Thursday, August 25, 2016

Tomi Daglas -- Kanadezi më i Shquar i Kohëve



Në vitin 2004 CBC organizoi një emision televiziv për të shpallur Kanadezin më të shquar të të gjitha kohëve. Emisioni u ndoq me shumë interes dhe për javë të tëra anembanë Kanadasë u diskutua me zjarr për të përcaktuar se kush do ta meritonte këtë nder. Ndër kandidatët ishin legjenda e Hokeit Wayne Gretzky, shpikësi i telefonit Aleksander Graham Bell, kryeministri i parë i vendit Sir John A. Macdonald, shkencëtari David Suzuki, zbuluesi i Insulinës Frederick Banting, ish kryeministri i famshëm Pierre Trudeau dhe Terry Fox, djaloshi me një këmbë që ndërmori Maratonën e Shpresës duke vrapuar nga një anë e Kanadasë në tjetrën. Fitues u shpall Tomi Daglas (Tommy Douglas), anëtar i Parlamentit në vitet 40të dhe krijues i Sistemit Shëndetsor Universal në Kanada.
Tomi Daglas lindi në Skoci dhe, kur ishte 6 vjeç bashkë me familjen emigroi në Winnepeg, Kanada. Që kur ishte në vendlindje ai kishte dëmtuar gjurin duke luajtur dhe mjekët atje nuk kishin arritur t’ia kuronin dot. Në Winnepeg gjendja u keqësua dhe prindërit po përpiqeshin t’i gjenin shërim. Derisa arritën përpara një alternative të tmerrshme: t’i prisnin këmbën për t’i shpëtuar jetën, që mund të përballohej nga të ardhurat e familjes, ose t’i nënshtroheshin një operacioni shumë të shtrenjtë, ekonomikisht të papërballueshme për emigrantët e rinj. Fatmirësisht, në atë kohë u gjend një mjek i cili pranoi ta operonte gjurin falas, me kusht që ta përdorte procedurën si demonstrim për studentët. Familja pranoi dhe mjeku arriti t’i shpëtonte dhe jetën, edhe këmbën.   
Ndërsa djaloshit Daglas i mbeti e fiksuar në kokë alternativa e tmerrshme përpara të cilës ishin vënë prindërt e tij. Ai vendosi t’ia përkushtonte jetën dhe karrierën punës për të bërë të mundur që kjo alternativeë të mos i vihej më përpara asnjë nëne, asnjë prindi në Kanada. Me këtë synim pasi kreu studimet në Brandon University të Skocisë e në McMaster University, pasi mori Doktoraturën në Universitetin e Chicagos Daglasi iu fut politikës duke u zgjedhur disa herë deputet i Parlamentit kanadez dhe Kryetar i Qeverisë së Provincës së Saskaçuanit. Ai idoi dhe luftoi për miratimin e  një ligji për Shërbimin Mjekësor Universal – që do të thotë shërbim mjekësor falas për të gjithë. Pavarësisht kundërshtimeve të shumta, ligji u miratua dhe u zbatua me sukses fillimisht në provincën e Saskaçuanit e, më vonë, në të gjithë Kanadanë. Është pikërisht ai shërbim që e gëzojnë të gjithë sot, duke përfshirë emigrantët dhe refugjatët që porsa shkelin në vend. Jo vetëm ajo që ai ka arritur, por edhe mënyra se si e ka arritur e bëjnë Tomi Daglas njerium më të madh që ka nxjerrë Kanadaja.
Po sjell këtu të përkthyer një nga perlat politike të Tomi Daglasit, një fjalim në formë fabule alegorike të mbajtur në vitin 1944, i cili është aktual edhe për gjendjen politike në vende të tjerë.
Fjalimi i Tomi Daglas për Miushërinë
Dua t’i tregoj për një vend të quajtur Miushëri. Miushëria ishte një vend ku jetonin, luanin, lindnin e vdisnin gjithë mijtë e vegjël. Jetonin pak a shumë siç jetoni edhe ju.
Kishin edhe një parlament dhe çdo katër vjetë bënin zgjedhje…shkonin në qendrat e votimit dhe hidhnin votën. Disave iu binte rasti të bënin një xhiro me makinë për të qendra e votimit, madje e vazhdonin xhiron për katër vjet, deri në zgjedhjet e tjera. Njëlloj si unë e si ju. Këshut pra, në ditën e zgjedhjeve minjtë e vegjël shkonin rregullisht te qendrat e votimit dhe zgjidhnin qeverinë. Një qeveri të përbërë nga maçokë të mëdhenj, trashaluqë dhe të zinj.  
Tani, po t’iu duket e çuditshme se si minjtë zgjidhnin qeveri maçokësh, kthejuni pak historisë së Kanadasë këto 90 vjetët e fundit dhe ndoshta do ta kuptoni se nuk kanë qënë më budallenj se ne.
Të kuptohemi, unë nuk po shaj maçokët. Ata e drejtonin qeverinë me dinjitet. Miratonin ligje – domethënë ligje që ishin të mira për maçokët. Vetëm se ligjet që ishin të mira për maçokët, nuk ishin edhe aq të mirë për minjtë. Një nga ligjet, për shembull, thoshte që vrimat e minjve duhet të ishin aq të mëdha sa të hynte lirisht putra e maces. Një tjetër ligj përcaktonte kufizimet e shpejtësisë me të cilën mund të vraponin minjtë – në mënyrë që maçokët ta siguronin mëngjesin pa sforcim.
Të gjithë ligjet ishin të mirë - për maçokët. Sa për minjtë, oh, ato ishin të rënda për ta. Dhe jeta sa vinte e vështirësohej. Derisa erdhi një ditë kur minjtë nuk mund të duronin më dhe arritën në përfundimin se diçka duhej bërë. Ata votuan për t’i hequr maçokët e zinj nga parlamenti. Në vend të tyre zgjodhën maçokë të bardhë.
Duhet pranuar se maçokët e bardhë bënë një fushatë të shkëlqyer. Ata thanë : ‘Miushëria ka nevojë për një vizion të ri.’ Dhe sqaruan: ‘Problemi me Miushërinë qëndron te vrimat e mijve që janë të rrumbullakta. Po na zgjodhët ne, do t’i kthejmë ato në katrore.’ Dhe e mbajtën fjalën. Vrimat katrore të mijve tani ishin dy herë më të mëdha se sa ato të rrumbullaktat, dhe maçokët arrinin t’i fusnin të dyja putrat brenda. Dhe jeta e monjve u vështirësua më keq se asnjëherë.
Por ama kur iu erdhi në majë të hundës dhe s’mund ta duronin dot, minjtë votuan për t’i rrëzuar maçokët e bardhë nga pushteti dhe për të kthyer përsëri të zinjtë. Pastaj iu kthyen përsëri të bardhëve. Pastaj të zinjve. Madje provuan edhe maçokë gjysmë të zinj e gjysmë të bardhë. Dhe këtë e quajtën koalicion. Arritën deri atje sa të zgjidhnin edhe një qeveri maçokësh me pulla: këta ishin maçokë që përpiqeshin të lëshonin zëra si të minjve por vazhdonin të hanin si mace.
Siç e shikoni të dashur miq, problemi nuk qëndronte te ngjyra e maçokëve. Problemi ishte te të qënit e tyre maçokë. Dhe duke qënë maçokë ata kujdeseshin për maçokët dhe jo për minjtë.
Më në fund doli edhe një miush i vogël të cilit i kishte lindur një mendim në kokë. Të dashur miq, ruhuni nga ai miku i vogël me mendime në kokë. Ky iu drejtua minjve të tjerë duke thënë : ‘Verini gishtin kokës. Përse duhet të zgjedhim vazhdimisht qeveri maçokësh? Përse të mos zgjedhim një qeveri të përbërë nga minjtë?’
‘Ou,’ u hodhën minjtë e tjerë. ‘Ky qënka Bolshevik. Rraseni brenda!’ Dhe e futën në burg.
Sidoqoftë, do desha t’iu rikujtoj se miun ose njeriun mund t’i futësh në burg, por mendimin nuk e burgos dot.
Tomi Daglas, 1944

Sunday, August 21, 2016

Bunkart



Nëse jeni në apo vizitoni Tiranën, do t’iu rekomandoja të mos lini pa parë Muzeun Bunkart.
Bunkart është një muze krejt origjinal brenda një prej tuneleve monstruoze që ndërtoi enver hoxha për të mbrojtur lëkurën e vet dhe të atyre përreth tij në rast lufte. Ndodhet në Babrru, në brendësi të Dajtit.
Kilometra të tëra tuneli me beton të trashë që shkojnë mbi 100 metra nën tokë; dyer të rënda, sisteme të ndërlikuara ajrimi; punë kolosale skllevërish - bunkeri është i paimagjinueshëm qoftë për shpenzimin e bërë nga një vend aq i varfër, por edhe për shkallën e lartë të fshehtësisë dhe, mbi të gjitha, për paranojën, narcisizmin dhe shpirtligësinë e asaj kaste të ndyrë njerëzish që e mbajti nën zgjedhë atë popull për 50 vjet dhe ishte gati ta linte në çdo çast në mëshirën e fatit.
Nuk do zgjatem në përshkrimin e bunkerit, pasi dua t’ua lë ta kini vetë kënaqësinë e zbulimit të thesareve. Po ve vetëm disa foto sa për t’iu nxitur kurreshtjen:


Kjo është zyra e enver hoxhes brenda në bunker. Ndodhet ngjitur me dhomën e fjetjes ku ishte nje shtrat dopjo, një televizor dhe një radio.


Ndërsa kjo, është banja e komandantit. Kujtoni dushin me vajguri që përdornim dikur! Edhe tualetin, që komandanti e paska dashur të kuq.

Pamje nga korridoret e tunelit dhe një prej dyerve prej betoni.

Ky mjedis është një zyrë e zakonshme brenda tunelit. Mua më kujtoji zyrën e Degës Ushtarake prandaj u ula gjithë qef për të pozuar si Shefi i Zyrës së Degës. Besoj se kam shprehjen e duhur të seriozitetit dhe egërsisë.

Brenda tunelit, në thellësi, e rrethuar me mure të trasha betoni, ndodhej edhe kjo sallë e madhe – të paktën për ndonja 250 vetë - e planifikuar për mbledhje të rëndësishme.
Megjithëse popullsia jashtë do ishte shuar nga bombat atomike, shokët e Byrosë dhe të KQsë do vazhdonin të mblidheshin rregullisht dhe të merrnin vendime të rëndësishme politike për fatet e kombit që nuk ekzistonte më. 
Ndoshta është menduar edhe për koncerte. Në këtë rast, do të ishte me interes të merrej vesh se cilët artistë do të zgjidhte komandanti për t’i marrë me vete në bunker në rast sulmi. Apo s’do merrte asnjë artist të jashtëm, por do ia linte në dorë Nexhit gjithë argëtimin? Ku i dihet. 


Thursday, May 19, 2016

Pyesni veten



Debati i fundit mbi të drejtat e homoseksualëve mori hov nga presion i Bashkimit Europian për legalizimin e martesave të tyre. Europa, ajo Europë të cilën dikur kërkonim me aq pasion ta bënim model për Shqipërinë vazhdon të na vërë kushte që për shumë prej nesh janë të paktën të sikletshme dhe na bëjmë të përpëlitemi. Nuk është aspak për t’u çuditur që megjithë dëshirën e mjegullt për t’u bërë si Europa, në përpëlitjet tona mbizotëron homofobia dhe intoleranca. Burra e gra të egërsuar shkruajnë e shpallen me pasion kundër “modës”, “sëmundjes së keqe mendore”, “degjenerimit moral”, “perversitetit” homoseksual, aq sa s’ke se si të mos pyesësh: a e kanë të qartë këta njerëz se çfarë janë duke thënë?
Duke lënë mënjanë rastet e indoktrinimit politik e fetar, problem më i rëndomtë me homofobët është pasiguria – pasiguaria seksuale e njerëzve që s’ndihen shumë rehat nën lëkurën e tyre. Nuk do të ishte keq që, në këtë rast, çdo individ t’i bënte një provë të thjeshtë vetes. Për shëmbull, ai zotëria me mustaqe, me mjeker, pa mjekër, me kokë të thinjur apo tullace, që shfryn gazetave, televizorëve dhe rrjeteve shoqërore kundër perversitetit seksual dhe ajo zonjëza e nderuar, që na tund përpara fytyrës Biblën, teserën e partisë, fotografinë e Papës ose të Enver Hoxhës, nuk do të bënin keq të ndaleshin për një sekondë dhe ta pyesnin veten se çfarë janë ata vetë?
Seriozisht e kam. Njeriu duhet të gjejë një çast qetësie, të shkojë në dhomën e gjumit, ose në një dhomë tjetër ku nuk iu shqetëson kërkush, të mbyllë dyert dhe dritaret, të ulë perdet dhe pastaj të ulet edhe vetë, i qetë dhe i sigurt që askush nuk e përgjon e nuk e dëgjon. Pastaj t’i bëjë vetes pyetjen e thjeshtë – pa zë, ose me zë të brendshëm, që të mos iu dëgjoj kush. «A do të desha unë të puthesha, ose të bëja dashuri me një njeri të të njëjtës gjini?» Dhe po të dojë ta ndihmojë veten për t’i dhënë një përgjigje më të saktë, le ta përfytyrojë veten në shtrat me Xhorxh Klunin, ose Brad Pit, ose me kryetarin e partisë për të cilën voton, po të jetë burrë, ose me Kim Kardashian, po të jetë grua. Dhe ta pyesë veten seriozisht: a do t’i shijonte apo jo? 
Një pyetje e thjeshtë që kërkon një përgjigje të thjeshtë, por të sinqertë. Duke qënë vetëm askush nuk ka arsye që të gënjejë apo të tregohet hipokrit, askush nuk ka arsye të trembet nga përgjigja, pasi atë do ta dijë vetëm ai ose ajo
Pyetja ka vetëm dy përgjigje: «Po», ose «Jo».
Nëse përgjigja është «Po», atëherë del që që personi në fjalë është homoseksual ose biseksual. Në këtë rast nuk ka vend fare për t’u alarmuar. Në botë ka me miliona homoseksualë dhe biseksualë.
Nëse përgjigja është «Jo», atëherë personi është heteroseksual. Përsëri nuk ka vend për t’u shqetësuar. Në botë ka me miliarda heteroseksualë.
Por çdo njeri, në një çast të caktuar të jetës është e mira t’ia bëjë këtë pyetje vetes dhe të marrë një përgjigje të qartë. Perballja me këtë pyetje të ndihmon të jesh më pak hipokrit, më mendjehapur, më i mençur, më tolerant.  
Sepse, nëqoftëse dikush i përgjigjët pyetjes me «Po» dhe ende vazhdon të bërtasë me të madhe kundër të drejtave të homoseksualëve atëherë është hipokrit. Jo thjesht hipokrit i heshtur, pasiv, por hipokrit agresiv dhe i dëmshëm. Hipokrit i ndyrë.
Hipokrizia ka disa shkallë dhe, deri në një masë të caktuar, ajo mund të mos përbëjë problem. Në fund të fundit, të gjithë jemi nga pak hipokritë. Shoqëria është ndërtuar në mënyrë të tillë që në anë të veçanta të saj e kërkon hipokrizinë. Që të vegjël, në familje, ne na mësojnë dhe na edukojnë të jemi gënjeshtarë dhe hipokritë. Jo për të përfituar, por për t’u vetëmbrojtur. Për shembull, ata që e kanë jetuar kohën e komunizmit e dijnë mirë që prindërit i mësonin fëmijët që të mos i shprehnin kurrë hapur mendimet e tyre pasi ato mund të binin ndesh me vijën e Partisë dhe të të sillnin telashe. Përfundoje në burg, ose më keq. Prandaj edhe të gjithë duartrokisnin, pavarësisht se ç’mendonin. Të qënit hipokrit ishte domosdoshmëri. Për të gjithë. Edhe për ata që ishin homoseksualë. Homoseksualiteti dënohej me burg. Dhe jo vetëm në Shqipëri e në vendet komuniste. Deri vonë është dënuar edhe në Perëndim.
Por sot ka ardhur një kohë kur s’ka nevojë të jesh hipokrit në lidhje me parapëlqimet seksuale. Mund të kesh ndrojë për t’i shpallur ato hapur, por askush nuk të kërkon të jesh hipokrit dhe të bërtasësh më shumë se të tjerët kundër homoseksualëve, duke qënë vetë i tillë.
Nga ana tjetër, ata që i përgjigjen pyetjes me “Jo” padyshim që nuk janë homoseksualë. Janë heteroseksualë. Ata që janë heteroseksualë e dijnë fare mirë që nuk ka asgjë në botë që t’ua mbushë mendjen të bëjnë seks me dikë të të njëjtës gjini. Sepse nuk bëjnë dot.
Njeriu nuk bëhet dot «gay» për mode; nuk bëhet dot «gay» për të eksperimentuar, nuk bëhet dot “gay” sepse ia ka mbushur mendjen një shok apo një shoqe. Askush nuk bëhet dot gay pa qënë gay. Njeriu nuk bëhet “gay” duke lexuar gazeta dhe duke parë filma dhe porno gay në internet.
Çka të çon te përfundimi që ta që janë homoseksualë janë të tillë sepse ashtu janë, jo ngaqë duan të jenë. Asnjë nuk ka qënë heteroseksual dhe është kthyer në homoseksual vullnetarisht, siç edhe askush që ka qënë homoseksual nuk ka arritur të kthehet në heteroseksual, megjithëse shumë vetë a pranojnë se janë përpjekur seriozisht ta bëjne këtë. Njerëzit nuk e zgjedhin seksualitetin e tyre. Atë e kanë të përcaktuar në ADN që në konceptim. Të qënit homoseksual është thjesht gjendje e lindur, nuk është as modë, as zgjedhje e vetëdijshme, as sëmundje mendore apo fizike, ngjitëse ose e trashëguar.
Dhe tani le të mendojmë pak qetësisht për ata që janë homoseksualë dhe që ia kanë pranuar vetes këtë. Burra që, nuk bëjnë dot dashuri me gra dhe gra që nuk bëjnë dot dashuri me burra. Të lindur të tillë. Jo me sëmundje, jo me zgjedhje, jo me difekt. Por thjesht të lindur ndryshe. A ka të drejtë ndokush që t’ua mohojë atyre të drejtën për të jetuar dhe për të bërë dashuri? A duhen vrarë, zhdukur, dënuar me burg, syrgjynosur, izoluar, anatemuar vetëm sepse kanë lindur me preferenceë tjetër seksuale? A mund t’iu hiqet atyre e drejta për një jetë normale? Duhet të jesh fare i pashpirt të thuash që po.  
Dhe le të vijmë te martesa. Martesa është bashkëjetesa e dy njerëzve e përcaktuar me ligj. Ligjet i bëjnë njerëzit – disa njerëz që zgjidhen në një organ ligjvënës që quhet parlament. Historikisht, njerëzit janë lidhur me njeri-tjetrin dhe kanë bashkëjetuar në martesë për arsye nga më të ndryshmet – për t’u kujdesur për fëmijët, sepse e duan njeri-tjetrin, për interesa ekonomike, për të mposhtur vetminë, nga frika e të qënit pa të tjerë pranë, për interesa politike, ushtarake, fetare. Ka kombinime pa fund. Ka interpretime pa fund – ligjore, shkencore, filosofike, teologjike, humanitare, sentimentale. Por thelbi mbetet i njëjtë: martesa është bashkëjetesë e dy njerëzve që duan të jetojnë me njeri-tjetrin.
Atëherë, nëse dy njerëz duan të jetojnë bashkë - sepse e duan njeri-tjetrin, sepse nuk duan të jetojnë vetëm, sepse duan ta ndihmojnë dhe të ndihmoen nga tjetri, sepse duan të përfitojnë nga njëri-tjetri, apo sepse thjesht kështu iu ka hipur në kokë - ç’të drejtë kanë të tjerët, që janë të martuar, ose që kanë të drejtë të martohemi – t’ua mohojnë atyre të drejtën për të jetuar bashkë? As unë, as ti, as politikani, as prifti, as hoxha, askush nuk ka të drejtë të ndërhyjë në liritë dhe të drejtat e një individi tjetër për ta bërë jetën ashtu si do ai. Natyrisht me përjashtim të rasteve kur ata ndërhyjnë në të drejtat tona. Por praktikisht, homoseksualët nuk ndërhyjnë dhe nuk kanë se si të ndërhyjnë në të drejtat e heteroseksualëve. Arsyetimi se ata po prishin, po degjenerojnë shoqërinë, është bosh dhe pa kuptim. Heteroseksualët nuk kthehen dot në homoseksualë dhe anasjelltas. Askush nuk mund të arrijë ta bindë tjetrin të kapërcejë gardhin dhe të kalojë në kampin tjetër. Në këtë rast, e vetmja zgjidhje e logjikshme, njerëzore, do të ishte që të lihej çdo individ të gëzonte jetën e tij, në mënyrën e tij, që ne të gjithë të tolerojmë njëri-tjetrin dhe të jetojmë në paqe me njeri-tjetrin.
Ne shqiptarët e kemi parë dhe e shohim Europën jo vetëm si zhvillim ekonomik, por edhe si liri. Mbi të gjitha si liri. Le të përpiqemi ta kuptojmë këtë liri në të gjitha përmasat e saj, duke përfshirë edhe atë të të drejtës së homoseksualëve për një jetë si gjithë njerëzit e tjerë.

Sunday, May 8, 2016

Shocking Swap Details



(Washington, D.C/Tirana, May 8, 2016) New details have emerged surrounding plans for a large population exchange between the United States and Albania in case Donald Trump takes the White House. According to information leaked from both sides the 2 million or so US citizens who are planning to relocate to Albania would under no circumstance accept to be governed by Albanian politicians. “We are leaving our homes because we don’t see ourselves led by an irresponsible person,” said one of the potential exchangees, who didn’t want to be identified. “This issue is very sensitive for us and we wouldn’t settle for less.” On the other hand, a number of Albanians polled said that they would be happy with any form of government and any kind of politician, as long as they weren’t Albanian.
Following these sentiments, the two countries have planned some political swaps, too. Here are some of the most striking changes planned to take place:
Hillary Clinton is going to replace the current Prime Minister of Albania, Edi Rama. Mr. Rama, on his turn, will take Hilary’s position as President Clinton’s wife.
George Clooney has agreed to take a political role as Speaker of the Albanian Parliament, while Mr. Ilir Meta, the current Speaker will be given an undisclosed position with the US based company Monsanto.
Senator Bernie Sanders will take over as Mayor of Tirana, while Erion Velia is planning to finish his high school education somewhere in Minnesota.
John Kerry is growing a moustache and is expected to become the new President of Albania, replacing Mr. Bujar Nishani who is taking a new role as Superintended of the Trump Tower in Chicago.
Asked about the possibility of a move to the United States, former Albanian President and Prime Minister, Mr. Sali Berisha clearly indicated that he has no intention of moving from his territory and that he will be always there, ready to fight and take power from any kind of government that doesn’t involve him as a Number One. Mr. Berisha, 71 plans to retire from politics in 2045.

US – Albania to swap population



Following reports that around 2 million Americans will leave the United States in case Donald Trump is elected to the White House and that 2 million Albanians have played the US Green Card Lottery, the American Government is considering the possibility of a big swap. If it happens, it will be the largest population exchange in history.
The State Department and the White House are already taking steps to facilitate the move. President Obama has met with the Albanian Prime Minister Edi Rama to discuss the issue in talks that had been held top secret. On his part, Prime Minister Rama has visited the United States twice lately, one of the visits under the guise of “watching an NBA game” in Miami. Reliable sources report this was a cover up for the real purpose of the trip – to discuss the details of relocating 2 million of his compatriots to the United States.
Meanwhile, the US Ambassador to Albania, Mr. Donald Lu is clearing the path for the Americans to arrive. Under the banner of “war against corruption” he is paving the way for a big shift of power in Albanian politics, a shift that will be decided mostly by the 2 million Americans that will arrive. Obviously the incoming Americans would be looking for a liberal government, a concept that doesn’t yet exist in Albania.
It is not yet clear how the swap will be implemented. Will it be in several steps, or in just one big move? Are the Albanian families going to switch homes with the American ones? Who decides who will live where? Apparently these are questions yet to be answered.
Asked about this, Presidential Candidate Donald Trump said that he is very happy for the move. He said that he is confident that the 2 million Albanians who will arrive will be all hard line Republicans. According to polls, most of the Albanian population are enthusiastic supporters of Ronald Reagan, George Bush (Senior and Junior), and the Republican Party in general. Trump calculates that this would be a significant number of voters added in his support when he runs for re-election in five years.