Thursday, October 29, 2015

Ej, unë jam me Tironën



Para disa kohësh Ilir Seci me bëri “tag” në një urim per ekipin e futbollit të Skëndërbeut me një shënim të shkurtër ku thuhej se ia drejtonte atë të gjithë miqvet të tij korçarë në fb. Padyshim Iliri do të jetë çuditur kur unë i shkruajta menjëherë për t’i thënë se nuk isha korçar dhe nuk kisha lidhje me urimin per ekipin e Skënderbeut. Ai u tregua zemërgjerë dhe e tërhoqi komentin pa e zgjatur, ndërsa unë që në atë çast e ndjeva të nevojshme të sqaroj se përse u tregova aq i paduruar dhe intolerant ndaj një urimi të thjeshtë e dashamirës.
Puna është se unë jam tifoz i Tiranës, jo i Skënderbeut. Jo vetëm kaq, por tifozlleku im me Tiranën është zhvilluar kryesisht me shokët e mij tifozë të Skënderbeut.
Njeriu bëhet tifoz me një ekip për arsye nga më të ndryshmet, por kryesisht për arsye të vendit ku ka filluar të shohë futboll për herë të parë. Si të gjithë fëmijët e lindur në Tiranë unë kam pasur zgjedhjen midis Tiranës, Partizanit, ose Dinamos. U bëra me Tiranën për faktin e thjeshtë që shtëpia ku u rrita ndahej vetëm nga një mur me shtëpinë e një futbollisti të shquar të Tiranës, Arben Çelës. Beni ishte më i madh se unë në moshë - unë shkoja në fillore kur ai filloi luante me Tiranën. Por unë kaloja shumë kohë në shtëpinë e tij. Shpesh, kur kthehesha shpejt nga shkolla dhe s’kisha njeri në shtëpi, më mbante në shtëpinë e tyre gjyshja e Benit. Të gjithë ne banorët që ndanim një kompleks prej katër shtëpish në Rrugën Mihal Grameno ishim si një familje e madhe. Të bëhesha tifoz me Tiranën për mua ishte jo vetëm zgjedhje, por edhe detyrim rrethanash, megjithëse jo më larg se njëqind metra nga shtëpia jonë banonte në tjetër futbollist i shkëlqyer, Ilir Përnaska dhe zgjedhja për Dinamon ishte përsëri në lagje. Megjithatë, njëqind metra nuk krahasohen me murin ngjitur.
Nga fëmijëria unë mbaj mend ndeshjet me lagje që organizoheshin te fusha e Mihal Gramenos. Në ekpin e lagjes sonë ishin Ben Çela, Ilir Përnaska, dhe një futbollist i Partizanit që më duket se e kishte mbiemrin Ahmetaj, por s’jam i sigurt. Bëheshin ndeshje shumë të forta dhe ne kalamajtë që rrinin prapa portës i ndiqnim gjithë qef. Duke i menduar tani, them që ata që luanin futboll me ekipet e para të kryeqytetit duhet ta kenë pasur me shumë pasion sportin, sepse edhe ato ditë që kishin pushim i shfrytëzonin për të luajtur me lagjet.  
Fati e deshte (ose më saktë Partia urdhëroi) që familja ime të linte Tiranën dhe të shkonte në Korçë kur unë po mbaroja klasën e dytë. Por e shkuara në Korçë nuk mund të më detyronte mua të linja ekipin e Tiranës dhe të kthehesha me Skënderbeun.  Aq më tepër që gjithë shokët e mij të rinj tani ishin me Skënderbeun dhe unë kisha një rast të mirë për t’u gërricur. Në fund të fundit tifozllëku i futbollit ka kuptim vetëm kur gërricesh ose zihesh me dikë. Mjafton të them që kam duruar gjithë ato tallje e ironi për tifozllekun tim, të cilat vetëm më bënin më të vendosur për të vazhduar të isha tifoz i Tiranës.  
Kur vinte Tirana të luante në Korçë, pas ndeshjeve unë prisja jashtë stadiumit dhe takoja Benin – jo vetëm si njeriun e afërt, por edhe si «celebrity». Për një 11 – 12 vjeçar kjo ishte gjë e madhe dhe mua më bënte të ndjehesha mirë.
Dhe, për të thënë të vërtetën deri në fund, në atë kohë Tirana ishte ekip shumë më i mire se sa Skënderbeu (Flas për vitet 1970-1980). Ajo kishte lojtarë si Mema, Dhales, Rizvanolli, Baçi (që krosonte shumë bukur) dhe i madhi Tit Dibra. Ndërsa më vonë erdhi brezi i Agustin Kolës, Mirel Josës, Ben Mingës e, për mua, futbollisti më elegant shqiptar, Çim Muça. Ndërkohë që Skëndërbeu, për kënaqësinë time dhe inatin e shokëve të mi, lundronte vazhdimisht nga fundi i tabelës.
Në fakt po e ekzagjëroj pak pasi, kur nuk luante kundër Tiranës, unë bëhesha me gjithë shpirt me Skënderbeun, që ka pasur disa futbollistë të shkëlqyer (që nga Aleko Pilika, të cilin e kam arritur vetëm ne pak ndeshje) te Koço Dinella, Jani Kaçi, Teodor Vaso, etj.
Kam kohë që s’e ndjek kampjonatin në Shqipëri, megjithëse e di që prej disa vitesh kampjon është Skëndërbeu. Kur e gjykoj me gjakftohtësi, më bëhet qefi. Megjithatë, kur dikush më ngatërron dhe më uron si tifoz të Skënderbeut, te unë nxjerr krye menjëherë ai instikti i vjetër për të kundërshtuar dhe për të bërtitur : Ej, unë jam me Tiranën.

3 comments:

Anonymous said...

Por kjo foto nuk i përgjigjet periudhës të referuar në shkrim, është pak më vonë, se ka edhe të tjerë që janë me Tironën...

Anonymous said...

Kam lexuar disa dëshmi për një magjistar dashurie të quajtur DR DAWN se si ai ka ndihmuar shumë njerëz për të rikthyer ish të dashuruarit e tyre brenda 48 orëve, Sinqerisht, thjesht po mendoja nëse kjo ishte e vërtetë dhe nëse ky njeri mund të ndihmonte vërtet të kthente të dashurin tim të cilin Unë dua shumë. Vendosa të kontaktoj sepse e dua shumë të dashurin tim dhe kemi nja dy muaj që jemi ndarë. Më ka marrë shumë malli për të, kam provuar të gjitha mënyrat e tjera për ta rikthyer, por nuk kam mundur. Unë kontaktova me DR DAWN dhe ai më tha se ish-i im do të kthehet tek unë në 48 orët e ardhshme.
Për habinë time, ish i dashuri im u kthye pikërisht pas 48 orësh, e gjitha kjo falë Dr DAWN,
Ai gjithashtu mund t'ju ndihmojë me
*Spell për të mbetur shtatzënë.
*Magji për t'u ribashkuar.
*Shëroni çdo sëmundje.
* magji për fat të mirë.
*Magji për pasuri.
Dhe të tjerët.
Kontaktoni me të përmes: dawnacuna314@gmail.com
Whatsapp: +2349046229159

Anonymous said...

Përshëndetje, emri im është Sally, i fejuari im u nda me mua muajin e kaluar, isha aq i trishtuar që ndryshova plotësisht, nuk po haja dhe nuk po flisja me askënd, qava shumë, isha aq i dëshpëruar dhe i stresuar sa kisha frikë se do të përfundoja në spital për shkak të gjithë stresit dhe depresionit, derisa një ditë po kërkoja në internet këshilla për t'i kthyer të dashurin tim sepse e dua dhe kujdesem shumë për të dhe thjesht dua që ne të jemi bashkë si një çift dhe unë dua që ne të zgjasim përgjithmonë, Pastaj gjeta një magjistar të fuqishëm të quajtur LORD DAWN se si ai zgjidhi kaq shumë probleme marrëdhëniesh dhe shëroi kaq shumë sëmundje, pastaj kontaktova me të në Whatsapp, LORD DAWN më tha që i fejuari im do të kthehet për mua midis 24 orëve pasi ai bëri magji mbi të, nuk e besova kurrë derisa i fejuari im më thirri në telefon dhe më tha se ai dëshiron që ne të kthehemi dhe të jetojmë të lumtur së bashku përgjithmonë dhe tani jemi bashkë në paqe dhe në lumturi. kaq i lumtur tani që Zoti agim më ndihmoi t'i ktheja financat e mia. Faleminderit shumë LORD DAWN gjithashtu mund t'ju ndihmojë nëse keni ndonjë problem marrëdhënieje ose sëmundje, kontaktoni atë në Whatsapp: +2349046229159
Email:  dawnacuna314@gmail.com