10 Porosite nga George Carlin
Friday, April 22, 2011
Cmimi i Madh "Pinoku" 2011
Arben Kallamata
Çmimi i Madh “Pinoku” që ndahet çdo vit me rastin e 1 Prillit dhe i jepet individëve për ndihmesa të veçanta në fushën e gënjeshtrave, sivjet do t’i jepet Kryepeshkopit të Kishës Autoqefale të Shqipërisë Anastasios Janullatos me motiviacionin: “Për arritje të padiskutueshme të karrierës.”
Është viti i parë që “Pinoku” jepet për arritje ë karrierës. Gjatë gjithë historikut si çmim ndërkombëtar ai është dhënë për gënjeshtarët më të mëdhenj të vitit. Përjashtimi bëhet, sipas shpjegimeve të Kryetarit të Komisionit Ndërkombëtar për Çmimet e Veçanta Geppetto Carlone pasi ndodhemi përballë një rasti fenomenal gënjeshtre 20 vjeçare.
Ata shqiptarë që e kanë kujtesën pak më të fortë se të mizës, nuk do ta kenë të vështirë ta mbajnë mend se 20 vjet të shkuara Janullatos erdhi në krye të kishës së tyre Ortodokse duke e deklaruar veten si të “përkohshëm”. Për të përforcuar idenë e “përkohshmërisë“ së tij, peshkopi i nderuar përhapi edhe idenë se ishte në moshë të madhe dhe i sëmurë.
Gënjeshtrat e Janullatosit mbahen me të drejtë nga më të suksesshmet dhe më jetëgjatat, pasi kanë arritur të zënë vend. Edhe sot e kësaj dite, 20 vjet pas uzurpimit të Kishës Autoqefale Shqiptare nga greku Janullatos shumica shqiptarëve që kanë qënë ende në moshë arsyetimi në kohën e fabrikimit të gënjeshtrës e kanë harruar historinë e tij. Ideja brilante e luajtjes me shumëkuptueshmërinë e mbiemrit “i përkohshëm” konsiderohet e pakrahasueshme nga specialistët e gënjeshtrave.
Një pikë e debatueshme, veçanërisht nga partizanët e teorive konspirative mbetet mosha dhe gjendja shëndetsore e Janullatosit. Ndërsa disa ngulin këmbë që prifti thjesht ka qëlluar i shëndetshëm dhe jetëgjatë, ka zëra që thonë se Janullatosi origjinal ka vdekur me kohë dhe se personi që drejton sot Kishën Autoqefale Shqiptare është thjesht një sozi e tij. Pelerina e zezë, rrasoja, mjekra e gjatë - të gjithë këto elementë e bëjnë edhe më të lehtë zëvendësimin e origjinalit nga sozia. Sipas teoricienëve konspirativë zëvendësimi i Janullatosve me sozi mund të vazhdojë për shekuj, duke i dhënë tjetër kuptim mbiemrit “i përkohshëm” dhe duke përjetësuar kontrollin grek të Kishës Autoqefale Shqiptare.
Sidoqoftë, teoritë konspirative as ia ulin dhe as ia ngrenë vlerën gënjeshtrës së madhe, e cila i ka rezervuar Kryepeshkopit Janullatos një çmim të veçantë karriere këtë vit.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment