s'ka qënë fare sakrifikim, pasi Zoti/Shpirti i Shenjtë/Jezu Krisht me t'iu dhënë rasti, në kohën kur të gjithë mendonin se kishte vdekur, kërciti dhe iku nga varri dhe fluturoi për në qiell siç e dëshmon me gojën e saj edhe e përndritura Marie Magdalena që duhet të ketë qënë personi më bindësi kohërave, natyrisht në një rang me Marien, pasi ka thënë diçka të cilën e ka parë vetëm ajo dhe që e kanë besuar me miliarda e miliarda njerëz gjatë dymijëvjetëve në vazhdim, të cilët megjithë sakrificën e Zotit/Shpirti i Shenjtë/Jezu Krisht prapë se prapë nuk vunë mend dhe vazhduan të jetonin me mëkate dhe pisllëqe, duke u përpjekur si të babëzitur për t'u pasuruar, duke sharë e blasfemuar, duke vrarë e prerë në emër të Zotit/Shpirti i Shenjtë/Jezu Krisht dhe kundra emrit të Zoti/Shpirti i Shenjtë/Jezu Krisht, duke bërë ç'iu do qefi dhe duke u përpjekur t'i lajnë mëkatet me lutje dhe rrëfime, ndërkohë që Zoti/Shpirti i Shenjtë/Jezu Krisht duhet të ndihet shumë i pafuqishëm, pasi gjithë përpjekjet që ka bërë këto katërmijë vjetët e fundit, që kur i dërgoi ato dhjetë komandat e famshme Mojsiut, të cilat janë vetëm dhjetë copë të qelbura, por që asnjeri nuk i mban mend se cilat janë, duke përfshirë edhe adhuruesit më të flaktë të tyre, pra që kur i dërgoi ato dhjetë komandat e famshme në copa guri, që kur sakrifikoji vetveten/vetvetet në kryq, që kur ia diktoi në shpellë atij tjetrit fjalë për fjalë librin e shenjtë, njerëzit kanë vazhduar t'i bijen fyellit në të njëjtën vrimë, pasi si duket mesajat dhe profetet shkojnë e vijnë dhe njerëzit do vazhdojnë të bëjnë të tyren, kaq.

Friday, March 30, 2012


Vrasësit e kulturës
Rrënojat ndërtimeve Maja në gadishullin e Jukatanit në Meksikë të mahnisin me forcën krijuese dhe shkallën e lartë të zhvillimit të arritur nga ky qytetërim i lashtë, pavarsisht prej dhe pa asnjë lidhje me pjesën tjetër të botës. Vetvetiu të lind dëshira të mësosh sa më shumë për kulturën e tyre, rrënojat e të cilës fshehin mistere pa fund.
Fatkeqsisht, kultura e qytetërimit Maja ka qënë prè e një prej krimeve më të rënda ndaj qytetërimit në përgjithësi - djegies masive të thuajse gjithë dokumentave të shkruara të saj.
Studiuesit modernë pajtohen me mendimin se hieroglifet Maja përbëjnë një nga tre sistemet bazë të shkrimit të lashtë të njerëzimit, të krijuar pavarësisht nga njëri-tjetri. Dy të tjerët janë ai Sumerian, në Mesapotaminë e hershme, dhe ai Kinez. Të gjithë sistemet e tjera të shkrimit janë rrjedhojë e modifikimeve të këtyre të treve. Hieroglifet e Majave janë të fundit që janë arritur të deshifrohen në fillim të viteve 1950. (http://www.authenticMaja.com).
Dorëshkrimet duhet të kenë qënë dokumenta me vlerë të papërshkruar historike dhe shkencore. Në to mendohet të ketë pasur të dhëna për astronominë, si edhe detaje mbi jetën e përditshme të Majave. Mundësia për të studiuar në detaje mënyrën e jetesës së popullsive Maja përpara mbërritjes së spanjollëve ka humbur një herë e përgjithmonë për shkak të Peshkopit Diego de Landa dhe klerikëve të tjerë spanjollë, përbuzjes dhe fobisë së tyre për rëndësinë historike të dokumentimit të shkruar të një kulture të ndryshme nga Krishterimi.
Djegia famëkeqe e vëllimeve Maja në Korrik të vitit 1652 shënon një datë të hidhur të historisë së Majave të Jukatanit nën sundimin Spanjoll. Peshkopi katolik Diego de Landa urdhëroi djegien e një numri të madh dorëshkrimesh me hieroglife (mendohet që të jenë djegur mbi 5000 vëllime) duke thënë se ato ishin vepra të djallit dhe pengonin konvertimin e Majave në të krishterë. Megjithëse nuk kishte as idenë më të vogël se ç'thuhej në ato shkrime, Landa ishte i bindur se ato qenë të mbushura me magji dhe mëkat. Pa ditur si t'i deshifronte hieroglifet, ai hamendesonte përmbajtjen e tyre duke parë reagimin e njerëzve Maja gjatë djegies së dorëshkrimeve, dëshmisë më të rëndësishme të shkruar të kulturës së tyre.
"Meqë nuk përmbanin asgjë tjetër që të mos dukej si bestytni dhe gënjeshtër e djallit, ne i dogjëm të gjitha, veprim që, për për çudinë më të madhe, (vendasit) e qanë me lebeti," shkruan Peshkopi Diego de Landa duke komentuar djegien e mijëra vëllimeve me hieroglife në gjuhën Maja. (http://amazeingart.com)
Nga mijëra vëllime të shkruara arritën të mbijetojnë vetëm tre. Ja çfarë shkruan për këtë temë Wikipedia:
Në kohën e pushtimit spanjoll të Jukatanit në shekullin e 16të ka pasur shumë libra të tillë, por ato u zhdukën në masë nga Conquistador-ët dhe priftërinjtë menjëherë pas këtij pushtimi. Tipik është shkatërrimi i të gjithë librave të gjetur në Jukatan nga Peshkopi Diego de Landa në Korrik të vititi 1562. Kodikët, bashkë me shumë mbishkrimet në monumentet dhe ndërtimet e gurit setae, kanë qënë burimet më të rëndësishme të shkruara për qytetërimin Maja. Sidoqoftë, besohet se përmbajtja e tyre duhet të ketë qënë shumë më e gjerë dhe më e rëndësishme se ajo që është shkruar në gurë dhe në ndërtesa, dhe duhet të ketë qënë më pranë në përmbajtje me atë që është gjetur në qeramikat e pikturuara (të ashtuquajturit kodikë qeramike). Alonso de Zorita shkruan se në vitin 1540 ai kishte parë me sytë e tij në malet e Guatemalës një numër të madh librash të tillë "...të cilët dëshmonin historinë e tyre më shumë se tetëqind vjeçare, dhe që m'i kanë përkthyer gojarisht disa indianë tepër të moshuar." (Zorita 1963, 271-2). At Bartolome de las Casas shpreh keqardhjen e tij për shkatërrimin e këtyre librave: "Këto libra iu ranë në dorë klerikëve tanë; edhe unë e kam parë me sytë e mi se si murgjit digjnin disa prej tyre, me sa duket duke menduar se librat pengonin indianët që të përqafonin fenë tonë, meqë në atë kohë ata sapo kishin filluar të konvertoheshin." Kodikët e fundit janë shkatërruar në 1697 në Tyasal, Guatemala, qyteti i Amerikës që ra i fundit në duart e spanjollëve. Shkatërrimi i tyre e ka bërë tepër të vështirë mundësinë e të kuptuarit të një pjese të rëndësishme të jetës Maja.
Kanë mbijetuar vetëm tre kodikë me prejardhje të padiskutueshme. Ato janë:
- Kodeksi i Madridit, i njohur edhe si Tro-Cortesianus Codex (112 faqe);
- Kodeksi i Dresdenit, i njohur edhe si Codex Dresdensis (74 faqe);
- Kodeksi i Parisit, i njohur edhe si Peresianus Codex (22 faqe). http://en.wikipedia.org/wiki/Stela

Wednesday, February 29, 2012

Pete Almond


Peçi Bajamka (Pete Almond)______________________
From Wikipedia, the free encyclopedia
Peter Painter, a.k.a. Pete Almond (original Albanian Petraq Bojaxhi or Peçi Bajamka, pronounced Pechy Bayamka)(c. 20th C - c. 21st C.) was an Albanian (?!) socialite, philosopher, psychologist, linguists, anthropologist, international espionage agent, and political advisor.
Contents [hide]
1 Early life
2 Philosophy
3 Linguistic Influences
4 Spy life
5 Political impact
6 Social legacy
7 References
8 External links

Early life.__________________
The Albanian-German connection. While very little is known about the birth and early life of Peter Bojaxhi , many nations claim him as their native. Having lived and contributed mostly in the South-Eastern town of Korça (pronounced Korcha) ha is generally believed to be Albanian. However, based on DNA samples, his superb will power and his surname (Bojaxhi - Painter), a number of German and Austrian biographers strongly believe that he is related to a famous and powerful "painter" of the Germanic world in the years when Peter Bojaxhi was born - late 1930ties - early 1940ties. In his 800 page biography of Hitler "Das Fürher " (Muthause, 1945) biographer Bernard von Wolfhausen dedicates a special chapter entitled "Das Illegitimer Sohn" to one of Fürher 's best kept secrets, a "geheime Liebesaffäre" (secret love affair) with an exotic "Albanisch Dame". Wolfhausen writes that right after giving birth to a son, both the mother and the newborn baby were sent to a remote town in the South-Eastern part of Albania, well known for its healthy climate and for its indifferent citizens. Wolfhausen indicates that only King Zog I of Albania knew about the arrangement; which explains the real special present Fürher made to King Zog on the occasion of his wedding (a Mercedes Benz 540K - a similar one was given only to King Farouk of Egypt, another Albanian) and the special treatment he always reserved for Albania. He goes on to speculate that had Hitler won the war, Peter Bojaxhi might have ended up inheriting the largest empire in the history of the planet. For obvious reasons Peter Almond himself was never willing to admit the connection.
The Vatican and other connections. The other plausible connection by birth was that with the Nobel Peace Prize winner Mother Teresa of Calcutta, nè Gonxhe Bojaxhi. Although reluctant to admit this, too (the famous nun being considered as dangerous as the Fürher by the Communist regime in Albania), Almond himself has indicated in one or two occasions that the common last name is not just a mere coincidence. As it will be mentioned later, the two had more in common. However, because of the relation to Mother Teresa, Mr. Peter Almond was claimed by a number of countries, including Former Yugoslav Republic of Macedonia, the Vatican and India. The Vatican is currently considering a proposal for beautification. It is also a proven fact that one of the reasons Greeks claim the Southern part of Albania as their own Vorio Epir (Northern Epir) is that they want to prove that Korça, as a town, is Greek, which will automatically give them the right to consider Peter Bojaxhi Bajamka as e Greek hero. Incidentally, Pete Almond was fluent in Albanian, German, Macedonian, Greek, Latin, Hindi and a few other major and minor languages.
Philosophy________________
Bajamka's philosophical outlook was communicated through his wise adages and fabulous quotes, a brief summary of which comprises the 13 volumes of a work in progress by the Australian Academy of Science and Contemporary Studies in Perth. There is a consensus among the academia involved with the corpus philosophica of Pete Bajamka that his entire philosophical momentum can be summarized in his monumental maxim "Qingji i butë pi dy tëtëma!" The six words included in this saying embody such an intensity of meaning and connotation, such a strong philosophical essence, that it has been impossible to translate in any of the known languages of the world, dead or alive, and has required volumes of detailed work to explain.
Linguistic Influences_____________
As noted in the above paragraph, Bajamka's language was rich, intense and very innovative. Many Albanan contemporaries wrongly believed that the way he used their language proved his foreign origin - either Germanic, or Latin, or Hindi. However, the opinion of experts in the field of linguistics goes to the opposite direction. They maintain that Bajamka was creating a revolution in the use of the Albanian language, by getting rid of unnecessary endings and redundant articulations, thus rendering the language lighter, easier to understand and more cosmopolitan. Forms like: "Të të gënje u ty, s'e bë dot; të të bë qefi u ty s'e bë dot," are considered by many to be the language that will be used in Albania in the 22nd Century. As in many other fields, in Linguistics Bajamka was far ahead of his time.
Spy Life_______________
In a world of intrigue and espionage, Pete Almond was not a bystander. As the wide range of his pseudonyms proves, he was a man of different faces, appearances, personalities and connections. Pete Almond is believed to have simultaneously served for the secret services of the US, UK, USSR, China, Yugoslavia, Greece, Turkey, Vatican, Albania and Burundi. In the early 1960ties he greatly confused the special agents at an Albanian border crossing, when he appeared dressed like a vagabond and declared: "Pedhjamu, jemi tanët." (A declaration also difficult to translate because of its linguistic intensity.) The puzzling or otherwise meaningful element in this story is that, contrary to everyone's expectation, the Communist Regime didn't even think of penalizing him for the incident.
Political impact________________
It is strongly believed (and rightly so) that Pete Almond has always had a strong influence in the decision making process of at least the country where he lived most of his life, Albania. When asked about some erroneous policies of 1980, Pete Almond was caught unaware saying: "Enver (Hoxha) and I know nothing about this. Maybe Mehmet (Shehu) has acted on his own will." Not long after, Shehu, the longest serving Prime Minister of Albania, the closest and oldest comrade of Enver Hoxha was removed from the political scene in a spectacular yet to be solved murder/double-suicide elimination.
As expected, after Hoxha's death Peçi Bajamka became the moving hand behind puppet leader Ramiz Alia, the real eminence grey that took care of the affairs and a liaison between the powerful Hoxha widow with the powerless Albanian Politburo.
Communism in Albania fell after a strong student movement which was directly influenced by Bajamka's ideals of freedom and democracy and his direct guidance and mentoring of many of their leaders. He is credited with hand-selecting the heads of the two main political parties that have dominated the Albanian political scene since them. He exercised his political influence mainly through the ambassadors of the United States and the European Union and by periodically bringing to the country an elite group of friends, ranging from President George W. Bush and Norman Wisdom, to Pope John Paul II.
Social legacy_____________________
A considerable chunk of the academic world supports the idea that the major contribution of Peçi Bajamka to the current Albanan society was given through his social life and connection. Attacked by his enemies as a "womanizer" and adored by his followers as a "charming, irresistible" romantic, the life-time bachelor is thought to have added hundreds of names to his list of amorous conquests. A strong opponent of contraceptives and birth control (another argument to connect him with Mother Teresa and the Vatican), Peçi Bajamka has fathered (according to some reliable sources) half of the Albanian current parliament, a strong evidence to this being their exceptional intellectual level, worthy only of a special type of DNA. In his yet to be published Memoires Bajamka admits a short passionate affair with the blonde wife of the Russian commander of the Military Base of Pasha Liman, General Michail Putin, in the late 1950ties. The affair was the real reason behind the crack in the relations between Moscow and Tirana that later led to China and Albania separating from the Communist Block. The Military Base Commander and his wife returned to Moscow and led a private, low profile life, taking care of a son that was born a few months later. They named him Vladimir.
(This article is still under construction)

Thursday, February 2, 2012

Cili jeni ju, zoti Faktor Ndërkombëtar?!


Bisedë në Studio 8

Drejtuesi i Emisionit: Më në fund u pranua zyrtarisht. Vetë kryetari i qeverisë, në një intervistë të botuar në gazetën "Sot" ka pranuar atë që prej vitesh qarkullonte në formë hipotezash, teorish, hamendësimesh, përqasjesh, parabolash, nënkuptimesh dhe nëtekstesh. Së pari, le të ndjekim pjesë nga intervista:

Gazetari: - Z. Topi i ka thënë Faktorit Ndërkombëtar se kjo situatë zgjidhet vetëm me zgjedhje të parakohshme?


Kryeministri: - Absolutisht po, dhe Faktori Ndërkombëtar ka dalë nga zyra duke thënë se ai zotëria ka të drejtë...
...

Gazetari: - U shprehët vazhdimisht se keni pasur kontakte me faktorin ndërkombëtar për 21 Janarin. A është dakord faktori ndërkombëtar me analizën që i keni bërë 21 Janarit?
...

Drejtuesi i Emisionit: Pra, siç e shihni, të dashur shikues, bëhet fjalë për një njeri konkret. Emri: Faktor, mbiemri: Ndërkombëtar. Është njeri i prekshëm, jo ide, siç mund të pretendohet. Fill pas këtij deklarimi të gjithë vendin e kanë përfshirë ethet e kurreshtjes për identitetin e Faktorit Ndërkombëtar. Pyetjet janë pa fund: Kush është Faktori Ndërkombëtar? Përse mbahet i fshehtë identiteti i tij? A është shqiptar apo i huaj? Nëse është i huaj, si ka ardhur në Shqipëri dhe ç'funksion kryen? Për t'iu dhënë prëgjigje disa prej këtyre pyetjeve, duke ndjerë përgjegjësinë që kemi zi gazetarë të mirëfilltë hetimorë, kemi ftuar në studion tonë zotin Hyqmet Zagari, specialist në ShISH, zonjën Magdalena Çiftja, zëdhënëse e Ministrisë së Brendëshme dhe zotin Partizan Kerceu, analist politik. Mirëmbrëma të gjithëve.

Të Ftuarit (njëzëri): Mirëmbrëma!

Drejtuesi i Emisionit: Dua ta filloj me një pyetje të thjeshtë - A mendoni që Faktori Ndërkombëtar është shqiptar apo i huaj.

Hyqmet Zagari: Ne si ShISH nuk kemi asnjë të dhënë.

Partizan Kërceu: Natyrisht. Në se shohim me kujdes titujt e shtypit të përditshëm, do të shohim se Faktori Ndërkombëtar shëtit në shumë vende të botës. Po ju jap disa tituj që nxorra sot në mëngjes nga një guglim i shpejtë në Internet: Respektimi i standardeve dhe roli i faktorit ndërkombëtar; Faktori ndërkombëtar apelon për zgjedhje ...; Faktori ndërkombëtar duhet të bëjë trysni mbi opozitën ...; Faktori ndërkombëtar të bëhet palë konstruktive; Konfrontimi me Faktorin Ndërkombëtar etj. Interesant është fakti që Faktorin Ndërkombëtar e gjejmë jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë hapësirën mbarëshqiptare:; "Forca” apelon te Faktori Ndërkombëtar të monitorojë zgjedhjet në Ulqin; Faktori Ndërkombëtar, i besueshëm në Maqedoni ...; Bashkimi Kombëtar, sipas Faktorit Ndërkombëtar; madje edhe më tej: Faktori Ndërkombëtar, kritika zgjedhjeve në Rusi. Mua më duket më se e çuditshme që zotërinjtë e ShiSH nuk kanë të dhëna për këtë.

Hyqmet Zagari: Nuk kemi.

Drejtuesi i Emisionit: Pra duket si një njeri që vërtitet lirisht në të gjithë hapësirën mbarëshqiptare, pa pasur nevojë për vizë. Sidoqoftë, ka diçka jo bindëse këtu - emri. Ndërsa emri Faktor mund të jetë i huaj, mbiemri Ndërkombëtar tingëllon disi si shqiptar. A mund ta ketë një i huaj mbiemrin "Ndërkombëtar" dhe të jetë i huaj?

Magdalena Çiftja: Mbiemri s'do të thotë gjë. Ndoshta është martuar me ndonjë shqiptar dhe ka marrë emrin e burrit.

Hyqmet Zagari (i skandalizuar): Ju mendoni se Faktori Ndërkombëtar mund të jetë grua?

Magdalena Çiftja: E pse jo? Ose mund të jetë burrë dhe, siç janë të emancipuar burrat e huaj, ka marrë emrin e gruas. Ç'të keqe ka këtu?
Partizan Kërceu: Natyrisht që s'ka asgjë të keqe. Megjithatë, le të flasim me fakte dhe të mos i lëshojmë fre fantazisë. Më shumë të ngjarë ka, sipas të dhënave që disponojmë, që mbiemri Ndërkombëtar të jetë një përshtatje, për arsye utilitare të segmenteve të caktuar në politikën dhe median mbarëshqiptare, e mbiemrit Internacional.

Hyqmet Zagari: Për të mos e ngatërruar me atë kurvën, Internacionalen Komuniste.
Drejtuesi i Emisionit dhe të ftuarit e tjerë i hedhin të habitur vështrime pyetëse. Por Hyqmet Zagarit nuk i lëviz asnjë muskul në fytyrë.
Drejtuesi i Emisionit: Hëm, nejse, vazhdojme me Faktorin Ndërkombëtar. Nëqoftëse bijem në një mendje që mbiemri i këtij personi të jetë ndërruar, qoftë për arsye civile, qoftë për arsye utilitiare, nga Internacional në Ndërkombëtar, atëherë na mbetet vetëm të diskutojmë për emrin, që duket qartë që s'është shqiptar.
Partizan Kërceu: Por më parë se të kalojmë aty unë do të desha t'iu drejtoja një pyetje organeve kopetente që kemi këtu. A ka ndonjë të dhënë të hyrje daljeve të ndonjë njeriu me emrin Faktor (Ndërkombëtar apo Internacional) në pikat tona të kalimit kufitar? Përderisa zotëria a tij Faktori Ndërkombëtar na bridhka në gjithë trevat mbarëshqiptare - Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi (çuditërisht nuk përmendet Çamëria), përderisa njihet nga gazetat në ShBA dhe është parë i pranishëm edhe në Rusi, atëherë ky njeri duhet të hyjë e të dalë shumë shpesh në pikat kufitare.

Hyqmet Zagari: Ne nuk kemi.

Magdalena Çiftja: As unë s'kam dëgjuar gjë në Ministrinë e Brendëshme. Si t'i'u betohem.

Hyqmet Zagari: S'ka nevojë të betohesh. S'ke dëgjuar, s'ke dëgjuar. Pikë.
Partizan Kërceu: Po lëre ore ti tjetrën, ka qef të betohet. Betohu, zonjë, betohu.
Drejtuesi i Emisionit: Le të mos shkëputemi nga tema. Si e komentoni emrin Faktor.
Hyqmet Zagari: Ne nuk kemi.

Drejtuesi i Emisionit: Çfarë nuk keni?

Hyqmet Zagari: Nuk kemi as gjë për të komentuar, asnjë të dhënë për emrin.
Partizan Kërceu: Natyrisht. Sidoqoftë, nëse Faktori Ndërkombëtar është i huaj, emri i tij në origjinal duhet të shkruhet ndryshe. Në bazë të rregullit të drejtshkrimit për emrat që vijnë nga gjuhët e huaja, ato në shqip duhet të shkruhen ashtu siç shqiptohen, apo jo? Pra, në mënyrë që të shqiptohet "faktor", emri në origjinal do të duhet të shkruhet në dy mënyra: ose "Factor" ose "Fucktor". Por, po qe se do të shkruhej "Factor", më shumë mundësi do të kishte që të ishte shqiptuar diçka si "fektër". Meqë në shqip ai shqiptohet ma "a" të hapur, atëherë e vetmja mundësi logjike është që ai në origjinal të shkruhet "Fucktor".

Drejtuesi i Emisionit: Interesante! Ju paskeni njohuri të thella edhe në këtë fushë.

Partizan Kërceu: Linguistika është hobi im.

Drejtuesi i Emisionit: Pra ju thoni se personi që iu hyn dhe iu del nga para krerëve të shtetit dhe të qeverisë nëpër zyra; personi që ua mban të vulosur gojën politikanëve dhe krerëve të gjitha partive; personi që i tund dhe i shkund edhe ata të trevave mbarëshqiptare s'është tjetër veçse...

Partizan Kërceu: Fucktori. Ai këtë punë ka.

Drejtuesi i Emisionit: Ky njeri duhet të jetë jashtëzakonisht i fuqishëm që të bëjë gjithë këtë punë.

Magdalena Çiftja (paksa e djersitur dhe e skuqur): I fuqishëm?! I tmerrshëm, thuaj. Po ku gjendet ky Fucktori xhanëm, se na bëtë kurreshtarë?

Drejtuesi i Emisionit: As mos i bëni yzmet asaj mendje, zonja Çiftja. Fucktori Ndërkombëtar ngatërrohet vetëm me njerëzit me peshë - presidenta, kryemnistra, kryetarë parlamentesh, prokurorë të përgjithshëm. Nuk merret me të vegjlit. Dhe punon me të gjithë njëlloj, pa dallim moshe, seksi, krahine apo ideje. Me kaq, të dashur shikues, ne po e mbyllim pjesën e parë të emisionit tonë kushtuar Faktorit Ndërkombëtar. Me këtë pjesë themi se kemi arritur diçka në identifikimin e këtij njeriu misterioz. Sido që të jetë, mbetet ende shumë punë për të bërë. Natën e mirë dhe gjumë të ëmbël. Mirufaktofshim në emisionet e ardhme!

Wednesday, January 25, 2012

Nicholas Gage, gjysmë shqiptari mercenar i grekëve



Revista "MAPO", Janar 2012

Kur e keni dëgjuar për herë të parë emrin e Nicholas Gage dhe në ç’rrethana (nëse e mbani mend)?

Duhet të ketë qënë viti 1992. Në atë kohë unë ndodhesha në Universitetin e Harvardit me programin e gazetarisë Nieman. Emrin Gage fillimisht e pata lexuar, jo dëgjuar. Kisha lexuar pjesë nga libri i tij "Eleni"; dija që kishte qënë gazetar i New York Times dhe që kishte shkruar një pjesë të skenarit të filmit "Nuni" (Godfather). Ndërsa për veprimtarinë e tij nacionaliste nuk kisha degjuar deri disa ditë para se të ndodhesha në një sallë me të.

Në vitin 1993 ju patët rastin të përballeshit me të, jo në një forum dosido por në JFK School of Governmnet në Harvard University. Si ndodhi kjo?

Në Qershorin e vitit 1993 unë po mbyllja vitin akademik në Harvard dhe ka shumë të ngjarë që atëherë të kem qënë i vetmi shqiptar aty. Një mbrëmje më merr në telefon një njeri që nuk më kishte rënë rasti ta takoja dhe për të cilin do të krijoja shumë shpejt respekt të veçantë - Sejfi Protopapa. Sejfiu është njeri jashtëzakonisht inteligjent, i drejtpërdrejtë dhe me këmbë në tokë. Ai kishte marrë vesh që Forumi ARCO do të organizonte në Shkollën e Qeverisjes në Harvard (JFK School of Government) një bisedë me temën "Sfidat Amerikane në Ballkanin e Jugut", dhe se për këtë ishte ftuar Nicholas Gage. Sejfiu e njihte mirë veprimtarinë e Gage; e dinte që ky shëtiste nga një universitet në tjetrin duke u përpjekur të përhapte idenë se Shqipëria e Jugut popullohej nga një shumicë greke, e cila, sipas tij përndiqej rregullisht nga të gjitha regjimet në Shqipëri dhe që duhej ndihmuar për t'iu bashkëngjitur sa më parë Greqisë. Duke mos dashur ta lërë Gage të fliste i papenguar edhe në një furum si Shkolla JFK e Qeverisjes, Protopapa u lidh menjëherë me organizatorët dhe iu tha se nuk ishte aspak e drejtë në që bisedë të dëgjohej vetëm një pikpamje për problemet e Ballkanit. Në Harvard njerëzit janë shumë mendjehapur dhe, me ta dëgjuar kërkesën e Protopapës, ata i thanë: Shumë mirë, dërgoni edhe ju shqiptarët dikë që të japë një pikëpamje të ndryshme dhe ne e ndryshojmë formatin e bisedës. Sejfiu u ndodh përpara një vështirësie - gjetjen e këtij njeriu brenda një kohe të shkurtër. Si duket kandidatura ime si student shqiptar në Harvard iu duk e përshtatshme.

Na kujtoni pak nga atmosefera e asaj mbrëmjeje? Në sallë dukej se më shumë se amerikanë kishte grekë e shqiptarë dhe atmosfera u ngjyros me debate e akuza të forta nacionaliste…

Me sa më kujtohet, në atë sallë duhet të ketë pasur mbi treqind vetë dhe besoj që thuajse të gjithë ishin amerikanë. Natyrisht, disa ishin amerikanë me origjinë shqiptare, disa me origjinë greke. Por, besoj që shumica duhet të ishin të paanshëm. Mbasi folëm Gage dhe unë, të pranishmit kishin të drejtë të bënin pyetje. Disa nga këto pyetje përziheshin me komente të njëanshme dhe shprehnin bindjet e atyre që pyesnin. Sidoqoftë, njerëzit në forume të tilla akademike janë përgjithësisht të kujdesshëm dhe iu shmangen ekstremizmave. Shprehja e qëndrimeve ekstreme më tepër dëmton se sa të bën punë. Nga ana tjetër, në rrethe të tilla akademike amerikanët janë jashtëzakonisht mendjehapur dhe dijnë të vlerësojnë.

Në një kontekst më të gjerë, bota shqiptare e vitit 1993 ndodhej në udhëkryq: Në Tiranë sapo kishte ardhur në pushtet një qeveri demokratike e cila dinte pak nga punët e shtetit; në Kosovë serbët prisnin vetëm sa të mbaronin punë me Bosnjën; ndërsa Diaspora shqiptare ende nuk kishte dalë nga mpirja e Luftës së Ftohtë. Në gjithë këtë pasiguri ju, një akademik i ri shqiptar, takoheshit me një gazetar të sprovuar greko-amerikan të njohur për tonet e tij, le të themi, shoviniste, Nicholas Gage (Gatzoyannis). A patët frikë?

Çuditërisht jo. Dhe këtë nuk e them për mburrje. S'kisha frikë sepse nuk isha i vetëdijshëm sa pak dija në atë kohë. Propozimin e Sejfi Protopapës për të marrë pjesë në takim e pranova pa menduar gjatë. Po të isha menduar, ndoshta nuk do ta kisha pranuar. Ndërsa Sejfiu, i cili e dinte se me kë do të përballesha, ishte gjithë kohën si në gjemba. Në një anë një gazetar i njohur i New York Times, i cili i kishte dhënë amerikanëve fakte për skandalin e Watergate-it, për mafjen italiane, apo për shërbimet e fshehta iraniane; autor i një romani të suksesshëm që kishte frymëzuar edhe Presidentin Regan në bisedat e tij me liderët sovjetikë; bashkëskenarist i "Godfather"; njeri i regjur me debate, ndërsa në anën tjetër një student i panjohur shqiptar. Gage kishte jetuar thuajse gjithë jetën në Shtetet e Bashkuara. Unë s'kisha më shumë se një vit atje dhe vija nga një vend deri atëherë krejtësisht i izoluar.
Në fakt, unë në atë kohë nuk dija shumë fakte për pretendimet e organizatave nacionaliste greke në SHBA. Sejfiu më solli një kopje të fjalimit që Gage e lexonte sa në një sallë universiteti në tjetrën. Nga ajo krijova një ide të përgjithshme për çka kërkonte ai. Eshtë e vërtetë që në atë kohë pritej që luftrat e ish-Jugosllavisë të përhapeshin edhe në Kosovë. Logjika e shovinizmit të Milosheviçit aty të çonte. Ideja që Gage përpiqej të nguliste te institucionet akademike amerikane dhe, mundësisht, edhe te politikëbërësit amerikanë, ishte që ngatërresa në Ballkan mund të zgjidhej duke i dhënë shqiptarëve Kosovën dhe duke i dhënë Greqisë pjesën e Shqipërisë nga Shkumbini e poshtë. Kjo mua m'u duk dhe ende më duket një ide e përbindshme, çnjerëzore. Se si mund të krahasohej Kosova me ato pakica greke në Shqipëri, këtë vetëm një mendje e sëmurë mund ta dinte. Imagjino se çfarë shkatërrimi do t'i sillte një skenar i tillë Shqipërisë? Prandaj mendova që, më tepër se në planin e fakteve historike, më tepër se me anë të debatit cic-mic, ti thua kështu e unë them ashtu, unë mund ta kapja Gage në planin njerëzor.

Para se të futeshin në sallën ku u zhvillua debati a patët kontakte me Gage. Po pas përfundimit të debatit? A patë ndryshime te ai?

Takimi para debatit ishte interesant. Unë hyra në një dhomë ku ndodhej Gage, Profesor R. Lucas Fisher dhe një sekretare. Professor Fisher me prezantoi me Gage. Unë i thashë me mirësjellje se kisha lexuar nga libri i tij “Eleni” dhe me kishte pëlqyer. Ai i mirëpriti komplimentat dhe dukej në qef. Pastaj Profesor Fisher kërkoi të sqaronte formatin e programit duke i thënë Gaget se mund të fliste një orë. Ky u përgjegj se i duhej të paktën një orë e njëzet minuta, por Fisher sqaroi se, me ardhjen time në program kjo ishte e pamndur. Sidoqoftë, u la që Gage do të fliste një orë dhe Profesor Fisher kërkoi të dinte sa gjatë do të flisja unë.
“Natyrisht që një orë edhe unë,” thashë duke e ruajtur seriozitetin në fytyrë. Ata hapën sytë të habitur. “Pse jo?” ngula këmbë. “Derisa njëra palë merr një orë, ekujlibri e do që edhe mua të më jepet një orë.”
Nuk di ç’do të kisha bërë nëqoftëse ata do ta kishin kapur bllofin tim dhe të thoshin “mirë, ke një orë për të folur.” Por Gage protestoi, ndërsa Profesor Fisher më shpjegoi me të butë se unë isha futur në program në minutat e fundit dhe do të ishte e pamundur të më jepnin kohë të barabartë. Unë tregova “tolerancën” time duke pranuar t'i përmblidhja atë që kisha për të thënë në 10 minuta.
Kështuqë deri në minutat e fillimit të takimit Gage ishte kryesisht i sjellshëm dhe i qeshur. Në fund, pas takimit, ai u largua thuajse pa folur.

Fjalimi juaj në një moment u ndërpre nga duartrokitje në sallë, ndërkohë që kjo nuk ndodhi gjatë fjalimit të Gage edhe pse ishte tre herë më i gjatë se juaji? Pse mendoni ndodhi kjo?

Ndoshta ngaqë unë preka ato tela për të cilat salla ishte më e ndjeshme. Unë fola për njerëz që donin të jetonin në paqe, për grekë e shqiptarë që nuk donin të dinin për shovinizma, por që mund të uleshin, të hanin, të pinin e të këndonin bashkë. Ndërsa ai fliste për lëvizje kufijsh, për pretendime territoriale, për zgjidhje konfliktesh të vjetra me konflikte të reja, për pazarllëqe politike. Ka shumë të ngjarë që mendësinë e njerëzve që ishin të pranishëm në sallë, audiencën e Harvardit, unë ta njihja më mirë se Gage. Kjo bëri që salla të duartrokiste mesazhin e paqes, bashkëjetesës midis popujve, dhe jo mesazhin e konflikteve, e pretendimeve territoriale. Gage e kuptoi këtë dhe u bë nervoz. Madje, në një çast të caktuar ai s'e përmbajti dot veten dhe më quajti "gënjeshtar". Kjo ishte njëlloj sikur të hidhje peshqirin e bardhë në ring, shprehje e dorëzimit intelektual.

Pas atij debati a keni patur kontakte me Gage-in?

Jo, asnjë herë.

A e keni ndjekur aktivitetin e tij?

Shumë pak.

Presidenti Berisha e pat shpallur Nicholas Gage-in persona non grata në vitin 1993 në të njëjtin vit të debatit tuaj me të. Një dekadë më vonë, kur Berisha ishte kryetar i PD dhe kryeministër në hije, e priti Gage-in në zyrën e tij? Si e shpjegoni këtë ndryshim?

Berisha është politikan dhe nga politikanët mund të priten të gjitha llojet e lëvizjeve. Gage i shkaktoi një dëm të pallogaritshëm politik Berishës në 1995, kur arriti të bindte presidentin e Universitetit të Bostonit që të anullonte dhënien presidentit shqiptar të titullit "Honoris Causa". Ngjarja bëri bujë dhe shënoi fillimin e shkatërrimit të marrëdhënieve të Berishës me Departamentin e Shtetit, tatëpjetë që arriti pikën më të ulët me ngjarjet e viti 1997. Gage e akuzonte Berishën, si edhe të gjitha qeveritë që kishin ekzistuar ndonjëherë në Shqipëri, për shkelje të të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri. Natyrisht, këto akuza ishin krejt pa bazë.
Berisha, nga ana e vet, e shpalli Gage të padëshirueshëm pasi e akuzoi se ishte përfshirë në aktin terrorist të sulmit që iu bë një reparti ushtarak në Peshkëpi ku humbën jetën ushtarë të pafajshëm shqiptarë. Nuk e di se sa të faktuar e ka pasur Berisha akuzën e tij. Sidoqoftë, Berisha hoqi dorë nga akuza që e lidhte Gage me sulmin e Peshkëpisë, ndërsa Gage hoqi dorë nga akuzat që i bënte Berishës si shkelës i të drejtave të njeriut. Se kush deli i fituar në këtë rast, mendojeni vetë.

A keni lexuar ndonjë prej librave të Gage?

E përmenda më lart që kam lexuar pjesë nga Eleni, por jo të gjithë librin. Ndërsa filmin "Godfather" e kam parë të gjithin. Eshtë ndoshta një nga filmat më të mirë të të gjithë kohërave.

Si do e shpjegonit këtë pozicionim të fortë nacionalist të Gage-it, edhe pse ai e la Greqinë në moshë të njomë dhe u rrit në Amerikë, një vend të konsideruar si melting pot të kulturave të ndryshme?

Së pari duhet pasur parasysh që Gage e ka kryer pjesën më të madhe të veprimtarisë së tij nacionaliste si rrogëtar i Federatës Panepirote të Amerikës. Me një fjalë, ai paguhej për të qënë nacionalist. Ishte, si të thuash, nacionalist mercenar. Ai paguhej për të shkuar nga një universitet në tjetrin dhe për të përhapur idenë e persekutimit të pakicave greke në Shqipëri; paguhej për të shkruar në New York Times portrete të Janullatosit; paguhej për të takuar politikanë të rëndësishëm amerikanë dhe për të bërë propagandë kundër Shqipërisë. Megjithatë, ai duhet të ketë qënë nacionalist, derisa e zgjodhën për ta kryer këtë punë. Në romanin Eleni ai përshkruan vrasjen e të ëmës nga komunistët grekë. Për këtë ai ka të drejtë t'i urrejë komunistët. Ndoshta, në çaste të mëvonshme të jetës ai i ka identifikuar shqiptarët me komunistët. Nuk di ç'të them. Sidoqoftë, fakti më interesant për mua është që Gage është gjysmë shqiptar. Unë kam njohur mirë një njeri të afërm të tij i cili ishte nga Saranda dhe betohej që ishte shqiptar, jo grek.

A do ta konsideronit Nicholas Gage-in një antishqiptar?

Unë do t'i konsideroja idetë që shpreh dhe përhap Nicholas Gage jo vetëm anti shqiptare, por dhe anti greke. Veprimtaria e tij i kushtohet armiqësimit të dy popujve në Ballkan të cilët s'kanë asnjë arsye përse të jenë të armiqësuar me njëri tjetrin. Duke i shërbyer një organizate si Federata Panepirote e Amerikës, Gage del në krah të pjesës më të prapambetur, më injorante, më pak të informuar dhe më pak të emancipuar të emigrantëve grekë në SHBA. Këta janë kryesisht njerëz të shkëputur nga realitetet e Ballkanit dhe Europës, individë që kanë sjellë me vete në SHBA frymën e konflikteve nacionaliste dhe mendësitë feudale ballkanike të fundit të shekullit të nëntëmbëdhjetë dhe fillimit të shekullit të njëzetë. Këto segmente të shoqërisë përkrahen ose të paktën përfillen edhe nga qarqe të caktuara të politikës dhe kishës greke. Por kjo s'do të thotë aspak se ato i bëjnë shërbim interesave të vërteta të popullit grek.
Shikoni emrin e organizatës: Federata Panepirote e Amerikës. Jo greke, por Panepirote. Grekët dhe Greqia janë një nocion modern. Epiri është një nocion që i përket lashtësisë. Nuk mund të jesh mbështetës i një nocioni modern nëse vazhdon t'i referohesh një nocioni të lashësisë. Do të ishte idiotësi të krijoje, ta zëmë, një shtet Kelt, apo një shtet Han, apo Fenikas, apo Mesapotom, apo Dar. Po kështu, sot nuk mund të flitet as për shtet Helen, as për shtet Romak, as për shtet Ilir ose Pellazg, as për shtet Otoman. Rikrijimet e nocioneve të tilla në botën moderne janë ëndrra në diell dhe shfrytëzohen vetëm nga segmentë nacional-shovinistë ose për shkak të injorancës, ose për qëllime të caktuara. Ato asnjëherë nuk mund t'i shërbejnë popujve modernë.
Gage pretendon se pakicat greke në Shqipëri janë keqtrajtuar dhe vazhdojnë të keqtrajtohen. Ne shqiptarët kemi shumë kusure, politikanët tanë kanë shumë kusure, në shumë raste ne jemi shumë të këqij për veten. Por pakicat greke në Shqipëri nuk janë keqtrajtuar. Nëse ato kanë vuajtur gjatë komunizmit, vuajtjet e tyre kanë qënë pjesë e vuajtjeve të të gjithë popullit shqiptar. Unë nuk di që pakicat greke të jenë keqtrajtuar nga regjimi komunist më shumë se shumica shqiptare. Hoxha i urrente të gjithë njëlloj - me grekë e me shqiptarë.
Ne shqiptarët duhet të mësojmë se si të trajtojmë më mirë pakicat e romëve, evgjitëve e të tjerëve me të cilat jemi sjellë dhe vazhdojmë të sillemi me një racizëm të ndyrë. Me këta, e pranoj që ne tregohemi të paqytetëruar dhe të paarsyeshëm. Por me pakicat e grekëve ne jemi sjellë gjithmonë si me të barabartë.
Nga ana tjetër, Gage pretendon se komuniteti grek në Shqipëri është të paktën dhjetë herë më shumë nga ç'është në të vërtetë. Për shembull, Gage dhe shokë thonë se në Korçë mbizotëron një popullsi greke. Unë kam jetuar mbi 17 vjet në Korçë; kam kaluar aty rininë time dhe e njoh atë qytet shumë mirë. Familjet greke atje numëroheshin me gishtat e dorës.
Grekët dhe shqiptarët mund të jetojnë shumë mirë me njeri-tjetrin, në paqe dhe mirëkuptim. Ngatërrestarë si Gage apo Federata Panepirote e Amerikës vetëm sa iu prishin punë atyre.

Nëse do përballeshit sërish me Gage në një debat tjetër, duke marrë parasysh mendimet e të dyve në debatin e vitit 1993 dhe zhvillimet e mëpasme në rajon, çfarë do t’i thoshit?

Unë do të përsërisja edhe një herë, pa hezitim, mesazhin tim: shqiptarët dhe grekët janë shumë të ngjashëm me njeri-tjetrin. Ata dijë të jetojnë, mund të jetojnë, kanë jetuar dhe, me siguri do të arrijnë të jetojnë në paqe, harmoni dhe respekt të ndërsjelltë.

Wednesday, January 18, 2012

"Si gjejnë ateistët kuptim në jetë?"

Nga Paula Kirby ("Washington Post" 18 Janar 2012)
Gazetari tregohet fare i drejtpërdrejtë: "Po ju ateistët, pse e zgjasni dhe nuk ia mbani vetes?"
Edhe unë e pranoj se një pjesë e mirë e të krishtrëve e formulojnë të njëjtën pyetje më me kujdes. Sidoqoftë, për ateistët është më se e zakonshme që të dëgjojnë besimtarë që iu thonë se, meqë nuk besoni te zoti, ju s'keni se si të kini vlera. Dhe shtojnë se s'ka kuptim të bëhesh i mirë, i dashur, i dhembshur për vuajtjet e të tjerëve, s'ka kuptim të bësh diçka, nëse dikur do vdesim të gjithë dhe s'ka jetë të përtejshme.
Eshtë e vërtetë që, në mungesë të një plani hyjnor jeta nuk mund të ketë qëllime të përcaktuara nga jashtë: individët nuk lindin me qëllim që të bëhen mjekë, apo që të krijonë kryevepra arti, apo që të gërmojnë puse uji në zonat e thata të Afrikës. Po a mund të thuhet se të sëmurët janë lihen pa mjekuar, artdashësit janë lënë pa kryevepra, dhe fshatarëve po iu thahet buza për ujë thjesht ngaqë njeriu ndjek qëllimin e vet në jetë dhe nuk zbaton urdhërat nga lart? A kemi vërtet nevojë për Zotin për ta kuptuar që një jetë kushtuar gjetjes së kurës së kancerit është më e vlefshme se sa një jetë duke lypur rrugëve i dehur?
Mos vallë fakti që do të vdesim një ditë nuk na lë të gjejmë kënaqësi te ndihma që japim për të lehtësuar vuajtjet e të tjerëve dhe për të luftuar padrejtësitë? Vetë fakti që kemi vetëm këtë jetë për të jetuar na shtyn edhe më tepër që të bëjmë gjithçka kemi në dorë për të lehtësuar vuajtjet e shkaktuara nga varfëria, sëmundjet, padrejtësitë dhe padija. T'i përshkruash këto përpjekje si pa kuptim është njëlloj si të thuash se vuajtja që mund të shmanget s'ka pikë rëndësie, dhe kjo s'më duket shumë e moralshme.
Shumë të krishterë thonë se po të mos ketë Zot, atëherë s'ka asnjë arsye përse duhet të kujdesemi për të tjerët. Por ky, në vetvete është thjesht pretendim fetar, që buron nga koncepti teologjik i Mëkatit Fillestar, i cili e shpall njeriun në thelb të pamoralshëm dhe të korruptuar. Ne fare mirë mund ta injorojmë këtë, sepse në të vërtetë për t'u nxitur që të bëjmë mirë as që na duhen përrallat e kalamajve me shpërblime apo mallkime të përjetshme: studimet tregojnë se shoqëritë më pak fetare kanë edhe shkallën më të ulët të sëmundjeve shoqërore, duke përfshirë këtu krimin dhe dhunën. Njerëzit e shëndetshëm e kanë dhembshurinë në vetvete dhe shpjegimi për këtë gjendet në psikologji dhe në biologjinë evolucionare; s'ka fare nevojë për perëndi.
Jeta nuk mund të jetë e pakuptimtë përderisa të vazhdojmë të kemi aftësinë për të ndikuar mbi mirëqënien e vetes dhe të të tjerëve. Nëse do të kërkonim pakuptimshmëri të mirëfilltë, atëherë po, do të na duhej t'i drejtoheshim parajsës.
Në gjendjen e lumturisë së përjetshme dhe të përsosur, që është edhe kuptimi thelbësor i parajsës, është e përjashtuar çdo mundësi "për ndryshim". Sepse, nëse ndryshimi do të sillte përmirësim, atëherë gjendja e mëparshme nuk do të kishte qënë e përsosur. Nëse ai do t'i keqësonte gjërat, atëherë përfundimi nuk do të ishte i përsosur. Në parajsë nuk është e mundur asnjëra. As ribashkimi me njerëzit e dashur nuk do t'i shtonte asgjë lumtërisë së tyre apo tuajës, pasi parajsa do të ishte, sipas kufizimit, një gjendje që nuk mund të përmirësohet.
Mjafton të mendoni, për një çast absurditetin e tmerrshëm të parajsës. Në ekzistencën tonë reale, veprimet tona të paktën kanë një lloj ndikimi, për mirë apo për keq, dhe prandaj ia vlen të përpiqesh që të bësh mirë. Në një jetë të amëshuar, ku nuk mund të kemi asnjë efekt, qoftë edhe të vogël, as që ia vlen të jetosh.
Nëse je i bindur që jeta pa Zot dhe pa besim nuk ka kuptim, a thua beson vërtet se njerëzit e familjes dhe miqtë nuk kanë asnjë vlerë në vetvete? Vërtet mendon se s'ka pikë kuptimi të mbrosh dhe të ndihmosh fëmijët e tu po të mos ketë jetë ferr dhe parajsë? Vërtet?
Nëse me të vërtetë mendon kështu, atëherë nuk është ateisti, po je ti ai që e poshtëron njerëzimin; dhe është Krishtërimi, jo atizmi, ai që ia heq vlerën dhe kuptimin e vërtetë jetës. Ne ateistët e gjejmë kuptimin te bota ashtu siç është dhe te jeta jonë e vërtetë; ne i konsiderojmë qeniet njerëzore të vlefshme në vetvete, në të drejtën e tyre; i shohim ato si krijesa që meritojnë vëmendjen dhe përkushtimin tonë vetëm ngaqë edhe ato, si edhe ne, ndjejnë dhimbje dhe kënaqësi.
Vështirë të përfytyrosh një pozicion më pak të moralshëm; më të mbyllur ndaj dhembshurisë se sa pikpamja e shtrembëruar dhe zemërngushtë e njerëzimit që ofron Krisitianizmi. Ajo është vështrim pervers i realitetit. Në fund të fundit, nëse mendojmë që e vetmja gjë e vlefshme e ekzistencës sonë është fakti që atë na e ka dhuruar Zoti, atëherë kjo do të thotë që dhuratën në vetvete as që ia vlen ta kesh. Krijimi i Zotit do të ishte njëlloj si ajo trikoja e gjerë dhe pa formë e me ngjyra të zbërdhylëta që nuk ke qef ta veshësh kurrë, por që megjithatë nuk e flak dot tutje sepse ta ka bërë dhuratë gjyshja. Në thelb, kjo përqasje thotë se ti je mirënjohës për dhuratën që të ka bërë Zoti, megjithëse në fakt nuk të pëlqen edhe aq shumë; se, me përjashtim të besimit te përjetësia në parajsë, me të cilën do të shpërblehesh që po e duron këtë jetë, ti nuk sheh asnë arsye tjetër se përse duhet pranuar kjo dhuratë.
Besimi fetar e katandis jetën në diçka që nuk ka asnjë vlerë veçse si krijim i një perëndie me imagjinatë. Ai përcakton se qëllimi dhe kuptimi mund të gjenden vetëm në të qënit kukull e kësaj perëndije, që nuk ka qëllim tjetër veç qëllimit të tij; që nuk ka vlerë tjetër veçse si krijesë e tij. Besimi fetar merr gjithçka që është më e mirë dhe më fisnike nga mpulset dhe përpjekjet e njeriut dhe i hedh poshtë si pa kuptim dhe pa vlerë -- ose edhe më keq: si të korruptuara -- nëse nuk bëhen në emër të Zotit. Ka ardhur koha të hiqet dorë nga kjo pikpamje pa baza. Ka ardhur koha ta mohojmë besimin fetar dhe të fillojmë ta shohim veten dhe të tjerët rreth nesh me dinjitet të vërtetë, si qenie me vlerë në të drejtën tonë dhe jo si hije të shtrembëruara të një krijuesi imagjinar.
Paula Kirby | Jan 18, 2012 12:53 PM

http://www.washingtonpost.com/blogs/on-faith/post/how-do-atheist-find-meaning-in-life/2012/01/18/gIQAbiFP8P_blog.html

Friday, December 30, 2011

Christopher Hitchens - Citime



Perkthyer nga Arben Kallamata

"Gjithçka e pohuar pa prova, mund të hidhet poshtë pa prova."

“Të gjithë i jemi borxhli Galileos që na çliroji nga ideja idiote e një sistemi me Tokën në Qendër, ose me njeriun në qendër (për të mos thënë me Zotin në qendër). Ai na tregoi vendin në kuptimin e vërtetë të fjalës dhe na krijoji mundësi të vazhdojmë e të bëjmë përpara në dije.”

"Sot, shumë nga fetë na vijnë rrotull me atë buzëqeshjen e ëmbël dhe krahët e hapur të atij tregëtarit të lëtyrshëm në pazar. Na ofrojnë ngushëllim dhe solidaritet, duan të na ngrenë peshë, teksa konkurojnë me njëra-tjetrën në treg. Megjithatë, ne kemi të drejtë të kujtojmë se sa barbarisht janë sjellë dikur, atëherë kur ishin të plotfuqishëm dhe kur bënin nga ato oferta që njerëzit s'i hidhnin dot poshtë."

"Dinjiteti njerëzor nuk rrjedh nga feja. Ai i paraprin asaj."

"Kur e pyetën governatorin e Teksasit nëse duhej lejuar që Bibla të jepej mësim edhe në spanjisht, ky u përgjegj: 'Përderisa Jezusit i mjaftonte Anglishtja, përse të mos më mjaftojë edhe mua?'"

”Bibla mund ta lejojë, dhe në fakt e lejon trafikimin e njerëzve, spastrimin etnik, skllavërinë, shitblerjen e grave, dhe masakrat masive, po ne s'na detyron njeri t'i shkojmë nga pas, sepse ajo është një përmbledhje e realizuar nga një grup i ashpër dhe i pakulturuar mamalësh njerëzorë."

"Të trembësh fëmijët me imazhin e ferrit, t'i shohësh gratë si krijesa interiore - a mund të jenë të mira këto për njerëzimin?"

"Kështu, megjithëse nuk më pëlqen të kundërshtoj një njeri të madh, Volteri tingëllon thjesht qesharak kur thotë se edhe po të mos ekzistonte zoti do të ishte e nevojshme ta shpikje atë. Pikërisht këtu nis problemi, te shpikja e zotit nga njeriu."

"Titulli finik i 'disidentit' duhet fituar, dhe jo pretenduar; ai nënkupton sakrificë dhe rrezik, jo thjesht mospajtim."

"I vetmi qëndrim që nuk me lë asnjë kundërshtim njohës është ateizmi. Ai nuk është besim. Vdekja është e sigurt; ajo zëvendëson edhe ninullën e ëmbël të Parajsës edhe tmerrin e Ferrit. Prandaj jeta në këtë botë, me gjithë misteret, bukurinë dhe dhimbjen që mbart, duhet jetuar sa më fort: pengohemi dhe ngrihemi, trishtohemi, mbushemi me besim, ndihemi të pasigurt, të vetmuar, të gëzuar dhe të dashuruar. Përtej kësaj s'ka asgjë tjetër; dhe unë s'kërkoj gjë tjetër."

"Thellë në brendësi të vetes çdo njeri e ka një libër, megjithatë në shumicën e rasteve është mirë që ta mbajnë pikërisht aty."

"Ruajuni të palogjikshmes, sado tërheqëse të duket. Shmangiuni "frymëzuesve" dhe kujtdo që iu bën thirrje të nënshtroni dhe shkatërroni veten. Mos i zini besë dhembshurisë; parapëlqeni më tepër dinjitetin tuaj dhe të atyre rreth jush. Mos u trembni nëse iu quajnë arrogantë apo egoistë. Ekspertët përfytyrojini të gjithë si mamalë. Mos rrini duarkryq përpara padrejtësisë dhe budallallëkut. Kërkoni argumente dhe vini në dyshim për hir të argumentit dhe venies në dyshim; do të keni kohë me bollëk për të heshtur në varr. Vini në dyshim edhe vetë motivet e justifikimet tuaja. Mos jetoni për të tjerët më shumë se ç'mund të prisni të tjerët që të jetojnë për ju."

"(Nënë Tereza) nuk ishte mikesha e të varfërve. Ajo ishte mikesha e varfërisë. Ajo ka thënë që vuajtja është dhuratë nga Zoti. Ajo ia kushtoi gjithë jetën luftës kundër të vetmes kurë kundër varfërisë, që është emancipimi i grave dhe lartësimi i tyre përmbi nivelin kafshëror të riprodhimit të detyruar."

"Pretendimet e jashtëzakonshme duan dëshmi të jashtëzakonshme."

"Çfarë vlerësojmë më shumë te miqtë? Që vazhdojnë të ekzistojnë."

“Ma do mendja që një nga arsyet përse e përbuz fenë është prirja e saj dinake për të dhënë idenë se universi është ndërtuar për të të shërbyer ‘ty’, ose, më keq akoma, se ekzistoka një plan hyjnor në të cilin njeriu ka pjesën e vet, me apo pa dijeninë e tij. Kjo lloj modestije mua më duket shumë arrogante.”

“T”iu them diçka që s’e pëlqej fare? Kokëtrashësia, veçanërisht në format më të ndyra të saj, racizmin dhe supersticionin.”

“Liria për të zgjedhur -- që nga homoseksualiteti, deri te seksi jashtë martesës – nuk mund të kthehet në akt të dënueshëm nëse ata që e ndalojnë aktin (dhe që caktojnë dënimin e ashpër) nuk kanë edhe vetë dëshira të ndrydhura për ta kryer atë vetë. Siç e thotë Shekspiri te “Mbreti Lir”, ai polici që ndëshkon kurvën me kamzhik ka një dëshirë të zjarrtë për ta përdorur atë për të njëjtën shkelje për të cilën po i jep ndëshkimin.”

“Feja e organizuar është e dhunshme, e palogjikshme, jo-tolerante, aleate e racizmit, tribalizmit, verbërisë, mbështetet te padija dhe armiqsore ndaj mendimit të lirë, përbuzëse ndaj grave dhe shtypëse ndaj fëmijëve.”

“Vazhdimisht përsëritet se feja, megjithëse jo e përsosur, të paktën të mëson gjëra të moralshme. Megjithatë, nga çdo anë që ta marrësh do të gjesh fakte bindëse që provojnë të kundërtën, që besimi i bën njerëzit më mizorë, më egoistë dhe, ndoshta më e rëndësishmja, më kokëtrashë.”

“Thelbi i një mendjeje të pavarur nuk është ç’farë mendon, por si mendon.”
“Mos ngurro ta mendosh me kokën tënde; në këtë mënyrë do të ndjesh shumë më tepër gëzim, vërtetësi, bukuri dhe zgjuarsi.”

“Përpjekja për inteligjencë të lirë ka qënë gjithmonë luftë midis mendjes ironike dhe asaj të drejtpërdrejtë.”

“Përpiqem të mos i lejoj vetes as iluzione dhe as deluzione, dhe them se ndoshta kjo më jep të drejtën të përpiqem t’ua mohoj edhe të tjerëve të njëjtën gjë, të paktën në ato raste kur ata nuk pranojnë t’i ruajnë për vete fantazitë që iu vijnë në kokë.”

“Cilat janë heroinat e vërteta në jetën tuaj? Gratë e Afganistanit, Irakut dhe Iranit që venë në rrezik jetën dhe bukurinë për t’i kundërshtuar të keqes së teokracisë. Ato që kanë Ayaan Hirsi Ali dhe Azar Nafisi si model ideal femëror.”

“Nuk është fare tërheqëse si njeri publik, megjithëse nuk e kam të vështirë ta përfytyroj të se si mund ta vërë në përdorim ndonjë regjisor i rëndomtë filmash porno.” (për Sarah Palin)

“Gjithçka e Krishterimit përmblidhet në përfytyrimin e pështirë të “tufës”.

“Alkooli i bën njerëzit më pak të mërzitshëm dhe ushqimin më pak të rëndë, ndërkohë që ndihmon në krijimin e asaj që Grekët e quanin entheos, ose atë bulëzën e lehtë të frymëzimit kur lexon apo shkruan. E vetmja mrekulli me vlerë e Testamentit të Ri – shndërrimi i ujit në verë te dasma në Cana – është lavd për Helenizmin në Xhudean e rreptë. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për rregullin e Sejderit që bazohet qartë te modeli i simpoziumit të Platonit: bëhen pyetje (veçanërisht drejtuar të rinjve) ndërkohë që vazhdohet të pihet verë. Vështirë të gjesh formë më të mirë vëllazërimi: në Oksford, gjatë seminareve, gjëja më normale ishte të pije verë. Duhet zgjidhur gjuha. Nuk është fare rastësi që Omar Khajami, duke kundërshtuar dhe duke u tallur me hoxhallarët e ngurtë Iranianë të kohës, theksonte vlerën e rrushit si përqeshje ndaj regjimit të tyre të ashpër dhe pa asnjë gëzim. Gjatë vizitës sime në Iranin e sotëm, vura re me kënaqësi se qytetarët aty e theksonin kundërshtimin ndaj ndalimit që klerikët i bënin pijes duke e mbajtur atë për miqtë në shtëpi (edhe nëse nuk e pinin vetë), dhe duke e futur kontrabandë me zgjuarsi dhe kënaqësi të vaçantë. Këto revolucione të vogla vërtetojnë njerëzoren.”

“Virtuti juaj i preferuar? Vlerësimi i ironisë.”

“Virtuti juaj më pak i preferuar, ose kandidati për virtutin më të mbivlerësuar? Besimi. I ndjekur nga pranë -- duke pasur parasysh mungesën në përgjithësi të kohës – prej durimit.”

“Ne që shkruajmë dhe studiojmë histori jemi mësuar me hamendësimin dhe dykuptimshmëritë e tij. Për këtë arsye ne nuk i pranojmë dot si të vërteta rrëfimet gojë pas goje të fshatarëve të trembur injorantë që pretendojnë se kanë parë mrekullira, ose që kanë takuar mesi, profetë apo shpëtimtarë që dukeshin si ata, thjesht si njerëz. Dhe pikërisht për këtë nuk do t’i nënshtrohemi kurrë diktimit të atyre që shfaqin besim prej fanatiku te disa gjëra të sigurta dhe të padiskutueshme.