10 Porosite nga George Carlin
Tuesday, December 11, 2012
Sunday, December 2, 2012
Gjyshi
Gjyshi im nuk ka qënë një nga ata që kanë firmosur
Dokumentin e Pavarësisë. Gjyshi im nuk ka qënë nga ata që pritën Princ Vidin në
Durrës. Gjyshi im nuk ishte ministër i qeverisë së Fan Nolit, Zogut, dhe as i
ndonjë qeverie tjetër para dhe pas tij. As gjyshja ime nuk ka qënë ajo që qëndiste
flamurin që do të ngrihej në Vlorë, Durrës, Elbasan, Shkodër, apo Tiranë.
Gjyshrit e mij nuk kanë pasur toka, prona, lidhje të rëndësishme, për të qënë
njerëz që ngrinin flamurë, firmosnin dokumentë, organizonin beteja të ashpra
fitimtare. Gjyshrit dhe gjyshërit e mij kanë qënë thjesht disa shqiptarë të
zakonshëm, besoj të ndershëm, që iu lanë bijve dhe bijave të tyre, domethënë
edhe prindërve të mij trashëgim gjuhën shqipe dhe vetëdijen shqiptare. Prindërit
e mij m'i përollën këto mua. A s'kam të drejtë edhe unë ta gëzoj 100 vjetorin e
pavarësisë po aq sa nipi apo mbesa e Filan Bëmëmadhit, Fistek Beut, Firmëtar
Nismëtarit, Themelues Bajraktarit, e gjithë këtyre superpatriotëve që po na
mbysin gjithë këtë kohë? A është 100 vjetori i shpalljes së Pavarësisë festë për
të gjithë shqiptarët, apo vetëm për nipërit dhe mbesat e figurave te ndritura
historike? Jo për gjë, po sikur po na troshitët trutë duke iu rënë papushim
gjokseve nëpër televizorë, gazeta, faqe interneti dhe facebook-u.
Sipas bathëve
Kur të festohet 150 ose 200 vjetori i Pavarësisë njerëzit do
jenë krejt ndryshe nga këta të sotmit - të paktën po aq ndryshe sa jemi ne nga
njerëzit e 100 viteve më parë. Me sa duken bathët, edhe vlerat morale do kenë
ndryshuar ca, ndërkohë që nuk ka asnjë shenjë që të na bindë se do të ndryshojnë
për mirë. Prandaj, po të na duhet të parashikojmë ç'do të ndodhë aty rrotull
150 vjetorit të Pavarësisë, mund të nisemi themi me bindje se Facebook nuk do
ekzistojë më - me siguri që do të jetë zëvendësuar me Assbook. Në Assbook do të
gjesh statuse të tilla (të shoqëruara ose jo me video apo fotografi dhe video
tri-dimensionale):
- Ky është gjyshi im që ka qënë Ministër në inicie të viteve
2000. Manipulonte tendera. Ka fituar aq shumë euro, saqë ka lënë për ne dhe për
fëmijët tanë. Auguri Indipendencën!
- Daja. Një nga xhornalistët më brilante televizivë të
tranzicionit. Kur inicuan televizionet private, u bë nga më të paguarit në
Shqipëri. E dini ç'iu punonte njerëzve të korruptuar? Ua gjente pikën e dobët,
i filmonte (zakonisht me ndonje zuskë) dhe pastaj iu kërkonte para per të mos e
publikuar videon. Vuri pare me thes. Happy 150 Compleanon!
- Kjo këtu, djathtas,
me legen në dorë, është gjyshja ime patrimoniale. Ai bambinoja i vogël në krah është
babai im. Ditën që është marrë fotoja ishte 100 aniversari i Indipendencës. E
mbushën legenin me tortë dhe hëngrën gjithë fisi. Babai, kur u rrit, lavoravi në
doganë.
- E shikoni këtë femrën kuazi nudo këtu? Eshtë sorrela e
gjyshes. Për guston aktuale s'duket gjë, po në tempon e vet ka qënë seks bomba.
Pioniere e operacioneve plastike për implantet e gjoksit. Sa ishte e re punoi
si sekretare për pesë a gjashtë ministra. Pastaj, u matrimonua me një biznesmen
dhe e la punën. U divorcua shpejt. Nuk pati fëmijë, por ama kur vdiq ishte
mjaft e pasur. Na ka lënë gjithë ato para. Njerëz si ajo e kanë bërë Shqipërinë
kjo që është sot.
- E shikoni këtë mashkullin këtu? Vëllai i gjyshit. Sa ishte
ministër - nja dhjetë-pesëmbëdhjetë vjet - mund të ketë ndërroi mbi tridhjetepesë
sekretare. Gjashtë muaj maksimumi dhe hë - tjetra.
- Ja edhe gjyshi im. Politikan me nam. Në kohë të komunizmit
ishte anëtar i Partisë së Punës. Pastaj u bë Social-demokrat. Më vonë kaloi me
Aleancën Demokratike, me Ballin, me Republikanen, me Partinë e Mbretit, me
Kristian Demokratët, me Aleancën Kuq e Zi, me aleancën Blu-Jeshil, me Aleancën...Nuk
numërohet sa parti ka ndërruar. Gjashtë herë deputet. Mjeshtër i vërtetë.
Gjyshi vuri themelet e demokracisë dhe shtetit ligjor në Shqipëri.
- Kjo është teze-madhja. I thomi "teze", pavarësisht
nga brezat. Ja, kjo ishte ajo që i piu gjakun atij shikasit mu në mes të
sheshit në Vlorë në 1997tën. Më vonë u bë deputete. Hajde fis, hajde! Na
nderojnë të gjithë. Nipërit dhe mbesat e saj të gjithë ambasadorë e drejtorë
drejtorie u bënë.
Ndërkohë, të gjitha statuset e Assbook-ut do të jenë të shoqëruara
nga komente si:
- Uau! E papame!
- Të puç fort! Puç-puç!
- Të jeni krenar për gjyshin! I papam!
- Normal! I papam!......
Lum kush të rrojë, ta shohë Zonjë!
Friday, October 26, 2012
Historia e Kurban Bajramit
Sipas traditës islamike, rreth katërmijë
vjetë më parë lugina e Makës (ajo që sot përbën Arabinë Saudite) ishte një vend
i thatë, shkëmbor dhe i pabanueshëm. Zoti e kishte këshilluar Abrahamin (ose
Ibrahimin në Arabisht) të merrte gruan Haxhir (Hagar) dhe djalin e vetëm
Ishmael (Ismail) që nga toka e Kanaanit dhe t'i sillte në Arabi
Kur pa se Ibrahimi po bëhej gati për t'u
kthyer në Kannaan, Hagar e pyeti: "Po ne, po na le këtu që të vdesim? Zoti
të ka dhënë porosi të na lësh këtu?" Ibrahimi iu kthye gruas përballë.
Ndihej aq i mjerë sa s'fliste dot një fjalë. Bëri me dorë nga qielli, si për të
thënë që këtë ia kishte kërkuar Zoti. Hagar i tha: "Mirë, atëherë, mund të
shkosh. Zoti s'ka për të na shkuar dëm." Megjithë sasinë e madhe të
ushqimeve dhe ujit që iu kishte lënë Ibrahimi, shumë shpejt Haxhireja dhe
Ismaili mbetën pa gjë dhe filluan të ndjejnë shenjat e etjes dhe urisë.
E dëshpëruar për ujë, Hagar iu ngjit dhe
zbriti shtatë herë dy kodrinat e quajtura Al-Safa dhe Al Marwah. Më në fund,
ajo u plas e rraskapitur në krah të foshnjes Ismail duke iu lutur Zotit për
shpëtim. Për çudi, nga toka përpara këmbëve të foshnjes Ismail filloi të burojë
një krua uji. Sipas disa rrëfimeve të tjera, uji nuk doli vetë, por e nxorri
ëngjëlli Gabriel (Xhibrail) që e goditi tokën fort dhe bëri të dalë ujë me
shumicë. Gjithë ai ujë, që njihet si Pusi Zamzam, jo vetëm që ua shuajti etjen,
por edhe iu mjaftoi për ta shkëmbyer atë me ushqim me endacakët që kalonin aty
pari.
Disa vjet më vonë Ibrahimi mori udhëzime nga
Zoti që të kthehej nga Kanaani dhe të ndërtonte një faltore pranë pusit të Hagar
(Pusit Zamzam). Ibrahimi dhe Ismaili ngritën një ndërtesë prej gurësh dhe llaçi
- e njohur si Kaaba - që do të bëhej vendi ku mblidheshin të gjithë ata që
kërkonin të forconin besimin te Zoti. Me kalimin e viteve, Ismaili mori
statusin e profetit (Nubuwwah) dhe ishte ai që do t'i jepte bredharakëve të
shkretëtirës mesazhin e nënshtrimit ndaj Zotit. Shumë shekuj më vonë, në sajë
të burimit të saj të pashterrshëm të ujit, pusit të Zamzamit, Meka do të
kthehej në një qytet shkretëtire të lulëzuar dhe një qendër e rëndësishme
tregëtare.
Një nga provat më të forta në jetën e
Ibrahimit ishte kur atij iu desh të zbatonte urdhërin e Zotit për t'ia
përkushtuar atij pronën e tij më të shtrenjtë, djalin e vetëm. Me ta dëgjuar
urdhërin ai u bë gati t'i nënshtrohej vullnetit të Zotit. Në kohën kur po bëhej
gati, Satani (Shejtani) u përpoq ta fuste në ngasje Ibrahimin dhe familjen e
tij, duke kërkuar t'i bindte që të mos e zbatonin urdhërin e Zotit. Por
Ibrahimi e dëboi Shejtanin duke i gjuajtur me plisa. Në kujtim të mohimit të
Shejtanit, një nga ritet e Haxhit është që njerëzit iu gjuajnë me plisa disa
shtyllave që simbolizojnë Shejtanin.
Kur Ismaili ishte rreth 13 vjeç (dhe Ibrahimi
99), Zoti vendosi që t'ua vinte publikisht në prove besimin. Ibrahimi filloi të
shihte herë pas herë të njëjtën ëndërr, në të cilën Zoti e urdhëronte që ky
t'ia ofronte djalin e vet si sakrificë - një veprim i papërfytyrueshëm - pra të
sakrifikonte djalin e vet të vetëm, që Zoti ia kishte dhënë pas gjithë atyre
viteve lutjeje. Abrahami e dinte që ëndrat e profetëve kanë frymëzim hyjnor dhe
se ato përbënin një nga mjetet me të cilat Zoti komunikonte me profetët. Kur e
kuptoi qartë se çfarë domethënie kishin ëndrrat, Ibrahimi vendosi ta vinte në
jetë urdhërin e Zotit dhe ta ofronte Ishmaelin për sakrificë.
Megjithëse ishte gati të sakrifikonte gjënë më
të shtrenjtë për hir të Zotit, ai s'mund të shkonte dhe ta tërhiqte të birin
zvarrë deri te vendi i sakrificës pa miratimin e tij. Duhej biseduar edhe me
vetë Ismailin nëse ky do të ishte i gatshëm që të hiqte dorë nga jeta për t'i
plotësuar urdhërin Zotit. Kjo bisedë do të ishte një provë e madhe e pjekurisë
së besimit, dashurisë dhe përkushtimit të Ismailit për Zotin, e gatishmërisë
për t'i shërbyer të atit dhe për të sakrifikuar jetën e vet për hir të Zotit.
Ibrahimi ia paraqiti çështjen të birit dhe e
pyeti se ç'mendonte ai për ëndrrat që ky kishte parë për therrjen e tij.
Ismaili nuk tregoi asnjë shenjë ngurrimi apo prapamendimi, qoftë edhe për një
çast të vetëm. Ai tha: "Baba, bëj atë që të kanë urdhëruar të bësh. Mua do
të më kesh gjithmonë të qetë dhe të duruar, Inshallah." Përgjigja e tij e
pjekur, kuptimi i tij i thellë i brendisë së ëndrrave të të atit, përkushtimi
ndaj Zotit, dhe së fundi gatishmëria e tij për të sakrifikuar jetën e tij për
hir të Zotit ishin të papara.
Ibrahimi nuk duronte dot ta shihte të birin
duke vdekur, prandaj edhe mbuloi sytë. Kur ia preu fytin Ismailit dhe hoqi
shaminë me të cilën kishte zënë sytë, ai u habit që pa Ismailin aty pranë të
paprekur dhe, në vënd të tij, ishte shtrirë i ngordhur një dash të cilin ai
vetë sapo e kishte therrur. Me gatishmërinë për të vënë në jetë urdhërin e
Zotit Ismaili e kishte kaluar provën.
Si shpërblim për sakrificën, Zoti i dha
Ibrahimit lajmin e gëzuar të lindjes së djalit të tij të dytë, Isakut.
Ibrahimi kishte vërtetuar se dashuria për
Zotin i tejkalon të gjitha: se ai ishte i gatshëm të jepte edhe jetën e vet,
edhe jetën e njerëzve të tij më të dashur si shenjë nënshtrimi ndaj urdhërit të
Zotit. Muslimanët e përkujtojnë çdo vit këtë vepër sakrifice përmes Kurban
Bajramit.
Koment (sipas meje):
Çfarë
festohet me rastin e Kurban Bajramit? Kujt i gëzohen njerëzit që e përkujtojnë
një herë në vit? Sa njerëz e vrasin mendjen për të pyetur se ç'kuptim ka kjo
festë dhe përse duhet të gëzohem? A i shkon mendja njeriu të thotë se kjo festë
përkujton rastin e një babai që kishte vendosur të therrte në mënyrën më të
pashpirt djalin e tij të vetëm? Për t'iu përgjigjur këture pyetjeve le të
shohim pak kuptimin e vërtetë të historisë së Ibrahimit dhe Ismailit.
Në
lidhje me këtë histori, njerëzit ndahen në pesë kategori:
1.
Ata nuk e kanë lexuar dhe nuk e dijnë.
2.
Ata që e kanë lexuar dhe besojnë që ka ndodhur.
3.
Ata që e kanë lexuar dhe nuk e besojnë që ka ndodhur.
4.
Ata për të cilët s'ka rëndësi nëse e besojnë apo jo, ose s'ka rëndësi nëse e
kanë lexuar apo jo, por ka rëndësi mesazhi që ajo përcjell.
5.
Natyrisht, janë edhe besimtarët e feve të Krishtera dhe Hebraike, të cilët janë
të bindur që nuk ishte Ismali, por Isaku ai që do të sakrifikohej (por kjo nuk
e ndryshon shumë thelbin e diskutimit).
Unë
i përkas grupit të njerëzve që nuk e besojnë. Ose, më saktë mund të them që e
besoj po aq sa mund të besoj edhe histori të tjera të të njëjtës kohë,
domethënë rreth katërmijë vjet të shkuara - historitë e Zeusit dhe perëndive
greke; përrallave me Qiklopin, Sirenat që i këndonin Ulisit, Bëmat e Herkulit,
e të tjera rrëfenja simbolike nga antikiteti që janë ndryshuar e përpunuar
gojarisht brez pas brezi për mijëra vjet, pastaj janë ngurtësuar në libra të
shenjtë e jo të shenjtë.
Ndërkohë
ka shumë nga ata që besojnë se kjo histori ka ndodhur vërtet -- ka nga ata që e
besojnë me pikë e me presje, ka edhe nga ata që e pranojnë në vija të
përgjithshme. Nga përvoja ime, ata që e besojnë, çfarëdo lloj arsyetimi logjik
që t'iu japësh për t'iu vërtetuar se kjo histori nuk mund të jetë e vërtetë e
hedhin poshtë me këmbëngulje. Mohojnë edhe arsyetimin që Zoti, po të donte, mund
të gjente rrugë të tjera veç ëndrrave për të komunikuar me Ibrahimin; mohojnë
edhe arsyetimin që katërmijë vjet më parë, kur jeta e njeriut s'i kalonte të
pesëdhjetat, do të ketë qënë krejtësisht e pamundur për Ismailin që të kishte
fëmijë në moshën 99 vjeç; mohojnë edhe arsyetimin që komunikimet me zotin janë
më tepër pjellë e imagjinatës dhe nuk mund të vërtetohen asnjëherë; apo
arsyetimin që nuk mund të merret si e mirëqënë dëshmija e një plaku 99 vjeçar që
ka dashur të vrasë të birin dhe justifikimi se kështu e urdhëroi zoti në ënërr
- se kjo nuk pranohet as sot në asnjë gjykatë të botës, dhe nuk mund ta pranosh
nga një gojëdhënë katërmijëvjeçare.
Me
një fjalë përpjekja për nxjerrë nëse kjo histori ka qënë apo jo e vërtetë nuk
jep frut. Ata që e besojnë, e besojnë. Pikë. Pra unë s'po zgjatem me të dhe po
i kthehem mesazhit që mund të nxjerrësh prej saj, pasi ai më duket më i
rëndësishëm.
Mesazhi
ose ideja e një historie ka të bëjë me kuptimin që nxjerr prej saj. Mesazhin
mund ta nxerrësh duke e dëgjuar ose lexuar historinë drejtpërdrejt dhe pastaj
duke u menduar dhe duke u përpjekur t'i përgjigjesh pyetjes: Ç'kuptim ka kjo që
sapo lexova ose dëgjova? Por, nga ana tjetër, nëqoftëse përton, nëqoftese nuk
di të lexosh, nëqoftëse nuk të ka rënë ndonjëherë në dorë historia, nëse nuk
merr mundimin të gjykosh dhe arsyetosh, atëherë mund të dëgjosh interpretimin
që i bëjnë historisë të tjerët për ty. Kam përshtypjen se shumica e atyre që e
mbështesin mesazhin që përcjell këtë histori kanë dëgjuar më parë interpretimin
e mesazhit të saj nga dikush tjetër - një i rritur në familje, një njeri i fesë
i specializuar për interpretime të tilla - hoxhë, imam, baba teqeje, prift,
raba. Ky mesazh, sipas interpretuesve fetarë është: Me veprën e tij Ibrahimi vërtetoi se dashuria për
Zotin i tejkalon të gjitha.
Nuk
e di sa njerëz që kanë një minimum ndjenje njerëzore dhe që kanë pasur fatin të
rrisin fëmijë janë të gatshëm ta pranojnë thellë thellë në vetvete idenë e vërtetë
makabre që përcjell kjo histori. Të qënit i gatshëm për të vrarë një qenie të
pafajshme njerëzore, aq më tepër birin tënd, vetëm e vetëm se kjo të është kërkuar
në ëndërr nga një krijesë imagjinare e mbinatyrshme, është thjesht kriminale.
Akti i sakrifikimit të një njeriut është në kundërshtim të plotë me çdo instikt
prindor, njerëzor apo shtazarak; në kundërshtim të hapët me të qënit njeri, me
thelbin e rikrijimit dhe vazhdimësisë së jetës; me filozofinë e mbijetesës së
species njerëzore, të çdo lloj specieje që popullon këtë planet. Sakrifikimi,
vrasja, therja në grykë e fëmijës tënd të pafajshëm, pa asnjë arsye logjike (në
të vërtetë, asnjë arsye logjike nuk do ta justifikonte një veprim të tillë),
është i papërfytyrueshëm.
Mesazhi
i kësaj historie përcillet përmes personazheve të saj. Ja ç'na dalin ata po t'i
shqyrtojmë me një logjikë të ftohtë:
Ibrahimi,
një plak i çmendur, kriminel, që fillimisht braktis gruan dhe fëmijën në mes të
shkretëtirës, pa ujë, pa ushqim, dhe ikën për të shpëtuar prapanicën e vet. Kur
e shoqja i kërkon të pohojë nëse këtë ja ka diktuar Zoti apo jo (që duket të
ketë qënë justifikimi i tij edhe për veprime të tjerë të mëparshëm), ai
shtanget dhe s'di ç'të thotë. Më vonë ky vrasës patologjik del me idenë e
therrjes së të birit, dhe përpiqet t'i mbushë mendjen edhe atij se kjo është e
vetmja rrugë që duhet ndjekur, pasi ai e ka parë në ëndërr. Për krimet e tij
dekorohet si profet dhe shpërblehet me një djalë të dytë në moshën 99 vjeçare.
Ismaili:
Një djalosh i indoktrinuar, pa asnjë mendim të vetin, i gatshëm të sakrifikohet
për diçka që ai s'e ka të qartë dhe, ajo që është më e çuditshmja, as që kërkon
ta ketë të qartë. Edhe ky merr titullin e profetit dhe fillon të shpërndajë te
të tjerët idenë se bindja ndaj një krijese imagjinare është më e rëndësishme se
jeta e njeriut, më e rëndësishme se jeta e pjestarëve të familjes.
Hagar:
Gruaja e Ibrahimit, paksa dyshuese ndaj tij dhe historive të tij me komunikimet
me zotin. Sidoqoftë, e zonja në tregëti ajo arrin të shkëmbejë ujë me ushqime,
gjë që është e kuptueshme për kushtet e shkretëtirës. Në këtë histori të
librave fetarë ajo trajtohet siç trajtohen të gjithë gratë nga librat e shenjtë
-- si qenie e dorës së dytë. Faktikisht, sakrifikimi i Ismailit nuk është vetëm
sakrifikim i djalit të Ibrahimit, është edhe sakrifikim i djalit të saj. Por atë
nuk e pyet njeri. Ndjenja e saj si nënë, mendimi i saj për sakrifikimin e
djalit të vetëm nuk ka pikë rëndësie. Rëndësi ka çfarë thonë burrat.
Shejtani:
ky ish-ëngjëll i Zotit, që në raste të tjera është aq i fuqishëm sa të tundojë
njerëzit dhe t'i tërheqë ata nga rruga e Zotit, portretizohet si një qen
rrugësh i zakonshëm, të cilin mund ta largosh tutje duke i gjuajtur me plisa -
jo me gurë, me plisa. Hollë-hollë, Shejtani është i vetmi karakter i arsyeshëm
dhe njerëzor këtu. Ai përpiqet t'i mbushë mendjen Ibrahimit të mos therrë të
birin. Për këtë, atij i gjuajnë me plisa. Jo vetëm kaq, por edhe simbolit të
tij ka njëmijë e ca vjet që i gjuajnë me plisa.
Zoti:
S'ka dyshim se personazhi më negativ, më i pashpirt, më aventurier, më i
papërgjegshëm, më cinik dhe më i megalloman në historinë e kurban bajramit del
Zoti (gjithmonë i përmbahemi idesë që s'ka rëndësi nëse e besojmë apo jo vërtetësinë
e historisë në fjalë, dhe po merremi vetëm me mesazhin që ajo përcjell. Në këtë
rast, kur unë analizoj Zotin si koncept, analizoj Zotin-personazh te kesaj
historie). Zoti i kësaj historie i ngjan më shumë një kryemafjozi, që jep
urdhëra për likujdime. Ai i kërkon një babai të provojë besnikërinë e tij duke
sakrifikuar të birin - duke ia bërë të birin kurban atij vetë. Jo, asnjë
kryetar mafje nuk besoj se ka arritur deri këtu. Zoti është edhe më i pashpirt.
Ai është gjithashtu aventurier, i papërgjegjshëm dhe cinik, pasi nuk e vret
mendjen fare për ndjenjat e tjetrit. Mbi të gjitha, Zoti paraqitet si
megalloman, vanitoz i etur për lavdi, një krijesë që s'jeton dot pa lutjet dhe
përuljen njerëzore, një krijues që i kërkon vazhdimisht nënshtrim dhe shprehje
besnikërie krijesave që ka krijuar vetë. Në këtë vështrim Zoti del edhe shumë i
pasigurt në vetvete. Ai tregon dukshëm se vuan nga kompleksi inferioritetit.
Besimtarët
ngulin këmbë se Zoti i di të gjitha. Nëqoftëse kjo është e vërtetë, përse i
duhej Zotit ta vinte në provë Ibrahimin, kur ky, si Zot që i di të gjitha,
duhet ta ketë ditur fare mirë se sa i bindur dhe i përkushtuar ka qënë ky
njeri? Çfarë Zoti është ky që i kërkon tjetrit të braktisë gruan dhe foshnjen
midis dy kodrave në mes të shkretëtirës? Çfarë Zoti është ky që zgjedh ëndrrat
si mënyrë komunikimi ndërkohë që ka aq fuqi sa t'i ndërrojë vendet djalit që po
theret me thikë, me një dash pa këmborë? Çfarë Zoti është ky që urdhëron
tjetrin të therë fëmijën e vet?
Ata
që e kanë sajuar këtë histori kanë pasur dy difekte të mëdha: Së pari, vlerat e
tyre njerëzore, morale, paraqiten si tepër të dyshimta. Ndoshta këto vlera kanë
qënë të pranueshme katërmijë vjet më parë. Në ditët e sotme ato tingëllojnë
qesharake, kur nuk merren seriozisht, dhe të përbindshme, nëse merren
seriozisht. Së dyti, kanë pasur një imagjinatë për të ardhur keq. Sa për mjeshtërinë
në përpunimin e detajeve të historisë, për këtë as që mund të bëhet fjalë.
Sidoqoftë,
Kurban Bajrami, përkujtimi vjetor i kësaj ndodhie të pështirë dhe të
pamoralshme, festohet sot nga rreth një miliard njerëz në botë. Një pjesë e
tyre nuk dijnë çfarë festojnë. Të tjerët e dijnë gabim. Fatmirësisht, pjesa më
e madhe kujtojnë se festojnë diçka të mirë dhe të moralshme, sepse kështu iu
është paraqitur. Por ka edhe nga ata që këtë idenë e sakrifikimit të vetes dhe
të të tjerëve e marrin shumë seriozisht. Këta janë ata që iu hipin avjonave dhe
iu bijen ndërtesave, duke marrë më qafë me mijëra njerëz të tjerë në emër të
një Zoti që, në rastin më të mirë është inekzistent, ndërsa në rastin më të
keq, është i pashpirt dhe anti-njerëzor. Sidoqoftë, unë mora mundimin ta
përktheja historinë vetëm që të bëhej pak me e lexueshme dhe e kuptueshme për
ata që lexojnë dhe kuptojnë shqip.
Emërtimi (Sipas Wikipedias)
Emërtimi arab "Festa e
Sakrificës", ‘Eid ul-’Aḍḥā është huazuar edhe në gjuhë të
tjera Indo-Ariane si Hindi, Urdu, Gujarati dhe Bengali, apo gjuhët
Austroneziane si malai dhe indonezisht (në këtë të fundit shkruhet Idul
Adha ose Iduladha).
Për "sakrificën" në arabisht
përdoret edhe një fjalë tjetër, Qurbān (Arabic: قربان), fjalë e cila është huazuar në Persishten
Standarte dhe atë Dari si عید قربان (Eyd-e Ghorbân), në Persishten Taxhike si Иди Қурбон (Idi Qurbon), në gjuhën Kazake si Құрбан айт (Qurban ayt),
në Uyghur si Qurban Heyit, si edhe në gjuhë të ndryshme
Indo-Ariane si për shembull në Bengali me কোরবানির ঈদ Korbanir Id.
Gjuhë të tjera kanë ndërthurur fjalën arabe qurbān me fjalë të tyret për kuptimin e
"festës", si për shembull në gjuhën kurde (Cejna Qurbanêë10]), në Pashto (د قربانۍ اختر da Qurbānəi Axtar),
në turqisht (Kurban Bayramı), në Turkmenishte (Gurban Baýramy),
në Azeri (Qurban Bayramı), në gjuhën tatare (Qorban
Bäyräme), në shqip (Kurban Bajrami), në Serbo-Kroatishten e
Bosnjes (Kurban bajram, Курбан бајрам), në rusisht (Курбан-байрам),
në bullgarisht dhe maqedonisht (Курбан Бајрам), në gjuhën
Mandarin të Kinës (古尔邦节 Gúěrbāng Jié), dhe në malai dhe indonezisht (Hari
Raya Korban, Qurbani).
Eid al-Kabir, është një emërtim tjetër
që në arabisht ka kuptimin "Eid e Madhe" (ndërkohë që Eid e Vogël
është Eid al-Fitr]). Ky emërtim përdoret në Jemen, në Siri dhe në Afrikën e
Veriut (Marok, Algjeri, Tunizi, Libi, dhe Egjipt). Ai është huazuar
drejtpërdrejt në frëngjisht si Aïd el-Kebir. Përkthimet e "Eid
e Madhe" apo "Bajrami
i Madh" përdoren në Pashto (لوی اختر Loy Axtar),
Kashmiri (Baed Eid), Hindi dhe Urdu (Baṛī Īd),Tamil (Peru
Nāl, "Great Day") dhe Malajalam (Bali Perunnal,
"Dita e Madhe e Sakrificës").
Disa emërtime e lidhin festën edhe faktin që
ajo përkon me kohën e Haxhillëkut. Emërtime të tilla përdoren në gjuhët malai
dhe indoneziane (Hari Raya Haji "Dita e Festimit të
Haxhit", Lebaran Haji), dhe Tamil (Hajji Peru Nāl).
Në viset ku flitet Urdu dhe Hindi, festa
quhet edhe Bakr Īd, që
vjen nga fjala bakrī,
"dhi", për shkak të traditës së sakrifikimit të një dhije në Azinë
Jugore. I njëjti emërtim është huazuar edhe nga gjuhë të tjera, si Tamil Bakr Eid Peru Nāl.
Ndër emërtimet e tjera lokale mund të
përmenden ato në gjuhën Mandarin të Kinës: 宰牲节 Zǎishēng Jié ("Festa e Therrjes së
bagëtive") apo Tfaska Tamoqqart në gjuhën
Berbere, apo Djerba, Tabaski dhe Tobaski në Wolof, Babbar Sallah në gjuhët
nigerishte, Pagdiriwang ng Sakripisyo në gjuhën filipine
dhe ciida gawraca në somalisht.
Eid al-Adha ka edhe emra të tjerë jashtë
botës islamike. Më së shumti emërtimi i saj vetëm sa është përkthyer, si për
shembull në anglisht Feast of
the Sacrifice, në gjermanisht Opferfest,
në hollandisht Offerfeest,
në rumanisht Sărbătoarea
Sacrificiului, në hungarisht Áldozati ünnep. Në spanjisht ajo
njihet si Fiesta del Cordero ("Festa e Qingjit").
Saturday, September 22, 2012
Hë për Hë
Hoxhët për Hollivudin - një nismë e re për në mbrojtje të ndjenjave të muslimanëve dhe për të shmangur zemërimin popullor.
Qeveria e Shteteve të Bashkuara dhe Akademia e Arteve dhe Shkencave Filmike kanë nisur bisedimet me qeveritë e Libisë, Egjiptit, Jemenit, Iranit, Pakistanit, Somalisë dhe Arabisë Saudite për të emëruar një numër hoxhallarësh si mbikqyrës të industrisë amerikane të filmit.
Si rezulatat i protestave të popullsisë muslimane kundër mungesës së kontrollit të qeverisë amerikane mbi prodhimin e filmave që fyejnë Islamin, grupi i 7 vendeve islamike (GI7) ka kërkuar urgjentisht marrjen e masave për të vënë në kontroll industrinë e filmave në Shtetet e Bashkuara.
Përfaqësues nga 7 vende islamike, si edhe nga SHBA dhe Akademia e Arteve dhe Shkencave Filmike u takuan në Dubai për të diskutuar kushtet e emërimit të një numri hoxhallarësh që do të "mbikqyrin industrinë filmike." Takimi është koduar si Samiti G17-US-AMPAS.
Në Hollivud ka pasur zëra të shkëputur kineastësh të pakënaqur, që kanë shprehur shqetësimin se ky hap do të kufizojë lirinë, duke lënë të kuptohet se kjo mund të kthehet në një formë censure që do të ngjushtojë hapësirën e shprehjes artistike. Megjithatë, përfaqësuesit e G17 ngulin këmbë se në kushtet e sotme masa të tilla janë të domosdoshme dhe se të gjithë duhet të sakrifikojnë nga pak për hir të paqes dhe bashkëpunimit.
Një përfaqësues i Departamentit të Shtetit deklaroi se hapa të tillë janë të nevojshëm për të siguruar jetën e personelit diplomatik amerikan. Sekretari i Shtypit për Shtëpinë e Bardhë Jay Carney u përpoq të shpjegojë se kjo masë nuk ka të bëjë fare me censurën. Hoxhallarët do t'i lejojnë industrisë amerikane të filmit liri të plotë shprehjeje, me përjashtim të temave që mund të jenë fyese për islamin dhe që shkojnë në kundërshtim me ato që i shohin si vlera themelore të fesë së tyre dhe të Kuranit.
Një programi i përbashkët qeveritar midis Arabisë Saudite dhe Iranit ka marrë përsipër të mbulojë të gjitha shpenzimet e programit të ri, i cili hë për hë do të quhet "H për H" (Hoxhallarët për Hollivudin). Kjo do të thotë se shpenzimet e jetesës dhe rrogat e personelit fetar që do të emërohet pranë Hollivudit, si edhe shpenzimet për veprimtarinë e të gjithë programit do të mbulohen krejtësisht nga dy vendet islamike, pa i kushtuar asnjë qindarkë taksapaguesve amerikanë.
Samiti GI7, me pjesmarrjen e përfaqësuesve nga qeveria amerikane dhe Akademia e Arteve dhe Shkencave Filmike po diskutojnë tani hollësitë e vënies në jetë të procesit të kontrollit. Sipas raporteve, dje u ra dakort që secili nga vendet pjesmarrëse të GI7 do të emëronte nga një hoxhë, me përjashtim të Iranit, i cili do të përfaqësohet me një Ajatullah. Përkohësisht, të 7 klerikët e lartë do të akreditohen me Shoqatën e Shtypit të Huaj në Hollivud.
Labels:
e verteta,
feja,
historia,
interpretimi,
kuptimi,
kurban bajrami,
sakrifica,
shpjegimi
Sunday, September 16, 2012
Imams for Hollywood
A new initiative to protect feelings of Muslims and avoid rage.
The US Government and the Academy of Motion Pictures Arts and Sciences have started joined negotiations with the governments of Libya, Egypt, Yemen, Iran, Pakistan, Somalia and Saudi Arabia over the appointment of several imams as overseers of the American Film Industry.
Following the protest of Muslim people against the US Government’s lack of control over the production of movies that are insulting to Islam, the group of 7 Islamic countries (GI7) have demanded urgent measures to control the film industry in the United States.
Representatives from the 7 Islamic countries, the US and the Academy of Motion Pictures Arts and Sciences met in Dubai to discuss terms and conditions for assigning a number of Imams who would “oversee the film industry”. The meeting is called the “GI7-US-AMPAS Summit”.
A few film-makers in Hollywood have mildly expressed concerns about the infringement of artistic right, hinting that this might be a form of censorship that might somehow limit their artistic expression. However, the GI7 representatives insisted that such a measure is indispensable under the new circumstances and that everyone has to make some kind of sacrifices for the sake of peace and cooperation.
A Department of State Representative declared that such a step is necessary to guarantee the lives of the diplomatic personnel abroad. White House Press Secretary Jay Carney made extra efforts to explain that this is by no means censorship. The Imams will allow a complete freedom of expression for the movie industry, except for the content that is insulting to Islam or that goes against what they would consider to be the fundamental values of their religion and the Quran.
A joined governmental program between Saudi Arabia and Iran have undertaken to cover all the expenses the new program which is temporarily called “I 4 H” (Imams for Hollywood). This means that the living expenses and the salaries of all the appointed religious personnel, as well as the cost of operation for the new program will be covered completely by these two countries, at no cost to the American taxpayers.
The GI7 Summit, with the participation of representatives from the US Government and the Academy of Motion Pictures Arts and Sciences are now discussing details of how the process of control will be implemented. According to reports, yesterday it was agreed that each of the member countries of the GI7 would appoint one imam, with the exception of Iran, which will be represented by an Ayatollah. Temporarily, the 7 high clerics will be accredited with the Hollywood Foreign Press Association.
Labels:
atheism,
censorship,
film industry,
freedom,
Islam,
parody,
protests,
religion
Saturday, September 15, 2012
Sam Bacile Enters North Korean Embassy
Film-maker Sam Bacile, also known as Alan Roberts has reportedly entered the North Korean embassy in Mexico City, Mexico. Mr. Bacile, producer and director of Innocence of Muslims, whose Youtube debut caused upheaval in some Muslim countries fears that his life is in danger and risks severe punishment in the United States.
The office of the United Nations High Commissioner for Human Rights has not been available for comments after reports that the United States, in retaliation for the damage caused to their foreign policy by the release of the movie on Youtube, as well as the loss of human life, will seek prosecution for Mr. Bacile and immediate public punishment. To ease tensions with protesting Muslims, Washington has pledged to severely punish the author of the insulting movie, a punishment that, according to a legal representative of Mr. Bacile can go as far as death penalty. In response to the Federal Government's request, several states have offered to re-install more traditional forms of punishment, including hanging, shooting, and quite possibly, stoning - forms that would suit with the cultural standards of the angry Muslims. Some groups in Mississippi and Louisiana have offered to lynch Mr. Bacile the old Southern style, but there is no evidence that these offers have been accepted by the White House.
Article 14 of the Universal Declaration of Human Rights states: "Everyone has the right to seek and to enjoy in other countries asylum from persecution." However, it is not clear whether the Mexican government will allow Mr. Basile to be safely escorted to North Korea, or it will bow to the US pressure to hand him over to the FBI.
A legal representative for Mr. Basile stated under conditions of anonymity that his client has chosen North Korea as the only place on Earth where he feels it is safe to express artistic ideas without fear of retaliation. Mr. Basile claims that United States has found it easier to sacrifice freedom of expression and freedom of speech, than to resist pressure from Muslim protesters and risk the lives of other diplomatic personnel in the Middle East.
Following the latest move from the US Government, many Hollywood celebrities are considering converting to Islam. Negotiations have started to assign a number of Imams as part of the Hollywood Press Corps. It is believed that a group of Imams, Sheiks, and quite probably an Ayatollah will soon oversee the film industry in the United States.
Mr. Kim Yong Be, a spokesperson for the Ministry of Foreign Affairs in Pyongyang declared that the North Korean government is happy to offer Mr. Basile and whoever else seeks refuge to their country a place where they will not only live a prosperous and happy life, but also enjoy unconditional freedom of expression. The Association of North Korean Independet Film Makers (ANKIFM) are urging their government to expedite Mr. Basile’s move from Mexico City to Pyongyang.
Sunday, September 9, 2012
Bibla dhe Seksi
Këtë të Diel Pastori i Kishës sonë kishte vendosur ta bazonte sermonin e rradhës në temën "Bibla dhe Seksi." Përshtypje të veçantë më bëri pjesa e mëposhtme e marrë nga Gjeneza, të cilën unë nuk guxoj ta përkthej, prandaj po e sjell në Anglisht: "And Er, Judah's firstborn, was wicked in the sight of the LORD; and the LORD slew him. And Judah said unto Onan, Go in unto thy brother's wife, and marry her, and raise up seed to thy brother. And Onan knew that the seed should not be his; and it came to pass, when he went in unto his brother's wife, that he spilled it on the ground, lest that he should give seed to his brother. And the thing which he did displeased the LORD: wherefore he slew him also." (Genesis 38:7-10). Meqënëse pastori e paralajmëroi grigjën që të ishin të përgatitur dhe të mos skuqeshin nga ato që do të dëgjonin, shumë nga të pranishmit nuk u skuqen. Sidoqoftë, nuk ishin të paktë ata që u zverdhën. Dënimi i Zotit për Onanin është i tmerrshëm, po të kesh parasysh se faji i tij i vetëm ishte që nuk "download-oi" aty ku duhet. Jo vetëm kaq, por në jetë të jetëve në fjalor ka mbetur shprehja "onanizëm", që pasaktësisht lidhet me një proces tjetër.
Pastaj Pastori filloi të fliste për incestin, duke u përpjekur të na mbushë mendjen të gjithëve se Kisha e mbështet atë plotësisht. Si argument ai solli disa pasazhe nga Bibla:
1. Gjeneza 2-23 - Dhe tha Adami, kjo është kockë nga kockat e mija, është mish nga mishi im: këtë do ta quaj Grua, sepse ka dalë nga burri.
2. Gjeneza 4:1-2 - Dhe Adami e njohu Evën si grua; prandaj Eva mbeti me barrë dhe polli Kainin, dhe tha, këtë njeri e kam dhuratë nga ZOTI. Pas kësaj ajo polli edhe vëllain e tij, Abelin. Dhe Abeli doli që ishte çoban, ndërsa Kaini kishte qëlluar bujk.
3. Gjeneza 4:17 - Dhe Kaini e njohu gruan e vet; ajo mbeti me barrë dhe polli Enokun...
Pasi i solli këto pjesë nga Bibla, Pastori shpjegoi se folja "e njohu" (Anglisht "knew") në Bibël përdoret në kuptimin "bëri seks me", ose "e shkërdheu", ose ndonjë fjalë tjetër në shqip që mund të përkthej nga folja Anglisht "fuck". Pas kësaj Pastori shpjegoi me hollësi se dy njerëzit e parë që krijoi Zoti dhe iu tha të shumoheshin ishin Adami dhe Eva (ose Ademi dhe Havaja, sipas një libri tjetër), dhe se këtyre të dyve Zoti iu tha "shumohuni", domethënë "njihuni, mbarsuni, dhe pillni". Sipas Biblës (dhe atij librit tjetër) Zoti nuk krijoji ndonjë femër tjetër nga balta, ose nga ndonjë brinjë tjetër e Adamit. Prandaj i bije që Kaini dhe Abeli të jenë "njohur" mirë me Evën, domethën me nënën e tyre.
Natyrisht, në këtë pikë të sermonit pati edhe nga ata që u skuqën - por këtë mund ta vije re vetëm duke e mbajtur kokën lart, jo si shumica e grigjës që i mbante sytë përtokë. Pati tek tuk edhe të vjella, por këto ishin shumë të rralla.
Por sytë ulur mund t'i mbante shumica e besimtarëve, por jo Pastori, i cili i vinte re të gjitha dhe nuk linte rast pa komentuar. Ai iu foli ashpër besimtarëve, duke iu thënë se ata nuk duhet të viheshin në siklet nga fjalët e Biblës, sepse ato ishin fjalët e Zotit vetë dhe se vetë Zoti ka pasur një qëllim të caktuar në shpalosjen e talentit të tij pornografik. Për shembull, tha Pastori, le të marrim një pjesë nga Ekzekiel 23 19-21 ku thuhet: "Megjithatë, ajo e shumëfishoi kurvërinë e vet, duke thirrur në kujtesë ditët e rinisë, ku e kishte lëshuar pa duar në tokën e Egjiptit. Ajo kish ditur të ndillte dashnorët më të mirë që e kishin atë veglën të madhe sa të gomarit, dhe që derdhnin në sasira si të kalit."
"Bibla," theksoi Pastori pas këtij pasazhi, është një libër shumë edukativ dhe duhet ta lexojnë me kujdes të rinj e të reja, pleq e të moshuar, fëmijë dhe bebe. Prandaj duhet mbajtur gjithmonë pranë shtratit.
Në këtë pikë të sermonit Kisha filloi të mbushej plot e përlot me njerëz. Me sa dukej, disa nga besimtarët, me të dëgjuar temën e Sermonit iu kishin dërguar nga një mesazh teksi miqve dhe të afërmve të tyre që zakonisht nuk vinin në Kishë, dhe këta ishin lëshuar me një frymë, nga ishin dhe nga s'ishin. Gjendja po bëhej e padurueshme. Njerëzit ishin ngjeshur keq me njëri tjetrin dhe, duke marrë parasysh temën e Sermonit, vajzat dhe gratë po ndjenin ca shtyrje dhe ngjeshje si të dyshimta. Por Pastori i Kishës sonë shquhet për gjakftohtësi dhe për rivlerësime të shpejta të gjendjes. Ai e kuptoi menjëherë se duhej ta zbrazte pak kishën. Pa dashur t'iu thoshte njerëzve të dilnin jashtë, ai kapi Biblën (përmbajtjen e të cilës duhet thënë se e zotëron në shkallën më të lartë) dhe filloi të lëçisë me zë të lartë:
Deuteronomy 23:1-2 - Burrat e dëmtuar te koqet, ose që e kanë atë mikun të prerë nuk lejohen të hyjë në tempullin e ZOTIT. Po kështu, në tempullin e ZOTIT nuk lejohen të hyjnë as kopilët; madje as pasardhësit e kopilëve deri në dhjetë breza nuk duhet të hyjnë në tempullin e ZOTIT.
Burrat çuan instiktivisht duart te koqet. Pastaj të gjithë filluan të numëronin me gishtërinj. Shumë shpejt kisha filloi të zbrazej. Kur e pa që po i iknin si shumë, Pastori u kollit lehtë dhe tha:
"Natyrisht, në këtë punën e kopilëve mund të bëhen edhe lëshime. Teknikisht, vetë Jezu Krishti ishte kopil, pasi Maria e zuri atë me Zotin, jo me Jozefin. Pra, Maria "njohu" Zotin, para se të "njihte" te shoqin e ligjshëm. Por kjo nuk e pengoi aspak Krishtin që të hynte tempujve sa herë që t'i donte qefin.
Në sallë mbeti një numër i pranueshëm njerëzit. Gratë filluan të merrnin frymë lirisht. Besimtarët ishin vërtet të mahnitur me aftësinë e Pastorit për të menduar shpejt zgjidhje të çastit dhe të efektshme. Të gjithë kishin mbetur gojë hapur dhe në kishë mund të dëgjoje edhe flatrat e mizës, kur Pastorit i shpëtoi një pordhë. A u skuq Pastori? A e humbi torruan? Aspak. Pa i lëvizur qerpiku, ai njomi gishtin me gjuhë dhe i dha një të shfletuar të shpejtë Biblës, duke e çuar menjëherë te Isaiah 16-11:
"Dhe prandaj nga vrima do të lëshoj një tingull të ëmbël që për Moabin do të jetë si melodi harpe..."
Ishte vërtet një Sermon i mrekullueshëm dhe bindës. Mezi pres të Dielën tjetër për të vajtur përsëri në Kishë.
Saturday, June 9, 2012
Konsensusi te Qebaptorja e Dylit
Bisedë në Studio No. 9
Drejtuesi i emisionit: Të nderuar teleshikues, tema e ditës sot është zgjedhja e presidentit. Për këtë kemi ftuar në studio tre analistë mediatikë, zonjën Ana Kumbari, zotin Adrian Adriatiku dhe zotin Ardian Joni. Të nderuar analistë, mirëserdhët në Bisedë në Studio.
Analistët mediatikë: Mirëse ju gjetëm!
Drejtuesi i emisionit: Bisedën e sotme do ta zhvillojmë me një format të veçantë. Ndërsa flasim, te Qebaptorja e Dylit janë mbledhur krerët e dy partive më të mëdha për të përcaktuar zgjedhjen e presidentit. Ne kemi dërguar atje një ekip televiziv me në krye korrespondentin politik Bledi Bala. Le të lidhemi fillimisht me të për të parë si po zhvillohen ngjarjet në terren. Bledi, si më dëgjon?
Bledi Bala (nga ekrani duket se ka zënë vend diku pranë hyrjes së Qebaptores së Dylit dhe mban në një dorë ombrellën dhe në tjetrën mikrofonin) - Ju dëgjoj perfekt. Siç e shihni, këtu kanë inicuar precipitacionet.
Drejtuesi i emisionit: Interesant. Bledi, na trego se ç'po ndodh atje në planin politik.
Bledi Bala: Liderët e të dy partive kryesore, Kryeministri Berisha dhe Kryetari Socialist Rama, të akompanjuar respektivisht nga Astrit Patozi dhe Gramoz Ruci sapo kanë entruar dhe janë akomoduar në interiorin e qebaptores. Fatkeqsisht, as mua dhe as kameramanin nuk na lejuan entrancën. Janë të autorizuar të participojnë në event vetëm reprezentativët e Radio Televizionit Shtetëror. Nga sekuencat e filmuara prej tyre konstatuam se të kuarteti lideror është ulur në të njëjtën tryezë, në distancë jo të largët nga njeri-tjetri.
Drejtuesi i Emisionit: Çfarë porositën liderat?
Bledi Bala: Pyetje ekselente. Gazetarëve prezent këtu (duhet thënë se janë rreth 140-150 vetë) iu ra në sy se liderat nuk porositën asgjë për të ngrënë. Madje, për të pirë, iu është servirur vetëm ujë.
Drejtuesi i Emisionit: Ujë me gotë apo ujë me shishe? I gazuar apo natural?
Bledi Bala: Ujë me botilje, natural. Uji nuk është i karbonuar dhe asnjë nga reprezentativët nuk e bëri "gëzuar!" Aktualisht informohemi se vetëm Kryeministri Berisha dhe Astrit Patozi i kanë hapur botiljet.
Drejtuesi i Emisionit: Ju falemnderit, Bledi. Do të lidhemi përsëri me ju për të parë vazhdimin e këtij takimi të rëndësishëm dhe domethënës për fatet e vendit. (Duke iu drejtuar të ftuarve) Pra, siç e patë edhe e dëgjuat edhe vetë, të katër liderat janë sistemuar te Qebaptorja e Dylit dhe pritet të fillojnë negociatat. Ç’mund të na thoni paraprakisht me këto të dhëna që kemi deri tani? Si i prognostikoni negociatat?
Adrian Adriatiku: Ahem! Fakti që njëra palë i ka hapur shishet e ujit, ndërsa pala tjetër jo, tregon se ekziston një hendek i gjerë mosbesimi midis dy partive....
Ardian Joni: Më falni për ndërhyrjen, por unë këtë e shoh thjesht si shprehje e palës socialiste për të diskutuar për thelbin, për substancën e çështjes, duke e lënë mënjanë ujin. Qëndrimi i socialistëve është pa ekujvok kundra ujit të tepërt.
Ana Kumbari: S’ka mbetur hendeku për shishet e ujit. Ne duhet të diskutojmë fillimisht përse është zgjedhur pikërisht Qebaptorja e Dylit për të zhvilluar takimin. Nuk mund të takoheshin liderët në ndonjë zyrë? Ose në një nga sallat e Pallatit të Kongreseve? Në një institucion të caktuar? Përse në qebaptore?
Ardian Joni: Në zyrat e qeverisë nuk mund të takohen, sepse kjo do të ishte përulje nga ana e Ramës. Por as në zyra partije s’takohen dot. As qebaptorja s'ka ndonjë rëndësi. Në Shqipëri të gjitha punët e rëndësishme përcaktohen në kafane dhe qebaptore. Për mua rëndëri ka uji. Rëndësi ka që ata kanë porositur ujë dhe jo ndonjë pije tjetër. Po të porosisnin pije alkoolike, do të ishin të detyruar t'ia bënin njëri-tjetrit "Gëzuar!" përpara se të fillonin të pinin. Por unë e di që Sala s'ka ndërmend t'ia bëjë njdonjëherë "Gëzuar!" Edi Ramës, prandaj ka porositur ujë. Shqiptari s'e ka zakon t'ia bëjë gëzuar me ujë.
Adrian Adriatiku: Ndoshta mund të kishin porositur kafe.
Ana Kumbari: Kafet janë për mort. Më mirë që s'kanë porositur kafe.
Adrian Adriatiku: Kafet pihen për ditë, në çdo orë të ditës. Por liderët nuk duan të merren nëpër gojë sikur pijnë kafe me njëri-tjetrin
Drejtuesi i emisionit: Interesante. Do të doja të shtroja për diskutim këtu rolin që mund të ketë në negociatat presidenciale Faktori Ndërkombëtar.
Adrian Adriatiku: Pikërisht. I gjithë takimi bëhet për t'i bërë qefin Faktorit. Po të ishte për liderat vetë, ata s'kishin për t'u takuar kurrë. Ndoshta edhe ujin qe po pijnë liderët te Qebaptorja e Dylit e ka sugjeruar Faktori.
Ana Kumbari: S'e besoj!
Adrian Adriatiku: Po qe Faktori ka vënë si kusht konsensusin, e beson?
Ardian Joni: Atë e dijnë të gjithë. E gjithë bota kështu i bën gjërat, me konsensus. Për shembull, Presidenti Xhorxh W. Bush u zgjodh me konsensusin historik të Floridës. Edhe Obama reformën e tij të famshme në fushën e shëndetsisë me konsensus e arriti. Në Itali Berluskonin me konsensus e hoqën. Edhe Greqia, djepi i demokracisë, po i zgjidh punët me konsensus. Në Rusi, presidenti dhe kryeministri ndërrojnë karriget me konsensus të plotë. Mos themi për në Angli, ku mbretëreshën e mban në fuqi konsensusi brez mbas brezi. Po kështu, edhe në Kinë...
Drejtuesi i Emisionit: Po vota, përse duhet?
Adrian Adriatiku: Vota duhet për raste të ekstreme. Është si puna e Ligjit të Jashtëzakonshëm. Kur nuk vepron konsensusi, ia kërcet me votë.
Ana Kumbari: Unë e shoh kështu: për postet e rëndësishme, si për shembull atë të Kryeministrit, apo të Kryetarëve të Bashkive dhe komunave, duhet vota. Për postet pa pikë rëndësie, për vende pune ku njeriu që zgjidhet s'bën asnjë kokërr pune, ose që bën punë të cilat t'i bëj kushdo, si për presidentin, përdoret konsensusi.
Dëgjohet një kërcitje ritmike, e mbytur po e fortë: bum, bum, bum. Të tre të ftuarit në studio kthejnë kokën dhe kamera fiksohet te Drejtuesi i Emisionit që po i bije kokës fort me mikrofon. Heshtje dhe vështrime pyetëse. Drejtuesi i Emisionit, sheh për një çast rrotull i habitur, kujtohet ku është, dhe vazhdon:
Drejtuesi i Emisionit: Në rregull. Le të lidhemi tani me gazetarin tonë të posaçëm Bledi Bala të dërguar në terren. Bledi, ç'kemi ndonjë të re andej nga Qebaptorja e Dylit? Është dukur gjë Faktori Ndërkombëtar?
Bledi Bala (i çuditur paksa nga pyetja e fundit): Faktori Ndërkombëtar nuk performon kurrë në publik. Edhe po te jetë dukur, asnjeri nuk ia identifikon lukun. Këtu pëshpëritet që secili nga të katër liderët në takim mban në xhep fotografi të Faktorit Ndërkombëtar. Po nuk është e sigurt që dhe nuk thuhet pse. Pronari i Qebaptores, Dyl Qebapi betohet se Faktori Ndërkombëtar është klient i rregullt i lokalit të tij, por gazetarët nuk besojnë. Sugjerohet se ai e pretendon këtë për reklamë, sepse nuk është në gjendje ta deskriptojë fizikisht Faktorin Ndërkombëtar...
(Ndërkohë, nga hyrja e Qebaptores së Dylit del dikush me vrull dhe iu thotë diçka gazetarëve përreth, të cilët fillojnë të shtyhen dhe mundohen të hyjnë brenda. Asnjeri nuk arrin, sepse te dera qëndrojnë dy bodyguardë të fuqishëm. Nga e shtyra, kameramanit i bije kamera, fokusi i të cilës ngulitet te një qoshe rruge të mbushur me plehra dhe bishta cigaresh.)
Adrian Adriatiku: Me siguri diçka po ndodh.
Drejtuesi i Emisionit: Bledi, Bledi, a me dëgjon? Çfarë po ndodh aty? Na sqaro, se fatet e kombit varen nga ajo Qebaptore.
Ndërpritet lidhja.
Drejtuesi i Emisionit: Na falni për ndërprerjen e lidhjes. Me siguri diçka ka ngjarë. Por, përderisa të rivendosim lidhjen, çfarë mendoni se mund të jetë?
Ana Kumbari: Unë them se do ta kenë arritur konsensusin. Dukej ngjarje e jashtëzakonshme.
Ardian Joni: E pamundur. Më shumë mundësi ka të jetë çfaqur në person Faktori Ndërkombëtar, dhe të ketë shkaktuar panik.
Adrian Adriatiku: Ia kam frikën atij ujit me shishe. Nuk i zë besë. Më mirë të kishin porositur raki. Ose verë. Ose ndonjë birrë, të paktën. Po ujë...
Bledi Bala: Studioja, si më dëgjoni. Më duket se jemi në gjendje ta kontinuojmë raportimin e direkt nga Qebaptorja e Dylit.
Drejtuesi i Emisionit: Më në fund. Hë Bledi, çfarë po ndodh atje?
Bledi Bala: Oh, asgjë importante dhe ekstraordinare. Liderët filluan të zihen me grushta.
Drejtuesi i Emisionit: Ah, në rregull. Për pak na ngriu gjaku. Thamë se ç'po ndodhte. Po përse u zunë, për Presidentin?
Bledi Bala: Jo, or' jo. Për presidentin thjesht nuk arritën konsensusin, siç pritej, dhe me kaq po mbaronte ajo punë. Por sa po bëheshin gati të ngriheshin dhe të iknin secili në punë të vet, filluan të zihen se kush do të paguante për ujin. I pari e hapi sherrin Sala, që futi dorën në xhep. Edi iu hodh përsipër, duke thënë: "Në asnjë mënyrë. Ujin do ta paguaj unë." Pastaj u hodhën në sherr edhe Astrit Patozi me Gramoz Ruci. Vazhdoi sherri keq, me grushta dhe shkelma, derisa erdhi Dyl Qebapi që tha se ujrat janë të paguara.
Ana Kamberi: Po të jetë për grusht, Edi ua ha arrat të gjithëve.
Adrian Adriatiku: Sa për atë punë, edhe Sala është shumë teknik, pavarësisht nga mosha. Mos harroni që ka qënë mjek, dhe ia di pikat e dobta trupit të kundërshtarit. Pastaj, ai s'e ka marrë kot Astrit Patozin me vete. Në fakt, të katër liderat duken fizikisht të fuqishëm.
Ardian Joni: Gramoz Ruci ka punuar në Ministrinë e Brendshme. Di ca teknika grushti ai që, o lele, o lele.
Drejtuesi i Emisionit: Të nderuar teleshikues, siç e ndoqët edhe nga transmetimi ynë i drejtpërdrejt, dhe nga komentet profesionale të analistëve këtu në studio, edhe sot nuk u arrit konsensusi. Ndoshta do të arrihet ndonjë ditë tjetër. Deri atëherë, bëfshi qef!
Wednesday, June 6, 2012
Saturday, May 12, 2012
Bajamka pi Kafe me Faktorin te Lavazho
Ndërkohë gazetarët kanë arritur të gjurmojnë edhe një takim tjetër të fshehtë në lidhje me garën e ethshme presidenciale. Bëhet fjalë për një kafe misterioze të pirë nga kandidati për president Peçi Bajamka dhe Faktori Ndërkombëtar. Në lokalin e njohur Lavazho në qendër të kryeqytetit është parë të hyjë Peçi Bajamka disa minuta pasi para tij të jenë parkuar disa makina me targa të huaja që mendohet të jenë të Faktorit Ndërkombëtar (puna për identifikimin e personit të quajtur Faktor Ndërkombëtar vazhdon ende). I pyetur për temën dhe rezultatin e takimit, Peçi Bajamka lëshoi frazën e tij të famshme enigmatike: "Të të gënje unë ty, s'e bë dot; të të bë qefi unë ty, edhe këtë s'e bë dot."
Zbulohen të Fshehtat e Darkës te Gjiri i Thithkës
Burime të sigurta informative japin më në fund të dhëna të padiskutueshme për darkën e fshehtë që kandidati për president Enver Llapa ka ngrënë me Liderin e Lëvizjes Integrale për Mbarështrim Gëzim Kulufi, në vilën e këtij të fundit te Gjiri i Thithkës. Pasi i kanë rënë nja dy tre herë në gjunjë njëri-tjetrit (nuk dihet përse), Llapa dhe Kulufi më në fund kanë arritur në një marrëveshje të fshehtë sipas të cilës Kulufi do ta mbështesë plotësisht kandidaturën e Lalës, në shkëmbim të përkrahjes që Lala do t'i japë Kulufit dhe Lëvizjes Integrale për Mbarështrim në zgjedhjet e ardhme. Mësohet gjithashtu se Marrëveshja përmban 12 pika të cilat nuk janë shkruar asgjëkundi dhe për detajet e të cilave nuk ka asnjë të dhënë. Të dy politikanët kanë qëndruar të heshtur ndaj interesimit të shumtë të shtypit. I vetmi reagim ka qënë nxjerrja e gjuhës së Llapës para kamerave televizive.
Monday, April 16, 2012
Fabrikantët e Mrekullive
Sanal Edamaraku, kryetar i Shoqatës së Racionalistëve të Indisë, shkrimtar, gazetar dhe personalitet i jetës akademike e mediatike në Indi kërkohet këto ditë nga policia e Mumbait për t'u arrestuar. Krimi i Edamarkut? Në Mars të këtij viti ka zbuluar se kryqi magjik i Irlas që po kthehej në pikë pelegrinazhi për mijëra besimtarë të krishterë për shkak "ujit të bekuar" që rridhte nga këmbët e Krishtit të kryqëzuar në të, nuk ishte gjë tjetër veçse një mashtrim i rëndomtë, realizuar me efektin kapilar të një tubi të çarë uji që kalonte pranë statujës. Krerët e Kishës Katolike të Mumbait i kërkuan Edamarakut ta tërhiqte denoncimin dhe, kur ky nuk pranoi, e hodhën në gyq për blasfemi, sharje të Zotit, që në Indi dënohet me ligj.
Dy fjalë për personalitetin e Edamarakut. Sanal Edamaraku është një intelektual racionalist indian, i lindur në shtetin jugor të Kerlas në një familje gjithashtu aktive në lëvizjen racionaliste. Gjatë viteve 80të dhe 90të ai iu kushtua demaskimitë të të ashtuquajturve perëndi të gjalla të Indisë, burra e gra mashtrues që pretendonin se ishin njerëz të shenjtë (Satya Sai Baba, Pilot Baba, Balti Baba, Chandra Suami, Suami Sadachari, Mata Amritanandamayi, Sri Sri Ravi Shankar etj.) duke i hapur sytë publikut për marifetet dhe makinacionet e tyre. Fushata e tij kundër bestytnive shkaktoi një revolucion të heshtur në fshatrat indiane. Në vitet tetëdhjetë me qindra njerëz iu bashkuan vullnetarisht "Shkollës Edamaraku" duke sfiduar pretendimet absurde të dukurive paranormale në të katër anët e Indisë dhe më gjerë. Fushata e tij tërhoqi vëmendjen e rrjeteve televizive serioze si Discovery, BBC, Channel IV dhe CNN, si edhe medias së shkruar, duke përfshirë New York Times, Washington Post, The Independent, The Times, The Guardian, The Telegraph, Time Newsweek, Asia Week.
Programet televizive të Edamarakut kanë qënë tepër të efektshme. Në 1995 ai i bëri sfidë njërit prej astrologëve më të njohur të Indisë që t'i provonte aftësitë e tij magjike në një emision të drejtpërdrejtë televiziv. Astrologu dështoi, duke u bërë gazi i vendit. Në Mars të vitit 2008, një tjetër tantrik pretendonte se ishte në gjendje të vdiste këdo brenda tre minutash me anë të forcës së mantrave të veta. Edamaraku i kërkoi që t'i provonte mantrat mbi atë vetë në një emision të drejtpërdrejtë televiziv, që u ndoq me gjak të ngrirë nga miliona shikues. Sanal është gjallë edhe sot e kësaj dite.
Në 10 Mars 2012 Sanal Edamarku u ftua nga një rrjet televiziv në Mumbai për të hetuar një "mrekulli" tjetër, që kishte filluar të tërhiqte gjithmonë e më shumë vizitorë. Bashkë me grupin xhirues ai shkoi në Irla, në Vile Parle ku përpara Kishës së Zonjës sonë të Velankannit ngrihej statuja e Krishtit të kryqëzuar. Lajmi se këmba e Krishtit pikonte ngadalë ishte përhapur në të katër anët dhe me qindra njerëz në ditë vinin për të mbledhur nëpër shishe "ujin e bekuar" që rridhte nga trupi i Jezuit. Irla po kthehej në qendër pelegrinazhi.
Por Sanal Edamaraku ia prishi gjithë lezetin muhabetit. Brenda disa minutave ai zbuloi para kamerave se si uji, në sajë të efektit kapilar, kalonte nga një tub i çarë aty pranë drejt këmbës që pikonte. Natyrisht, kjo nuk iu shkoi fare për mide krerëve lokalë të kishës Katolike. Debati mori zjarr disa orë më vonë, kur Sanal Edamaraku doli drejtpërdrejt në një program të TV-9 dhe, pasi shpjegoi se si ishte realizuar mashtrimi, akuzoi kishën katolike për fabrikim mrekullish. Pesë priftërinj katolikë, midis të cilëve Atë Augustine Palett, i Kishës së Zonjës SOnë të Velankannit, dhe disa përfaqësues të Shoqatës së Katolikëve të Shqetësuar protestuan dhe i kërkuan Sanalit të lypte falje. Në debat hyri edhe Monsinjor Agnelo Gracias, ndihmës peshkop i Mumbait, i cili përmes telefonit u përpoq të shpëtojë imazhin e Kishës Katolike duke theksuar se kjo "ka qënë gjithmonë e kujdesshme në përcaktimin e dukurive të mbinatyrshme" dhe se ka kërkuar gjithmonë "që të gjejë shpjegime shkencore." Madje ai i siguroi teleshikuesit se Papa mbetej përherë mik i ngushtë i shkencës. Sanal Edamaraku ndërhyri me kujdes duke sjellë shembullin e Xhordano Brunos. Ai foli edhe për procesin e kanonizimit, i cili kërkon si domosdoshmëri provimin e një "mrekullie" nga një komision i posaçëm i Vatikanit. Dhe, duke qënë se numërohen të paktën 10,000 shenjtorë të shpallur nga Vatikani, ku secili prej tyre duhet të ketë kryer të paktën një mrekulli, Edamaraku arriti në përfundimin logjik se Kisha Katolike është fabrikuese e rregullt mrekullish. Ai gjithashtu shtoi se i ashtuquajturi aleat i shkencës, Papa, lejon praktikimin e eksorcizmit brenda mureve të Vatikanit. Madje, sipas lajmeve të fundit në shtyp, ai ka ndihmuar edhe vetë në përpjekjet për të dëbuar djallin nga trupi i njërit prej Rojeve Zvicerane. Padyshim, Sanal Edamaraku doli fitimtar nga i gjithë ky debat interesant.
Kur e panë se nuk arrintën ta trembnin dhe gjunjëzonin, njerëzit e shenjtë të fesë katolike filluan të kërcënonin hapur në emisionin televiz të drejtpë drejtpërdrejtë me hedhje në gjyq për blasfemi. Sanal iu rikujtoi se vajtja në gjyq do t'i jepte atij një rast të bukur për t'i mbështetur deklaratat e veta me prova të pakundërshtueshme përpara një institucioni ligjor. Kishtarët kërcënuan se do ta mbysnin me akuza në të gjitha stacionet e policisë së Mumbait. Dhe e bënë.
Deri sot janë depozituar të paktën tre akuza të drejtpërdrejta kundër Sanal Edamarakut sipas Nenit 295 të Kodit Penal Indian. Ndërkohë, policia e Mumbait ka shpallur urdhër arrestin. Sanal Edamaraku mund të arrestohet në çdo çast.
Arben Kallamata
Subscribe to:
Posts (Atom)