10 Porosite nga George Carlin
Saturday, September 22, 2012
Hë për Hë
Hoxhët për Hollivudin - një nismë e re për në mbrojtje të ndjenjave të muslimanëve dhe për të shmangur zemërimin popullor.
Qeveria e Shteteve të Bashkuara dhe Akademia e Arteve dhe Shkencave Filmike kanë nisur bisedimet me qeveritë e Libisë, Egjiptit, Jemenit, Iranit, Pakistanit, Somalisë dhe Arabisë Saudite për të emëruar një numër hoxhallarësh si mbikqyrës të industrisë amerikane të filmit.
Si rezulatat i protestave të popullsisë muslimane kundër mungesës së kontrollit të qeverisë amerikane mbi prodhimin e filmave që fyejnë Islamin, grupi i 7 vendeve islamike (GI7) ka kërkuar urgjentisht marrjen e masave për të vënë në kontroll industrinë e filmave në Shtetet e Bashkuara.
Përfaqësues nga 7 vende islamike, si edhe nga SHBA dhe Akademia e Arteve dhe Shkencave Filmike u takuan në Dubai për të diskutuar kushtet e emërimit të një numri hoxhallarësh që do të "mbikqyrin industrinë filmike." Takimi është koduar si Samiti G17-US-AMPAS.
Në Hollivud ka pasur zëra të shkëputur kineastësh të pakënaqur, që kanë shprehur shqetësimin se ky hap do të kufizojë lirinë, duke lënë të kuptohet se kjo mund të kthehet në një formë censure që do të ngjushtojë hapësirën e shprehjes artistike. Megjithatë, përfaqësuesit e G17 ngulin këmbë se në kushtet e sotme masa të tilla janë të domosdoshme dhe se të gjithë duhet të sakrifikojnë nga pak për hir të paqes dhe bashkëpunimit.
Një përfaqësues i Departamentit të Shtetit deklaroi se hapa të tillë janë të nevojshëm për të siguruar jetën e personelit diplomatik amerikan. Sekretari i Shtypit për Shtëpinë e Bardhë Jay Carney u përpoq të shpjegojë se kjo masë nuk ka të bëjë fare me censurën. Hoxhallarët do t'i lejojnë industrisë amerikane të filmit liri të plotë shprehjeje, me përjashtim të temave që mund të jenë fyese për islamin dhe që shkojnë në kundërshtim me ato që i shohin si vlera themelore të fesë së tyre dhe të Kuranit.
Një programi i përbashkët qeveritar midis Arabisë Saudite dhe Iranit ka marrë përsipër të mbulojë të gjitha shpenzimet e programit të ri, i cili hë për hë do të quhet "H për H" (Hoxhallarët për Hollivudin). Kjo do të thotë se shpenzimet e jetesës dhe rrogat e personelit fetar që do të emërohet pranë Hollivudit, si edhe shpenzimet për veprimtarinë e të gjithë programit do të mbulohen krejtësisht nga dy vendet islamike, pa i kushtuar asnjë qindarkë taksapaguesve amerikanë.
Samiti GI7, me pjesmarrjen e përfaqësuesve nga qeveria amerikane dhe Akademia e Arteve dhe Shkencave Filmike po diskutojnë tani hollësitë e vënies në jetë të procesit të kontrollit. Sipas raporteve, dje u ra dakort që secili nga vendet pjesmarrëse të GI7 do të emëronte nga një hoxhë, me përjashtim të Iranit, i cili do të përfaqësohet me një Ajatullah. Përkohësisht, të 7 klerikët e lartë do të akreditohen me Shoqatën e Shtypit të Huaj në Hollivud.
Labels:
e verteta,
feja,
historia,
interpretimi,
kuptimi,
kurban bajrami,
sakrifica,
shpjegimi
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment