10 Porosite nga George Carlin
Sunday, September 16, 2012
Imams for Hollywood
A new initiative to protect feelings of Muslims and avoid rage.
The US Government and the Academy of Motion Pictures Arts and Sciences have started joined negotiations with the governments of Libya, Egypt, Yemen, Iran, Pakistan, Somalia and Saudi Arabia over the appointment of several imams as overseers of the American Film Industry.
Following the protest of Muslim people against the US Government’s lack of control over the production of movies that are insulting to Islam, the group of 7 Islamic countries (GI7) have demanded urgent measures to control the film industry in the United States.
Representatives from the 7 Islamic countries, the US and the Academy of Motion Pictures Arts and Sciences met in Dubai to discuss terms and conditions for assigning a number of Imams who would “oversee the film industry”. The meeting is called the “GI7-US-AMPAS Summit”.
A few film-makers in Hollywood have mildly expressed concerns about the infringement of artistic right, hinting that this might be a form of censorship that might somehow limit their artistic expression. However, the GI7 representatives insisted that such a measure is indispensable under the new circumstances and that everyone has to make some kind of sacrifices for the sake of peace and cooperation.
A Department of State Representative declared that such a step is necessary to guarantee the lives of the diplomatic personnel abroad. White House Press Secretary Jay Carney made extra efforts to explain that this is by no means censorship. The Imams will allow a complete freedom of expression for the movie industry, except for the content that is insulting to Islam or that goes against what they would consider to be the fundamental values of their religion and the Quran.
A joined governmental program between Saudi Arabia and Iran have undertaken to cover all the expenses the new program which is temporarily called “I 4 H” (Imams for Hollywood). This means that the living expenses and the salaries of all the appointed religious personnel, as well as the cost of operation for the new program will be covered completely by these two countries, at no cost to the American taxpayers.
The GI7 Summit, with the participation of representatives from the US Government and the Academy of Motion Pictures Arts and Sciences are now discussing details of how the process of control will be implemented. According to reports, yesterday it was agreed that each of the member countries of the GI7 would appoint one imam, with the exception of Iran, which will be represented by an Ayatollah. Temporarily, the 7 high clerics will be accredited with the Hollywood Foreign Press Association.
Labels:
atheism,
censorship,
film industry,
freedom,
Islam,
parody,
protests,
religion
Saturday, September 15, 2012
Sam Bacile Enters North Korean Embassy
Film-maker Sam Bacile, also known as Alan Roberts has reportedly entered the North Korean embassy in Mexico City, Mexico. Mr. Bacile, producer and director of Innocence of Muslims, whose Youtube debut caused upheaval in some Muslim countries fears that his life is in danger and risks severe punishment in the United States.
The office of the United Nations High Commissioner for Human Rights has not been available for comments after reports that the United States, in retaliation for the damage caused to their foreign policy by the release of the movie on Youtube, as well as the loss of human life, will seek prosecution for Mr. Bacile and immediate public punishment. To ease tensions with protesting Muslims, Washington has pledged to severely punish the author of the insulting movie, a punishment that, according to a legal representative of Mr. Bacile can go as far as death penalty. In response to the Federal Government's request, several states have offered to re-install more traditional forms of punishment, including hanging, shooting, and quite possibly, stoning - forms that would suit with the cultural standards of the angry Muslims. Some groups in Mississippi and Louisiana have offered to lynch Mr. Bacile the old Southern style, but there is no evidence that these offers have been accepted by the White House.
Article 14 of the Universal Declaration of Human Rights states: "Everyone has the right to seek and to enjoy in other countries asylum from persecution." However, it is not clear whether the Mexican government will allow Mr. Basile to be safely escorted to North Korea, or it will bow to the US pressure to hand him over to the FBI.
A legal representative for Mr. Basile stated under conditions of anonymity that his client has chosen North Korea as the only place on Earth where he feels it is safe to express artistic ideas without fear of retaliation. Mr. Basile claims that United States has found it easier to sacrifice freedom of expression and freedom of speech, than to resist pressure from Muslim protesters and risk the lives of other diplomatic personnel in the Middle East.
Following the latest move from the US Government, many Hollywood celebrities are considering converting to Islam. Negotiations have started to assign a number of Imams as part of the Hollywood Press Corps. It is believed that a group of Imams, Sheiks, and quite probably an Ayatollah will soon oversee the film industry in the United States.
Mr. Kim Yong Be, a spokesperson for the Ministry of Foreign Affairs in Pyongyang declared that the North Korean government is happy to offer Mr. Basile and whoever else seeks refuge to their country a place where they will not only live a prosperous and happy life, but also enjoy unconditional freedom of expression. The Association of North Korean Independet Film Makers (ANKIFM) are urging their government to expedite Mr. Basile’s move from Mexico City to Pyongyang.
Sunday, September 9, 2012
Bibla dhe Seksi
Këtë të Diel Pastori i Kishës sonë kishte vendosur ta bazonte sermonin e rradhës në temën "Bibla dhe Seksi." Përshtypje të veçantë më bëri pjesa e mëposhtme e marrë nga Gjeneza, të cilën unë nuk guxoj ta përkthej, prandaj po e sjell në Anglisht: "And Er, Judah's firstborn, was wicked in the sight of the LORD; and the LORD slew him. And Judah said unto Onan, Go in unto thy brother's wife, and marry her, and raise up seed to thy brother. And Onan knew that the seed should not be his; and it came to pass, when he went in unto his brother's wife, that he spilled it on the ground, lest that he should give seed to his brother. And the thing which he did displeased the LORD: wherefore he slew him also." (Genesis 38:7-10). Meqënëse pastori e paralajmëroi grigjën që të ishin të përgatitur dhe të mos skuqeshin nga ato që do të dëgjonin, shumë nga të pranishmit nuk u skuqen. Sidoqoftë, nuk ishin të paktë ata që u zverdhën. Dënimi i Zotit për Onanin është i tmerrshëm, po të kesh parasysh se faji i tij i vetëm ishte që nuk "download-oi" aty ku duhet. Jo vetëm kaq, por në jetë të jetëve në fjalor ka mbetur shprehja "onanizëm", që pasaktësisht lidhet me një proces tjetër.
Pastaj Pastori filloi të fliste për incestin, duke u përpjekur të na mbushë mendjen të gjithëve se Kisha e mbështet atë plotësisht. Si argument ai solli disa pasazhe nga Bibla:
1. Gjeneza 2-23 - Dhe tha Adami, kjo është kockë nga kockat e mija, është mish nga mishi im: këtë do ta quaj Grua, sepse ka dalë nga burri.
2. Gjeneza 4:1-2 - Dhe Adami e njohu Evën si grua; prandaj Eva mbeti me barrë dhe polli Kainin, dhe tha, këtë njeri e kam dhuratë nga ZOTI. Pas kësaj ajo polli edhe vëllain e tij, Abelin. Dhe Abeli doli që ishte çoban, ndërsa Kaini kishte qëlluar bujk.
3. Gjeneza 4:17 - Dhe Kaini e njohu gruan e vet; ajo mbeti me barrë dhe polli Enokun...
Pasi i solli këto pjesë nga Bibla, Pastori shpjegoi se folja "e njohu" (Anglisht "knew") në Bibël përdoret në kuptimin "bëri seks me", ose "e shkërdheu", ose ndonjë fjalë tjetër në shqip që mund të përkthej nga folja Anglisht "fuck". Pas kësaj Pastori shpjegoi me hollësi se dy njerëzit e parë që krijoi Zoti dhe iu tha të shumoheshin ishin Adami dhe Eva (ose Ademi dhe Havaja, sipas një libri tjetër), dhe se këtyre të dyve Zoti iu tha "shumohuni", domethënë "njihuni, mbarsuni, dhe pillni". Sipas Biblës (dhe atij librit tjetër) Zoti nuk krijoji ndonjë femër tjetër nga balta, ose nga ndonjë brinjë tjetër e Adamit. Prandaj i bije që Kaini dhe Abeli të jenë "njohur" mirë me Evën, domethën me nënën e tyre.
Natyrisht, në këtë pikë të sermonit pati edhe nga ata që u skuqën - por këtë mund ta vije re vetëm duke e mbajtur kokën lart, jo si shumica e grigjës që i mbante sytë përtokë. Pati tek tuk edhe të vjella, por këto ishin shumë të rralla.
Por sytë ulur mund t'i mbante shumica e besimtarëve, por jo Pastori, i cili i vinte re të gjitha dhe nuk linte rast pa komentuar. Ai iu foli ashpër besimtarëve, duke iu thënë se ata nuk duhet të viheshin në siklet nga fjalët e Biblës, sepse ato ishin fjalët e Zotit vetë dhe se vetë Zoti ka pasur një qëllim të caktuar në shpalosjen e talentit të tij pornografik. Për shembull, tha Pastori, le të marrim një pjesë nga Ekzekiel 23 19-21 ku thuhet: "Megjithatë, ajo e shumëfishoi kurvërinë e vet, duke thirrur në kujtesë ditët e rinisë, ku e kishte lëshuar pa duar në tokën e Egjiptit. Ajo kish ditur të ndillte dashnorët më të mirë që e kishin atë veglën të madhe sa të gomarit, dhe që derdhnin në sasira si të kalit."
"Bibla," theksoi Pastori pas këtij pasazhi, është një libër shumë edukativ dhe duhet ta lexojnë me kujdes të rinj e të reja, pleq e të moshuar, fëmijë dhe bebe. Prandaj duhet mbajtur gjithmonë pranë shtratit.
Në këtë pikë të sermonit Kisha filloi të mbushej plot e përlot me njerëz. Me sa dukej, disa nga besimtarët, me të dëgjuar temën e Sermonit iu kishin dërguar nga një mesazh teksi miqve dhe të afërmve të tyre që zakonisht nuk vinin në Kishë, dhe këta ishin lëshuar me një frymë, nga ishin dhe nga s'ishin. Gjendja po bëhej e padurueshme. Njerëzit ishin ngjeshur keq me njëri tjetrin dhe, duke marrë parasysh temën e Sermonit, vajzat dhe gratë po ndjenin ca shtyrje dhe ngjeshje si të dyshimta. Por Pastori i Kishës sonë shquhet për gjakftohtësi dhe për rivlerësime të shpejta të gjendjes. Ai e kuptoi menjëherë se duhej ta zbrazte pak kishën. Pa dashur t'iu thoshte njerëzve të dilnin jashtë, ai kapi Biblën (përmbajtjen e të cilës duhet thënë se e zotëron në shkallën më të lartë) dhe filloi të lëçisë me zë të lartë:
Deuteronomy 23:1-2 - Burrat e dëmtuar te koqet, ose që e kanë atë mikun të prerë nuk lejohen të hyjë në tempullin e ZOTIT. Po kështu, në tempullin e ZOTIT nuk lejohen të hyjnë as kopilët; madje as pasardhësit e kopilëve deri në dhjetë breza nuk duhet të hyjnë në tempullin e ZOTIT.
Burrat çuan instiktivisht duart te koqet. Pastaj të gjithë filluan të numëronin me gishtërinj. Shumë shpejt kisha filloi të zbrazej. Kur e pa që po i iknin si shumë, Pastori u kollit lehtë dhe tha:
"Natyrisht, në këtë punën e kopilëve mund të bëhen edhe lëshime. Teknikisht, vetë Jezu Krishti ishte kopil, pasi Maria e zuri atë me Zotin, jo me Jozefin. Pra, Maria "njohu" Zotin, para se të "njihte" te shoqin e ligjshëm. Por kjo nuk e pengoi aspak Krishtin që të hynte tempujve sa herë që t'i donte qefin.
Në sallë mbeti një numër i pranueshëm njerëzit. Gratë filluan të merrnin frymë lirisht. Besimtarët ishin vërtet të mahnitur me aftësinë e Pastorit për të menduar shpejt zgjidhje të çastit dhe të efektshme. Të gjithë kishin mbetur gojë hapur dhe në kishë mund të dëgjoje edhe flatrat e mizës, kur Pastorit i shpëtoi një pordhë. A u skuq Pastori? A e humbi torruan? Aspak. Pa i lëvizur qerpiku, ai njomi gishtin me gjuhë dhe i dha një të shfletuar të shpejtë Biblës, duke e çuar menjëherë te Isaiah 16-11:
"Dhe prandaj nga vrima do të lëshoj një tingull të ëmbël që për Moabin do të jetë si melodi harpe..."
Ishte vërtet një Sermon i mrekullueshëm dhe bindës. Mezi pres të Dielën tjetër për të vajtur përsëri në Kishë.
Saturday, June 9, 2012
Konsensusi te Qebaptorja e Dylit
Bisedë në Studio No. 9
Drejtuesi i emisionit: Të nderuar teleshikues, tema e ditës sot është zgjedhja e presidentit. Për këtë kemi ftuar në studio tre analistë mediatikë, zonjën Ana Kumbari, zotin Adrian Adriatiku dhe zotin Ardian Joni. Të nderuar analistë, mirëserdhët në Bisedë në Studio.
Analistët mediatikë: Mirëse ju gjetëm!
Drejtuesi i emisionit: Bisedën e sotme do ta zhvillojmë me një format të veçantë. Ndërsa flasim, te Qebaptorja e Dylit janë mbledhur krerët e dy partive më të mëdha për të përcaktuar zgjedhjen e presidentit. Ne kemi dërguar atje një ekip televiziv me në krye korrespondentin politik Bledi Bala. Le të lidhemi fillimisht me të për të parë si po zhvillohen ngjarjet në terren. Bledi, si më dëgjon?
Bledi Bala (nga ekrani duket se ka zënë vend diku pranë hyrjes së Qebaptores së Dylit dhe mban në një dorë ombrellën dhe në tjetrën mikrofonin) - Ju dëgjoj perfekt. Siç e shihni, këtu kanë inicuar precipitacionet.
Drejtuesi i emisionit: Interesant. Bledi, na trego se ç'po ndodh atje në planin politik.
Bledi Bala: Liderët e të dy partive kryesore, Kryeministri Berisha dhe Kryetari Socialist Rama, të akompanjuar respektivisht nga Astrit Patozi dhe Gramoz Ruci sapo kanë entruar dhe janë akomoduar në interiorin e qebaptores. Fatkeqsisht, as mua dhe as kameramanin nuk na lejuan entrancën. Janë të autorizuar të participojnë në event vetëm reprezentativët e Radio Televizionit Shtetëror. Nga sekuencat e filmuara prej tyre konstatuam se të kuarteti lideror është ulur në të njëjtën tryezë, në distancë jo të largët nga njeri-tjetri.
Drejtuesi i Emisionit: Çfarë porositën liderat?
Bledi Bala: Pyetje ekselente. Gazetarëve prezent këtu (duhet thënë se janë rreth 140-150 vetë) iu ra në sy se liderat nuk porositën asgjë për të ngrënë. Madje, për të pirë, iu është servirur vetëm ujë.
Drejtuesi i Emisionit: Ujë me gotë apo ujë me shishe? I gazuar apo natural?
Bledi Bala: Ujë me botilje, natural. Uji nuk është i karbonuar dhe asnjë nga reprezentativët nuk e bëri "gëzuar!" Aktualisht informohemi se vetëm Kryeministri Berisha dhe Astrit Patozi i kanë hapur botiljet.
Drejtuesi i Emisionit: Ju falemnderit, Bledi. Do të lidhemi përsëri me ju për të parë vazhdimin e këtij takimi të rëndësishëm dhe domethënës për fatet e vendit. (Duke iu drejtuar të ftuarve) Pra, siç e patë edhe e dëgjuat edhe vetë, të katër liderat janë sistemuar te Qebaptorja e Dylit dhe pritet të fillojnë negociatat. Ç’mund të na thoni paraprakisht me këto të dhëna që kemi deri tani? Si i prognostikoni negociatat?
Adrian Adriatiku: Ahem! Fakti që njëra palë i ka hapur shishet e ujit, ndërsa pala tjetër jo, tregon se ekziston një hendek i gjerë mosbesimi midis dy partive....
Ardian Joni: Më falni për ndërhyrjen, por unë këtë e shoh thjesht si shprehje e palës socialiste për të diskutuar për thelbin, për substancën e çështjes, duke e lënë mënjanë ujin. Qëndrimi i socialistëve është pa ekujvok kundra ujit të tepërt.
Ana Kumbari: S’ka mbetur hendeku për shishet e ujit. Ne duhet të diskutojmë fillimisht përse është zgjedhur pikërisht Qebaptorja e Dylit për të zhvilluar takimin. Nuk mund të takoheshin liderët në ndonjë zyrë? Ose në një nga sallat e Pallatit të Kongreseve? Në një institucion të caktuar? Përse në qebaptore?
Ardian Joni: Në zyrat e qeverisë nuk mund të takohen, sepse kjo do të ishte përulje nga ana e Ramës. Por as në zyra partije s’takohen dot. As qebaptorja s'ka ndonjë rëndësi. Në Shqipëri të gjitha punët e rëndësishme përcaktohen në kafane dhe qebaptore. Për mua rëndëri ka uji. Rëndësi ka që ata kanë porositur ujë dhe jo ndonjë pije tjetër. Po të porosisnin pije alkoolike, do të ishin të detyruar t'ia bënin njëri-tjetrit "Gëzuar!" përpara se të fillonin të pinin. Por unë e di që Sala s'ka ndërmend t'ia bëjë njdonjëherë "Gëzuar!" Edi Ramës, prandaj ka porositur ujë. Shqiptari s'e ka zakon t'ia bëjë gëzuar me ujë.
Adrian Adriatiku: Ndoshta mund të kishin porositur kafe.
Ana Kumbari: Kafet janë për mort. Më mirë që s'kanë porositur kafe.
Adrian Adriatiku: Kafet pihen për ditë, në çdo orë të ditës. Por liderët nuk duan të merren nëpër gojë sikur pijnë kafe me njëri-tjetrin
Drejtuesi i emisionit: Interesante. Do të doja të shtroja për diskutim këtu rolin që mund të ketë në negociatat presidenciale Faktori Ndërkombëtar.
Adrian Adriatiku: Pikërisht. I gjithë takimi bëhet për t'i bërë qefin Faktorit. Po të ishte për liderat vetë, ata s'kishin për t'u takuar kurrë. Ndoshta edhe ujin qe po pijnë liderët te Qebaptorja e Dylit e ka sugjeruar Faktori.
Ana Kumbari: S'e besoj!
Adrian Adriatiku: Po qe Faktori ka vënë si kusht konsensusin, e beson?
Ardian Joni: Atë e dijnë të gjithë. E gjithë bota kështu i bën gjërat, me konsensus. Për shembull, Presidenti Xhorxh W. Bush u zgjodh me konsensusin historik të Floridës. Edhe Obama reformën e tij të famshme në fushën e shëndetsisë me konsensus e arriti. Në Itali Berluskonin me konsensus e hoqën. Edhe Greqia, djepi i demokracisë, po i zgjidh punët me konsensus. Në Rusi, presidenti dhe kryeministri ndërrojnë karriget me konsensus të plotë. Mos themi për në Angli, ku mbretëreshën e mban në fuqi konsensusi brez mbas brezi. Po kështu, edhe në Kinë...
Drejtuesi i Emisionit: Po vota, përse duhet?
Adrian Adriatiku: Vota duhet për raste të ekstreme. Është si puna e Ligjit të Jashtëzakonshëm. Kur nuk vepron konsensusi, ia kërcet me votë.
Ana Kumbari: Unë e shoh kështu: për postet e rëndësishme, si për shembull atë të Kryeministrit, apo të Kryetarëve të Bashkive dhe komunave, duhet vota. Për postet pa pikë rëndësie, për vende pune ku njeriu që zgjidhet s'bën asnjë kokërr pune, ose që bën punë të cilat t'i bëj kushdo, si për presidentin, përdoret konsensusi.
Dëgjohet një kërcitje ritmike, e mbytur po e fortë: bum, bum, bum. Të tre të ftuarit në studio kthejnë kokën dhe kamera fiksohet te Drejtuesi i Emisionit që po i bije kokës fort me mikrofon. Heshtje dhe vështrime pyetëse. Drejtuesi i Emisionit, sheh për një çast rrotull i habitur, kujtohet ku është, dhe vazhdon:
Drejtuesi i Emisionit: Në rregull. Le të lidhemi tani me gazetarin tonë të posaçëm Bledi Bala të dërguar në terren. Bledi, ç'kemi ndonjë të re andej nga Qebaptorja e Dylit? Është dukur gjë Faktori Ndërkombëtar?
Bledi Bala (i çuditur paksa nga pyetja e fundit): Faktori Ndërkombëtar nuk performon kurrë në publik. Edhe po te jetë dukur, asnjeri nuk ia identifikon lukun. Këtu pëshpëritet që secili nga të katër liderët në takim mban në xhep fotografi të Faktorit Ndërkombëtar. Po nuk është e sigurt që dhe nuk thuhet pse. Pronari i Qebaptores, Dyl Qebapi betohet se Faktori Ndërkombëtar është klient i rregullt i lokalit të tij, por gazetarët nuk besojnë. Sugjerohet se ai e pretendon këtë për reklamë, sepse nuk është në gjendje ta deskriptojë fizikisht Faktorin Ndërkombëtar...
(Ndërkohë, nga hyrja e Qebaptores së Dylit del dikush me vrull dhe iu thotë diçka gazetarëve përreth, të cilët fillojnë të shtyhen dhe mundohen të hyjnë brenda. Asnjeri nuk arrin, sepse te dera qëndrojnë dy bodyguardë të fuqishëm. Nga e shtyra, kameramanit i bije kamera, fokusi i të cilës ngulitet te një qoshe rruge të mbushur me plehra dhe bishta cigaresh.)
Adrian Adriatiku: Me siguri diçka po ndodh.
Drejtuesi i Emisionit: Bledi, Bledi, a me dëgjon? Çfarë po ndodh aty? Na sqaro, se fatet e kombit varen nga ajo Qebaptore.
Ndërpritet lidhja.
Drejtuesi i Emisionit: Na falni për ndërprerjen e lidhjes. Me siguri diçka ka ngjarë. Por, përderisa të rivendosim lidhjen, çfarë mendoni se mund të jetë?
Ana Kumbari: Unë them se do ta kenë arritur konsensusin. Dukej ngjarje e jashtëzakonshme.
Ardian Joni: E pamundur. Më shumë mundësi ka të jetë çfaqur në person Faktori Ndërkombëtar, dhe të ketë shkaktuar panik.
Adrian Adriatiku: Ia kam frikën atij ujit me shishe. Nuk i zë besë. Më mirë të kishin porositur raki. Ose verë. Ose ndonjë birrë, të paktën. Po ujë...
Bledi Bala: Studioja, si më dëgjoni. Më duket se jemi në gjendje ta kontinuojmë raportimin e direkt nga Qebaptorja e Dylit.
Drejtuesi i Emisionit: Më në fund. Hë Bledi, çfarë po ndodh atje?
Bledi Bala: Oh, asgjë importante dhe ekstraordinare. Liderët filluan të zihen me grushta.
Drejtuesi i Emisionit: Ah, në rregull. Për pak na ngriu gjaku. Thamë se ç'po ndodhte. Po përse u zunë, për Presidentin?
Bledi Bala: Jo, or' jo. Për presidentin thjesht nuk arritën konsensusin, siç pritej, dhe me kaq po mbaronte ajo punë. Por sa po bëheshin gati të ngriheshin dhe të iknin secili në punë të vet, filluan të zihen se kush do të paguante për ujin. I pari e hapi sherrin Sala, që futi dorën në xhep. Edi iu hodh përsipër, duke thënë: "Në asnjë mënyrë. Ujin do ta paguaj unë." Pastaj u hodhën në sherr edhe Astrit Patozi me Gramoz Ruci. Vazhdoi sherri keq, me grushta dhe shkelma, derisa erdhi Dyl Qebapi që tha se ujrat janë të paguara.
Ana Kamberi: Po të jetë për grusht, Edi ua ha arrat të gjithëve.
Adrian Adriatiku: Sa për atë punë, edhe Sala është shumë teknik, pavarësisht nga mosha. Mos harroni që ka qënë mjek, dhe ia di pikat e dobta trupit të kundërshtarit. Pastaj, ai s'e ka marrë kot Astrit Patozin me vete. Në fakt, të katër liderat duken fizikisht të fuqishëm.
Ardian Joni: Gramoz Ruci ka punuar në Ministrinë e Brendshme. Di ca teknika grushti ai që, o lele, o lele.
Drejtuesi i Emisionit: Të nderuar teleshikues, siç e ndoqët edhe nga transmetimi ynë i drejtpërdrejt, dhe nga komentet profesionale të analistëve këtu në studio, edhe sot nuk u arrit konsensusi. Ndoshta do të arrihet ndonjë ditë tjetër. Deri atëherë, bëfshi qef!
Wednesday, June 6, 2012
Saturday, May 12, 2012
Bajamka pi Kafe me Faktorin te Lavazho
Ndërkohë gazetarët kanë arritur të gjurmojnë edhe një takim tjetër të fshehtë në lidhje me garën e ethshme presidenciale. Bëhet fjalë për një kafe misterioze të pirë nga kandidati për president Peçi Bajamka dhe Faktori Ndërkombëtar. Në lokalin e njohur Lavazho në qendër të kryeqytetit është parë të hyjë Peçi Bajamka disa minuta pasi para tij të jenë parkuar disa makina me targa të huaja që mendohet të jenë të Faktorit Ndërkombëtar (puna për identifikimin e personit të quajtur Faktor Ndërkombëtar vazhdon ende). I pyetur për temën dhe rezultatin e takimit, Peçi Bajamka lëshoi frazën e tij të famshme enigmatike: "Të të gënje unë ty, s'e bë dot; të të bë qefi unë ty, edhe këtë s'e bë dot."
Zbulohen të Fshehtat e Darkës te Gjiri i Thithkës
Burime të sigurta informative japin më në fund të dhëna të padiskutueshme për darkën e fshehtë që kandidati për president Enver Llapa ka ngrënë me Liderin e Lëvizjes Integrale për Mbarështrim Gëzim Kulufi, në vilën e këtij të fundit te Gjiri i Thithkës. Pasi i kanë rënë nja dy tre herë në gjunjë njëri-tjetrit (nuk dihet përse), Llapa dhe Kulufi më në fund kanë arritur në një marrëveshje të fshehtë sipas të cilës Kulufi do ta mbështesë plotësisht kandidaturën e Lalës, në shkëmbim të përkrahjes që Lala do t'i japë Kulufit dhe Lëvizjes Integrale për Mbarështrim në zgjedhjet e ardhme. Mësohet gjithashtu se Marrëveshja përmban 12 pika të cilat nuk janë shkruar asgjëkundi dhe për detajet e të cilave nuk ka asnjë të dhënë. Të dy politikanët kanë qëndruar të heshtur ndaj interesimit të shumtë të shtypit. I vetmi reagim ka qënë nxjerrja e gjuhës së Llapës para kamerave televizive.
Subscribe to:
Posts (Atom)

